Category: Showbiz

  • Gjesti dhe Egli të fundit në zinxhirin e shpëtimit, çfarë ndodhi me dy banorët

    Gjesti dhe Egli të fundit në zinxhirin e shpëtimit, çfarë ndodhi me dy banorët

    Një zinxhir shpëtimi u iniciua në shtëpi për t’iu siguruar banorëve buxhet për cigaret. Zinxhiri i shpëtimit u nis nga Danja si lidere e shtëpisë dhe banorët bën maksimumin për të shpëtuar personat me të cilët kishin më tepër afrimitet, duke menduar se kishte të bënte me nominimin dhe dyshja e fundit do të shkonin në televotim ‘kokë më kokë’.

    Danja shpëtoi Aldon, Aldo shpëtoi Gertën, Gerta-Klajdin, Klajdi-Laertin, Laerti-Rozanën, Rozana-Livian, Livia-Valbonën, Valbona-Jozin, Jozi-Loredanën, Loredana-G Banin. Dy të fundit, të pazgjedhur për tu shpëtuar, ngelen Gesti dhe Egli. Të pyetur se si ndiheshin që nuk u zgjodhën, Egli tha: “Fare e surprizuar sepse e kanë treguar veten.”

    “Ka qenë e pritshme. Në rregull jemi, unë e prisja, çfarëdo që të ndodhi do ta presim bashkë. Këto shihet sa kanë frikë”, tha Gjesti.

    Në përfundim, Ledioni u rrëfeu banorëve se zinxhiri ishte për të organizuar një lojë dhe dy banorët që mbetën të fundit, do të luanin me top për të fituar cigaret.

  • Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania, reagon Xheneta

    Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania, reagon Xheneta

    Dëgjo këtë artikull tani…Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania – Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale

    Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë.

    Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë.

    E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit.

    Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi.

    Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë.

    “Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi.

    Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.

  • Hapet zarfi i zi, katër banorë të “Big Brother” do jetojnë si në mesjetë

    Hapet zarfi i zi, katër banorë të “Big Brother” do jetojnë si në mesjetë

    Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit “Big Brother Vip Albania”, zarfi i zi që mbërriti pak ditë më parë në shtëpi, u hap.

    “Vëllai i Madh ka konstatuar se disa prej jush, në mënyrë të përsëritur, nuk kanë zbatuar rregulloren e ‘Big Brother VIP’.

    Sjellja nga ajo që pamë janë rreptësisht të ndaluara, në një format që ndiqet nga miliona shqiptarë në të gjithë botën.

    Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, me qëllimin e reflektimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre, nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar, do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë”, ishte përmbajtja e zarfit të zi.

    Katër banorët u dërguan në një ‘shpellë’, meqë “janë sjellë si shpellarë”, sikurse u shpreh moderatori Ledion Liço.

    Po ashtu, G Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana, janë në një nominim me njërin-tjetrin dhe në shtëpi do të rikthehen vetëm tre prej tyre, pasi të shtunën njëri eliminohet.

  • “Do t’i këndoja një serenatë babait të Loredanës”/ Arbër Hajdari-Jozit: 2 metër burrë, si nuk ia dhe dorën?

    “Do t’i këndoja një serenatë babait të Loredanës”/ Arbër Hajdari-Jozit: 2 metër burrë, si nuk ia dhe dorën?

    Të shtunën, babai i Loredanës hyri në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, ku takoi vajzën e tij dhe partnerin e saj, Jozin.

    Ajo ç’ka ra në sy në këtë takim, është fakti që Jozi nuk i dha dorën babait të Loredanës dhe kjo u vu në dukje në spektaklin e sotëm nga Arbër Hajdari.

    “2 metra burrë, 57 cm ke dorën, si nuk i dhe dorën mo burrë? Në një takim të tillë, na ndodh të gjithëve. Disa u ndodh 2-3 herë. I kishe thënë ‘mos ki merak se i kam gjërat seriozisht’. A nuk do ishte kjo më normal? Apo normale është kjo që the ‘do ti këndoja një serenatë’. A je në terezi apo jo?”, u shpreh ai.

    Jozi nuk dha një përgjigje, por e kaloi situatën me buzëqeshje.

    Kujtojmë se pak më herët Jozi tha se do t’i këndonte një serenatë babait të Loredanës, por kjo nuk u prit mirë nga Lori dhe banorët e tjerë.

  • Eliminohet Gerti, Rozana: Urime të gjithëve, ka Zot! Livia e ngazëllyer: Mirupafshim, ushtar i kauzave të gabuara

    Eliminohet Gerti, Rozana: Urime të gjithëve, ka Zot! Livia e ngazëllyer: Mirupafshim, ushtar i kauzave të gabuara

    Gert Ferra lë shtëpinë e Big Brother, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij për çmimin e madh. Vendimi i publikut është pritur me ngazëllim dhe brohoritje nga banorët, të cilët kanë uruar njëri-tjetrin për këtë moment.

