Category: Showbiz

  • “Pise femër, ti shitesh…”/ Eskalon debati në ‘BBVA’, G Bani nuk kursen ofendimet ndaj Eglit (Video)

    “Pise femër, ti shitesh…”/ Eskalon debati në ‘BBVA’, G Bani nuk kursen ofendimet ndaj Eglit (Video)

    Në një moment tensioni të fortë në Big Brother VIP Albania, debati mes Eglit dhe G Banit ka eskaluar, duke kaluar në një përplasje të ashpër verbale. G Bani nuk ka kursyer as fjalët ofenduese ndaj Eglit, duke e quajtur “pisë femër” dhe përdorur fjalë të tjera të rënda. Ky konflikt i ndezur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë, pasi të dy banorët nuk kanë kursyer asnjë moment për të shpërndarë akuza dhe ofendime të ndërsjella.

    G Bani:

    Ti je e pafytyrë, mashtruse, ti prishe dasmën, ti parimorja. Ti je pisanjose që e lejon Gjestin të flas ashtu. Pise femër që lejon atë t’i flas ashtu femrave. Ti shitesh, ti parimorja. Mbaje çmimin mbaje. Egli Tako, ta kena fal.

    Egli:

    Rrofsh që u riktheve se me kishe munguar. Ik se je bërë bajat, nuk më bën më përshtypje, je libër i hapur. Natën e mirë.

  • “Të dal jashtë para se t’i zbulohet e vërteta që…”/ Habisin banorët, bëjnë deklaratën e papritur për Rozana Radin

    “Të dal jashtë para se t’i zbulohet e vërteta që…”/ Habisin banorët, bëjnë deklaratën e papritur për Rozana Radin

    Mbrëmjen e djeshme, gjatë dasmës së organizuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Jozit dhe Loredanës, Rozana nuk ishte prezente në ceremoni. Ky veprim shkaktoi një valë reagimesh mes banorëve, të cilët e kritikuan ashpër.

    Jozi, e revoltuar nga sjellja e saj, u shpreh: “Unë e marr çdo gjë seriozisht në këtë lojë. Nuk mund të kem unë fytyrën e asaj, sepse ajo është shpirtligë. I di ligësitë që ka brenda ajo. Edhe po të kishte ardhur, edhe po të kishte ndenjur ashtu siç duhej, nuk do të kishte kërcyer dhe do të ishte marrë me thashetheme”.

    Ndërkohë, Indriti e sugjeroi që të largohej nga shtëpia, duke thënë: “Ajo më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur, sepse nuk është për këtë punë. I ka hyrë turiri shtrembër duke bërtitur”.

    Gerta, nga ana tjetër, e cilësoi sjelljen e Rozanës si të çuditshme: “Ajo bën si e shfazuar”. Jozi e mbështeti këtë mendim, duke shtuar: “Duhet ta çojmë ndër djaj, të qetësohet pak”.

    Gerta më tej komentoi momentin e hyrjes së Rozanës: “Nuk e di si është parë nga jashtë, por grupi ‘Fisnikët’ ishin aty dhe kjo erdhi ashtu (bën me gisht siç ka bërë Rozana). Është vetë artiste.” Jozi dhe Gerta u shprehën se pas ardhjes së Rozanës, grupi ‘Fisnikët’ u largua.

    Indriti përfundoi me një deklaratë të fortë: “Edhe sikur të mos kem asnjë pikë respekti për ty, vetëm për atë fabulën që ka ajo gjë, për respektin e Vëllait të Madh dhe për shpenzimet që janë bërë, një organizim aq i madh ku thirret një grup legjendar si Fisnikët, nuk mundi të hapte derën dhe të thërriste Gertën, por hyri me protagonizëm”. Banorët janë të mendimit se reagimi i Rozanës ishte i tepruar dhe dramatik, duke shkaktuar tensione dhe duke prishur atmosferën festive të dasmës.

  • “Kush të ka rritur ty…”/ Gjesti preket nga fjalët e G Banit!

    “Kush të ka rritur ty…”/ Gjesti preket nga fjalët e G Banit!

