Category: Showbiz

  • Zbulohet sozia e Gjestit, ndjekësit habiten nga ngjashmëria e TikTokerit me banorin e “BBV”

    Zbulohet sozia e Gjestit, ndjekësit habiten nga ngjashmëria e TikTokerit me banorin e “BBV”

    Sozia e banorit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel me Bieta Sulon.

    19-vjeçari nga Gjakova, Flori Kastrati, tregoi se si ka nisur ta imitojë Gjestin për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike, me disa video në rrjetin social “TikTok”.

    Floriani mbante në kokë një fjongo rozë, për t’i dhënë performancës së tij imituese notën 10. I ngacmuar nga Bieta nëse e do Eglin apo jo, sozia e Gjestit u përgjigj se po, ndonëse kjo mbetet vetëm një shaka.

    Floriani u shpreh se nuk do të ishte çudi që si sozia e Gjestit ta shikonin në ‘Portokalli’ në një të ardhme.

    Sozia e Gjestit, Flori Kastrati
  • Keni planifikuar të martoheni këtë vit? Ja datat ideale për të bërë dasmën

    Keni planifikuar të martoheni këtë vit? Ja datat ideale për të bërë dasmën

    Po planifikoni të realizoni martesën tuaj të ëndrrave në vitin 2025?

    Pavarësisht se si e imagjinoni këtë ditë të veçantë – nga veshja ideale tek vendndodhja dhe torta – pse të mos shfrytëzoni fuqinë e astrologjisë për të përzgjedhur datën më të favorshme për një jetë të lumtur bashkëshortore?

    Yjet dhe planetët ndikojnë në energjitë e dashurisë, dhe disa ditë të vitit janë më të mira se të tjerat për të filluar një martesë të qëndrueshme dhe të lumtur. Këtu janë disa nga datat më të përshtatshme për dasma në vitin 2025, së bashku me shpjegimin e energjive që ato sjellin:

    21 Mars

    Ky është një moment ideal për ata që dëshirojnë një martesë të mbushur me dashuri të qetë dhe pasion të qëndrueshëm. Afërdita dhe Hëna janë në harmoni perfekte, duke sjellë energji të ngrohtë dhe të qëndrueshme që forcon marrëdhënien.

    9 Maj

    Kjo datë është ideale për ata që ëndërrojnë një martesë luksoze dhe të mbushur me dashuri të thellë. Venus, planeti i dashurisë, sjell një periudhë romantike dhe prosperiteti për çiftet që zgjedhin këtë ditë.

    8 Gusht

    Ky moment mbart energji përkushtimi dhe qëndrueshmërie. Nëse kërkoni një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, pa shumë trazira por me shumë dashuri, kjo është data e duhur për ju.

    18 Tetor

    Ky është një moment i përsosur për një martesë me themel të fortë dhe seriozitet të thellë. Hëna dhe Saturni krijojnë energji të qëndrueshmërisë dhe respektit të ndërsjellë, të përshtatshme për çiftet që duan të ndërtojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
    6 Dhjetor

    Kjo datë sjell një atmosferë festive dhe dashurie, të mbushur me lumturi dhe bollëk. Jupiteri sjell energji pozitive dhe sukses për çiftet që zgjedhin këtë ditë për martesën e tyre.

    Si të zgjidhni datën e duhur për martesën tuaj?

    Përveç asaj që këto datat janë astrologjikisht të favorshme, mendoni gjithashtu për atë që dëshironi të përjetoni në jetën tuaj të martuar.

    – Nëse kërkoni pasion dhe aventurë, muajt qershor dhe gusht janë idealë për një martesë të mbushur me entuziazëm dhe energji.

    – Nëse dëshironi stabilitet dhe siguri, data të tilla si marsi, tetori dhe dhjetori janë më të përshtatshme për një jetesë të qetë dhe të sigurt.

    – Për romancë dhe butësi, maj dhe gusht do t’ju sjellin energji të pastër dashurie dhe afeksioni.

    Pavarësisht se cila datë zgjidhni, përputhja me yjet mund të ndihmojë që martesa juaj të jetë një udhëtim i lumtur dhe i gjatë.

  • Gjesti bie nga froni/ Cili nga banorët e BBV4 ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

    Gjesti bie nga froni/ Cili nga banorët e BBV4 ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

    “Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

    Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka fituar këtë javë 3.4K ndjekës. Nga 68.9K që kishte javën e kaluar, tashmë Gerta numëron 72.3K.

