Category: Showbiz

  • “Nëse lumturia e tij është Egli…”/ Gjesti i martuar jashtë BBVA? Gazetarja: E njoh unë, ja kush është ajo

    “Nëse lumturia e tij është Egli…”/ Gjesti i martuar jashtë BBVA? Gazetarja: E njoh unë, ja kush është ajo

    Teksa kurreshtja është shumë e madhe për Diellzën e përmendur nga Gjesti, kjo çështje është diskutuar në Big Brother FanClub.

    Të ftuar në studio, edhe Bled Mane edhe Erjola Doçi kanë shprehur dyshime nëse ajo ekziston me të vërtetë.

    Doçi, në stilin ‘fol çka të bjen ndërmend’ ka thënë se Diellza mund të jetë dizajnerja dhe jo personazh real.

    Ndërkohë, menaxhmenti i artistit kanë reaguar për programin duke thënë një version mbi ngjarjen.

    ‘Gjesti nuk ka qenë i martuar, madje nuk ka bashkëjetuar. Ka pasur lidhje të gjatë me vajzën në fjalë por nuk ka qenë diçka serioze siç është paraqitur në media’, thuhet mes tjerash në reagim.

    Në reagim shprehet përkrahje sa i përket Eglit, nëse Gjesti ndjen me të vërtetë diçka për të.

    Reagimin e plotë, shkëputur nga FanClub në mund ta lexoni në vijim.

  • “Laertin e kam parë si vëlla, si baba”, Valbona bën deklaratën e fortë

    “Laertin e kam parë si vëlla, si baba”, Valbona bën deklaratën e fortë

    Valbona dhe Laerti kanë pasur një përplasje të fortë këto ditë, pasi aktori në zgjedhjen zinxhir shpëtoi Rozanën dhe jo atë.

    Teksa po transmetohej një klip për këtë situatë, Valbona thotë se Laertin e ka parë si baba, si vëlla.

    “’E kam parë si baba si vëlla’ tha Valbona. Kush janë ndjenjat e tua të sinqerta”, e pyeti ai, ndërsa më pas në debat u përfshi dhe Jozi me G Banin.Habitem sërish me Laertin që flisnim për ne, dhe ai përmend G Banin, por mesa duket është e qartë. Ajo për të cilën po flisja pak më parë, është që ndjenjat e mia për Laertin kanë qenë dhe janë shumë të sinqerta. ‘E shoh si baba, si vëlla’, e kisha për faktin e figurës së fortë që unë e imagjinoju mashkullin tim të kem në krahë. Unë mendoj se më ka përdorur për lojën e tij”, tha Valbona.

  • “Të gjesh një partner se ke vuajtur”, çfarë e porositi babai Livian në bisedën pas 22 viteve

    “Të gjesh një partner se ke vuajtur”, çfarë e porositi babai Livian në bisedën pas 22 viteve

    Mbrëmjen e djeshme në BB VIP, Livia pati një surprizë. Kjo e fundit, foli sërish me babain e saj, pas 22 vitesh. Babai i tha se është krenar për të dhe të vazhdojë me kokën lart. Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.

    Pjesë nga komunikimi mes tyre:
    Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab
    Babai: Jam mirë, si je ti?
    Livia: Jam shumë mirë… do doja të të thoja shumë gjëra.
    Babai: Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është
    Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardh këtu
    Babai: Më ka thënë
    Livia: A je krenar për mua?
    Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderojë babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë

  • Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

    Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

    Debati mes Gjestit dhe Eglit ka vazhduar edhe pas momentit të përplasjes. Pas fjalëve të forta dhe tensioneve, Gjesti duket se është qetësuar dhe i kërkoi Eglit që ta presë, duke i shprehur dëshirën për të pasur një mundësi për të biseduar më shumë.

    Egli, nga ana e saj, i tha se ndjenjat po fillonin t’i ftoheshin dhe se po ndiente gjithnjë e më pak afrim me të.

    Ajo e shprehu shqetësimin se nuk mund të vazhdonte me një ndjenjë të tillë, duke nënkuptuar se po largoheshin emocionalisht.

    Gjesti reagoi duke e pyetur Eglin pse ajo duhet të ndrydhë ndjenjat e saj, duke theksuar se ajo do të dilte keq nëse vepronte kështu.

    Ai shtoi se, sipas tij, Egli duhet të lejojë vetveten të ndiejë dhe të veprojë sipas asaj që ndien.

    Në përgjigje, Egli theksoi se respekti për veten është më i rëndësishëm dhe se është e natyrshme që të ndrydhë ndjenjat kur nuk merr të njëjtën gjë nga Gjesti, duke e quajtur manipulues.

    Ajo e shprehu se nuk mund të vazhdonte të ndiente po aq, nëse nuk ka një reciprocitet të ndjenjave.

  • Si është gjendja e ikonës së muzikës? Në psikiatri përreth një muaj! Biznesmeni: Parashqevi Simaku do të dalë nga spitali, por…

    Si është gjendja e ikonës së muzikës? Në psikiatri përreth një muaj! Biznesmeni: Parashqevi Simaku do të dalë nga spitali, por…

    Biznesmeni Elton Ilirjani, njofton se Parashqevi Simaku do të dalë nga spitali psikiatrik të mërkurën që vjen.

    Përmes videos së postuar në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau me ndjekësit lajmin e mirë për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut, pas videos në të cilën ajo shfaqej e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

    Pas publikimit të videos disa shqiptarë në SHBA, përfshirë biznesmenin ndihmuan Parashqevinë dhe i ofruan asaj strehë.

    Por me sa duket këngëtarja gjatë kësaj kohe shfaqi probleme, e për rrjedhojë ajo u shtrua në spitalin psikiatrik përreth një muaj.

