Category: Showbiz

  • Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

    Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

    Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare.

    Në këtë ditë speciale, ajo ka zbuluar se këtë javë do publikojë dhe një projekt të ri muzikor, që flet për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar.

    “Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”– shkruan Elvana në ‘Instagram’.

  • “E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy”, Egli dhe Livia tejet të revoltuara me veprimin e Gertës

    “E paaftë, lë njerëz me pasoja në sy”, Egli dhe Livia tejet të revoltuara me veprimin e Gertës

    Një incident i papritur ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gerta, pa dashje, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve.

    Ngjarja u diskutua më vonë në oborr nga Egli dhe Livia, të cilët u shprehën të revoltuar për atë që ndodhi.

    Egli tha me tone të ashpra: “Të jetë kaq e ligë një grua? Ajo mundohet të imitojë të tjerët, por është e paaftë dhe po lë njerëz me pasoja. Uroj që këtë herë të merren masa”.

    Edhe Livia shtoi: “Uroj që të merren masa, sepse kjo ishte e rëndë”.

    Egli vijoi më tej duke theksuar se nëse nuk do të ketë masa, atëherë duhet të ndërhyjë ligji: “Nuk kemi ardhur këtu të qorrohemi, as të mbesim sakat, as të shahemi nga nëna e motra”.

    Nga ana tjetër, Livia vuri në dukje natyrën lozonjare të Gjestit, i cili përpiqet të kalojë situatën si të ishte një gjë e vogël, por sipas saj, incidenti ishte i rëndë dhe nuk duhet neglizhuar.

    Tani, të gjithë presin vendimin e “Vëllait të Madh” për pasojat që mund të ketë ky veprim në lojë.

  • Benardi hodhi dyshime për orientimin seksual të Klajdit, reagon këngëtari

    Benardi hodhi dyshime për orientimin seksual të Klajdit, reagon këngëtari

    I eleminuari i fundit nga “Big Brother VIP Albania 4, është këngëtari Klajdi Musabelliu.

    Siç e do tradita e BBV, banori ka qenë i ftuar në “FunClub”, ku ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme. Ndër të tjera, ai është pyetur dhe për deklaratën e bërë nga ish-banori Bernardi, për orientimin e tij seksual, ku pak ditë më parë është shprehur se këngëtari është gay, por nuk e pranon.

    Klajdi i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se aty brenda kam parë ëndrra vetëm me vajza.Deklarata e plotë:“Benardi ia fut kot, nuk ka çfarë të thotë dhe e thotë vetëm që të vazhdojë jehona dhe jashtë. Unë aty brenda kam parë ëndrra me vajza.”

  • Xheneta heq dorë përfundimisht nga Gjesti? Ja veprimi saj i fundit që tërhoqi vëmendjen, tronditet rrjeti

    Xheneta heq dorë përfundimisht nga Gjesti? Ja veprimi saj i fundit që tërhoqi vëmendjen, tronditet rrjeti

    Xheneta është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë për arsye të lidhjes së saj me Gjestin.

    Që nga dalja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Xheneta ka qenë në qendër të vëmendjes, por daljet e saj publike janë bërë më të pakta. Ajo duket se po e merr veten nga kjo eksperiencë e ngarkuar emocionalisht, sipas raportimeve nga mediat.

    Një detaj i rëndësishëm që ka tërhequr vëmendje është heqja e Gjestit nga lista e ndjekësve të Xhenetës në rrjetet sociale.

  • “Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

    “Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

    “Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

    Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.

    Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij.

    “Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë. Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai.

    Luizi vazhdoi duke sulmuar ata që përhapin lajme të rreme: “Tani unë e di që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk e dini çka është familja. Keni filluar kështu tash, nejse e dini vetë. Por fshihuni mbrapa asaj tastierës, shtypni çka t’ju dali para. Unë kam një mijë punë, me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo mbrapa tastierës, po të fshiheni në fund të botës, e kam vesh se kush jeni. Pastaj do të thoni: ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka’.”

    Luizi ka bërë thirrje që të ndalet shpifja dhe manipulimi i informacionit, duke theksuar se ai do të vijojë punën e tij pa u ndikuar nga këto lajme.

  • Gerta flet pas incidentit me Gjestin: Me birra lagemi në plazh (VIDEO)

    Gerta flet pas incidentit me Gjestin: Me birra lagemi në plazh (VIDEO)

    Mbrëmjen e djeshme, një incident ka ndodhur në “Big Brother VIP Albania 4”. Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime.

    Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht, për të marrë një trajtim më të duhur.

    Gerta ka folur pas kësaj me banorët e tjerë në oborr, derisa po vazhdonin darkën e dasmës.

    “Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi”, u tha ajo konkurrentëve që ishin aty.

    “Kur i hodha birrën ra dakord vetë, unë ia hodha në mjekër jo në sy. Ja hodha nga poshtë. Tash unë nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit. Me birra alkool lagemi gjithë kohës në plazh”.

