Category: Showbiz

  • “Kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”/ Klajdi habit banorët e BBV me “sekretin” e tij

    “Kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”/ Klajdi habit banorët e BBV me “sekretin” e tij

    Në “shpellën” e “Big Brother VIP Albania” banorët po argëtohen me lojërat dhe sfidat e dhëna nga “Vëllai i Madh”. Kësaj radhe loja konsistonte në gjetjen e 2 të vërtetave dhe 1 gënjeshtre nga Rozana, Klajdi, G Bani dhe Gjesti tek njëri-tjetri.

    Tre fjalitë që Klajdi kishte shkruar, shkaktuan të qeshura dhe habi tek pjesa tjetër, ndërsa nuk vonuan për të gjetur përgjigjet e sakta.

    “Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer; Kam shitur banane dhe thana te ura Goricës; Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit,” janë fjalitë e Klajdit.

    Gënjeshtra ishte fjalia “Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit”, ndërsa të vërteta ishin dy frazat e tjera. Por fjalia “kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”, shkaktoi mjaft të qeshura dhe habi tek Gjesti dhe Rozana, të cilët kërkuan të dinin më shumë mbi këtë situatë.

    Klajdi e ka sqaruar menjëherë këtë fjali me të qeshura duke thënë se ka fjetur me Laertin.

  • Aldo zbulon sekretin: Kam qenë i lidhur me njërën nga vajzat këtu…

    Aldo zbulon sekretin: Kam qenë i lidhur me njërën nga vajzat këtu…

    Në një sfidë të re nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania duhet të tregonin dy të vërteta dhe një gënjeshtër, dhe banorët e tjerë duhej të gjenin se cila ishte gënjeshtra.

    Kur ishte radha e Aldos, ai përmendi disa ngjarje interesante, por natyrisht, njëra prej tyre ishte e rreme.

    Aldo tha: “Kam bërë falsifikime. Deri në moshën 25 vjeçare kam dalë vetëm me bionde. Kam qenë në lidhje me dikë nga Big Brother VIP Albania 4”.

    Pas këtyre deklaratave, banorët filluan të mendojnë dhe të analizojnë, për të zbuluar gënjeshtrën.

    Laerti hodhi poshtë mundësinë që Aldo të kishte qenë në lidhje me një ish-banore të Big Brother, duke shpjeguar se disa nga ish-banorët ishin në lidhje të tjera, ndërsa Amber ishte transgjinore dhe siç tha Laerti, nuk kishte mundësi që Aldo të kishte qenë në lidhje me të.

    Në fund, Aldo zbuloi se gënjeshtra ishte se ai nuk kishte pasur një lidhje me një ish-banore të Big Brother.

    Ai rrëfeu se kishte falsifikuar një raport në shkollën e mesme dhe që kishte pasion të vetëm për bionde deri ne moshën 25-vjeçare, duke zbuluar se ato ishin dy të vërtetat.

    Sfida solli shumë humor dhe diskutime interesante mes banorëve, të cilët gjithmonë gjejnë mënyra për të mbajtur emocionet dhe dinamizmin e shtëpisë.

  • “Nëse nuk do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin”, Bernardi surprizohet live nga partneri në studio

    “Nëse nuk do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin”, Bernardi surprizohet live nga partneri në studio

    Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bernardi i cili deklaroi publikisht se ishte Gay është surprizuar publikisht nga partneri i tij Enamin.

    I ftuar në studion e “Breaking”, Bernardi ndëra rrëfente për emocionet dhe rrugëtimin në BBVA, Enami partneri i tij e ka surprizuar duke u shfaqur papritur.

    “Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre. Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë. Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë” – tha partneri i Bernardit.

    Ndërsa, Bernardi tha se nëse nuk do ishte i dashuruar, personi që do ta bënte për vete do ishte Laerti.

    “Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”.

  • Jozi thotë perlën e radhës“/ Kam kryer marrëdhënie me 500 femra” (Video)

    Jozi thotë perlën e radhës“/ Kam kryer marrëdhënie me 500 femra” (Video)

    Banorëve u është kërkuar që të bëjnë një lojë, ku secili do të shkruante dy fakte të vërteta për veten që nuk i dinin më parë të tjerët, dhe një tjetër… jo të vërtetë.

    Tre ‘faktet’ që kishte vendosur Jozi për veten e tij dhe që banorët më pas do duhej të zbulonin se cili ishte ai jo i vërteti, i ka bërë ata ‘lëmsh’.

    “Kam shoqëri me Dua Lipën! Kam kryer marrëdhënie me 500 femra. Kam pasion kuajt”, ishin tre ‘faktet’ që ai u tha banorëve.

