Category: Showbiz

  • “Çfarë u premton, s’është më as e re”, Bleona Qereti s’i le gjë mangut Arjan Çanit: O vemje pabuks, ty s’të…

    “Çfarë u premton, s’është më as e re”, Bleona Qereti s’i le gjë mangut Arjan Çanit: O vemje pabuks, ty s’të…

    Këngëtarja Bleona Qereti i është kthyer ashpër moderatorit Arjan Çani, pasi ky i fundit e ofendoi gjatë një interviste televizive.

    Përballë Roland Qafokut, Ajran Çani deklaroi disa ditë më parë se “nuk e duronte dot” Bleonën kur e ftonte në emisionin e tij dhe se puthja me të kishte qenë teatër.

    Ai më tej shprehu habinë se si Bleona Qereti kishte arritur të ishte në inagurimin e Donald Trump, duke u shprehur “E zonja është si i bën miq këta, çfarë iu premton se kjo nuk është as goc e re që të thuash se këta çuditen pas kësaj. Kjo po bëhet 50 vjeç”.

    Përgjigja e Bleonës nuk ka vonuar. Ja mesazhi i këngëtares për Çanin:

    O Arian Çani përveçse je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe në emisionet e tua siç e ke pohuar vetë në të gjitha portalet, je një vemje pabukse që nuk të merr me asnjë televizion në punë. Jam e vetëdijshme se me këtë video po të bëj nder se do kapësh gazetat e portalet prapë, por në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese, ordinere si puna jote duhet t’u ulesh në nivelin e tyre që t’u flasësh me gjuhën që kuptojnë.

    Po të shpjegoj ty edhe ca vemjeve të tjera që rrinin pas dyerve këtej në Uashington për të kapur ndonjë foto dhe për ta shitur në Shqipëri për ndonjë lekë se cila është vlera ime meqë keni pyetur.

    Duhet të kuptosh një gjë. Unë kam bërë fushata aktive për presidentin Trump në 2014-ën, në 2016-ën, në 2020-ën dhe tani në 2024-ën. Kam regjistruar mijëra vetë në listat e votimit, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacione për zgjedhje, bëra dhe koncertin në Miçigan. Historia false, perceptimet false, që krijoni ju nuk janë realiteti im. Ti je kthyer dhe je bërë një vemje pabukse, njeri negativ që nxjerr veç vrer dhe gënjen non-stop nëpër emisione.

    Përveç të gjitha këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të ikë dhe të mbytet, ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frustruar seksualisht dhe vazhdon edhe e mat botën me metrin tënd. Nuk kupton që bota i ka mbaruar uritë seksuale qëkur kanë qenë 15-16 vjeç. Vetëm ty të ka ngecur ora. Këtu është ndryshimi midis meje edhe teje. Ik tani edhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë.

  • ‘Te dua shumë’, Gjesti e Egli e nisin ditën me puthje e përqafime

    ‘Te dua shumë’, Gjesti e Egli e nisin ditën me puthje e përqafime

    Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Disa prej banorëve mendojnë se ata madje kanë krijuar një lidhje dhe të tjerë i besojnë kur ata thonë se nuk ka më shumë se shoqëri mes tyre. E sot Egli dhe Gjesti e kanë nisur ditën me puthje e përqafime.Ka qenë Gjesti që i është afruar duke e përqafuar Elgin, e kjo e fundit ka ‘shpërthyer’ në puthje ndaj Gjestit. /ORAinfo/

    Ky është momenti i shpërthimit në puthje e përqafime mes Gjestit dhe Eglit…

  • Dolën kundër lidhjes me Jozin, flasin prindërit e banores së “BBVA 4”

    Dolën kundër lidhjes me Jozin, flasin prindërit e banores së “BBVA 4”

    Prindërit e Loredanës kanë dhënë mendimin e tyre mbi lidhjen e vajzës me Jozin, lidhje të cilën mesa duket janë kundër. Babai dhe nëna e banores së “BBVA” mendojnë se Jozi nuk është i duhuri për vajzën e tyre.

