Category: Showbiz

  • Kjo është shqiptarja me famë botërore që transformoi Parashqevi Simakun!

    Kjo është shqiptarja me famë botërore që transformoi Parashqevi Simakun!

    Parashqevi Simaku është kthyer në qendër të vëmendjes pasi prej kohësh nuk dihej asgjë rreth jetës së artistes.

    Ylli ynë shqiptar ishte larguar drejt Nju Jorkut për të shkëlqyer në fushën e muzikës por sprovat që kaloi e bënë atë që vitet e fundit ti kalonte në një stacion metroje.

    Por pasi u gjet dhe u kuruar në spitalin psikiatrik, Parashqevia ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm falë një profesioniste makeup-i, e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Amerikë.

    Bëhet fjalë për shqiptaren e quajtur Eni Lena. Ajo është një nga makeup artistet më të njohura që ne kemi pasi nisi bashkëpunimin me fotografin Fadil Berisha, i cili i dha një dimension të ri karrierës së saj dhe e njohu atë në arenën globale.

    Ajo ka fituar popullaritet për aftësitë e saj në fushën e së bukurës, madje ka punuar me emra të mëdhenj të showbiz-it shqiptar dhe supermodele të famshme.

  • Debati për tekstin e këngës, Egli – Gjestit: Ti nuk më meriton, nuk do të më kesh kurrë

    Debati për tekstin e këngës, Egli – Gjestit: Ti nuk më meriton, nuk do të më kesh kurrë

    Gjesti dhe Egli kanë vazhduar debatin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi kjo e fundit ka kërkuar sqarime për tekstin e këngës që Gjesti po shkruan.

    Egli e ka pyetur Gjestin se kujt po ia dedikon këngën.

    Një nga pikat që ngriti Egli ishte përdorimi i shprehjes “Çupëza ime”, një fjalë që sipas saj është shumë specifike dhe ka një domethënie të veçantë. Ajo kërkoi të dinte për kë e kishte shkruar.

    Gjesti u mundua ta shpjegojë: “Sa herë e thoshte dikush këtë fjalë, më bënte të ndihem mirë dhe më jepte emocione”.

    Por, Egli nuk u bind dhe e vijoi presionin: “Ajo ta thoshte ty ‘çupëza ime’?”

    Gjesti pranoi se kjo shprehje kishte krijuar një energji të mirë mes tij dhe dikujt. Kur Egli e pyeti për fjalën “Kuptomë”, Gjesti tha se ishte një fjalë që dikush e përdorte shpesh dhe i dukej interesante.

    ”Ti luan shumë fort, por nuk më meriton dhe nuk do të më kesh kurrë! Unë jam ndier shumë keq nga ajo që ke bërë”, i tha Egli – Gjestit.

    Gjesti reagoi duke i thënë: “Ti je bërë keq nga mendimet e tua, po hiqmu, pashë Zotit”.

    Pavarësisht tensioneve, Egli u shpreh e vendosur: “Unë nuk shkel veten për askënd”.

  • “S’kam lidhje me botën e krimit”- I mbijetoi 24 plumbave, Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës më shumë se 1 muaj pas atentatit! Kush është i riu, kushëri i të fortit të Vlorës

    “S’kam lidhje me botën e krimit”- I mbijetoi 24 plumbave, Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës më shumë se 1 muaj pas atentatit! Kush është i riu, kushëri i të fortit të Vlorës

    Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në një atentat në Vlorë në dhjetor 2024, ka lënë spitalin e Traumës pas më shumë se një muaji.

    I riu qëndroi në spital për kurim pasi u qëllua me 24 plumba në atentatin mafioz ndaj tij. Kejvin Hajrulla, punonjës në një call center, nuk ka asnjë rekord kriminal dhe në dëshminë para hetuesve se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.

    Ai është kushëri i Inez Hajrulla, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar atentateve, dhe dyshohet se goditja ka ardhur pikërisht prej tij.

    Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018.

    Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu I grupit kundershtar. Sinamatit iu vra me snajper nipi Gëzimi në janar të 2024 teksa ndodhej në ballkonin e pallatit.

    Në 1 vjetorin e vrasjes së tij në varreza ishte vetëm nëna e të riut, por asnjë pjesëtar tjetër pasi të dyja grupet po ruhen nga njër8 tjetri. Javët e fundit policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete të blinduara të grupit të Inez Hajrullës, ndërsa këtë të fundit nuk e ka pyetjr ende.

    Per atentatin ndaj Kevin Hajrulla policua nuk ka të dyshuar dhe provat per Identifikimin e autorëve janë të vakëta. Familja e Kevin Hajrullës ndërkohë shpreh shqetesim per sigurinë e djemve të cilët janë vënë në shënjestër të krimit.