    “Hilja” e Jozit ishte që ai kishte gënjyer për dy të parat, dhe e vërtetë ishte vetëm që ai ka pasion për kuajt.

    Ndiqni videon për të parë komentet epike të banorëve ndaj Jozit:

  • Olsi dhe partnerja e tij dalin hapur, nuk fshihen më!

    Olsi dhe partnerja e tij dalin hapur, nuk fshihen më!

    Aktori i njohur Olsi Bylyku, pak kohë më parë, konfirmoi romancën e tij me gazetaren Denada Lura. Së fundmi, ai ka ndarë një moment intim dhe romantik me me partneren e tij në InstaStory-n e tij, ku çifti shfaqet më i lumtur se kurrë, duke shkëmbyer puthje në buzë para kameras.

    Në sfond, Olsi është kujdesur që të përshtatë një këngë të tij, me tekstin që duket se është dedikim i veçantë për Denadën. Edhe pse aktori ka qenë i rezervuar në lidhje me këtë romancë të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre ka konfirmuar identetin e biondes misterioze, të cilën Olsi e ka postuar gjatë verës dhe e ka uruar edhe për ditëlindje.Një postim në profilin e Sara Gjordenit ka zbuluar gjithçka, pasi ish-missi publikoi një foto të luleve dhe kartolinë që Olsi dhe Denada ia dërguan pas lindjes së vajzës së Sarës dhe Bardhit. Olsi ka theksuar gjithashtu se është shumë i përkushtuar ndaj marrëdhënies së tij dhe dëshiron që ajo të jetë sa më perfekte, duke lënë pas shumë gjëra të tjera për këtë.

  • Bernadri i BB VIP 4: Kushurira e dinte të vërtetën. Ëndrra që më tregoi se isha i adoptuar

    Bernadri i BB VIP 4: Kushurira e dinte të vërtetën. Ëndrra që më tregoi se isha i adoptuar

    Bernard Hulme ka zbuluar historinë e birësimit të tij, e cila i konfuzoi ndjekësit.
    Në fakt pati dyshime që tek letra që i dërgoi e ëma në BBVA.
    Teksa ishte i ftuar në “Pardon My French”, ai tha se është birësuar që kur ka qenë 6 muajsh.

    ‘Unë jam i birësuar që 6 muajsh, prindërit e mi vendosën që të mos e ndanin atë gjë me mua, por ashtu siç rodhi jeta në moshën 37-vjeçare mora vesh që isha i birësuar. Aty u shpalos një histori…’
    Më pas, ai vijoi duke treguar të gjithë historinë:‘Unë isha i vetmi person në familje që nuk e dija. Kam qenë i rrethuar me dashuri gjatë gjithë kohës dhe ka qenë e tepruar madje. Ashtu edhe kujdesi ndaj meje. Kam qenë qendra e vëmendjes, gjithmonë i përkujdesur dhe plot dashuri.Kjo rodhi nga një histori tepër e veçantë. Ishim me kolegët e punës nga Vodafoni në një ambient lodrash ku aty ka edhe disa kabina të vogla për njerëz që tregojnë fatin. Shumë skeptik dhe absolutisht që nuk besoja në ato gjëra por i thashë shokut të ngushtë. Unë nuk hapa letra por i tregova një ëndërr që kisha mbi 10 vite që e shihja dhe ishte e njëjta ëndërr nga fillimi deri në fund, ajo më thotë se nëna jote biologjike është duke të të kërkuar. Nuk u shokova sepse thashë që kjo është arsyeja se pse nuk shkoj në vende të tilla’Ai shtoi:‘Por kur shkoj në shtëpi kuptova që kurioziteti mbeti aty thjesht nuk isha në shok. Shokimi nga kjo erdhi pasi unë i kam shkruar gocës së dajës realisht dhe i thashë sa kohë ke që e di. Ajo më tha: Kam gjithë jetën që prisja të ma bëje këtë pyetje. Aty filloi një periudhë shumë e vështirë që nuk po gjeja vetveten dhe nga ana tjetër po sigurohesha që familja ime është mirë. Sapo isha ndarë pak a shumë, babai ndërroi jetë. Kështu që u bënë disa gjëra’

  • Çfarë dhe kur ka ndodhur? Rozana plas ‘bombën’: Klajdi është puthur me…

    Çfarë dhe kur ka ndodhur? Rozana plas ‘bombën’: Klajdi është puthur me…

    Pas përfundimit të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”, katër banorë janë dënuar nga Vëllai i Madh. Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë vendosur në një ambient tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Mbrëmjne e djeshme teksa konsumonin ushqim, Rozana i ka treguar Gjestit dhe G Banit se ka ndodhur një puthje tjetër në shtëpi që ata nuk e dinin. Të dy kuriozë menduan se ishin Valbona dhe Laerti, po Rozana me shaka thotë se puthja ka ndodhur mes Klajdit dhe Loredanës në ëndrrën e Klajdit.