    Gjesti i është drejtuar G Banit duke i thënë se:

    Kur të dalë në Prime me ty dua të dalë me debat të fortë.

    Valbona në debat me Gjestin: “Mua nuk ma fut dhe as nuk ma rras njeri…”!
    G Bani:

    Ik ore fëlliqësirë, a ke njerëz a nuk ke njerëz. Kush të ka rritur ty. Nuk ke lënë vajzë pa përfolur. Çfarë edukate ke ti. Mos ma luaj mua rolin e viktimës. Maskara, rob i fëlliqtë. Fitoje ti BBV dhe le të penalizohem unë.

    Gjesti:

    Kush më ka rritur mua?

  • “Jam e celebruar, ta dish”/ E vërteta e martesës së Loredanës jashtë BBV-së, çfarë i ka thënë Jozit

    “Jam e celebruar, ta dish”/ E vërteta e martesës së Loredanës jashtë BBV-së, çfarë i ka thënë Jozit

    Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të VIP-ave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania 4”.

    Një javë nga fillimi i këtij edicioni, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj. Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

    Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

    “Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.

    Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana, një ditë pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e “BBV-së”.

    Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.

    Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

    Biseda:
    Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.
    Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.
    Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.

    Gjesti: Është e martuar?!
    Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.
    Gjesti: Jo moj!
    Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.
    Gjesti: Kurorëzim në letra?
    Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.
    Livia: Thuaj sa burra ke!
    Gjesti: S’ka mëshirë!

  • “Kam pas zero cent në xhep…”, Gjesti ‘hap’ zemrën, të kaluarën e vështirë

    “Kam pas zero cent në xhep…”, Gjesti ‘hap’ zemrën, të kaluarën e vështirë

    Gjesti ka ndarë me Krisa Çaushin një moment nga e kaluara e tij, ku ka përshkruar një periudhë të vështirë të jetës, kur kishte dëshirë të blinte një makinë të shtrenjtë, por nuk kishte asnjë mundësi financiare për ta realizuar këtë qëllim.

    Ai tregon se në atë kohë kishte “zero cent në xhep”, por pavarësisht kësaj, ishte shumë i vendosur të realizonte ëndrrën e tij për të blerë një makinë me vlerë mbi 20 mijë euro.

    “Kam kaluar një muaj të tërë duke kërkuar për një makinë, pa pasur asnjë kursim, por isha i bindur se do ta arrija”, ka thënë Gjesti, duke shtuar se besimi i tij dhe mundësitë që iu paraqitën në momentin e duhur, ia mundësuan që të realizonte dëshirën e tij, ndonëse situata financiare nuk e mbështeste.

    Ky rrëfim i Gjestit vjen në një kohë të tensionuar për të, pasi ai është përfshirë edhe në situata të ndryshme në shtëpi duke përfshirë dhe incidentin me Gertën./ TAR

  • Zarfi i Zi, Egla Ceno tregon se kush pritet të dal nga shtëpia

    Zarfi i Zi, Egla Ceno tregon se kush pritet të dal nga shtëpia

    Egla Ceno ka reaguar për ngjarjen e djeshme (e hënë) që ndodhi në Big Brother VIP Albania.

    Kjo pasi Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit dhe për këtë iu desh të intervenoj për në spital, teksa u largua për pak kohë edhe nga shtëpia.

    Në lidhje me këtë ish-banori Julian Deda bëri një krahasim me një skenë me Egla Cenon që ndodhi vitin e kaluar.

    Fituesja e Big Brother VIP Albania 3 reagoi po ashtu duke thënë se nuk kishte fare lidhje me të.

    Megjithatë, ajo dha mendimin e saj duke shtuar që ky veprim ishte i dhunshëm dhe se Gerta duhet të largohet.

    “Jam e sigurt që do të nxjerrin Gertën, ishte gjest i dhunshëm, nuk kishte lidhje fare fare me atë që ndodhi vjet, fare. Vjet unë jam përndjekur për të pirë alkool, mere mere, për të më nxjerr mua si pijanece dhe unë veprova si çdo të vepronte çdo grua tjetër, pije në kokë, shumë në paqe nuk pata agresivitet”, u shpreh ajo.