  • “Kujt po ia dërgon këtë jashtë”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi këngën së re

    “Kujt po ia dërgon këtë jashtë”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi këngën së re

    Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

    Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

    Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:

    Egli: Çfarë është ajo?

    Gjesti: Personale e imja.

    Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

    Gjesti: Është nga shpirti.

    Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

    Gjesti: S’është e vërtetë.

    Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

    Gjesti: Po të them, është diçka personale.

    Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?

    Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.

    A është thjesht një këngë apo një mesazh i koduar për dikë jashtë shtëpisë? Atmosfera mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

  • Nga Rozana te Gerta, banorët thyejnë rregullat në “Big Brother Vip”

    Nga Rozana te Gerta, banorët thyejnë rregullat në “Big Brother Vip”

    Banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet.

    Rozana Radi e ka bërë të qartë se nëse i bie kutia e Pandorës, do nominojë veten, Gertën dhe Laertin.

    “Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk marrim autoritetin e Vëllait të Madh, kanë bërë gabim të rëndë të dy por ne prapë do i shpëtojmë nëse vjen Zarfi i Zi. Unë kam ardhur për të luajtur këtu. Unë nuk kam frikë nga ty o Gerta” – tha Rozana.

    Po ashtu, edhe banorët e tjerë, Gerta, Loredana dhe Aldo kanë diskutuar se në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, do nominonin disa banorë. Gerta ka thënë se do dërgonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin.

    Këtë gjë Gerta ia u kërkoi edhe banorëve të tjerë që ta bënin nëse iu bie Kutia e Pandorës, pasi sipas saj, në këtë mënyrë del Egli nga shtëpia.

    Po ashtu, edhe Rozana iu drejtua Gertës duke i thënë: Pse nuk del kokë më kokë me mua? Nëse të vjen Pandora e bën?

    Në këtë edicion të “BBVA”, banorët kanë diskutuar shpesh për nominimet, por deri më tani produksioni nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me thyerjen e këtij rregulli.

    A do merren masa këtë herë për këto shkelje?

  • Cindy Marina dhe Genar Topalli drejt altarit! Prezantuesja sportive organizon festën e beqarisë në Amerikë, dalin pamjet

    Cindy Marina dhe Genar Topalli drejt altarit! Prezantuesja sportive organizon festën e beqarisë në Amerikë, dalin pamjet

    Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me mikeshat e saj në Amerikë, ku qëndron prej disa ditësh.

    Nga story-t e postuara nga vajzat duket se ato kanë zgjedhur një klub në të cilin kanë ndezur atmosferën duke e bërë të paharrueshme këtë natë.

    Cindy duket se ka zgjedhur që në këtë fest të veshi një mini fustan të bardhë të kombinuar me një kapele kauboj të bardhë gjithashtu.

    Në një nga momentet e postuara në “InstaStory-n” e saj, gazetarja shfaqet duke hyrë në club brenda një kutie “Barbie” me shishen e shampanjës në dorë, e shoqëruar dhe nga disa djem, për të vënë në vend traditën e festës së beqarisë, ku për herë të fundit para martesës, vajza “shijon” kërcime sensuale me meshkuj të tjerë.

    Ka qenë vetë nusja, Cindy Marina ajo e cila ka bërë me dije se së shpejti do të shkojë drejt altarit me dashurinë e saj, Genarin.

    Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar ftesat e vajzave të cilat do ta shoqërojnë në ditën e saj më speciale. Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar, Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë.

    Epo, duke qenë se kemi shkuar deri te ftesat e dasmës e merrni me mend dhe përgjigjen që ajo i ka dhënë. Deri më tani, vetë çifti ka zgjedhur që mos të ndajë detaje nga ceremonia e tyre.

    Por nga ajo që kemi mundur të mësojmë, çifti do të organizojë një ceremoni të madhe, ku do të jenë shumë të ftuar VIP. Veç emrave të njohur të showbizzit, në këtë ceremoni nuk do të mungojnë as emrat e njohur të politikës. Në një nga resortet më të njohura të vendit, çifti ka më shumë se 200 të ftuar dhe të ftuar do të jenë disa këngëtarë, për të ndezur atmosferën. Nusja ka menduar për të gjitha detajet, ku do të jenë disa fustane që ajo do të ketë.

    Bëhet me dije se çifti do të ecë edhe drejt altarit, duke realizuar kështu edhe dasmën e tyre në kishë. Në planet e çiftit ka qenë edhe një dasmë jashtë vendit, por deri më tani, nuk dihet nëse ceremonia tjetër do të organizohet. Teksa Cindy ka qenë disi më e prirur të ndajë disa detaje nga ceremonia, Genari ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete, duke mos dashur të ndajë detaje me publikun. Sakaq, me shumë vëmendje pritet edhe dedikimi që Jozefina Topalli do t’i bëjë djalit të saj dhe nuses në ditën e tyre më të rëndësishme. Vetëm pak kohë më parë, miss-i tregoi se në vitin 2024 ajo dhe Genard mund të ketë kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

    “E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do kisha dëshirë një gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik”- tha Cindy.

