Category: Showbiz

  • Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja publikon momentin kur sjell në jetë djalin

    Fatma Haxhialiu bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja publikon momentin kur sjell në jetë djalin

    Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, ka ndarë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.

    Me anë të një video në rrjetet sociale ajo ka ndarë momentet er veçanta nga lindja e djalit të saj teksa ka bërë edhe një dedikim të ëmbël ku shpreh lumturinë dhe emocionet që ndjen për ardhjen në jetë të të voglit.

    “4.2.2025 Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruan, vetëm përjetohet dhe lotohet,” shkruan moderatorja.

    Ishte fillimi i tetorit ku Fatma bëri të ditur për ndjekësit se ishte në pritje të ëmbël teksa postoi një videon nga momenti kur i kishte treguar djalit të saj Kian, që së shpejti do të jetë vëlla i madh.

    Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda. Kian fillon të tërheq një letër dhe aty zbulon nga brenda tortës disa imazhe nga ekografia.

    “E dija…”– thotë ai i emocionuar, ndërsa më pas, i përlotur ka përqafuar të ëmën.

  • Pasi Zarfi i Zi u bë “gri”, shtohen skandalet në “BBV”/ Jozi e quan Gjestin “kopil shkine”

    Pasi Zarfi i Zi u bë “gri”, shtohen skandalet në “BBV”/ Jozi e quan Gjestin “kopil shkine”

    Edhe pse kanë kaluar vetëm 1 muaj e pak nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, të shumtë kanë qenë Zarfat e Zi që kanë mbërritur brenda banorëve, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është eliminuar direkt me Zarf të Zi.

    Edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gerta Gixhari mori Zarf të Zi, pas veprimit dhunues ku i hodhi dy herë alkool në sy Gjestit duke e bërë për spital, por sërish produksioni nuk vendosi ta eliminonte direkt, por e riktheu brenda natës sërish në shtëpi.

    E duket se këto dënime të lehta që kanë patur Zarfat e Zinj, ia kanë humbur fuqinë që ka patur në edicionet e kaluara dhe duket se kjo ka sjell veç shtimin e agresivitetit, dhunës dhe ofendimeve mes banorëve brenda shtëpisë.

    Pas spektaklit të djeshëm, ku ishte diskutuar pikërisht për një Zarf të Zi, ka ndodhur një tjetër skandal gjatë darkës mes banorëve. Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.

    Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

    Ky etiketim i Jozit ndaj Gjestit është dënuar nga një pjesë e mirë e banorëve, por jo nga Gerta dhe gjithashtu Jozi ka këmbëngulur që të mos i kërkojë falje Gjestit.

    Në videon e postuar nga BBV në rrjetet sociale, ka komentuar edhe aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi, e cila jeton në Amerikë, ku shkruan: “Jo jo, shqiptaret e Kosoves nuk jane kopila te shkinave. Shqiptaret e Kosoves jane trima e njerez te mire. Po ti o i shkrete aq din e aq flet.”.

    Gjithashtu, ajo ka reaguar edhe në profilin e saj ku shkruan: “Gjesti Ti nuk je kopil shkine, ti je showman i lindur! Faleminderit qe na bon me qeshe e na disponon me sharmin tond! Big brother Vip Albania 4 Nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës!”.

  • “Ajo u tremb se mos…” – Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

    “Ajo u tremb se mos…” – Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

    Gjesti ka komentuar ngjajret e ndodhuran ë dasmën e Jozit dhe Loredanës, që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

    Ai ka treguar se nuk sheh aspak dashuri mes çiftit, duke shtuar se mendon se Loredana u tremb për dasmën, pasi nuk prano iqë unazën ta vendoste në gishtin e majtë.

    “Duhet të shkonin të gjithë në dasmë. Jozi e kishte mendjen të zihej me Rozanën jo të përgatitej për dasmë.

    Unë vura re se ndryshe nga zakoni që kur martohesh, unaza vendoset në anën e majtë, Loredana i ka kërkuar që të vendoset në anë ne djathtë.

