Category: Showbiz

  • “Jozi nuk është më me ne…”/ Gjesti i dedikon ish-banorit disa vargje me kitarë (Video)

    “Jozi nuk është më me ne…”/ Gjesti i dedikon ish-banorit disa vargje me kitarë (Video)

    Ndonëse tashmë Jozi nuk është pjesë e programit të “BBVA4”, emri i tij vijon të lakohet nëpër shtëpi.

    Pavarësisht përplasjeve me banoret, të cilat u mërzitën për ikjen e Jozit, Gjestin nuk ka gjë që e mërzit.

    Madje as ofendimet e marra nga banoret, shoqëria e Jozit.

    Teksa mban në dorë një kitarë artisti mori vendimin që t’i dedikojë një këngë ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    “Jozi nuk është më me ne. Jemi gëzuar, jemi gëzuar, jemi bërë me fluturuar. Na ka, na ka ofenduar, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar”, këndon Gjesti.

  • E preku mu në zemër/ Gjesti akoma i mërzitur nga ofendimet e Jozit. Shfaqet me sytë e skuqur (Video)

    E preku mu në zemër/ Gjesti akoma i mërzitur nga ofendimet e Jozit. Shfaqet me sytë e skuqur (Video)

    Ndonëse produksioni mori vendimin për përjashtimin e Jozit pasi ky i fundit ofendoi rëndë Gjestin mesa duket situata akoma nuk është përmirësuar.

    Në një video të shpërndarë në rrjet para pak çastesh, Gjesti është shfaqur i prekur nga ofendimet.

    Në një bisedë me Eglin ai përmend faktin se ka qenë në dijeni se Jozi do dilte sepse ai gjithmonë ofendonte.

    Gjesti: Mdoket baba e nana jan hi nBig Brother. O zot e kam ndje që se vonon, e kam ndje.

    Egli: Ma the se me ktë e kam personale.E bëri vetë, ai nuk ka nevojë fare ta ndihmosh të shkojë aty. Ai është bosh. Ai do dilte. Ai ka pas me dal 4 herë deri tani.

  • Jozi del me VIDEO-MESAZH drejtuar shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit: Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën

    Jozi del me VIDEO-MESAZH drejtuar shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit: Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën

    Jozefin Marku, këngëtari i cili u skualifikua nga Big Brother me zarf të zi për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

    Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.

    Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

    “Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

    Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”, shprehet Jozi.

  • Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot (Video)

    Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot (Video)

    Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”

    Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” për shkak të ofendimeve shumë të rënda që bëri ndaj Gjestit.

    Të prekura nga largimi i Jozit, ato nuk i kanë mbajtur lotët ndërsa kanë debatuar edhe me banorët e tjerë, duke thënë se edhe ata kanë bërë veprime të rënda.

    Kujtojmë se Jozi u përjashtua për gjuhë denigruese dhe ofenduese ndaj Gjestit, teksa këtë të fundit e quajti “kopil shkjau”.

  • Jozi u përjashtua nga BBV 4, Egla Ceno ka diçka për të thënë

    Jozi u përjashtua nga BBV 4, Egla Ceno ka diçka për të thënë

    Në dasmën e organizuar të dielën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, protagoniste ishin Loredana dhe Jozi, por atmosfera e shpresuar për një moment gëzimi u prish shpejt nga tensionet mes banorëve.

    Gjatë mbrëmjes, pas spektaklit, debati mes Jozi dhe Gjestin ka eskaluar, kur Jozi e quajti Gjestin “kopil shkine” dhe e kritikoi për mos kërkimin e faljes pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës.

    Kjo deklaratë e Jozit ka shkaktuar shumë reagime, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

    Një nga personazhet e njohura që ka reaguar ndaj kësaj situate është Egla Ceno, fituesja e “BBV3”, e cila ka shprehur mendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale
    Egla e ka quajtur deklaratën e Jozit të papranueshme dhe ka theksuar se këto fjalë nuk kanë vend në një shoqëri që kërkon respekt dhe dashamirësi.

    “O zemra, ça ti bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin “BBV”, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen, rri pa merak se në fund publiku di çfarë zgjedh”.

  • Reagojnë për herë të parë familjarët e Gjestit, pas ofendimit të Jozit

    Reagojnë për herë të parë familjarët e Gjestit, pas ofendimit të Jozit

    Jozi dhe Gjesti kanë patur debate të shumta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Por mbrëmjen e djeshme fjalët e përdorura nga ana e Jozit kanë kaluar çdo limit.

    Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine”.

    Jozi përdori këtë term kundër Gjestit, duke e kritikuar që ai nuk i ka kërkuar falje Loredanës pas incidentit gjatë dasmës së tij me të.

    Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, ka ardhur një reagim në “Instagram”-in e Gjestit ku është postuar një video e banorit me mbishkrimin:

  • Nuk pritej/ U përjashtua nga BBVA, Jozi bën veprimin e papritur ndaj Loredanës

    Nuk pritej/ U përjashtua nga BBVA, Jozi bën veprimin e papritur ndaj Loredanës

    Jozi ka reaguar menjëherë pas përjashtimit të tij nga garat e “BBVA”, duke dhënë një intervistë provozuese dhe emocionuese.

    Vetëm pak më parë, në shtëpinë e “BBV4”, Vëllai i Madh i ka dërguar një zarf të zi, duke marrë një vendim të papritur për përjashtimin e Jozit nga gara.

    Kjo ka shkaktuar një përplasje të fortë opinionesh ndërmjet ndjekësve të reality show-t, duke e sjellë Jozin në qendër të vëmendjes.

