Category: Showbiz

  • Gjesti i tha se nuk ndjen për të, Egli e nervozuar: Bën sikur po e përdh*noj, kam flutura në stomak…

    Gjesti i tha se nuk ndjen për të, Egli e nervozuar: Bën sikur po e përdh*noj, kam flutura në stomak…

    Egli dhe Gjesti ditët e fundit kanë pasur një përplasje mes njëri-tjetrit.

    Në spektaklin e sotëm ata kanë sqaruar situatën dhe arsyen se përse janë distancuar.

    Egli: Po flas për të sotmen. Nuk ka qenë fare e bukur shtëpia sot. Shtëpia ka qenë bosh për mua sot. Shumica e kësaj ndjenje vjen prej asaj që ndodhi me Gjestin. Konfirmimi i marrë për këtë marrëdhënie që të paktën mua më jep pak drejtim

    Gjesti: Jam pak më i tërhequr se Egli po mendon se unë po bëj lojë, arsyeja pse jam distancuar është që edhe pse jam keq emocionalisht dhe se nuk dua ta lëndoj. Kam fol dhe me Eglin dhe i kam thënë që çfarëdo që ke eja dhe ma thuaj në mënyrë të mirë, kështu që kur kemi qenë duke diskutuar që i kam thënë ‘zhduku’, unë i kam thënë dhe më parë që nuk e kam, dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer. Këta duan që unë të them që kam një grua jashtë…. dhe unë ua thashë!

    Egli: Po bën sikur unë e kam kapur dhe po e përdhunoj… Unë kam ndjerë flutura në stomak, emocion.

    Gjesti: E ndjejë atë vajzë, kam diçka për të, më rrihet me të, por nuk kam diçka më shumë. Nuk kam arrit deri te ajo fazë që të ndjej diçka për të.

  • “Rrë*byen nusen, si nisi sherri me th*ka në mes të dasmës”, Marjola Kaçani TRONDIT me historinë

    “Rrë*byen nusen, si nisi sherri me th*ka në mes të dasmës”, Marjola Kaçani TRONDIT me historinë

    Të ftuar në puntatën e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, nga Ester Bylyku, ishin Marjola dhe Jurgen Kacani, të cilët ndër të tjera ‘zbuluan’ një nga episodet më dramatike që kanë pasur gjatë një dasme.

    Pjesë nga intervista:

    Ester Bylyku: Cili është episodi më dramatik që mund të keni pasur gjatë një feste, dasme apo koncerti.

    Marjola Kacani: Ka qenë një dasëm që ndoshta ishte bërë ndoshta pa pëlqimin e familjes së gocës dhe djali ishte detyruar ta rrëmbente e të bënte dasëm. Aty kam pare se diçka ndodhi, nuk e mbaj mend konkretisht se nga kush erdhi sherri, por ka plas një sherr me grushta, me thika e piruna.

    Ester Bylyku: Edhe me thika?

    Jurgen Kacani: Po dasma ka thika

    Marjola Kacani: Përfundoi njerëz të brendshëm jo dhëndri apo nusja. Por kur dëgjova historinë, kjo dasëm është bërë pa vullnetin e njerëzve të nuses. Se kush ishte shkaktari nuk e…

    Ester Bylyku: Vazhdimësia ishte aty, në polici apo spital?

    Marjola Kacani: Ndodhi në local. Dasma u prish. Unë kisha punën time e vazhdova, nuk e di se çfarë ndodhi. Besoj se ka shkuar e në polici.

    Ester Bylyku: Nuk pati plagosje që të arrinte në spital?

    Marjola Kacani: Edhe gjak më pane sytë. Ishte momentale shumë e shpejt dhe thjesht kam ikur në ato moment.

  • “S’po ha bukën tënde o shtrigë! Turp”- Vijon debati për ushqimin mes Klajdit dhe Rozanës, banorja: S’e kam për detyrë të të shërbej (Video)

    “S’po ha bukën tënde o shtrigë! Turp”- Vijon debati për ushqimin mes Klajdit dhe Rozanës, banorja: S’e kam për detyrë të të shërbej (Video)

    Klajdi dhe Rozana kanë pasur një debat të fortë, i cili ka nisur për ushqimin.

    Mbrëmjen e sotme në spektakël të dy ata kanë treguar versionin e tyre dhe se përse kanë debatuar.