    Kundërshtarja e saj në lojë, Rozana Radi, ka fituar 5 mijë ndjekës në Instagram. Nga 406K, tani Rozana ka në “Instagram”-in e saj 411K fansa.

    Me po të njëjtin numër fansash të shtuar si Rozana, është dhe Egli Tako. Nga 165K, ajo numëron tashmë 170K.

    Gjesti, në krahasim me javët që kemi lënë pas, ka rënë nga froni. Me 11 mijë ndjekës të shtuar, nga 462K, tani Gjesti ka në “Instagram”-in e tij 473K ndjekës. Në vend të parë për këtë javë është Danja Koka. Modelja ka fituar plot 12.7K. Nga 57.8K, tani Danja ka 70.5K fansa në rrjetin e saj social.

  • Mevlani i dërgoi mesazh në “Big Love”?/ Reagimi i Livias ‘habit’ të gjithë: Është hera e parë që e bërtas…

    Mevlani i dërgoi mesazh në “Big Love”?/ Reagimi i Livias ‘habit’ të gjithë: Është hera e parë që e bërtas…

    Teksa të gjithë mund të mendonim se kjo histori ka marrë fund, diçka ndodh dhe na shton akoma më shumë pikëpyetjet. Një mesazh emocionues erdhi për Livian nga i cili banorja u përlot. Ky mesazh po aludohet se është nga ish-partneri i saj, Mevlani.

    “Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh.

    “Të dua, të dua, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”, ia ktheu Livia.

    Në rrjet u tha se mund të ketë qenë Mevlani pasi vetëm pak ditë më parë solli edhe këngën e re të quajtur “Melo”, që ka të njëjtin nofkë si në mesazh.

    Kujtojmë se Mevlani do bëhet baba me partneren e re, ndaj lind pyetje; është ndarë që dërgoi këtë mesazh?

  • “Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/ Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

    “Vetën shan, ofendon e ulëret gjithë kohës”/ Debat me tone të larta mes Eglit dhe Valbonës

    Egli dhe Valbona vazhdojnë debatet me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

    Egli e kritikoi se e bezdis gjatë gjithë kohë, ndërsa Valbona insistoi se fjalët që thotë ‘i ka për të mirën e banores’.

    Valbona: Më kthe një përgjigje, unë çfarë të kam bërë?Egli: O Zot i madh, që kur zgjohem në mëngjes deri kur fle në darkë, të kam në vesh. Në asnjë moment nuk kam ardhur të të sulmoj, ndërsa ti vetëm ulëret nga mëngjesi deri në darkë, nuk guxoj të dal, të ulem përballë teje… ti nuk pushon. Nuk lë fjalë të keqe pa thënë.

    Valbona: Cilat janë fjalët e këqija

    Egli: Nuk lë llaf pas thënë dhe kur kalojnë 30 minuta, ti vjen dhe thuaj, ‘të ta bëj një pyetje’, ‘o Egli nuk ta thashë për keq…’

    Valbona: Ajo ka qenë për te shpella

    Egli: Ka qenë përgjithmonë o Bona! Nga dita e parë në këtë shtëpi, vetëm këtë film dhe këto skema ke bërë

    Valbona: Çfarë të kam bërë unë ty

    Egli: Atë që ke bërë, që vetëm sulmon gjithë kohës, shan, ofendon

    Valbona: Çfarë të kam sharë

    Egli: Atë e di ti. Unë ty personalisht nuk të kam bërë asgjë

  • ‘Vajtoi’ pas daljes së Jozit, momenti kur Valbona përlotej për burgosjen e Salianjit

    ‘Vajtoi’ pas daljes së Jozit, momenti kur Valbona përlotej për burgosjen e Salianjit

    Mesa duket Valbona Mhilli është person emocional, që preket shumë kur personat e saj të zemrës lëndohen.

    Me siguri e keni parë momentin kur ajo “vajtoi” pas largimit të Jozit nga shtëpia dhe kur Gjesti i grisi foton e Jozit. Por për ata që janë befasuar nga këto reagime të saj, një moment tjetër nga e kaluara e Valbonës po tërheq gjithashtu vëmendje. Në kohën kur Valbona ishte gazetare, ajo u pa duke qajtur për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, kur ky i fundit u dorëzua në Policinë e Tiranës.

    Gazetarja shihet e “ënjtur nga të qarat”, duke shprehur emocionet e saj në atë moment të tensionuar.