    Deklaratat e prindërve:

    Babai: Është në errësirë, nuk është në pozicionin e saj në Big Brother, ajo duhet ta paraqiste më të pastër figurën e saj. Ai nuk është i duhuri për Loredanën, e ardhmja e saj nuk është…

    Nëna: Nuk na pëlqen me atë që po shikojme. Një mashkull në radhë të parë duhet të respektojë femrën, pastaj vjen dashuria dhe të gjitha të tjerat

    Babai: Një mashkull duhet të jetë më xhentil, më i qetë, më i matur

    Nëna: Loredana po e shikon këtë karakter të Jozit qe nuk i pëlqen

    Babai: Një herë afrohet një herë largohet. Ajo ka ndjenja më pak. Më tepër një përdorim.

    Nëna: Ne do i hapim sytë, më pas ajo vendos

    Babai: Kur pashë Jozin dhe Loredanën qe po putheshin mu errësua vendi sepse nuk me pëlqen diçka e tillë, në televizion që të shoh vajzën time në ato kushte

    Nëna: Ishte pa emocion.

  • ‘Te dua shumë’, Gjesti e Egli e nisin ditën me puthje e përqafime (Video)

    ‘Te dua shumë’, Gjesti e Egli e nisin ditën me puthje e përqafime (Video)

    Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

    Disa prej banorëve mendojnë se ata madje kanë krijuar një lidhje dhe të tjerë i besojnë kur ata thonë se nuk ka më shumë se shoqëri mes tyre.

    E sot Egli dhe Gjesti e kanë nisur ditën me puthje e përqafime.

    Ka qenë Gjesti që i është afruar duke e përqafuar Elgin, e kjo e fundit ka ‘shpërthyer’ në puthje ndaj Gjestit.

    Ky është momenti i shpërthimit në puthje e përqafime mes Gjestit dhe Eglit…

  • Një e dielë me sfida për disa shenja, ja çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut

    Një e dielë me sfida për disa shenja, ja çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut

    Dashi

    E diela plot me lajme, si për dashurinë dhe për gjëra të tjera. Një ndjenjë e përsosur ju bashkon me partnerin. Por ata që janë vetëm nuk do të duhet të guxojnë shumë për të shmangur thashethemet.

    Demi

    Sot ju do të jeni nervoz, Hëna ju mban në fokus dhe thekson pikat më pak të këndshme të karakterit tuaj. Për fat të mirë, atmosfera festive lehtëson durimin tuaj! Beqarët do të jenë shumë interesantë dhe do të fitojnë shumë zemra.

    Binjakët

    Në historitë e konsoliduara lindin nevoja të reja. Ndoshta rutina i ka shkatërruar marrëdhëniet, kështu që bëni diçka për ta ringjallur atë. E dielë e bukur për beqarët, do të ketë situata të favorshme për të përmbushur dashurinë!

    Gaforrja

    Megjithëse disa çështje që nuk lidhen me jetën e martuar mund të shkaktojnë keqkuptime, tregohuni më pak të ngurtë dhe më të hapur. Beqarët do të jenë të interesuar në njohje të reja dhe do të duan të mësojnë më shumë rreth saj.

    Luani

    Mund të ketë kontrast nga pikëpamja sentimentale që mund të çojë në ndjenja kundërthënëse. Shmangni çdo gjë që mund t’ju dëmtojë. Nëse jeni vetëm, ju keni hijeshinë dhe aftësinë për të hyrë në harmoni të plotë me ata që janë përreth jush.

    Virgjëresha

    Filloni rimëkëmbjen që do t’ju lejojë të lini pas situata të komplikuara që keni përjetuar. Thirrni ndjeshmërinë tuaj për të kuptuar arsyet e të dashurit tuaj. Shumë beqarë do të duhet të përballen me veten dhe të sqarojnë mendimet e tyre.

    Peshorja

    Hëna hap rrugën për ju dhe lehtëson dialogun me të dashurit tuaj. Por mos insistoni gjithmonë në gjërat e gabuara! Nëse jeni vetëm, yjet shpallin një mbledhje fatale, e cila do të lëkundë zakonet dhe planet tuaja.

    Akrepi

    Një ditë lajmesh, udhëtime në horizont dhe shëtitje romantike me partnerin tënd. Marrëveshje të shkëlqyeshme edhe me miqtë dhe familjen. Zemrat e vetmuara janë të lira për të ndërmarrë një histori, por më mirë të presin për disa konfirmime.