    Pjesë nga diskutimi:

    Klajdi: Mashtuese, ordinere, dhe durimi ka kufij. Artiste e dobët, aktore e dobët, kjo është e vërteta. S’po ha bukën tënde o shtrigë, po ha bukën e sponsorave, turp të vijë. Ha se me hahet bukë, dhe më fal që më hahet bukë. Kur kam ngrenë dhe nuk kam folur, ju kam studiuar. Sjellje e shëmtuar! Aspak artiste. Aspak njerëzore. Ashtu si ka fituar në festivale duke gënjyer kolegët e saj. Mos më trego bukën tani.

    Rozana: Unë në këtë shtëpi nuk kam ardhur për Klajdin , as t’i shërbej sepse nuk jam familjare e tij. Kur gatuaj, nuk duhet të shkojë të pyes çdo banorët. Nuk më intereson a viktimizohet Klajdi për bukën, se buka është e të gjithëve. Në një muaj e kam parë o duke ngrenë, o duke pirë cigare. Priti një muaj për të më studiuar mua. Çfarë kupton Klajdi me fjalën ordinere? Pse unë jam ordinere?

    Klajdi: Mënyra që mu solle ishte turpshme.

    Rozana: Ka vënë në fjalë artistë që nuk a guxim të mi thotë emrat. Mua më është ngritur një publik i tërë në këmbë, nëse e bën dhe t’i merre! Mua më janë mbyllur shumë dyer, por jam ngritur sërish.

    Klajdi: I ke shqyer ato dyer.

    Rozana: Kur t’i bësh ti këto që kam bërë mua, atëherë eja dhe më gjyko.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Xheneta ndodhet në Tiranë, do të futet sonte në Big Brother Albania? (Foto)

    Xheneta ndodhet në Tiranë, do të futet sonte në Big Brother Albania? (Foto)

    Xheneta Fetahu mbrëmë u rendit e dyta në finalen e madhe të ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe ishte pranë fitores, ku çmimin e madh e mori Driloni.

    Por ajo që prej kohësh po përflitet, duket se është konfirmuar nga Xheneta.

    Ajo sonte mund të jetë pjesë e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 4”, aty ku është edhe Gjesti, me të cilin kishte një lidhje të fortë.

    Është vetë Xheneta që ka postuar një video në Instastory, ku lokacionion e ka bërë Tiranë.

    Do të jetë një pikë shumë e fortë nëse ajo do të futet sonte në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”.

  • Dalin votat e sondazhit/ Ja kë votuan Shqiptarët për të larguar sonte nga BBV4

    Dalin votat e sondazhit/ Ja kë votuan Shqiptarët për të larguar sonte nga BBV4

    Ne faqen zyrtare BBV ka njoftuar se ne episondin e sotem do te kete hyrje te reja dhe shume te papritura.

    Por si cdo jave edhe kete here ka nominime ku te nominuar jane 5 banore: Gerta, Jozi , Bernardi, Klajdi dhe Gerti.

    Kush duhet te largohet te Shtunen nga BBV4?

    Votat ishin keto:

    Gerta 4%

    Jozi 78%

    Bernardi 9%

    Klajdi 5%

    Gerti 4%

    Pra sic shikohet publiku i rrjeteve sociale do te largoje nga shtepia Jozin.

    SHENIM: Keto vota nuk ndikojne ne largimin e banoreve nga BBV4 por jane veteme per te shikuar mendimin e publikut te rrjeteve sociale, ndikim te drejteperdrejte kane vetem votat me mesazhe telefonike.

  • Valbona eskalon me gjuhë rruge ndaj Gertës: O superleckë, shko rregullohu me motrën (Video)

    Valbona eskalon me gjuhë rruge ndaj Gertës: O superleckë, shko rregullohu me motrën (Video)

    Tensionet mes Valbonës dhe Gertës kanë arritur kulmin me një debat të ashpër në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”.

    Teksa po bëhen gati për Prime, Valbona lëshoi një koment ofendues ndaj Gertës, duke përfshirë edhe një referencë për motrën e saj, Oltën.

    Valbona iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet motra, imagjino”. Gerta reagoi menjëherë, duke mbrojtur motrën e saj me vendosmëri: “Motra ime është yll.

    Motrën e kam zemër, e kam shpirt. Harroje se më prek te motra, sepse atë e kam një të vetme. Gjithë ditën fol po deshe”.

