Category: Showbiz

  • “Po e shkel Kosovën me këmbë”, Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

    “Po e shkel Kosovën me këmbë”, Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

    Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin pas përjashtimit të Jozit, duke shkaktuar debate të forta mes banorëve.

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes gazetarit Gerta Gixhari, aktorit Laert Vasili dhe reperit nga Peja, Gjesti, teksa ndodheshin në kuzhinë.

    Në një moment të debatit, Gerta Gixhari është parë duke goditur tavolinën me dorë dhe duke iu drejtuar Gjestit me tone të ashpra: “Ti po e hedh poshtë Kosovën! Po e shkel Kosovën me këmbë? Pse e shkel Kosovën me këmbë ore? Je duke e shkelur Kosovën me këmbët e tua!”.

    Ndërkohë, aktori Laert Vasili i ka bërtitur Gjestit, duke e akuzuar se nuk përfaqëson denjësisht Kosovën: “Ti nuk je ambasador i Kosovës!”

    Situata është tensionuar edhe më shumë kur në debat është përfshirë edhe G Bani, i cili ka mbështetur Gertën dhe Laertin, duke e akuzuar Gjestin se ka përdorur kartën e patriotizmit për të fituar pikë në lojën e Big Brother VIP Albania.

    Përplasja mes banorëve ka ndezur një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që mbështesin Gjestin dhe atyre që e akuzojnë për strategji në lojë.

  • Jozi i bëri “follow” Gjestit, si vepruan familjarët e artistit?(FOTO)

    Jozi i bëri “follow” Gjestit, si vepruan familjarët e artistit?(FOTO)

    Pas eliminimit nga “BBVA”, Jozi duket se I ka renë pishman për veprimin ndaj Gjestit.

    Madje bujë bëri veprimi që bëri duke ia bërë “follow” Gjestit në Instagram, shkruan Indeksonline.

    Mirëpo duket se të njëjtën nuk e mori nga familjarët e artistit.

    Ata nuk i kanë kthyer “following” duke lenë të nënkuptojmë që nuk ia falin veprimin e tij./Indeksonline/

  • Gjesti i kushton këngë Jozit pas daljes: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar…

    Gjesti i kushton këngë Jozit pas daljes: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar…

    Pas largimit të Jozit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, reperi i njohur nga Peja, Gjesti, ka gjetur një moment relaksimi për të bërë shaka dhe për të shpërndarë atmosferë të lehtë mes banorëve të tjerë.

    Ai mori kitarën nga Tiri dhe nisi të improvizonte një këngë që ishte një përzierje humoristike e ngjarjeve të fundit në shtëpi.

    Me një buzëqeshje, Gjesti filloi të këndonte vargje që pasqyronin situatën e largimit të Jozit, duke shpërndarë një atmosferë lozonjare mes banorëve të tjerë. Ai këndoi: “Jozi nuk është më me ne, jena gëzu mo jena gëzu, jena bo me fluturu, na ka sha e ofendua – në fund Vëllai i Madh e ka përjashtu”.

    Ky moment improvizues dhe shprehje e humorit të tij u bë menjëherë një situatë për të qeshur, duke lehtësuar tensionin që mund të kishte pasur pas largimit të Jozit nga shtëpia.

    Megjithatë, ky moment i Gjesti nuk kaloi pa një reagim nga Valbona, një mike e afërt e Jozit, e cila u mërzit nga largimi i tij. Valbona, duke ndier një lloj shqetësimi për gjendjen e Jozit dhe largimin e tij nga shtëpia, iu kërkoi Gjestit që të ndalonte këngën dhe të mos e bënte më.

    Ky moment i shakasë dhe ndërhyrja e Valbonës u bë një reflektim i dinamikës ndërpersonale mes banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku gjithsesi, edhe në situata tensioni, ka ende vend për humor, por edhe për respekt ndaj ndjenjave të të tjerëve.

  • “Dashuria shëron”/ Plot jetë dhe e buzëqeshur, Parashqevi Simaku siç nuk e keni parë prej vitesh!

    “Dashuria shëron”/ Plot jetë dhe e buzëqeshur, Parashqevi Simaku siç nuk e keni parë prej vitesh!

    Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje se si këngëtarja Parashqevi Simaku duket sot, pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej pak kohë më parë, teksa ishte e pastrehë dhe jetonte në një metro.

    Ndërsa ndan pamjet ku këngëtarja shkëlqen, Ilirjani shkuan “Ia dolëm” dhe “dashuria shëron” duke iu referuar mesa duket këtu edhe gjendjes së Simakut, e cila po trajtohej pas një krize që pësoi ndërsa ishte nën kujdesin e tij.