    Gjatë përcjelljes së banorit te dera e kuqe shtëpia është ndarë në dy pjesë, njëra që ka vendosur të respektojë ritualin duke e shoqëruar banorin pas eliminimit nga gara dhe pjesa tjetër; Livia, Rozana, Valbona, Laerti dhe G Bani shijonin momentet e largimit të tij. Ndërsa për Rozanën ‘ka Zot’, Livia e gëzuar ka vendosur të festojë me një kërcim dhe më pas të përqafojë G Banin.

    Livia: Pooo…

    Rozana: Uh Zot i madh, ka Zot!

    Livia: Ik tani ciao, ciao. Gerta të iku një ushtar.

    Valbona: Mirupafshim, mirupafshim…

    Livia-Gertit: Mirupafshim ushtar i kauzave të gabuara.

    Rozana: Kjo është për babin tim që ma ka kthyer përmbys aty ku është.

    Egli: Urime të gjithëve.

    Rozana: Urime të gjithëve. Atë që më ka thënë për babin që kam gjithë ato vite pa e parë nuk ja fal, për dritën e syve.

  • Jozi i këndon babait të Loredanës: “Pse po më qortoni zotëria juaj…”- Banorja vë duart në kokë (Video)

    Jozi i këndon babait të Loredanës: “Pse po më qortoni zotëria juaj…”- Banorja vë duart në kokë (Video)

    Takimi i Prime-t të kaluar, mes Loredanës dhe babait të saj dhe këtij të fundit me Jozin, duket se kanë “tronditur” të dy banorët.

    Ai u shpreh se nuk donte t’i shihte të dy ata bashkë, gjë që u komentua kështu nga banorët:

    Loredana: Mund të ketë qenë dhe se nuk e kanë pëlqyer Jozin deri tani, ashtu siç nuk më ka pëlqyer e mua. Kur logjikoj me mendje, e di që shumë aspekte te Jozi nuk ma kanë mbushur mendjen. Dhe në tërësi dhe në raport me mua, kemi shumë probleme. Nëse vazhdon kështu, unë do ndjej lodhje. Do kisha pretenduar nga Jozi, që atë natë të ishte sjellë ndryshe. Të paktën të kishte theksuar që ky e ka serioz këtë muhabet dhe të kërkonte falje në disa momente.

    Jozi: Doja të shprehesha në një mënyrë tjetër, por nuk e bëra sepse mu kujtua Loredana. Doja t’i këndoja këngën: ‘Pse po më qortoni, zotëria juaj?’. Mendova mos do më ngatërronte me këto të serenatave. I kam kuptuar ato gabimet e mia dhe po mundohem të reflektoj. Unë mendoj që mentaliteti i babait të Loredanës ndikon te situata jonë, por është edhe ajo që një prind për vajzën e vetë mundohet t’i parandalojë disa gjëra.

    Loredana: Mentaliteti është një përqindje shumë e vogël, por s’mendoj se është ajo.

    Jozi: Një prind mund të mendojë se situata do shkojë më larg dhe nuk e duan atë gjënë.

    Arbër Hajdari: Si nuk shkove t’i jepje dorën? Në një takim të tillë, e kemi pasur të gjithë një takim të tillë, a nuk do ishte normale që ta bëje një komunikim me të atin, që me vajzën e tij e ke seriozisht? T’i jepje një lloj respekti, por edhe besimi. Nuk mund t’i thuash që t’i këndoje një këngë. A je në terezi ti apo jo?

    Jozi: Duke parë situatën e babait të Loredanës, do të ishte e kotë që të përpiqesha. As Loredanën nuk e kisha në krah dhe nuk ishte dita e fejesës ajo.

    @big.brothervipalb Loredana tu i ra pishmanit nderkohe • • • #fyp #fypppppppppppppp #foryoupage❤️❤️ #viral_video #bbva #bigbrothervipalbania #foryoupage #fyppppppppppppppppppppppp ♬ original sound – Big BrotherVipAlb4

  • Produksioni i BBVA “fshehurazi” heq një detaj të rëndësishëm nga spektakli

    Produksioni i BBVA “fshehurazi” heq një detaj të rëndësishëm nga spektakli

    Një detaj i rëndësishëm që dikur ishte pjesë e traditës së programit është zhdukur pa shumë zhurmë.

    Bëhet fjalë për përmbledhjen e momenteve më të bukura të banorëve, e cila zakonisht shfaqej pas eliminimit të një konkurrenti.

    Dikur, sapo banori i eliminuar largohej nga shtëpia dhe mbërrinte në studio, publiku priste me padurim të ndiqte një kolazh me momentet më të spikatura dhe emocionuese të tij gjatë qëndrimit në shtëpi. Kjo përmbledhje krijonte një ndjenjë nostalgjie dhe vlerësimi për rrugëtimin e secilit banor.