    Tutje theksoi: “Këtë vit nuk kishte lidhje me Gertën, u fut aty për të prishur dasmën, u fut aty lagu Loredanën, ku hynte aty. Unë Gertën e kam pëlqyer vende – vende por gaboi, gaboi. Duhet të dali”.

  • Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

    Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

    Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës.

    Megjithatë, dasma e tyre nuk ka kaluar pa probleme, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Gertës. Gerta ka hedhur dy herë birrë në fytyrën e Gjestit, duke ndezur shumë reagime mes banorëve të shtëpisë.

    Për shkak të situatës, Gjesti u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm, por u rikthye pas pak orësh. Kur ai u kthye, kërkoi nga banorët të dinte se çfarë kishte ndodhur në mungesën e tij.

    Në mes të këtij zhvillimi, Rozana vendosi të ndajë me Gjestin diçka që Loredana i kishte rrëfyer për jetën e saj.

    Ajo e informoi Gjestin se Loredana është e kurorëzuar dhe e ndarë nga partneri i saj, por ende figurativisht e martuar. Kjo ka shtuar edhe më shumë mister dhe dinamika interesante në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

  • “Do më marrë malli për telefonatat tona”! Paloma humb babain, ja mesazhi prekës i gazetares!

    “Do më marrë malli për telefonatat tona”! Paloma humb babain, ja mesazhi prekës i gazetares!

    Gazetarja Rudina Demneri, të cilën ndryshe e njohim si Paloma po përjeton një gjendje jo të mirë emocionale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloma bën me dije se është ndarë nga jeta babai i saj. “Më mungon ba, pusho në paqe aty lart…”, shkruan mes rreshtave gazetarja.

    Postimi i plotë:

    “Na ishte nje here nje superhero, ai ishte nje mbrojtes shume besnik… ku ti mbeshtesje koken dhe flije e sigurt! Te gjithe perallat qe ai tregonte para se te me zinte gjumi, flisnin mbi besnikerine vetbesimin dhe karakterin e forte…. Luftetaret e vertet thoshte ai, jane ata qe pas cdo humbje kerkojne te forcohen me shume.

    Shpesh here te thoja qe nuk ka heronj te bute dhe paqesore si ti, pikerisht kjo eshte zgjuaresia thoshte… qe heronjte e vertete vrasin me miresi…. Me mungon ba. Do me mari malli per telefonatat tona, videot dhe cdo gje paqesore dhe te bukur qe me fale ne jete. Pusho ne paqe aty lart bashke me Brunen. Te dua bush!”.

  • Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

    Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

    Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare.

    Në këtë ditë speciale, ajo ka zbuluar se këtë javë do publikojë dhe një projekt të ri muzikor, që flet për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar.

    “Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”– shkruan Elvana në ‘Instagram’.

  • “E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy”, Egli dhe Livia tejet të revoltuara me veprimin e Gertës

    “E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy”, Egli dhe Livia tejet të revoltuara me veprimin e Gertës

    Një incident i papritur ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gerta, pa dashje, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve.

    Ngjarja u diskutua më vonë në oborr nga Egli dhe Livia, të cilët u shprehën të revoltuar për atë që ndodhi.

    Egli tha me tone të ashpra: “Të jetë kaq e ligë një grua? Ajo mundohet të imitojë të tjerët, por është e paaftë dhe po lë njerëz me pasoja. Uroj që këtë herë të merren masa”.

    Edhe Livia shtoi: “Uroj që të merren masa, sepse kjo ishte e rëndë”.

    Egli vijoi më tej duke theksuar se nëse nuk do të ketë masa, atëherë duhet të ndërhyjë ligji: “Nuk kemi ardhur këtu të qorrohemi, as të mbesim sakat, as të shahemi nga nëna e motra”.

    Nga ana tjetër, Livia vuri në dukje natyrën lozonjare të Gjestit, i cili përpiqet të kalojë situatën si të ishte një gjë e vogël, por sipas saj, incidenti ishte i rëndë dhe nuk duhet neglizhuar.

    Tani, të gjithë presin vendimin e “Vëllait të Madh” për pasojat që mund të ketë ky veprim në lojë.