Category: Showbiz

  • Një surprizë e madhe për Gjestin sot në Big Brother

    Një surprizë e madhe për Gjestin sot në Big Brother

    Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit.

    Miku i tij Xhani ka publikuar një story teksa është shprehur “Sonte në Big Brother do këtë një surprizë për Gjestin” duke etiketuar këngëtarin.

    Ndërkohë që publiku dhe shikuesit janë në ankth për të parë reagimin e tij, është ende e paqartë se cila do të jetë surpriza që do të mund të ndryshojë rrjedhën e mbrëmjes.

    Mesa duket spektakli i kësaj nate pritet të jetë një nga më emocionuesit deri më tani për Gjestin.

  • Jozi i Big Brother: Kam kryer mardhënie në….frigorifer!

    Jozi i Big Brother: Kam kryer mardhënie në….frigorifer!

    Shtëpia e “Big Brother VIP 4” vazhdon të ofrojë momente argëtuese dhe të papritura, duke mbajtur shikuesit gjithmonë në tension.

    Një nga momentet që ka shkaktuar të qeshura gjatë kësaj jave ka ardhur nga këngëtari Jozi Marku, i cili na shokon çdo herë me një përgjigje të papritur ndaj pyetjeve provokuese.

    Gjatë një loje mes banorëve, Jozi është pyetur: “Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kryer marrëdhënie?”.

    Pa u menduar shumë, ai ka kthyer një përgjigje të papritur dhe plot humor:

    “Në frigorifer”, duke shkaktuar të qeshura të pandalshme në shtëpi.

    “Në mes të gushtit, në frigorifer aty”, shtoi Jozi, ndërsa banorët si Danja dhe Loredana shpërthyen në të qeshura.

    Ndërkohë Aldo ia pret: “Në auditor” dhe këtu Danja duke qeshur e pyet: “E pe qenin e Valbonës aty?”.

    Ky moment ka marrë shumë komente pozitive nga publiku, i cili ka vlerësuar sensin e humorit të Jozit dhe atmosferën e relaksuar që mbizotëron brenda shtëpisë së BBVA 4.

  • Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre?

    Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre?

    Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Çifti për shumë kohë u shfaq në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.

    Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale. Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan. Por ajo që na bien në sy kohët e fundit është fakti se dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale.

    Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na zbuluar pa dashje se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund. Enca kishte shumë foto me Mickey në Instagram, foto të cilat tashmë nuk janë më, duke na bërë të mendojmë se ndarja mes tyre ka qenë e vështirë, duke shkëputur çdo kontakt mes tyre. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka vijuar me publiket, përgjithësisht foto hot që ajo zgjedhë të bëjë. Nga ana tjetër, Mickey, i ka pasur më të shpeshta videot nga puna e tij si masazhator shkruan Panoroama Plus.

    Edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të ish-parneres së tij, duke preferuar që të mbyllë gjithçka pa shumë bujë. Kujtojmë që kur kjo dyshe bëri publike romancën e tyre, të shumtë ishin ata që e gjykuan. Teksa ajo po shijonte romancën me partnerin e saj nga Afrika, kjo lidhje ngjalli diskutim në rrjet. E gjendur mes kësaj situate Enca ka vendosur të reagojë. Ajo i ka thënë dy fjalë përmes disa postimeve në “Instastory”. “Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo. Dikur një nga këngëtaret më të paguara, Enca kohët e fundit ka qenë më e distancuar nga ky treg.

    Së fundmi ajo ka treguar më shumë për pauzën nga muzika në podcastin e motrës së saj Uindi, ku është shprehur: “Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le Për mua ishte shumë e rëndësishme që të bëja këtë balancën mes jetës sime personale dhe jetës publike ose profesionale. Gjithë jetën, ajo që kam bërë ka qenë karriera ime, muzika. Sigurisht që e kam jetuar jetën se për atë jam eksperte, por këto vitet e fundit jam bërë akoma më shumë. Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim”, u shpreh këngëtarja.

    E ndoshta tani që pauza për të ka përfunduar dhe lidhja gjithashtu, Enca pritet ri rikthehet muzikës, për të prekur edhe njëherë suksesin.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Çfarë do të ndodhë me fatin e Parashqevi Simakut pas shtrimit në spital?E zbulon Elton Ilirjani

    Çfarë do të ndodhë me fatin e Parashqevi Simakut pas shtrimit në spital?E zbulon Elton Ilirjani

    Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit.“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

    “I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”.
    Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.
    Nga gjithë kjo situatë e vështirë, biznesmeni dhe modeli shqiptar pohon se ka nisur konsumin e cigares.
    “Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time. E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.
    Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në Neë York.