    Rozana: E morët vesh ore ka ndodhur një puthje tjetër

    G Bani: Kush e kush Laerti me Valbonën?

    Rozana: Jo Klajdi me Lorin e ka parë Klajdi në ëndërr

  • Upss/ “E dashur shumë shpejt do…”/ Gjesti i dërgon mesazh të koduar të ‘dashurës’ jashtë? Ja cfarë i rrëfen G-Banit

    Upss/ “E dashur shumë shpejt do…”/ Gjesti i dërgon mesazh të koduar të ‘dashurës’ jashtë? Ja cfarë i rrëfen G-Banit

    Gjesti me deklaratat e tij të herë pas hershme ka bërë që ndjekësit e tij te kenë pikëpyetje për raportin me Eglin. Në rrjet janë publikuar disa pamje teksa në një moment i uron mbrëmjen e mirë të dashurës së tij të supozuar jashte nga publiku, të cilen Gjesti e ka përmendur disa here brenda.

    “E dashur gjumë të ëmbël, e din ti shumë mire, shumë shpejt ka me ta dridh..” ishin fjalët e këngëtarit gjatë qëndrimit të tij në shpellë.

    Se kush është e dashura apo mund të jetë vetëm një iluzion këtë e din vetëm Gjesti.

    Gjesti: e dashur gjum te embel
    Produksioni ja nal mikrofonin ama ndegjone me vemendje:
    ..e din ti shum mire, shum shpejt ka me ta dridh..

  • Valbona refuzon ftesën e Laertit:Më ke bërë të ndihem femra më kot

    Valbona refuzon ftesën e Laertit:Më ke bërë të ndihem femra më kot

    Ju kujtohet që Laerti meqënëse e kaloi sfidën e Vëllait të Madh me sukses,fitoi mundësinë e një darke të cilën ftoi publikisht Valbonën meqënëse përkonte me ditëlindjen e saj.
    Por nga Prime i fundit e deri tek darka,dinamika të tjera ndodhën dhe Valbona me Laertin nuk po notojnë në ujëra të qeta.

    Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke theksuar se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.Laerti: Do vish me mua të hamë darkë?Valbona: Do kisha dashur të ishin trëndafilat e tu këtoLaerti: Dje tu afrova ti nuk doje. Do vish të hash darkë me muaVabona: Nëse trëndafilat do ishin të tutë dhe do kishe ndryshuar ditën e time…Kur ti zgjodhe për të ngrënë atë darkë me mua ishte ndjesi shumë e bukur. Kur ti the emrin…Laerti: Do apo jo? Do vish?Valbona: Jo nuk dua te ha darkë me ty“Më ka bërë të ndihem femra më kot këtu në shtëpi”-tha Valbona për Laertin në një bisedë me Jozin.Laerti më pas e vijoi darkën vetëm, mes lotësh….

  • E refuzoi për darkë, Laerti i “jep durart” Valonës: I rashë në gjunjë, me mua s`ka më punë

    E refuzoi për darkë, Laerti i “jep durart” Valonës: I rashë në gjunjë, me mua s`ka më punë

    Refuzimi i Valona Mehillajt per te darkuar me Laert Vasilin mbremjen e djeshme ka shkaktuar diskutime ne gjithe shtepine.

    Nderkohe qe Jozi i kerkoi llogari disa here Laertit, duke i thene “nuk mund te luash me ndjenjat e saj, nuk je i vertete, etj”, Laerti ka folur sot per kete ceshtje serish.

    “Eshte muhabet i mbaruar, ka marre fund, nuk ka me pune me mua”, ka thene Laerti ne nje bisede me Krisen pasi kjo e fundit e pyeti.

    “Me mua nuk ka me pune, te vjen nje mashkull te bie ne gjynje, dhe ti i thua jo, cdomethene kjo”, pyeti me tej Laerti. “Me mua nuk ka me pune, te vjen nje mashkull te bie ne gjynje, dhe ti i thua jo, cdomethene kjo”, pyeti me tej Laerti.

    Per shkak te ngjarjeve me Laertin, Valbona ka pasur debate edhe me Gerta Gixharin diten e sotme.

    Kjo e fundit ka kembengulur se Valbona dhe Laerti mund te pajtohen prape dhe se “situata mes tyre” mund te jete nje skeme.