Category: Showbiz

  • “T’a ha…”/ Gjesti në dush, ngacmime mes banorit dhe Eglit: Po dua me të pas vetëm …

    “T’a ha…”/ Gjesti në dush, ngacmime mes banorit dhe Eglit: Po dua me të pas vetëm …

    Gjesti dhe Egli herë pas here ngacmojnë njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Edhe pse mundohen që të qëndrojnë larg, sërish përfundojnë bashkë duke bërë batuta mes tyre.

    E kështu ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Teksa këngëtari ka qenë duke bërë dush, pranë tij ka shkuar banorja. Kjo e fundit i kishte gjetur mikrofonin dhe i thotë se ‘edhe numrin e dinte’.

    Ndërkohë Gjesti i kthehet ‘t’a ha qoshen e buzës’. Në momentin që Egli largohet ai e thërret dhe i dërgon puthje me dorë dhe ajo ia kthen njësoj.
    Ajo afrohet sërish dhe bën një zemër te xhami i dushit dhe thotë: “Po dua me të pas vetëm shok. Me nejt vetëm shok, ok? Me bërë vetëm biseda si shokë”, e qeshin që të dy.

    “Kemi me u përla sot në prime”, ia pret Gjesti: “Kam një bindje që kemi me u përla”.

    “Unë nuk kam nerva me u përla. Veç mos më hajde pas prime me u pajtuar”, i thotë Egli dhe ai i përgjigjet: “Jo”.

    Pjesë nga biseda:

    Egli: E kishe 23, edhe numrin e mikrofonit t’a di

    Gjesti: Ti?

    Egli: Po

    Gjesti: E mban mend?

    Egli: Se di pse e mbajta mend, se di ku e kam parë

    Gjesti: T’a ha qoshen e buzës

    Egli: Sa budalla je, idiot

  • I martuar? Zbulohet misteri, ja lidhja që Gjesti ka me Diellzën: Kanë bashkëjetuar 4 vjet, por…

    I martuar? Zbulohet misteri, ja lidhja që Gjesti ka me Diellzën: Kanë bashkëjetuar 4 vjet, por…

    Ditën e sotme, emri i Gjestit ka qenë shumë i përmendur në media.

    U hodh hipoteza se Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë. Sipas burimeve të ‘Prive’, Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar.

    Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë.

    “Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina, por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit, por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.

    Thuhet se ata kanë qenë bashkë deri para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK. Pas grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.

  • Pas debatit të ashpër, Egli dhe Gjesti bëjnë “paqe”! Momente romantike mes tyre

    Pas debatit të ashpër, Egli dhe Gjesti bëjnë “paqe”! Momente romantike mes tyre

    Dyshja ka biseduar më qetësisht, duke ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth situatës, ku Gjesti i ka shpjeguar Eglit se e kupton mirë se çfarë thonë njerëzit, dhe se ai tregon kujdes nga të gjithë, duke theksuar se beson vetëm tek ajo.

    Ai shtoi se, ndonëse nuk mund të pajtohet me mendimet e disa personave të tjerë, ai vepron kështu për të mbajtur gjërat interesante dhe për të vazhduar lojën e të tjerëve.

    Gjesti theksoi gjithashtu se, nëse banorët duan të luajnë, duhet t’i lejojnë ata të veprojnë në mënyrën e tyre, duke i cituar fjalët e babait të tij:

    Pasi u sqaruan, Gjesti e ftoi Eglin të dalin jashtë në oborr, por ajo ngurroi, duke shprehur shqetësimin se do të dukej sikur po i shkonte pas, edhe pse kjo nuk ishte qëllimi i saj.

    Megjithatë, ata qëndruan afër njëri-tjetrit pas këtij momenti, dhe Gjesti i kërkoi Eglit të mbetej e qetë dhe të mos ndikohej shumë nga situata.

  • Mevlani nuk i ‘ndahet’ Livias dhe e mbron: Sikur ju jeni virgjëresha

    Mevlani nuk i ‘ndahet’ Livias dhe e mbron: Sikur ju jeni virgjëresha

    Mevlan Shaba ish-i i Livias ka reaguar publikisht në një story në Instagram, duke mbrojtur Livian, e cila ndodhet aktualisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Banorët e shtëpisë kanë akuzuar Livian se po përdor lidhjen e saj të kaluar me Mevlanin për lojë dhe vëmendje.