    Në një video të shpërndarë pak kohë më parë, Ilirjani i cili mban kontakte të vazhdueshme me familjarë të këngëtares, përfshirë këtu edhe djalin dhe ish bashkëshortin e saj, ka njoftuar se trajtimi po shkonte mirë.

    Në një InstaStory, ai ka bërë me dije se nesër do të postohet edhe një video mesazh i këngëtares

  • Pas përjashtimit të Jozit, një pëplasje e fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe G Banit (Video)

    Pas përjashtimit të Jozit, një pëplasje e fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe G Banit (Video)

    Pas largimit të Jozit pothuajse të gjithë i janë kthyer kundër tij.

    G Bani i ka shkuar shumë pranë Gjestit duke e provokuar fizikisht por ky i fundit është treguar i kujdesshëm që të mos eskalonte situata.

  • “Jozi nuk është më me ne…”/ Gjesti i dedikon ish-banorit disa vargje me kitarë (Video)

    “Jozi nuk është më me ne…”/ Gjesti i dedikon ish-banorit disa vargje me kitarë (Video)

    Ndonëse tashmë Jozi nuk është pjesë e programit të “BBVA4”, emri i tij vijon të lakohet nëpër shtëpi.

    Pavarësisht përplasjeve me banoret, të cilat u mërzitën për ikjen e Jozit, Gjestin nuk ka gjë që e mërzit.

    Madje as ofendimet e marra nga banoret, shoqëria e Jozit.

    Teksa mban në dorë një kitarë artisti mori vendimin që t’i dedikojë një këngë ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    “Jozi nuk është më me ne. Jemi gëzuar, jemi gëzuar, jemi bërë me fluturuar. Na ka, na ka ofenduar, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar”, këndon Gjesti.

  • E preku mu në zemër/ Gjesti akoma i mërzitur nga ofendimet e Jozit. Shfaqet me sytë e skuqur (Video)

    E preku mu në zemër/ Gjesti akoma i mërzitur nga ofendimet e Jozit. Shfaqet me sytë e skuqur (Video)

    Ndonëse produksioni mori vendimin për përjashtimin e Jozit pasi ky i fundit ofendoi rëndë Gjestin mesa duket situata akoma nuk është përmirësuar.

    Në një video të shpërndarë në rrjet para pak çastesh, Gjesti është shfaqur i prekur nga ofendimet.

    Në një bisedë me Eglin ai përmend faktin se ka qenë në dijeni se Jozi do dilte sepse ai gjithmonë ofendonte.

    Gjesti: Mdoket baba e nana jan hi nBig Brother. O zot e kam ndje që se vonon, e kam ndje.

    Egli: Ma the se me ktë e kam personale.E bëri vetë, ai nuk ka nevojë fare ta ndihmosh të shkojë aty. Ai është bosh. Ai do dilte. Ai ka pas me dal 4 herë deri tani.

  • Jozi del me VIDEO-MESAZH drejtuar shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit: Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën

    Jozi del me VIDEO-MESAZH drejtuar shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit: Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën

    Jozefin Marku, këngëtari i cili u skualifikua nga Big Brother me zarf të zi për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

    Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.

    Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

    “Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

    Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”, shprehet Jozi.

  • Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot (Video)

    Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot (Video)

    Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”

    Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” për shkak të ofendimeve shumë të rënda që bëri ndaj Gjestit.

    Të prekura nga largimi i Jozit, ato nuk i kanë mbajtur lotët ndërsa kanë debatuar edhe me banorët e tjerë, duke thënë se edhe ata kanë bërë veprime të rënda.

    Kujtojmë se Jozi u përjashtua për gjuhë denigruese dhe ofenduese ndaj Gjestit, teksa këtë të fundit e quajti “kopil shkjau”.

  • Jozi u përjashtua nga BBV 4, Egla Ceno ka diçka për të thënë

    Jozi u përjashtua nga BBV 4, Egla Ceno ka diçka për të thënë

    Në dasmën e organizuar të dielën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, protagoniste ishin Loredana dhe Jozi, por atmosfera e shpresuar për një moment gëzimi u prish shpejt nga tensionet mes banorëve.

    Gjatë mbrëmjes, pas spektaklit, debati mes Jozi dhe Gjestin ka eskaluar, kur Jozi e quajti Gjestin “kopil shkine” dhe e kritikoi për mos kërkimin e faljes pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës.

    Kjo deklaratë e Jozit ka shkaktuar shumë reagime, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

    Një nga personazhet e njohura që ka reaguar ndaj kësaj situate është Egla Ceno, fituesja e “BBV3”, e cila ka shprehur mendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale
    Egla e ka quajtur deklaratën e Jozit të papranueshme dhe ka theksuar se këto fjalë nuk kanë vend në një shoqëri që kërkon respekt dhe dashamirësi.

    “O zemra, ça ti bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin “BBV”, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen, rri pa merak se në fund publiku di çfarë zgjedh”.