    Ajo u tremb se mos martoheshin vërtet. Nuk shoh pikë dashurie. Nuk ka puls.”- tha Gjesti.

  • Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

    Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

    Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”.

    Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit me këngën e tij “Oj oj oj”.

    Kujtojmë se Egli Tako aktualisht është njëra nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ më e përfolur në mediat rozë.

  • Çfarë komunikimi përmban Zarfi i Zi? Lajme aspak të mira për banorët e Big Brother në spektaklin e sotëm

    Çfarë komunikimi përmban Zarfi i Zi? Lajme aspak të mira për banorët e Big Brother në spektaklin e sotëm

    Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj qëndrim në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duket se tashmë janë krijuar ndarje të qarta me banorëve.

    Dasma e Jozit dhe Loredanës krijoi atmosferë, por edhe dinamika të forta, që kulmuan me mbërritjen e një Zarfi të Zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pasi televotimi për të nominuarit u anulua, çfarë komunikimi do të ketë Vëllai i Madh për banorët?

    Zarfi i zi është reflektuar edhe në videon e Youtube, ku pritet të nisë “live” spektakli i mbrëmjes së sotme.

    Për të zbuluar këtë dhe shumë surpriza të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • ‘Izolim në dhomë dhe…’/ Ja çfarë vendimi mund të merret sonte për Gerta Gixharin

    ‘Izolim në dhomë dhe…’/ Ja çfarë vendimi mund të merret sonte për Gerta Gixharin

    Pas një debati, Gerta e ka goditur Gjestin me alkool në fytyrë, duke i shkaktuar probleme me sytë dhe duke e detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.

    Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë brenda shtëpisë dhe nga publiku, ndërsa Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi, sinjal i qartë për masa të rëndësishme.

    Në këtë situatë, ish-banori i edicionit të kaluar, aktori Julian Deda, ka ndarë në rrjetet sociale tre skenarë të mundshëm për ndëshkimin e Gertës:

    -Eliminimi i menjëhershëm – Gerta largohet nga gara për shkak të sjelljes së saj.

    -Nominim kokë më kokë me Gjestin – Njëri prej tyre eliminohet sonte në spektakël.

    -Nominim njëjavor dhe izolim – Gerta, Gjestin dhe G Bani mund të kalojnë një javë në një dhomë të veçantë, ndërkohë që janë të nominuar për daljen nga shtëpia.

  • “Mos e lë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë”/ Aldo komenton Gjestin dhe Eglin: O p…

    “Mos e lë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë”/ Aldo komenton Gjestin dhe Eglin: O p…

    Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me ndonjë debat të vogël

    Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me ndonjë debat të vogël.

    Egli është përfshirë sot në një debat me Aldon dhe më pas me G-Banin. Ky i fundit ka shkuar te banorja teksa ajo po ushtrohej së bashku me Gjestin.

    G-Bani i thotë Gjestit se po viktimizohet në lidhje me incidentin që pati me Gertën, ndërsa Eglit i thotë që të mos bëjë lojën e tij.

    Në momentin që G-Bani po largohet, aty pranë vjen Aldo që komenton Eglin dhe Gjestin duke bërë palestër. Ai i thotë këngëtarit që ‘të mos e lërë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë pastaj’.

    Pjesë nga debati:

    Aldo: O palaço

    G-Bani: Klloun cirku

    Aldo: Të erdhi shoqja që duket si burrë. Mos e lë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë pastaj, edhe quhet Indrit, si i the. Ik o palaço

    Egli: Edhe ai të hajë një copë bukë

    Gjesti: Ça kanë bre

    Egli: Ça do bëjë Aldo i shkretë

  • ‘Kam pas zero cent në xhep…’! Gjesti ‘hap’ zemrën, tregon vështirësitë në të kaluarën

    ‘Kam pas zero cent në xhep…’! Gjesti ‘hap’ zemrën, tregon vështirësitë në të kaluarën

    Gjesti ka ndarë me Krisa Çaushin një moment nga e kaluara e tij, ku ka përshkruar një periudhë të vështirë të jetës, kur kishte dëshirë të blinte një makinë të shtrenjtë, por nuk kishte asnjë mundësi financiare për ta realizuar këtë qëllim.