    Shigjetari

    Lini më shumë autonomi veprimi dhe gjykimi për ata që doni dhe mos e kufizoni lirinë e tyre. Një qiell shumë pozitiv ndriçon ditën e sotme. Për beqarët, megjithatë, Hëna nuk do të jetë shumë e favorshme, por do të ketë ende një lajm të mirë.

    Bricjapi

    Përkundër melankolisë tuaj sot ju do të jeni në një gjendje shpirtërore të mirë dhe ju do të jetoni moment me gëzim dhe qetësi. Jupiteri është në favor të beqarëve, por nëse në njërën anë favorizon takime, në anën tjetër shpall stuhitë.

    Ujori

    Deri më tani ju keni treguar se ju e dini se si të menaxhoni më mirë një situatë sentimentale, por tani keni përshtypjen se jeni duke i detyruar gjërat. Për beqarët, ka një ditë plot surpriza, midis pushtimeve do të ketë dikush që me të vërtetë do të interesonte ty.

    Peshqit

    Ditë shumë e rëndësishme, do të ketë zgjedhje të rëndësishme nga këndvështrimi I dashurisë që ju do të duhet të merrni me racionalitet të madh. Beqarët sot mund të merren me një person jo-serioz që nuk flet sinqerisht.

  • Xheneta po futet në BBVA? Publikon pamje nga Tirana

    Xheneta po futet në BBVA? Publikon pamje nga Tirana

    Finalistja e dytë e BBVK3, Xheneta Fetahu ka mbërritur në Tiranë.

    Ajo ka udhëtuar menjëherë, duke bërë disa ndryshime në flokët e saj.

    Pas Gjestit po flitet se edhe Xheneta do të futet në BBVA, mirëpo kjo nuk dihet ende.

    Ndoshta kjo është arsyeja se pse ajo ka udhtuar menjëherë për në kryeqytetin shqiptar.

  • “Po gënjen”, debat i fortë edhe LIVE mes G Banit dhe Valbonës, banorja: Më ke përndjekur

    “Po gënjen”, debat i fortë edhe LIVE mes G Banit dhe Valbonës, banorja: Më ke përndjekur

    Një debat i fortë ka nisur dhe vazhduar ditët e fundit në shtëpi mes G Banit dhe Valbonës, teksa kjo e fundit e ka quajtur ‘përndjekjes’, ndërsa ai i ka thënë ‘legene’.

    G Bani u shpreh mbrëmjen e sotme në spektakël se nuk e ka përndjekur kurrë dhe as dhunuar, duke shtuar se ka kohë që nuk ka më ‘sy për të’.

    Ai e quajti gënjeshtare, ndërsa Valbona tha se është ndjerë e fyer dhe e përndjekur prej tij.

    G Bani: Më ka akuzuar si hajdut cigaresh, më ka thënë të pafe, përndjekjes dhe dhunues. Aty kam i kam thënë legenë, nuk them se kjo fjalë më nderon….
    Valbona: Je dhunuesi më i madh në këtë shtëpi. Më ke përndjekur. Para tre ditësh më ka thënë nëse vijnë të ri, ti mos i fol askujt. Në këtë shtëpi nuk më ka lënë të marr frymë. Më ka ofenduar në mënyrë indirekte.

    Ndërsa unë e kam lënë të qetë dhe i kam thënë do të të flas si shoqe, dhe ai prapë ka reaguar me të njëjtën sjellje. Të më vijë dhe të më kërcënojë fytyrë për fytyrë dhe të sajojë gjëra… më thotë mashtruese, legene.

    G Bani: Valbona një natë para se të më thoshte përndjekjes, ishte mbi supet e mija, dhe po luanim. Jam mirënjohës për të, por ajo nuk është më në sytë e mi.

    Unë nuk e përndjek dhe nuk e dhunoj Valbonën. Rasti kur i kam shtyrë dorën, e kam marrë zarfin e zi dhe jam penalizuar. Është mashtruese dhe rrence…

    Laerti: Nuk mendoj se Valbona ka një skenar. Unë e kam shprehur një pëlqim tashmë për të, nuk zihem dot me të.