    Por, në dy episodet e fundit të BBVA, ky detaj duket se është hequr plotësisht. Eliminimet kryhen, intervistat në studio vazhdojnë, por mungon momenti i veçantë që i jepte një mbyllje dinjitoze rrugëtimit të banorit.

    A do ta rikthejë produksioni këtë element në episodet e ardhshme? Mbetet për t’u parë.

  • Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK

    Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja, ka bërë së fundmi një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar formatin e spektaklit dhe rezultatin e finales.

    Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi të banorit Edi, duke shprehur mbështetje për ndjenjat e tij të zhgënjimit ndaj fituesit të spektaklit, Drilon Demiraj.

    Sipas Rezartit, fituesi i edicionit ka kthyer shpinën dhe nuk ka respektuar pritshmëritë e pjesëmarrësve dhe publikut pas triumfit në spektakël. Ai gjithashtu ka akuzuar produksionin për manipulim dhe favorizim të disa banorëve.

    Në reagimin e tij, Rezarti ka shkruar: “Osa Muhameti, a je e gatshme me i çu çështjet në gjykatë nga votimi për Gjesti dhe Drilon? Kjo tregon realitetin që finalja është shitur. Për Sarën e kemi ditur që ishte lojë edhe loja e produksionit. Ka pasur njerëz që kanë merituar finalen edhe çmimin. Produksioni me kast i ka nxjerrë disa banorë keq në publik, kurse për Drilonin i tërhiqnin kamerat. Fitues pa meritë!”.

    Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët janë ndarë mes atyre që e mbështesin mendimin e aktorit dhe të tjerëve që mbrojnë formatin e spektaklit dhe fituesin.

    Postimi i Rezartit ka ndezur një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, ku disa përdorues shprehen se ndajnë të njëjtin zhgënjim lidhur me mënyrën se si u menaxhua finalja. Të tjerë, megjithatë, mbrojnë spektaklin duke theksuar se rezultatet janë pasqyrë e votës së publikut.

    Nga ana tjetër, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova apo nga vetë fituesi, Drilon Demiraj.

    Reagimi i Rezart Veleshnjës hedh hije mbi transparencën dhe mënyrën e organizimit të spektaklit. Kjo nuk është hera e parë që një format i tillë përballet me akuza të ngjashme, por mbetet për t’u parë nëse produksioni do të japë një sqarim për këto pretendime.

  • Sebep Rozana/ Kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi mes dy banorëve

    Sebep Rozana/ Kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi mes dy banorëve

    Egli: Kam reaguar gjithmonë kur kam qenë e përfshirë

    Gjesti: Te Lori Caffe ti ishe me Jozin, s’po flisnit. Kur erdha unë dhe e ngacmova, ti ndërhyre

    Egli: Reagova se këndoi këngën e ish-partnerit tim

    Gjesti: Te Lori Caffe, nuk po flisnit. A ishe ulur aty? Ndërhyre pa pasur asgjë me të

    Rozana: Zanafilla është që nga hedhja në pishinë me Gjestin, kisha një problem shëndetësor që e harrova për momentin dhe shkova në dush. Në darkë, më tha Egli, po ti u fute në pishinë me Gjestin. Pse Gjesti? U ndjeva keq se ma përmendi dy herë Gjestin. Unë nuk duhet t’i marr leje Eglit se kur duhet të flas me Gjestin se Gjestin nuk e njoh nga Egli

    Egli: Më falni që ju kam parë kështu…

    Rozana: Egli mërzitet, unë kam gjithë të drejtën e botës të flas me kë të dua. Nëse këta kanë ardhur për romanca, është një emision tjetër. Këtu kemi ardhur për t’u marrë me të gjithë. Kur kërkohen cigaret që mendohet se i ka marrë Gjesti, reagon Egli. Kur Jozi i tërheq jorganin Gjestit, reagon Egli dhe nuk lë Gjestin të reagojë

    Gjesti: Egli më respekton, më bën bukë ose më lanë teshat, por ndonjëherë po mërzitet kot. Unë Rozën e shoh si motër të madhe.

    Etiketa: egligjesti

    Promoted Content

  • E PAPRITUR/ Nuk heq dot dorë prej tij? Egli Tako bënë gjestin e papritur ndaj Olsi Bylykut brenda BBVA (Video)

    E PAPRITUR/ Nuk heq dot dorë prej tij? Egli Tako bënë gjestin e papritur ndaj Olsi Bylykut brenda BBVA (Video)

    Ajo në botën e showbizit përveç muzikës është bërë e njohur edhe nga romanca me këngëtarin e njohur Olsi Bylyku, shkruan “Kosovarja”.

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ajo ka kujtuar edhe disa momente që kishte kaluar me Olsin.

    Nuk shkoi shumë erdhi edhe momenti teksa këndoi këngët e tij plotë emocion.

    Për më shumë ndiqeni videon.

    @llafe.tbigut #bigbrothervipalbania #olsibylyku #gjestiegli #eglitako #bbvipalbania ♬ original sound – Llafe T’Bigut