Category: Showbiz

  • “Milin e njoh prej vitesh, e kam si …”/ Jozi për aludimet për orientimin e tij sek*ual: O Zot! Mos ekzistoftë emri im…

    “Milin e njoh prej vitesh, e kam si …”/ Jozi për aludimet për orientimin e tij sek*ual: O Zot! Mos ekzistoftë emri im…

    Menjëherë pas përjashtimit nga shtëpia e Big Brother VIP 4 Albiania, Jozefin Marku, ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel.

    Ai foli për aludimet e bëra jashtë ahstpëisë mbi orientimin e tij seksual, duke thënë se është “100% burrë”.

    Jozi sqaroi fotot e publikuara në rrjet me shokun e tij, për të cilin tha “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllain tim të vogël”.

    Sakaq ai theksoi se Bernardi ka gabuar me deklaratën e tij për orientimin seksual të Jozit.

    “Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shok i joni, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal.

    Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë.

    Mosekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë. Përshëndes vëllezërit e tij. Jozi është e mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100%. Bernardi është pak i çuditshme me këto deklarata.”, u shpreh Jozi./Top Channel

  • “Ti nuk ke gjak shqiptari” , Jozi përplaset me Gjestin në momentin që po dilte nga shtëpia

    “Ti nuk ke gjak shqiptari” , Jozi përplaset me Gjestin në momentin që po dilte nga shtëpia

    Joz Marku u përjashtua ditën e sotme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 4.

    Kjo pas deklaratës së rëndë që bëri ndaj Gjestit pas spektaklit duke e quajtur ‘kopil shkine’. Në Zarfin e Zi të mbërritur në shtëpi janë treguar edhe arsyet e përjashtimit të Jozefinit. Vëllai i Madh thekson se kjo gjë nuk tolerohet dhe se këngëtari duhet ta lë menjëherë garën.

    E derisa po përshëndetej me banorët, ai shkoi te banori nga Kosova dhe ia lëshoi sërish një fjalë.

    “Ti nuk ke gjak shqiptari”, iu drejtua ai Gjestit.

    Dalja e Jozit ka mërzitur banorët që kalonin më shumë kohë me të, veçanërisht Valbonën e Loredanën.

  • U përjashtua me zarf të zi nga shtëpia, flet për herë të parë Jozi!

    U përjashtua me zarf të zi nga shtëpia, flet për herë të parë Jozi!

    Jozefin Marku është përjashtuar nga Big Brother pas një debati të ashpër me Gjestin, ku përdori një fjalor tejet të ashpër, duke e quajtur atë “kopil shkine”. Pas përjashtimit, ai shprehu keqardhje për situatën, duke thënë se krahasimi ishte i tepërt, por jo i drejtuar direkt ndaj Gjestit.

    Sipas Jozit, ai nuk e kishte për qëllim të ofendonte dhe konsideronte se Gjesti ishte viktimizuar. Ai gjithashtu shprehu krenari për përfaqësimin e Kosovës, duke theksuar se ai vetë është më i denjë për të përfaqësuar shqiptarët e Kosovës sesa Gjesti.

    Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.

    Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.

    Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.

  • Momenti kur Jozi përjashtohet, si reaguan banorët

    Momenti kur Jozi përjashtohet, si reaguan banorët

    Sot Jozi është përjashtuar nga shtëpia e “Big Brother”.

    Eliminimi nga gara me zarf të zi është bërë pasi ai mbrëmë i është qasur Gjestit me shprehjen “kop*il shk*ine”.

    Ndërkohë një pjesë e banorëve e kanë pritur me shumë kënaqësi këtë vendim. Siç është Gjesti i cili buzëqesh. Nga ana tjetër Valbona ka qarë me histerizëm.

  • Ofendoi rëndë Gjestin, Jozi përjashtohet nga BBV4

    Ofendoi rëndë Gjestin, Jozi përjashtohet nga BBV4

    Jozefin Marku apo siç njihet nga publiku Jozi mbrëmjen e djeshme pas spektaklit e ka ofenduar rëndë Gjestin.

    Ai e ka quajtur ‘kopil shkine’, një deklaratë kjo tejet e rëndë që ka prekur shumë këngëtarin nga Peja.

    Lidhur me këtë, ai u përjashtua ditën e sotme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania.

    Vendimi erdhi nga ‘Vëllai i Madh’ me zarf, të cilin po e lexonte konkurrenti Laert Vasili.