    Laerti, si moderator, ka lexuar zarfin e zi që tregon arsyet e përjashtimit. Sipas këtij njoftimi, Jozi u përjashtua për shkak të diskriminimit që ai shpërtheu gjatë një debati me Gjestin, përfshirë një fjalë të papërshtatshme si “kopil shkine”. Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga publiku dhe ka nxitur diskutime mbi ndjeshmërinë racore dhe respektin mes bashkëkombasve.

    Gjatë darkës, një debat mes Jozit dhe Gjestit u intensifikua, me Jozi që kritikonte Gjestin për qëndrimin e tij pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. Reagimi i Jozi ishte i papritur për shumicën, duke e bërë atë të ndihej nën presionin e një situate të tensionuar që prekte ndjenja të forta.

    Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi dha një intervistë ekskluzive për programin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se do të flasë drejtpërdrejt me publikun e tij. Ai theksoi se nuk kishte asnjë qëllim të ofendonte ata që e përfaqësojnë komunitetin shqiptar. Në studio Sidorela pa se Jozi nuk e kishte të vendosur në gisht unazën nga martesa me Loredanën brenda në “BBV4” dhe për këtë është përgjigjur.

    Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë

    Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë

    Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë

    Jozi: Po do e pres

    Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të

    Jozi: Patjetër që po.

  • Në minutat e para të largimit, Jozi heq unzen e marteses, dhe ka dy fjalë për Loredanen

    Në minutat e para të largimit, Jozi heq unzen e marteses, dhe ka dy fjalë për Loredanen

    Jozi ka reaguar menjëherë pas përjashtimit të tij nga garat e “BBVA”, duke dhënë një intervistë provozuese dhe emocionuese.

    Vetëm pak më parë, në shtëpinë e “BBV4”, Vëllai i Madh i ka dërguar një zarf të zi, duke marrë një vendim të papritur për përjashtimin e Jozit nga gara. Kjo ka shkaktuar një përplasje të fortë opinionesh ndërmjet ndjekësve të reality show-t, duke e sjellë Jozin në qendër të vëmendjes.

    Laerti, si moderator, ka lexuar zarfin e zi që tregon arsyet e përjashtimit. Sipas këtij njoftimi, Jozi u përjashtua për shkak të diskriminimit që ai shpërtheu gjatë një debati me Gjestin, përfshirë një fjalë të papërshtatshme si “kopil shkine”. Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga publiku dhe ka nxitur diskutime mbi ndjeshmërinë racore dhe respektin mes bashkëkombasve.

    Gjatë darkës, një debat mes Jozit dhe Gjestit u intensifikua, me Jozi që kritikonte Gjestin për qëndrimin e tij pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. Reagimi i Jozi ishte i papritur për shumicën, duke e bërë atë të ndihej nën presionin e një situate të tensionuar që prekte ndjenja të forta.

    Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi dha një intervistë ekskluzive për programin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se do të flasë drejtpërdrejt me publikun e tij. Ai theksoi se nuk kishte asnjë qëllim të ofendonte ata që e përfaqësojnë komunitetin shqiptar

    Në studio Sidorela pa se Jozi nuk e kishte të vendosur në gisht unazën nga martesa me Loredanën brenda në “BBV4” dhe për këtë është përgjigjur.

    Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë

    Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë

    Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë

    Jozi: Po do e pres

    Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të

    Jozi: Patjetër që po.

  • Gjesti deklarata dashurie Eglit: “Tani PO që më ke hyrë në zemër…”

    Gjesti deklarata dashurie Eglit: “Tani PO që më ke hyrë në zemër…”

    eksa po fliste për jetën e tij, Gjesti i ka treguar Eglit për lidhjet e tij romantike.

    Shumicën e raasteve kurrë nuk e kam përdorur fjalën të dua.

    Egli:

    Unë e kam parë në sytë e tu dhe nuk kam pritur të ma konfirmosh. Kam pritur që të paktën mos thoje të kundërtën.

    Gjesti:

    Dua me flejt me ty, të qëndroj me ty, të kam në zemër, e them. Ti e ke parë që kohët e fundit jam duke të përqafuar, jam më afër me ty. Në sekond më ndodh mua, po më hyrë në zemër kryhet. Unë kam ndejt në një lidhje dy vjet dhe kujtoja se e doja, kujtoja se nuk mundesha pa të por isha unë gabim. Isha fiksuar kot me të, xhelozoja kot dhe më mungonin mesazhet me të. Kjo asgjë tjetër, jo dashuri. Për pak e harrova dhe kuptova që nuk ishte dashuri. Kam pas edhe lidhje 2-mujore por i kam dashur.

  • “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllain tim të vogël, Jozi për aludimet për orientimin e tij s**sual

    “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllain tim të vogël, Jozi për aludimet për orientimin e tij s**sual

    Menjëherë pas përjashtimit nga shtëpia e Big Brother VIP 4 Albiania, Jozefin Marku, ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel.

    Ai foli për aludimet e bëra jashtë ahstpëisë mbi orientimin e tij seksual, duke thënë se është “100% burrë”.

    Jozi sqaroi fotot e publikuara në rrjet me shokun e tij, për të cilin tha “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllain tim të vogël”.

    Sakaq ai theksoi se Bernardi ka gabuar me deklaratën e tij për orientimin seksual të Jozit.

    “Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shok i joni, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal.

    Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë.

    Mosekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë. Përshëndes vëllezërit e tij. Jozi është e mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100%. Bernardi është pak i çuditshme me këto deklarata.”, u shpreh Jozi.

    Top Channel