Category: Showbiz

  • Anna Lika dhe Bjordi Mezini bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vogëlushes

    Anna Lika dhe Bjordi Mezini bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vogëlushes

    Anna Lika dhe Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë publik aktorja përmes një postimi në “Instagram”.

    Krahas një fotoje të ëmbël ku shihet dora e prindërve dhe e bebes, Anna i kushton fjalët më të bukura të bijës.

    Ajo thotë se në jetën e tyre sot erdhi një mrekulli, ndaj dhe vendosën që ta quajnë ashtu “Marvel” teksa shton se mami dhe babi mezi po e prisnin.

    “Sot në jeten tonë erdhi një mrekulli dhe prandaj ne vendosëm të të quajmë ashtu, mrekulli.
    Mirë se erdhe në jetë Marvel Mezini. Mami dhe babi mezi po të prisnin”, shkruan aktorja në postimin e përbashkët me Mezinin.

  • Loredana thyen kutinë e emergjencës në Big Brother Vip por i kushton 20 mijë euro

    Loredana thyen kutinë e emergjencës në Big Brother Vip por i kushton 20 mijë euro

    Plot debate kanë ndodhur mes banorëve në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip. Loredana ka kërkuar informacion nga jashtë, dhe kjo I ka kushtuar plot 20 mijë euro nga çmimi i madh.

    Ajo theu kutinë e emërgjencës dhe mblodhi banorët për të lexuar zarfin e kuq dhe në fund vendosi të mos e lexojë.

    Pritet zarf i zi në shtëpi, G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA

    Vëllai I Madh: Banorë kutia e emergjencës sapo u thye, mblidhuni të gjithë

    Loredana: Ky informacioni të kushton 20 mijë nga çmimi i madh.

  • Mesazh nga Mevlani? Livia përlotet: Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar”

    Mesazh nga Mevlani? Livia përlotet: Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar”

    Në një moment emocional, Livia u përlot pas një mesazhi, që besohet se ishte nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba.

    Mesazhi përmban fjalë që shpërfaqin ndjenja të thella, duke sugjeruar një lidhje të fortë emocionale mes tyre.

    “Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy, por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo,” është shprehur ai në mesazhin e tij prekës.

    Reagimi i Livias ishte i menjëhershëm dhe plot ndjenja: “Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë,” ia ktheu ajo, duke treguar se ndjenjat e saj për Mevlanin janë ende shumë të forta.

    Diskutimet në rrjetet sociale sugjerojnë se mesazhi mund të jetë nga Mevlani, pasi ai sapo kishte lansuar këngën e tij të re “Melo”, e cila ka një emër të ngjashëm me atë që përmendet në mesazh.

    Përkundër emocionit të momentit, marrëdhënia e tyre ka marrë një kthesë të papritur. Mevlani, siç ka njoftuar në Big Brother të Kosovës, po pritet të bëhet baba për herë të parë me partneren e tij aktuale.

    Ky zhvillim ka ngjallur diskutime të shumta në mesin e ndjekësve, që pyesin se si do të vazhdojë historia e dashurisë mes Mevlanit dhe Livias, pas kësaj njoftimi delikat.

    Me nivelin e lartë të emocioneve në Big Brother, shumë nga ndjekësit janë të interesuar se si banorët do të reagojnë ndaj ngjarjeve që zhvillohen jashtë shtëpisë.

    Pavarësisht ecurisë së marrëdhënieve të tyre, ky moment emocionues tregon se ndjenjat e forta dhe lidhjet e thella shpesh janë të lidhura me kujtimet e bukura, që ndihen edhe pas ndarjeve.

    Ashtu si në çdo histori të dashurisë, ndjenjat e Livia-s për Mevlanin shërbejnë si një kujtesë se sa të rëndësishme janë lidhjet emocionale, duke na e bërë të qartë se dashuria është një forcë e fuqishme që shpesh tejkalon pengesat e përkohshme.

    Çfarë do të ndodhë tani me Livian dhe Mevlanin? A do të ketë një rikthim, apo do të vazhdojnë të ndjekin rrugët e tyre të ndara? Koha do të tregojë, por momentet si këto na bëjnë të kuptojmë se dashuria dhe emocionet janë gjithmonë të pranishme, pavarësisht nga sfidat.

  • Plas keq sherri mes Rozanës dhe Valbonës: Je pis i gjallë, ça po prek p…?