    Ai tregon se në atë kohë kishte “zero cent në xhep”, por pavarësisht kësaj, ishte shumë i vendosur të realizonte ëndrrën e tij për të blerë një makinë me vlerë mbi 20 mijë euro.

    “Kam kaluar një muaj të tërë duke kërkuar për një makinë, pa pasur asnjë kursim, por isha i bindur se do ta arrija”, ka thënë Gjesti, duke shtuar se besimi i tij dhe mundësitë që iu paraqitën në momentin e duhur, ia mundësuan që të realizonte dëshirën e tij, ndonëse situata financiare nuk e mbështeste.

    Ky rrëfim i Gjestit vjen në një kohë të tensionuar për të, pasi ai është përfshirë edhe në situata të ndryshme në shtëpi duke përfshirë dhe incidentin me Gertën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Valbona në debat me Gjestin: ‘Mua nuk ma fut dhe as nuk ma rras njeri…’!

    Valbona në debat me Gjestin: ‘Mua nuk ma fut dhe as nuk ma rras njeri…’!

    Një debat ka ndodhur mes Valbonës dhe Gjestit ku banorja i është drejtuar atij duke i thënë se:

    Kam ardhur në BBV që të mësoj fjalorin tënd ofendues. Edhe njëherë po ta them, vërtetë nuk e kam babin por jam motra e dy vëllezërve, As nuk ma fut, as nuk ma rras njeri mua sepse kam cip dhe fytyrë, kam parimet e mua. Ti vazhdo prapë se ke gjithë ditën. Vazhdo me atë fjalor ordiner, ti kam pranuar të gjithë por këto nuk t’i pranoj.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Xheneta flet për herë të parë për Gjestin: Jam e zhgënjyer, e lënduar për faktin se…

    Xheneta flet për herë të parë për Gjestin: Jam e zhgënjyer, e lënduar për faktin se…

    Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania.

    Xheneta tregon se fillimisht kishte qëllime të qarta për pjesëmarrjen e saj në Big Brother, por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Gjestin.

    “Rrugëtimi jem në fillim u kanë i planifikum, i kam pasur qëllimin e mija të qarta. Tash unë kur e pashë tipin e Gjestit, mua më qetësojke, krejt stresin që e kisha ma shlirojke, me atë shpirtin e tij fëmijëror, por pastaj nisi me më bezdis për sjelljet se kur u dufke me fol seriozisht nuk folke”.

    “Unë asnjëherë nuk e kam mendu pjesën që ai nuk ka me qenë në shtëpi se u bë shumë I fuqishëm brenda në lojë. E mendoj fillim kohën kur su doke fare si lojtar, doli i pa preferuar, kur I kam fol shumë me u aktivizu, jam përla qëllimisht se kam mendu që është i rrezikum”

    Ish-banorja u pyet për pjesëmarrjen e Gjestit në Big Brother Albania 4, ajo u shpreh shumë e zhgënjyer dhe e lënduar për faktin se ndjenjat e tij ndaj saj nuk kanë qenë të sinqerta.

    Xheneta u shpreh se një person që dashuron nuk mund të bëjë të njëjtat gjëra me një person pas vetëm 10 ditësh.

    “Jam e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te.

    Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu.

    “Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë. Qekjo më bën të lendume, edhe kur vendosa mos mi dhanë shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin me më dhanë siguri brenda meje”, tha ajo.

    “I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart.

    Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”

    Ajo thotë se i ka ndjekur të gjitha lajmet për këtë histori dhe se ndjehet keq për ata që mendojnë se ajo ka shfrytëzuar marrëdhënien për famë.

    “Nuk kam qejf asnjë femër të lëndohet sepse kur një djalë viktimizohet për ndjenjat e tij, s’mundet ai djalë me shku me u sill njësoj me dikë tjetër”, tha Xheneta duke iu referuar lojës së Gjestit me Eglin në BBVAL