  • “Ka puls”, Lori Hoxha me Gjestin? Trashëgimtarja e Top Channel bën “lëmsh” rrjetin me postimin e fundit

    “Ka puls”, Lori Hoxha me Gjestin? Trashëgimtarja e Top Channel bën “lëmsh” rrjetin me postimin e fundit

    Lori Hoxha ka bërë një postim që ka ngjallur kureshtje në rrjetet sociale. Trashëgimtarja e Top Channel ndau një foto me mbishkrimin:

    “Ka puls”, një shprehje që është bërë e njohur falë Gjestit, një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP.

    Ky postim ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një mbështetje të hapur ndaj tij, apo thjesht një rastësi.

    Kujtojmë se Gjesti ka fituar simpatinë e publikut që nga hyrja e tij në shtëpi, duke u bërë një prej emrave më të përfolur të këtij edicioni.

  • Gjesti i tha se nuk ndjen për të, Egli e nervozuar: Bën sikur po e përdh*noj, kam flutura në stomak…

    Gjesti i tha se nuk ndjen për të, Egli e nervozuar: Bën sikur po e përdh*noj, kam flutura në stomak…

    Egli dhe Gjesti ditët e fundit kanë pasur një përplasje mes njëri-tjetrit.

    Në spektaklin e sotëm ata kanë sqaruar situatën dhe arsyen se përse janë distancuar.

    Egli: Po flas për të sotmen. Nuk ka qenë fare e bukur shtëpia sot. Shtëpia ka qenë bosh për mua sot. Shumica e kësaj ndjenje vjen prej asaj që ndodhi me Gjestin. Konfirmimi i marrë për këtë marrëdhënie që të paktën mua më jep pak drejtim

    Gjesti: Jam pak më i tërhequr se Egli po mendon se unë po bëj lojë, arsyeja pse jam distancuar është që edhe pse jam keq emocionalisht dhe se nuk dua ta lëndoj. Kam fol dhe me Eglin dhe i kam thënë që çfarëdo që ke eja dhe ma thuaj në mënyrë të mirë, kështu që kur kemi qenë duke diskutuar që i kam thënë ‘zhduku’, unë i kam thënë dhe më parë që nuk e kam, dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer. Këta duan që unë të them që kam një grua jashtë…. dhe unë ua thashë!

    Egli: Po bën sikur unë e kam kapur dhe po e përdhunoj… Unë kam ndjerë flutura në stomak, emocion.

    Gjesti: E ndjejë atë vajzë, kam diçka për të, më rrihet me të, por nuk kam diçka më shumë. Nuk kam arrit deri te ajo fazë që të ndjej diçka për të.

  • “Rrë*byen nusen, si nisi sherri me th*ka në mes të dasmës”, Marjola Kaçani TRONDIT me historinë

    “Rrë*byen nusen, si nisi sherri me th*ka në mes të dasmës”, Marjola Kaçani TRONDIT me historinë

    Të ftuar në puntatën e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, nga Ester Bylyku, ishin Marjola dhe Jurgen Kacani, të cilët ndër të tjera ‘zbuluan’ një nga episodet më dramatike që kanë pasur gjatë një dasme.

    Pjesë nga intervista:

    Ester Bylyku: Cili është episodi më dramatik që mund të keni pasur gjatë një feste, dasme apo koncerti.

    Marjola Kacani: Ka qenë një dasëm që ndoshta ishte bërë ndoshta pa pëlqimin e familjes së gocës dhe djali ishte detyruar ta rrëmbente e të bënte dasëm. Aty kam pare se diçka ndodhi, nuk e mbaj mend konkretisht se nga kush erdhi sherri, por ka plas një sherr me grushta, me thika e piruna.

    Ester Bylyku: Edhe me thika?

    Jurgen Kacani: Po dasma ka thika

    Marjola Kacani: Përfundoi njerëz të brendshëm jo dhëndri apo nusja. Por kur dëgjova historinë, kjo dasëm është bërë pa vullnetin e njerëzve të nuses. Se kush ishte shkaktari nuk e…

    Ester Bylyku: Vazhdimësia ishte aty, në polici apo spital?

    Marjola Kacani: Ndodhi në local. Dasma u prish. Unë kisha punën time e vazhdova, nuk e di se çfarë ndodhi. Besoj se ka shkuar e në polici.

    Ester Bylyku: Nuk pati plagosje që të arrinte në spital?

    Marjola Kacani: Edhe gjak më pane sytë. Ishte momentale shumë e shpejt dhe thjesht kam ikur në ato moment.