    Plas keq sherri mes Rozanës dhe Valbonës: Je pis i gjallë, ça po prek p…?

    Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rozanës dhe Valbonës. Teksa kjo e fundit i tha Gjestit që po e ngacmonte se kafen ia ka bërë Laerti, këngëtarja u shpreh:

    “E bëri Laertin xhaxha, kushëri, teze dhe hallë. Laerti tallet me ty se të ishte tamam në rregull do ishte”.

    Rozana shprehet se Valbona ka fjalor me 6 llafe dhe gazetarja i kthehet duke i thënë se krenohet.

    Në një moment këngëtarja i drejtohet duke i thënë ‘më gjëmo nga pas’ dhe ajo i kundërpërgjigjet: “E kam për turp”.

    Por jo vetëm kaq, pasi më pas Rozana bën sikur po pastron tutat nga pas dhe Valbona i kthehet: “Ti je pis nga koka te këmbët, je pis i gjallë”.

    Gjesti duke imituar Valbonën: G-Ban a po ma bën një kafe, G-Bani ia kthen ‘nuk kam kohë’.

    Rozana: Kjo vetëm emra di me thënë, kaq e ka fjalorin

    Valbona: Ma bëri kafen Laerti mos u shqetëso

    Rozana: E bëri Laertin xhaxha, kushëri, teze dhe hallë. Laerti tallet me ty se të ishte tamam në rregull do ishte

    Valbona: S’ka problem motra e Laertit

    Rozana: Nuk kam nevojë të flas me ty fare

    Valbona: Atëherë mos fol, mbylle

    Rozana: As nuk të foli njeri ty

    Rozana: O fjalor i vogël me 6 llafe

    Valbona: Aq e kam dhe jam krenare, krenohem. Rozi krenohem

    Rozana: Hajde më gjëmo nga pas

    Rozana: Ku e njeh turpin ti, e ke ngrënë turpin me bukë

    Valbona: Mos merr shprehjet e mia. Turpin e ke ngrënë që ditën e parë që ke nxjerrë fytyrën në këtë shtëpi. Ça po prek, prapanicën?

    Rozana: Do vish ta prekësh?

    Valbona: Ça nënkupton ti?

    Rozana: Atë që kupton ti

    Valbona: Ti je pis nga koka te këmbët, je pis i gjallë, me gjërat e shëmtuara të nxjerr goja jote.

  • Salsano Rrapo flet pa doreza: “Gjesti s’më pëlqen fare”- Zbulon arsyen shokuese

    Salsano Rrapo flet pa doreza: “Gjesti s’më pëlqen fare”- Zbulon arsyen shokuese

    Salsano Rrapo së fundmi na ka zbuluar se loja e Gjestit në këtë “Big Brother” nuk i pëlqen aspak.

    Ndryshe nga shumica e artistëve dhe personave të njohur që çdo ditë e kanë përkrahur, mesa duket paska dhe nga ata që nuk janë fare dakord me strategjnë e tij për të fituar.

    Në një bisedë me kolegen e tij, Elona duron në TAR, Salsano u shpreh: Ai mistresi, ça s’bënte. Të gjithë duke ndejtur ai thotë “s’ka burra në shtëpi”. Nuk më pëlqen Gjesti mua. Jo!

    Ndërsa më tej Salsano u shpreh se nuk e pëlqen Gjestin sepse nuk kupton asnjë fjalë të tij.

    Mesa duket mospëlqimi nga ana e moderatorit ndaj lojës së banorit në fjalë vjen si rrjedhojë e moskuptimit të mënyrës së tij të komunikimit, jo për ndonjë arsye tjetër.

  • Klajdi Musabelliu i emocionuar teksa hyn në shtëpinë e re, shikoni reagimin e tij (Video)

    Klajdi Musabelliu i emocionuar teksa hyn në shtëpinë e re, shikoni reagimin e tij (Video)

    Aktori Klajdi Musabelliu i njohur dhe si ish-banor i “BBVA4” emocionoi me historinë e jetës së tij dhe vështirësitë ekonimike që ka patur ndër vite.

    Kujtojmë se produksioni i programit së bashku me fondacionin e udhëhequr nga Arbër Hajdari morën vendimin për t’i rregulluar shtëpinë.

    Pas eliminimit nga shtëpia e BBVA4, Klajdi u surprizua me pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar.