    Modelja ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë. Ndonëse është një nuse në atë shtëpi, modelja tha që ndihet shumë mirë me shumë e respektuar nga familja e Genardit. Marina nuk i shpëtoi pyetjes me spec të gazetares, si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjë pasi ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kësaj familje.

    “Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”, tha ajo. Nga ana tjetër për sa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

    “Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë” u shpreh modelja. Më tej, miss-i ka folur edhe për planet për jetën e re, këtë herë si çift.

    “Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit, si edhe mamanë e tij. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë”, tha Cindy Marina.

    Cindy tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur dhe theksoi, gjithashtu, se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

    “Në fakt, ky ishte vërtet viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.

    “Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj. E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore”.

    E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.

    “Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’u bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.

    Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Cindy ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën” ku zbuloi disa të pathëna. Sa u përket gjërave që pëlqen te partneri i saj, ish-missi u shpreh: “Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

  • “E dëgjova babin të thoshte shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë, kisha haluçinacione”- Ledina Çelo: Për t’u bërë nënë, s’ka shumë kohë

    “E dëgjova babin të thoshte shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë, kisha haluçinacione”- Ledina Çelo: Për t’u bërë nënë, s’ka shumë kohë

    Ledina Çelo nuk e projektonte veten gjithnjë nënë, të paktën jo në të njëzetat e saj. E dashuruar, në karrierë dhe një yll, për të mëmësia nuk ishte ende në plan. Derisa kur trokitën të tridhjetat, ndjeu një “klik”.

    “Kur shikon që je në atë limitin, aty pastaj më hipi një dëshirë e madhe. Duhet të gjeja burrin”, shprehet gjatë bisedës në “Mam” me Orinda Hutën.

    Dëshira e madhe ishte e të dyve por pas dy vitesh pritje, nuk po realizohej. Mjekët u thoshin të prisnin, por ajo s’donte të priste. Aty ishte edhe pika kur një aksident i vogël në fëmijëri nisi t’i përndiqte mendimet se ndoshta fati s’do t’i buzëqeshte.

    Kur isha e vogël në moshën 6-vjeçare unë kam pasur një aksident të vogël. Isha një fëmijë si arapçi, hipa në dollap, u rrëzova dhe bëra një operacion në pjesën e stomakut. Dola me sukses, por si ishte puna, ai meraku gjithmonë, edhe babin e kam kapur nja dy momente kur isha e vogël, shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë për të pasur një familje. Këto janë gjëra që vetëm një fëmijë mistrec siç isha unë, që fusja hundët të dëgjoj, më ka kapur dhe nuk e harroja më kurrë, më ka ngelur në memorie. Kur pata këtë gjë këto dy vite pritje, në trurin tim u fiksua shumë kjo gjë. Më dilnin halucinacione, thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë, s’do ta kem kurrë fatin.

    Ishte Naimi ai që e mori vendimin për t’iu drejtuar metodës së fertilizimit artificial (IVF). Ai kishte marrë çdo informacion që duhej dhe iu drejtuan një klinike. “Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë!”, tha Ledina sepse e dinte ashtu si edhe sot, që karrierës mund t’i rikthehej kurdoherë, por mëmësia ka një afat.

    Procesi nuk ishte i lehtë dhe s’ndodhi që në herën e parë. Fatmirësisht nuk u desh të ishte “e treta, e vërteta” sepse lajmi i bukur erdhi shpejt.

    Ledina Çelo: Ai fillimi i atyre hormoneve nuk ishte proces i lehtë, jo i këndshëm, të jem e sinqertë. Duhet të ishe shumë korrekte dhe ta bëje me shumë seriozitet.

    -Injeksionet i bëje vetë apo të ndihmonin?

    Ledina Çelo: Vetë. Hera e parë ishte shumë e vështirë se unë i kam fobi gjilpërat. Hera e parë ishte shumë e vështirë sepse duhej vetë, nuk u bë shtatzënia sepse nuk shkojnë gjërat për herë të parë. Për herë të dytë ndodhi ajo mrekullia fantastike.

    Njoftimin e morën kur sapo ishin kthyer nga një fundjavë pushimi. “Ju do të bëheni prindër” dhe kështu nisën muajt e pritjes, por kësaj here një pritje e ëmbël dhe e qetë që pati një moment të vështirë: humbjen e nënës.