    “Tani do them një dy fjalë si publik. Kushdo që të ishte në atë pozitë që gjykohet dhe i përmendet gjith kohës një lidhje që ka pasur jashtë, çdo njeri mban përgjegjësitë e veta për jetën private. Nuk jemi askushi ne të gjykojmë jetën e të tjerëve. Kjo më bën të kuptoj që aftësia juaj për të qëndruar aty brenda është zero me xhufkë. A thua se ju të tjerat aty brenda jeni virgjëresha dhe s’keni pas najherë lidhje jashtë. Merruni me veten se po lini nam aty mrena, saqe po bëni dhe prindrit me zemër këtu jashtë.”

  • Deklarata e fortë e gazetares: Gjesti ka qenë i martuar para BBV

    Deklarata e fortë e gazetares: Gjesti ka qenë i martuar para BBV

    E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka, për të dhënë disa nga lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi.

    Ajo u ndal veçanërisht dhe tek banorët e “Big Brother VIP 4”, e më saktësisht tek Gjesti, për të cilin dha një deklaratë shumë të fortë…

    A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?

    “Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.

    Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.

  • “Je toksike, posesive, mu largo’’, sërish debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Më rri larg

    “Je toksike, posesive, mu largo’’, sërish debat i fortë mes Eglit dhe Gjestit: Më rri larg

    Marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” çdo ditë dhe më shumë po cilësohet “toksike”. Nuk kalon dy ditë dhe dy banorët, përfshihen në debate të forta, ku kanë ngritur zërin dhe ofenduar, por mbrëmjen e djeshmë sherri eskaloi.

    Debati mes tyre nisi pas një bisede të Gjestit me Rozanën ku kjo e fundit i tha tërthorazi se Egli po e pengon në lojën e tij. Egli tentoi të afrohej në bisedë, por këngëtari i tha të largohej.

    Një situatë kaq e vogël, shkaktoi një debat shumë të madh me tone të larta. Gjesti duket se e humbi kontrollin dhe iu drejtua banores me disa fjalë të rënda.

    “Mu largo, ti ke hyrë në paranoja, ke një dërrasë mangët, je toksike dhe posesive, më rri larg, flet pa pushim” dhe shumë të tjera si këto.

    Madje në një moment Gjesti që dukej se ishte nën një presion të lartë nga Egli, filloi të gjuante këpucët duke i goditur në mur.

    Egli: A më pyete o zotëri? Pse kaq kontradiktor? Më ke thënë kur të pyes do vish e të më thuash atë që ke. Unë vij e bëj e më thua pse e bën

    Gjesti: Po je keq

    Egli: Më lër të jem keq, më lër të gaboj

    Gjesti: Po bëhen shumë gabime

    Egli: S’ka problem, punë e madhe, dal

    Gjesti: Mund të jetë gabim tek unë. Po më çudit me këtë sjellje

    Egli: O Besi edhe ti mua më çudite shumë me atë sjellje, erdhe më pyete

    Gjesti: Po bën një gabim pa lidhje. Unë kur kam nevojë të flas me dikë, natën e mirë. Po më nxjerr prej kontrolli, ndalu se po flet pa lidhje, qetësohu, se po kapi të thyej ndonjë gjë. Çfarë po krijon në mendjen tënde? Po shikon halucinacione. Je toksike

  • Deklarata e fortë e gazetares: Gjesti ka qenë i martuar para BBV

    Deklarata e fortë e gazetares: Gjesti ka qenë i martuar para BBV

    E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka, për të dhënë disa nga lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi.

    Ajo u ndal veçanërisht dhe tek banorët e “Big Brother VIP 4”, e më saktësisht tek Gjesti, për të cilin dha një deklaratë shumë të fortë…

    A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?

    “Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.

    Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.