    Në lidhje me këtë ai u prek thellësisht nga transformimi dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë gjest humanitar.

    Mbrëmjen e djeshme, Klajdi hyri për herë të parë në shtëpinë e tij të rikonstruktuar dhe ndau emocionet e tij me ndjekësit përmes një transmetimi live në TikTok, duke na ndarë pamjet e ambienteve të reja.

  • Familja e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Xhaxhi ka dhënë jetën për liri, as varrin s’ia dimë

    Familja e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Xhaxhi ka dhënë jetën për liri, as varrin s’ia dimë

    Një debat i fortë mes Jozit dhe Gjestit ka shpërthyer pas përfundimit të spektaklit të së martës, kur Jozi e ofendoi rëndë Gjestin, duke i thënë: “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve.” Kjo ka çuar në përjashtimin e Jozit nga gara nga ana e “Vëllait të Madh”.

    Në një komunikim me grupin e menaxherëve të Gjestit, këta të fundit kanë shpjeguar për “Top Channel”, se familja e Gjestit është thellësisht e prekur nga kjo deklarastë. Ata theksuan se janë një familje dëshmorësh dhe se ky etiketim është një fyerje e papranueshme dhe e dhimbshme për ta.

    “Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën për Top Channel.

    Pas asaj deklarate nga Jozi, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij duke thënë “nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur vëllanë në luftë”. Por si e ka pritur i ati i këngëtarit të gjithë këtë situatë?

    “Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë”, theksuan ata.

    Si e pritën vendimin për përjashtimin e Jozit?

    “Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, tha ai.

    Të pyetur nëse familjarët e Gjestit kanë një mesazh për Jozin, deklaruan: Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh.

  • Xheneta “zhduk” Gjestin nga lista e ndjekësve në Instagram

    Xheneta “zhduk” Gjestin nga lista e ndjekësve në Instagram

    Xheneta është aktualisht emri më i komentuar në mediat rozë.

    Kjo ngase u përfol për një hyrje të mundshme në ‘Big Brother Vip Albania 4’, shkruan nzoom.biz.

    E, madje pati zëra se thanë që finalisja e ‘BBVK’ do të futet brenda për një arsye të fortë; Atë të përballjes me Gjestin.

    Por, Fetahu këtë të fundit e largoi nga lista e miqve që ndjek duke bërë kështu që ky veprim të komentohet në rrjet.

    A hoqi dorë Xheneta përfundimisht nga Gjesti?

  • “Gjestit do i dridhet Toka..”/ G Bani zbulon planin ‘djallëzor’ me banorët

    “Gjestit do i dridhet Toka..”/ G Bani zbulon planin ‘djallëzor’ me banorët

    G-Bani ka propozuar një skenar për të nxjerrë nga vetja Gjestin. Teksa ishte duke biseduar me Loredanën dhe Aldon ai tha se:

    Skenar sikur Egli është akoma e fiksuar me Aldon që t’i dridhet toka Gjestit, të ndjejë pasiguri, të ndjejë sikur po përdoret. Ai kur ndjen pasiguri del nga shinat, po i jepet energji të mirë Gjestit në shtëpi. Ai funksionon me energji dhe vëmendje. Duhet t’i kalojë informacioni Gjestit.

  • Valbona pakt me të dashurin para se të hynte në BBV?! Dea Vieri: “Nuk më habit…”

    Valbona pakt me të dashurin para se të hynte në BBV?! Dea Vieri: “Nuk më habit…”

    ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri. Ajo ka folur më shumë mbi jetën e saj private, por ka komentuar pak dhe banorët e “Big Brother VIP 4″…

    Ronaldo: Po qarkullojnë fjalë që Valboni Mhilli ka një partner jashtë, di gjë për këtë?

    Dea: Unë nuk di gjë, por nuk do të më çudiste.

    Ronaldo: Mendon se ata që futen në “Big Brother” bëjnë pakte të tilla, ku mund t’i thonë të dashurit që do hyjnë në BBV dhe do bëjnë sikur do dashurohen?

    Dea: Patjetër! Njerëzit bëjnë pakte të tilla edhe në programe të tjera, si “Përputhen”. Unë e kam dëgjuar dhe e kam ditur që ka patur personazhe që kanë qenë në “Përputhen” dhe kanë bërë pakt me partnerin jashtë, që do ikin aty që të bëhen të famshëm./TAR