  • Incidenti i Gertës me Gjestin, zarf i zi në Big Brother, anulohet televotimi

    Incidenti i Gertës me Gjestin, zarf i zi në Big Brother, anulohet televotimi

    Nje zarf i zi ka mberritur ne shtepin e BBA VIP pas rikthimit te Gjestit aty.

    Pasi banori mori ndihmen mjekesore dhe u kthye ne shtepi, zarfin e zi e lexoi Laerti.

    Aty thuhet se televotimi eshte anuluar dhe se te marten do mesohen masat qe jane marre.

    Zarfi duket se ka lidhje me pijet alkoolike qe Gerta Gixhari i hodhi ne sy Gjestit duke u bere shkak per daljen e tij nga shtepia dhe dergimin per disa ore per ndihme shendetesore.

  • Gjesti rikthehet në shtëpinë e “Big Brother”! Si duket gjendja e tij pas incidentit në sy?! Egli e “mbyt” në puthje

    Gjesti rikthehet në shtëpinë e “Big Brother”! Si duket gjendja e tij pas incidentit në sy?! Egli e “mbyt” në puthje

    Mbremjen e djeshme vone, Gjesti eshte kthyer ne shtepine e BBA VIP, pasi ka marre trajtimin shendetesor per alkoolin qe i hodhi ne sy Gerta Gixhari.

    Ai eshte pritur nga banoret, Egli qe e perqafoi dhe me pas edhe nga Rozana dhe banoret e tjere.

    Incidenti gjate dasmes se Jozit dhe Loredanes, ka ngjallur diskutime pas kthimit te tij ne shtepi ku debati ka qene me Gerten.

    Gjesti i ka thene asaj se shendeti nuk duhet te preket tek banoret ne lojen e BBA Vip.

    Ai u largua për disa orë për të marrë ndihmën e nevojshme, pasi Gerta i kishte hedhur alkool në sy.

    Duket se gjendja e Gjestit është përmirësuar dhe ai është i gatshëm të vazhdojë garën në reality show. Nga ana e saj, Gerta ka pranuar se e ka hedhur alkoolin në sy të Gjestit dy herë dhe ka theksuar se veprimi ishte i qëllimshëm.

    Tani mbetet të shihet vendimi që do të marrë “Vëllai i Madh” për këtë ngjarje dhe si do të ndikohet dinamika e grupit nga ky incident.

    Pavarësisht tensioneve që shpërthyen, Gerta dhe një pjesë e banorëve të tjerë vazhduan të shijonin darkën, duke e përjetuar këtë moment në mënyrën e tyre.

  • Pasi u lag nga Gerta me alkool në sy, Gjesti niset drejt spitalit me urgjencë

    Pasi u lag nga Gerta me alkool në sy, Gjesti niset drejt spitalit me urgjencë

    Një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.Teksa e gjithë shtëpia po gëzon për dasmën e Loredanës dhe Jozit, dasmë e cila tanimë është kthyer në një traditë në Big Brother Vip Albania, ka qenë Gerta Gixhari ajo e cila i ka hedhur alkool në fytyrë Gjestit,shkruan Newsbomb.al

    Teksa këngëtari ishte duke kërcyer, ai lagu me ujë Loredanën (skenë e cila nuk është tepër e qartë), ndërkohë gazetarja i është afruar dhe i ka hedhur gotën me alkool në fytyrë.Pas këtij incidenti Gjestit i është dashur të largohet përkohësisht nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.Ndërkohë, fansat kanë kërkuar nga Vëllai i Madh që të marrë masa. Në komentet e lënë në videot e postuara në faqen zyrtare të Big Brother Vip ata kanë kërkuar një zarf të zi për Gertën.

  • “Shko ku je mësuar me 500 femra” – Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O p… (Video)

    “Shko ku je mësuar me 500 femra” – Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O p… (Video)

    Ka agravuar debati mes Jozit dhe Laertit mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

    Aktori iu drejtua Jozit duke i thënë “shko ku je mësuar me 500 femra, unë jam mësuar me nënën time”. Mesa duke kjo ka nxehur gjakrat, ku këngëtari iu përgjigj duke e ofenduar me fjalën ‘o pis’ dhe ‘s’ke karakter’.

    Në debat është përfshirë dhe Rozana, e cila i tha Laertit ‘Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë’.

    Laerti: Shko lexo ndonjë libër, ose më mirë vetëm këndo. Mos fol

    Laerti: Ti ke vajtur me shumë femra. Me 500 femra. Ke marrë 500 femra nëpërkëmbë. More vesh!? A qenkam mashkull i poshtër unë? Se u përpuqa ta puthja? Ti më përqafojë deri dje dhe në ‘prime’ më the ‘je burrë i poshtër’.

    Rozana: Ti po diskuton me një njeri që nuk ia vlen të diskutohet

    Laerti: E di si shan ti? Ti shan si ato shtrigat në përralla. Nuk të kam sharë asnjëherë.

    Laerti: Ti shko atje ku je mësuar, me ato 500 femrat, unë jam mësuar me nënën time.

    Rozana: Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë.

    Laerti: Mua më the ‘o pis?”