  • “U dashurova me Elvana Gjatën”, deklarata e banorit të Big Brother VIP 4: Rrinim bashkë gjithë kohën

    “U dashurova me Elvana Gjatën”, deklarata e banorit të Big Brother VIP 4: Rrinim bashkë gjithë kohën

    Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Klajdi Musabelliu, lëshoi një deklaratë surprizë gjatë qëndrimit të tij në “shpellë”, aty ku po kryen dënimin së bashku me Gjestin, Rozanën dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave.

    Banori u shpreh se ai ka rënë në dashuri me Elvana Gjatën, një ndjenjë që kishte lindur gjatë kohës që të dy ata ishin pjesë e “Etheve”.

    “Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4b80afcf-6d2e-4f47-abac-c8ba54d3e8e1

    E kam ndjerë kur ishim në ‘Ethet’, pasi rrinim gjithë kohën bashkë në prova dhe këndonim bashkë”, tha Klajdi gjatë bisedës së tij me banorët.

  • “Jashtë e kam të vështirë të qëndroj me një femër…”/ Shtohen dyshimet në lidhje me Jozin, çudit me deklaratën e tij

    “Jashtë e kam të vështirë të qëndroj me një femër…”/ Shtohen dyshimet në lidhje me Jozin, çudit me deklaratën e tij

    Qe nga hyrja në ‘Big Brother VIP Albania’ Jozi ka krijuar dinamika të ndryshme që kanë bërë te jetë në qendër të vëmendjes. Në mediat rozë shumë herë është diskutuar orientimi seksual i tij, pasi një gazetare akuzoi rëndë këngëtarin.

    Pak minuta me parë gjatë një bisede me Aldon, Jozi tregoi se e ka problem të qëndroj shume me një femer.

    “Jashtë e kam problem të qëndroj Me një femër pa pushim, me bëhet bajat shpejt, pak mema prish nuk e duroj dotë” ishin fjalët e këngëtarit.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=24991655-4e5e-46f6-b90c-16d7ff80c501

  • Klajdi ka bërë operacion për zgjatjen e p*nisit?

    Klajdi ka bërë operacion për zgjatjen e p*nisit?

    Një moment plot humor ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” gjatë një sfide të veçantë, ku banorët duhej të ndajnë me të tjerët dy të vërteta dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët do të përpiqeshin të zbulojnë se cila ishte gënjeshtra.

    Për të përmbyllur sfidën, Klajdi lexoi deklaratat e tij:

    Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer. Kam shitur banane dhe thana. Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit.

    Banorët ishin konfuz në fillim, por më pas Klajdi shpjegoi se mashkulli me të cilin kishte fjetur dhe i kishte pëlqyer ishte Laerti, ndërsa gënjeshtra ishte operacioni për zgjatjen e organit.

    Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka ndihmuar që atmosfera në shtëpi të bëhet më relaksuese dhe sociale, duke e pasuruar dinamikën mes banorëve.

  • Shkak nëna e tij për ndarjen nga ish e dashura Elgi Tako? Partnerja e re e Olsi Bylykut merr “bekimin” e familjes së aktorit të humorit

    Shkak nëna e tij për ndarjen nga ish e dashura Elgi Tako? Partnerja e re e Olsi Bylykut merr “bekimin” e familjes së aktorit të humorit

    Aktori i njohur Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura. Së fundmi ai ka postuar një moment sa edhe intim mjaft edhe romantik me partneren në InstaStory-n e tij

    Çifti janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa kanë pozuar para kamerës duke shkëmbyer puthje në buzë. Në sfond aktori është kujdesur të përshtatë edhe një këngë të tijën, teksti i së cilës pa dyshim i dedikohet Denadës.

    olsi-bylyku-denada-luraEdhe pse ai është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre konfirmoi identitetin e biondes misterioze që Olsi postoi gjatë verës teksa e uroi dhe për ditëlindje.

    Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Ish-miss-i ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Denada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit. Siç shihet edhe në foto, krahas urimit për lindjen e Neas, në fund të kartolinës shkruhet: “Përqafime, Olsi Bylyku, Denada”.

    Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve për lidhjen mes tyre, e cila ka nisur jo shumë vonë pas ndarjes së Olsit nga Egli, me të cilën kishte disa vite bashkë. Gjatë kohës që kanë qenë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.

    Vetë Egli ka bërë me dije se ndarja ka ardhur për shkak të humbjes së komunikimit mes tyre. Por kur lajmi i ndarjes me Eglin qarkulloi, në rrjet u publikua edhe arsyeja. Në rrjet është përfolur se mamaja e aktorit të humorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit.

    Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera. Aktori i humorit ka zgjedhur ta prekë pak këtë temë vitin e shkuar, por pa zbuluar shumë detaje.

    “Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti”, u shpreh aktori.

    E teksa lidhja me Eglin ishte problematike në fund të saj, duket se partnerja e re është pranuar tashmë nga familja e aktorit. Pas gati 1 vit së bashku, dyshja ka marrë edhe bekimin e familjes, duke zgjedhur që tashmë këtë histori ta jetojnë publikisht, pa u fshehur edhe në rrjetet sociale.

  • Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

    Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

    Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Çifti për shumë kohë u shfaq në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.

    Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale. Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan. Por ajo që na bien në sy kohët e fundit është fakti se dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale.

    Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na zbuluar pa dashje se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund. Enca kishte shumë foto me Mickey në Instagram, foto të cilat tashmë nuk janë më, duke na bërë të mendojmë se ndarja mes tyre ka qenë e vështirë, duke shkëputur çdo kontakt mes tyre. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka vijuar me publiket, përgjithësisht foto hot që ajo zgjedhë të bëjë. Nga ana tjetër, Mickey, i ka pasur më të shpeshta videot nga puna e tij si masazhator.

    Edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të ish-parneres së tij, duke preferuar që të mbyllë gjithçka pa shumë bujë. Kujtojmë që kur kjo dyshe bëri publike romancën e tyre, të shumtë ishin ata që e gjykuan. Teksa ajo po shijonte romancën me partnerin e saj nga Afrika, kjo lidhje ngjalli diskutim në rrjet. E gjendur mes kësaj situate Enca ka vendosur të reagojë. Ajo i ka thënë dy fjalë përmes disa postimeve në “Instastory”.

    “Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo. Dikur një nga këngëtaret më të paguara, Enca kohët e fundit ka qenë më e distancuar nga ky treg.

    Së fundmi ajo ka treguar më shumë për pauzën nga muzika në podcastin e motrës së saj Uindi, ku është shprehur: “Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le Për mua ishte shumë e rëndësishme që të bëja këtë balancën mes jetës sime personale dhe jetës publike ose profesionale. Gjithë jetën, ajo që kam bërë ka qenë karriera ime, muzika. Sigurisht që e kam jetuar jetën se për atë jam eksperte, por këto vitet e fundit jam bërë akoma më shumë. Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim”, u shpreh këngëtarja.

    E ndoshta tani që pauza për të ka përfunduar dhe lidhja gjithashtu, Enca pritet ri rikthehet muzikës, për të prekur edhe njëherë suksesin.

  • “Egli super vajzë, nuk e meritoj”, Gjesti flet për afrimitetin me banoren

    “Egli super vajzë, nuk e meritoj”, Gjesti flet për afrimitetin me banoren

    Gjesti ka folur per Egli Takon duke e quajtur supr vajze teksa ka thene se ai nuk e meriton.

    “E cfare vajze, super vajze, nuk e meritoj vella”, ka thene Gjesti gjate nje bisede me G Banin ne shpellen e improvizuar ne BBA VIP.

    “Hej zot, cfare eshte kjo Egli eee”? – tha Gjesti.

    “Shume e mire, eshte sjelle shume mire” tha G Bani.

    “Super vajze eshte vellacko”-tha Gjesti.

    Se meritoj o vella-vijoi ai.

    “Jo jo, e meriton, po rri mire tani”, ia ktheu G Bani.

    PO e di veten time o burre- theksoi Gjesti.

    Nga momenti qe te do, ti e emeriton i tha G Bani.

    Besome bre, qe kingu e din veten-ia ktheu Gjesti.

    Ketu brenda mund te ndertosh gjera shume te forta qe te ngelen per gjithe jeten, sepse jeta kalon, une nuk mbaj mend kur kam qene 24 vjec -tha G Bani.

    E di- i thote Gjesti.

    Nuk e di, shikoje vete se sdua te them gje, por shkoni shume bashke.

    Do zoti perfundoni bashke-tha GBani.

    Gjesti e falenderoi banorin dhe i uroi fat edhe atij.

    “Do e gjesh edhe ti, ne mos ketu brenda jashte, e ke te shkruar diku”, tha Gjesti.

    Biseda u zhvillua nderkohe qe Gjesti, Klajdi, GBani e Rozana jane izoluar ne shpelle prej te martes si pasoje e zarfit te zi qe shkoi ne shtepi.