  • Nga humbja e të ëmës, te raporti me nënën e re dhe të motrat, Danja rrëqeth me rrëfimin në linjën e jetës

    Nga humbja e të ëmës, te raporti me nënën e re dhe të motrat, Danja rrëqeth me rrëfimin në linjën e jetës

    jë histori që mund ta gjejmë vetëm në filma. E tillë ishte ajo e Danjës, e cila ka rrëqethur me rrëfimin e saj emocionues në linjën e jetës.

    Banorja ka rrëfyer për vështirësitë e jetës me humbjen e së ëmës për shkak të një sëmundje të pashërueshme dhe raportin e shkëlqyer me tre motrat dhe njerkën e saj, për të cilën me dashurinë më të madhe thekson se nuk e ka konsideruar kurrë si të tillë.

    “Unë kam lindur në shtator nga dy prindër shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, Martja dhe Bardhok. Gjeta në shtëpi dy motrat e mia, Aldora dhe Ertila. Ishim të lumtur shumë, por kjo tabloja e bukur dhe kaq e lumtur e familjes tonë nuk mund të zgjaste aq shumë sepse mami Martja u diagnostifikua me kancer.

    Babi bëri çmos për ta shpëtuar, por pas një viti dhe pak, mami vdiq. Kur ajo humbi jetën unë kam qenë 2 vjeçe e gjysmë dhe nuk pata kurrë mundësinë ta njoh. Thonë se ka qenë një zonjë shumë e fisshme, një mësuese e mrekullueshme dhe një nënë shumë e mirë. Mërzitem hera herës sepse nuk më del në ëndërr, më ka dal vetëm një herë kur mami ishte sëmur dhe më tha; pa merak se nuk ta marr. Ndonëse nuk e di se si është imazhi i saj, përmes fotove jam përpjekur ta mbaj në mendje dhe do e mbaj gjithë jetën në zemër dhe mendje.

    Në moshën 4 vjeç e gjysmë në jetën tonë erdhi Vita, nëna që më ka rritur. Ajo ishte vetëm 27 vjeç dhe u betua të na rriste ne 3 vajzave. Pas 3 viteve, Vita na fali Onën, e cila është vajza e vogël e shtëpisë. Unë e di që Ona gjatë jetës së vetë, e ka pasur të vështirë kur dikush me zemër të lig i ka thënë se nuk je e tyre. Ona, ti je zemra jonë dhe këtë duhet ta ngulitësh në kokë gjithë jetën.

    Unë dhe motrat e mia Vitoren kemi vendosur të mos e thërrasim me atë emrin e shëmtuar njerkë, por Vita. Dhe për ne kështu ishte, nëna që vazhdoi jetën bashkë me ne. Më mungojnë këtu ushqimet e Vitës sepse shpesh më thonë që në shtëpi ti ke bujtinën e Vitës. Asaj mund ti them gjëra vajzash, mund ti them për dikë që jam dashuruar, por me babin e kam pak të vështirë sepse këta meshkujt sot e kanë mendjen e vështirë dhe babit do ti çoj në shtëpi vetëm atë që do të dijë të më dojë.

    Redi mesa duket po ma plotëson zemrën. E di çfarë i them mamit para se të fle gjumë? Në momentet kur unë tregohem çapkëne dhe nuk jam kaq vajzë e mirë dhe strikte sa ti do të doje, të lutem mos më shih, shko te Aldora. Por ndër të tjera do të doja ti thoja ma, por më mungon dhe më ke munguar shumë. Vitës dua ti them faleminderit shumë. Babit do doja ti thoja faleminderit që ekziston sepse na e ke bërë jetën më të bukur, do të doja shumë të jemi ata që ti ke thënë gjithmon; çunat e mi”- tha Danja në rrëfimin e saj.

  • “Nuk do të ketë Big Brother Vip….’/ Çfarë ndodhi? Ledion Liço jep lajmin e papritur

    “Nuk do të ketë Big Brother Vip….’/ Çfarë ndodhi? Ledion Liço jep lajmin e papritur

    Edhe pse të gjithë shqiptarët anembanë botës presin me padurim të martën dhe të shtunën për spektaklin e Big Brother Vip, kjo e shtunë do të jetë ndyshe. Moderatori Ledion Liço ka konfirmuar se të shtunën nuk do të ketë Big Brother, për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

    “Kjo fundjavë do të vihet në dispozicion të një momenti historik, duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi, për këtë arsye edicioni i të shtunës i Big Brother Vip nuk do të transmetohet, në vend të kësaj do kemi raportime direkte nga Kosova,” tha Ledion Lico.

  • Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja publikon momentin kur sjell në jetë djalin

    Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja publikon momentin kur sjell në jetë djalin

    Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, ka ndarë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.

    Me anë të një video në rrjetet sociale ajo ka ndarë momentet er veçanta nga lindja e djalit të saj teksa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël ku shpreh lumturinë dhe emocionet që ndjen për ardhjen në jetë të të voglit.

    “4.2.2025 Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruan, vetëm përjetohet dhe lotohet,” shkruan moderatorja.

    Ishte fillimi i tetorit ku Fatma bëri të ditur për ndjekësit se ishte në pritje të ëmbël teksa postoi një videon nga momenti kur i kishte treguar djalit të saj Kian, që së shpejti do të jetë vëlla i madh.

    Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda. Kian fillon të tërheq një letër dhe aty zbulon nga brenda tortës disa imazhe nga ekografia.

    “E dija…”– thotë ai i emocionuar, ndërsa më pas, i përlotur ka përqafuar të ëmën.

  • Pasi Zarfi i Zi u bë “gri”, shtohen skandalet në “BBV”/ Jozi e quan Gjestin “kopil shkine”

    Pasi Zarfi i Zi u bë “gri”, shtohen skandalet në “BBV”/ Jozi e quan Gjestin “kopil shkine”

    Edhe pse kanë kaluar vetëm 1 muaj e pak nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, të shumtë kanë qenë Zarfat e Zi që kanë mbërritur brenda banorëve, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është eliminuar direkt me Zarf të Zi.

    Edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gerta Gixhari mori Zarf të Zi, pas veprimit dhunues ku i hodhi dy herë alkool në sy Gjestit duke e bërë për spital, por sërish produksioni nuk vendosi ta eliminonte direkt, por e riktheu brenda natës sërish në shtëpi.

    E duket se këto dënime të lehta që kanë patur Zarfat e Zinj, ia kanë humbur fuqinë që ka patur në edicionet e kaluara dhe duket se kjo ka sjell veç shtimin e agresivitetit, dhunës dhe ofendimeve mes banorëve brenda shtëpisë.

    Pas spektaklit të djeshëm, ku ishte diskutuar pikërisht për një Zarf të Zi, ka ndodhur një tjetër skandal gjatë darkës mes banorëve. Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.

    Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

    Ky etiketim i Jozit ndaj Gjestit është dënuar nga një pjesë e mirë e banorëve, por jo nga Gerta dhe gjithashtu Jozi ka këmbëngulur që të mos i kërkojë falje Gjestit.

    Në videon e postuar nga BBV në rrjetet sociale, ka komentuar edhe aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi, e cila jeton në Amerikë, ku shkruan: “Jo jo, shqiptaret e Kosoves nuk jane kopila te shkinave. Shqiptaret e Kosoves jane trima e njerez te mire. Po ti o i shkrete aq din e aq flet.”.

    Gjithashtu, ajo ka reaguar edhe në profilin e saj ku shkruan: “Gjesti Ti nuk je kopil shkine, ti je showman i lindur! Faleminderit qe na bon me qeshe e na disponon me sharmin tond! Big brother Vip Albania 4 Nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës!”.

  • “Ajo u tremb se mos…” – Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

    “Ajo u tremb se mos…” – Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

    Gjesti ka komentuar ngjajret e ndodhuran ë dasmën e Jozit dhe Loredanës, që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

    Ai ka treguar se nuk sheh aspak dashuri mes çiftit, duke shtuar se mendon se Loredana u tremb për dasmën, pasi nuk prano iqë unazën ta vendoste në gishtin e majtë.

    “Duhet të shkonin të gjithë në dasmë. Jozi e kishte mendjen të zihej me Rozanën jo të përgatitej për dasmë.

    Unë vura re se ndryshe nga zakoni që kur martohesh, unaza vendoset në anën e majtë, Loredana i ka kërkuar që të vendoset në anë ne djathtë.

    Ajo u tremb se mos martoheshin vërtet. Nuk shoh pikë dashurie. Nuk ka puls.”- tha Gjesti.