    Por siç thotë biznesmeni gjendja e Parashqevisë është përmirësuar, ajo pritet të dalë nga spitali të mërkurën e javës që vjen.

    “Ditën e mërkurë Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do t’i rikthehet jetës normale në Nju Jork bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Emocionet vazhdojnë, kuptohet që nuk është e thjeshtë, rrugëtimi i saj do të rinisë. Pas dy orësh do shkoj në spital për t’i dhënë lajmin e mirë divës, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Gjithë këtë muaj kemi pasur me atë telefonata të gjata. Është ankuar, më ka përshëndetur, më ka mburrur me ka sharë….por çdo gjë është bërë me dashur..fakti ë po del nga spitali nuk do të thotë që çdo gjë ka kaluar”, tha Ilirjani në videon e postuar në Insta Story në Instagram.

    Kujtojmë se këngëtarja u shtrua në spital pas takimit që pati me djalin e saj, Luke.

    Aso kohe Ilirjani tha se Parashqevia pësuar një krizë e për rrjedhojë u shtruar në spital, pasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.

    Deklarata e Ilirjanit: Refuzon mjekimin, mund të përfundojë sërish në rrugë

    “Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe. Parashqevia ishte si një meteor.

    Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi Simakut nuk zgjidhet me para, sepse, nëse do të ishte ashtu, do e zgjedhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt. Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin.

    Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj. Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë. Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira. E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë. Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situata të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën.

    Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka. Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. Ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit. Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim. Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim.

  • Publiku vendosi, ja kush u largua sot nga Big Brother Vip

    Publiku vendosi, ja kush u largua sot nga Big Brother Vip

    Klajdi Musabelliu është larguar nga gara, duke u bërë kështu banori që lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Ai ishte i rrezikuar përballë Rozanës, Gjestit dhe G-Banit por në fund, duket se votat e publikut nuk ishin të mjaftueshme për ta mbajtur më gjatë në lojë.

  • A do ballafaqohet Xheneta me Gjestin? Surpriza emocioinuese dhe një eliminim, çfarë pritet të ndodhë sot në spektaklin e BBVA (Video)

    A do ballafaqohet Xheneta me Gjestin? Surpriza emocioinuese dhe një eliminim, çfarë pritet të ndodhë sot në spektaklin e BBVA (Video)

    Dinamikat e ditëve të fundit kanë qenë të shumta, mes shumë debatesh dhe përplasjesh të ashpra nga banorët si për ata në shtëpi, po ashtu dhe për ata në “shpellë”.

    Zinxhiri i shpëtimit ka ndryshuar aleancat.

    Gjesti, Klajdi, G Bani apo Rozana, cili prej tyre nuk do të rikthehet më në shtëpi?

    Me ballafaqime të forta dhe surpriza emocionuese, na ndiqni sot në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • Vrau me thikë të birin, 37-vjeçari lë pas dy fëmijë, ja kush është autori dhe viktima

    Vrau me thikë të birin, 37-vjeçari lë pas dy fëmijë, ja kush është autori dhe viktima

    Personat që shihni në këtë foto janë Hekuran dhe Asim Gjoni.

    Hekuran Gjoni, 74 vjeç mbrëmjen e sotme në banesën e tij ka goditur me thikë të birin 37-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen.

    Dyshohet se ata kanë qenë të dehur, ndërsa kanë pasur një konflikt verbal fillimisht.

    Ngjarja ka ndodhur në sy të familjarëve të tjerë, teksa 37-vjeçari, baba i dy fëmijë, është transportuar në spital pas plagosjes, por ka humbur jetën.

    Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë.

  • Një surprizë e madhe për Gjestin sot në Big Brother

    Një surprizë e madhe për Gjestin sot në Big Brother

    Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit.

    Miku i tij Xhani ka publikuar një story teksa është shprehur “Sonte në Big Brother do këtë një surprizë për Gjestin” duke etiketuar këngëtarin.

    Ndërkohë që publiku dhe shikuesit janë në ankth për të parë reagimin e tij, është ende e paqartë se cila do të jetë surpriza që do të mund të ndryshojë rrjedhën e mbrëmjes.

    Mesa duket spektakli i kësaj nate pritet të jetë një nga më emocionuesit deri më tani për Gjestin.

  • Jozi i Big Brother: Kam kryer mardhënie në….frigorifer!

    Jozi i Big Brother: Kam kryer mardhënie në….frigorifer!

    Shtëpia e “Big Brother VIP 4” vazhdon të ofrojë momente argëtuese dhe të papritura, duke mbajtur shikuesit gjithmonë në tension.

    Një nga momentet që ka shkaktuar të qeshura gjatë kësaj jave ka ardhur nga këngëtari Jozi Marku, i cili na shokon çdo herë me një përgjigje të papritur ndaj pyetjeve provokuese.

    Gjatë një loje mes banorëve, Jozi është pyetur: “Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kryer marrëdhënie?”.

    Pa u menduar shumë, ai ka kthyer një përgjigje të papritur dhe plot humor:

    “Në frigorifer”, duke shkaktuar të qeshura të pandalshme në shtëpi.

    “Në mes të gushtit, në frigorifer aty”, shtoi Jozi, ndërsa banorët si Danja dhe Loredana shpërthyen në të qeshura.

    Ndërkohë Aldo ia pret: “Në auditor” dhe këtu Danja duke qeshur e pyet: “E pe qenin e Valbonës aty?”.

    Ky moment ka marrë shumë komente pozitive nga publiku, i cili ka vlerësuar sensin e humorit të Jozit dhe atmosferën e relaksuar që mbizotëron brenda shtëpisë së BBVA 4.