    Ka qenë një shtatzëni fantastike, e mrekullueshme me djalin. Kam shijuar çdo moment dhe sigurisht që unë bëja prapë vizita te mjeku im i shtëpisë, ndiqja ato rregullat si duhet të ushqehesha se s’kisha eksperiencë, unë s’kisha asnjeri aty afër, as të komunikoja me nënën por nëna fatkeqësisht u largua nga jeta kur isha tre muajshe me djalin… unë nga një gëzim i madh… u bëra e fortë, e mbledh njeriu veten.

  • Luna Mari si kurrë më parë/ Kiara poston VIDEON e veçantë të vogëlushes së saj

    Luna Mari si kurrë më parë/ Kiara poston VIDEON e veçantë të vogëlushes së saj

    Kiara Tito ditën e djeshme na surprizoi me një video të Luna Marisë.

    Ndonëse temperaturat këto ditë kanë qenë në rënie, mami Kiara na e ngrohu ditën teksa ndau në Instastoryn e saj një video ku mamaja e saj mban në krahë Luna Marinë e cila shfaqet me syze dielli.

    Përbri videos, Kiara shkroi: Summer 2025.

    Këtë verë do e shikojmë Lunën duke vrapuar në drejtim të detit.

    Sa shpejt kalojnë ditët, deri dje mami Kiara e mbante në krahë, sot ajo është rritur është bërë një “gocë e madhe”.

  • “Kam pasur tërheqje ndaj vajzave”/ Habit banorja e Big Brother VIP: Më pëlqente t’i shihja të gjitha

    “Kam pasur tërheqje ndaj vajzave”/ Habit banorja e Big Brother VIP: Më pëlqente t’i shihja të gjitha

    Teksa loja vazhdon të bëhet më e “nxehtë”, banorët e Big Brother VIP 4 nuk i kursejnë deklaratat e tyre.

    Një të tillë e ka lëshuar edhe Krisa, e cila në bisedë e sipër, u ka thënë banorëve se në moshën 20-vjeçare kishte tërheqje ndaj vajzave.

    Ajo tha se kishte qejf t’i shihte dhe se në atë periudhë kishte dyshime me veten e saj nëse pëlqente djemtë apo vajzat.

    “Kam pasur unë disa momente dhe ka qenë gjysmë e vërtetë ajo gjëja, që kam pasur pëlqim për një vajzë. Kisha tërheqje ndaj vajzave një periudhë. Ka qenë një moment dyzimi që cila është, por jo që po ja ushqeja vetes time në kokë. Thjesht po shihja diçka ndryshe, po shihja një afeksion ndaj vajzave. I thoja vetes: ‘Pëlqej vajzat apo djemtë?’. Diku te 20 vjeçe. 19-20. Ka qenë shumë periudhë e shkurtër. Kisha qejf t’i shihja të gjitha dhe aty kisha dyshime, por gjë që kaloi. Pastaj e stopova dhe mendova se ishte diçka që po luante mendja ime. Por jo se po ja ushqeja vetes”, tha Krisa.

  • Priten 6 banorë të rinj? Ish-banori: Laerti do të shkojë në finale prej emrit, Gerta do dalë keq, Danja në korsinë e shpejtësisë

    Priten 6 banorë të rinj? Ish-banori: Laerti do të shkojë në finale prej emrit, Gerta do dalë keq, Danja në korsinë e shpejtësisë

    I ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother 2”, i cili ka komentuar dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Cilët nga banorët e “Big Brother VIP 4” veçon Eltoni si më të fortë?

    “Pesë lojtarë ka aty, pjesa tjetër është garniturë. Gerta, Rozana, Laerti, Gjesti, Danja. Thuhet se do të ketë hyrje të reja, të shohim. Nga informacionet e mia, mund të ketë 6 hyrje të reja. Edhe pse është shumë vonë tani. Danja është shumë e kontrolluar, shumë e qetë, ka dalë në korsinë e shpejtësisë tani duke parakaluar. Dhe askush nuk po e vë re. Kur zihen dy vetë, fituesi del ai i treti.

    Laerti do të shkojë në finale vetëm me emrin që ka. Për të luajtur nuk po luan. Kur i japin ndonjë zarf për ta lexuar duket si mësuesi im i matematikës. Gerta kishte fatin e madh që të dilte nga hija e motrës së saj. Kam frikë se dhe Gerta do dalë më keq, Olta ishte më e fortë”.

    Kush mendon se do të fitojë nga këta të pestë?

    “Ia kam frikën Danjës. Ndërkohë që janë këta të katërt protagonistët kryesor, Danja është ajo që fërkon barkun”.

    Po për përjashtimin e Jozit çfarë ke për të thënë?

    “Jozi duhet të dilte që javën e dytë, por u tolerua. E vetmja gjë që ka bërë është një dasmë e sforcuar, një puthje që tentoi ta merrte me zor. Kulmi i tij ishte me babain e Loredanës”.