  • Juli komenton banoren: Egli hoqi Xumin se i nxiu jetën, tani po i nxin jetën Gjestit

    Juli komenton banoren: Egli hoqi Xumin se i nxiu jetën, tani po i nxin jetën Gjestit

    ul Deda është aktiv në rrjetet sociale ku përveç punës së tij komenton edhe BBVA4.

    Një nga dinamikat që po përflitet më shumë në rrjet është edhe marrëdhënia e Eglit me Gjestin.Njerëzit janë ndarë në dy kampe:Kush i do si çift dhe i mbështet dhe kush mendon se Egli po e ‘mbyt’ Gjestin me posesivitetin e saj dhe dëshirën për ta pasur për vete.

    Aktori dhe ish-finalisti i BBVA3 nuk ka shpëtuar nga ‘tundimi’ për ta komentuar sjelljen e Eglit ku në një Instastory ka shkruar:\

    “Kjo vajzë jo vetëm po e pengon,por po e çmend këtë djalë..
    Hoqi Xumin se i ‘nxiu jetën’,tani po i nxin jetën Gjestit..!
    Nejse gjithsesi unë kam kohë që flas për mënyrën se si ajo po luan dhe më jeni vënë kundër…avash avash do më jepni të drejtë..!”

  • Gjesti i mori Eglin, Xumi nuk ndalet bën veprimin e papritur ndaj Xhenetës, por ajo ia lë “seen”

    Gjesti i mori Eglin, Xumi nuk ndalet bën veprimin e papritur ndaj Xhenetës, por ajo ia lë “seen”

    ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi është kthyer një ndër personzhet më viral në rrjetet sociale, për shkak të situatave e krijuara aty brenda.
    Kur ishte brenda në shtëpi, ai i shprehu pëlqimin këngëtares Egli Tako, por ajo e refuzoi pasi nuk ndiente të njëjtën gjë për aktorin.

    Së fundmi, ai ka bërë një koment ndaj ish-banores së BBVK, Xheneta Fetahu, e cila brenda shtëpisë krijoj një lidhje dashurie me Gjestin.

    Xumi i ka komentuar një zemër të kuqe në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”, por më pas e ka fshirë menjëherë.

    Gjithashtu, në pak persona që ai ndjek në “Instagram”, bënë pjesë dhe Xheneta, e cila nuk ia ka kthyer mbrapsht.

  • Livia ‘hap zemrën’ me Rozanën, flet si rrallëherë për babain e saj: Shpirti i tij e di çfarë heq!

    Livia ‘hap zemrën’ me Rozanën, flet si rrallëherë për babain e saj: Shpirti i tij e di çfarë heq!

    Orët e para të mëngjesit të sotëm, Livia ka hapur zemrën me një prej banoreve që i kemi parë të kenë një raport tepër të ngushtë me njëra-tjetrën. Ajo i ka treguar Rozana Radit për herë të parë marrëdhënien që ka me të atin.

    Livia është shprehur se prindërit e saj janë ndarë që kur ajo ishte 1-vjeçe dhe për herë të parë ajo ka mundur ta takonte të atin në moshën 6-vjeçare.

    Ndër të tjera ajo ka dhënë dhe “një mesazh” tepër të vyer që nëna e saj i ka thënë për të atin: “Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”.

    “ Janë ndarë kur unë isha 1-vjeçe. Unë nuk e kam parë babin. Ai ishte, në atë kohë, “më ndau gruaja, ik, s’dua me ta pa më bojën!.

    E takova kur isha 6-vjeçe, nuk e di se si i lidhi kontaktet mami im, sepse më thoshte “jam pro, ti duhet të njohësh babain tënd”, po unë 6-vjeçe, ai duhet të kishte vendosur për mua

    Ti nuk e imagjinon! Kur erdhi atëherë të merrte tek stacioni i trenit, dhe mami më tregon që atëherë jam mek, qaja, sepse nuk e njihja. Mua më dukej sikur po më lije me një njeri të huaj

    Mami më ka thënë gjithmonë: “Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”. Nuk e di… Deri kur të bëhem vet prind ndoshta s’do e di kurrë! Kam kureshtje ta takoj. Unë jam mikëpritëse. Unë nuk kam inat, nuk kam hatërmbetje, nuk kam asgjë. Kam vetëm kureshtje ta njoh.