  • ‘Bëja fizkulturë çdo ditë dhe pija ujë”, Parashqevi Simaku flet pas kurimit 4 javor

    ‘Bëja fizkulturë çdo ditë dhe pija ujë”, Parashqevi Simaku flet pas kurimit 4 javor

    Këngëtarja Parashqevi Simaku pas një periudhe 4 javore që ka qenë e shtruar në një spital pas një gjendje të rënduar psikologjike.

    Në disa video të postuara nga biznesmeni Elton Iliriani këngëtarja shfaqet në një gjendje të mirë shpirtërore dhe fizike.
    Ajo thotë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë.

    “Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki. Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

    Këngëtarja shqiptarja ka falënderuar biznesmenin, i cili i ka qëndruar pranë që prej fillimit kur ai e gjeti në një stacion në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore.

    Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke jetës normale.

    “Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç. Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi këngëtarja e njohur.

    “Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

  • Dalin pamjet, ja si dukej Arbana Osmani nuse

    Dalin pamjet, ja si dukej Arbana Osmani nuse

    Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt e cila u zhvillua në vitin 2023, u mbajt shumë sekrete.

    Prezantuesja e njohur nuk kishte ndarë asgjë nga dasma, e madje si rregull ia kishte bërë edhe të ftuarve, që të mos publikonin asgjë. Ceremonia e cila u zhvillua në Itali tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e madje kërkonin të zbulonin detaje të reja nga dita e rëndësishme.

    Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, në episodin e “Mirëmbrëma yje”, Arbana zbuloi një video të saj ku ishte nuse, e grimuar nga Arbër Bytyqi.

    Duhet pranuar se Arbana duket një YLL nuse.

  • “Gjesti varrmihës, G-Bani donte t’i bënte gropën por ra vetë brenda!”, flet ish-banori i Big Brother!

    “Gjesti varrmihës, G-Bani donte t’i bënte gropën por ra vetë brenda!”, flet ish-banori i Big Brother!

    ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother 2”, i cili ka komentuar dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme pati shumë ndodhi, ku G-Bani dhe Gjesti përfunduan të dy në tualet duke thyer kështu rregullat.

    Si e komenton këtë?

    G-Bani ishte vetë ideatori dhe ra brenda, përfundoi në banjo. Mendoj se do të ketë nominim kokë më kokë, ajo është bibla e “Big Brother”. Nëse do të ketë, G-Bani na lë shëndenë. Gjesti më duket si varrmihësi, hap varrin me lopatë dhe të bien të gjithë brenda. Nxori Gertën, nxori Jozin, tani të shohim me G-Banin. Po eliminon këta dhe po i shpëton televotimit herë pas here.

    Valbona e priti shumë keq largimin e tij…

    Valbona më kujtoi po prapë Valbonën tek dyert e policisë kur qante për Salianjin. Dëgjoj Jozin jashtë që thotë që nuk i njoh vëllezërit e Valbonës dhe Valbonën që thotë e dua shumë sepse është shok i ngushtë i vëllezërve të mi. Valbona tentoi të ecte në treshe, është e vetmja lojë që ka tentuar të bëjë që kur hyri në shtëpi. Nëse G-Bani dhe Gjesti nuk do të kishin hyrë në banjo, Valbona për mua do të kishte dalë të martën.

    Si e komenton raportin mes Eglit dhe Gjestit?

    Egli nuk po luan, është e dashuruar kokë e këmbë. Është shumë posesive, ia merr frymën. Duhet t’i shtojë dozën dinjitetit të saj femëror, se nuk mund t’i shkosh një mashkulli ashtu. Gjesti po luan, është fenomen i këtij viti, është një njeri që provokon, nuk fle, i lë të tjerët pa gjumë./TAR

  • “E vulosa përjetë në lëkurë…”/ Xheneta zbulon tatuazhin e veçantë, ja kujt ia dedikon(Foto)

    “E vulosa përjetë në lëkurë…”/ Xheneta zbulon tatuazhin e veçantë, ja kujt ia dedikon(Foto)

    Xheneta Fetahu ka marrë vëmendje së fundmi me një foto të publikuar në rrjetet sociale. Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë. Modelja shihet se tek qafa ka bërë një tatuazh simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy-krenare.

    “Sot e vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time”, ka shkruar ajo kraha fotos së postuar në Instastory.

    Xheneta këto ditë ka bërë paraqitjen e parë televizive, ku i ka dhënë fund të gjitha aludimeve. Ajo ka folur për eksperiencën në Big Brother, raportin me Gjestin e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP Albania, ku theksoi se nuk do të hyjë e as nuk do të ketë një ballafaqim me Gjestin. Ndër të tjera Xheneta tha se është e angazhuar sa i përket anës profesionale me projekte të reja.