    Kjo përplasje e fortë ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, ndërsa dinamika mes Valbonës dhe Gertës po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

  • Gjesti xhelozon për Eglin? Çfarë ndodhi mes tij dhe instruktorit të palestrës

    Gjesti xhelozon për Eglin? Çfarë ndodhi mes tij dhe instruktorit të palestrës

    Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar në një fazë të tensionuar pas një diskutimi të gjatë mes tyre, që ka ndodhur natën e kaluar.

    Sipas bisedave të tyre, duket se Egli ka vendosur të ndërpresë miqësinë me Gjestin, pas një deklarate të këtij të fundit, ku ai pranoi se ende mendonte për ish-partneren e tij, Xhenetën, si dhe shumë momente intime mes tyre, të iniciuara nga vetë ai kanë qenë aktrim.

    Gjatë ditës së sotme, dy instruktorë të rinj të palestrës, një djalë i huaj dhe një vajzë shqiptare, kanë bërë prezantimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Kur ata kanë hyrë, Gjesti ka reaguar në një mënyrë të papritur, duke i kërkuar instruktorit të mos e prekë Eglin, duke thënë:

    “Atë vajzën… mos e prek”.

    Ky gjest është interpretuar si një shenjë xhelozie dhe mund të ketë qenë një tentativë e Gjestit për të riparuar marrëdhënien e tij të prishur me këngëtaren, apo thjesht një shaka.

    Në një moment tjetër, Gjesti i shprehu Eglit dhe të tjerëve që nuk ka asnjë pëlqim romantik për Eglin, një deklaratë që ka shqetësuar Eglin, pasi nuk ishte e nevojshme sipas saj që t’i jepej kaq shumë zë një situate të tillë që largohet për 2 ditë. Duke i thënë Gjestit se nuk po vuante për këtë situatë e do të ishte mirë shumë shpejt.

    Reagimi i saj ishte i shpejtë dhe vendimtar, duke i dhënë fund çdo marrëdhënieje të mundshme me Gjestin pas këtij momenti dhe gjatë ditës së sotme kanë qenë larg njër

  • Nuk pritej! Ky është reagimi i papritur i Xhenetës në lidhje me Gjestin pasi mësoi që ai është në BBVA (Foto)

    Nuk pritej! Ky është reagimi i papritur i Xhenetës në lidhje me Gjestin pasi mësoi që ai është në BBVA (Foto)

    Big Borther Kosova ka mbyllyr mbrëmë siparin në një natë të paharrueshme.

    Xheneta Fetau u rendit e dyta në një përballje kokë më kokë me Drilonin, ku ky i fundit rrëmbeu çmimin e parë.

    Ajo që të gjithë po prisnin ishte reagimi i Xhenetes kur të përballej me të vërtetën e Gjestit.

    Ajo që pas daljes nga ky reality show ka shtuar në listën e ndjekësve edhe këngëtarin.

    Edhe pse Gjesti aktualisht është në ‘BBV-Albania’, por nga ana e menaxhmentit të rrjeteve sociale nuk u bë një veprim i njëjtë ndaj Xhenetës.

    Nga ky veprim Xheneta ka lënë të kuptoj se nuk ka hatër mbetje ndaj këngëtarit.

  • Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet edhe Xheneta sonte në BBV4? Ja çfarë flitet (Video)

    Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet edhe Xheneta sonte në BBV4? Ja çfarë flitet (Video)

    Videoja e fundit në Instagram, që ka krijuar shumë bujë në rrjete sociale, lë të kuptohet se spektakli i sotëm do të jetë plot surpriza dhe momente të paharrueshme.

    Ndër të tjera, fansat po diskutojnë mbi një pyetje që ka ndezur kureshtjen:

    A do të bëhet Xheneta pjesë e BBVA pas daljes së saj nga BBVK?

    Komentet dhe diskutimet e shumta në rrjete sociale tregojnë që audienca është duke pritur me padurim një përgjigje për këtë çështje.

    Surprizat sic duket sapo kanë filluar!

  • Xheneta reagon për herë të parë për Gjestin, pas finales së BBVK!

    Xheneta reagon për herë të parë për Gjestin, pas finales së BBVK!

    Mbrëmë përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, teksa menjëherë sot ka ardhur një reagim nga finalistja, Xheneta.

    Xheneta ka reaguar karshi Gjestit, duke e pëlqyer një video në mediat sociale, ku ai flet për statusin e tij.

    Gjatë bisedës, Rozana e pyet Gjestin nëse ka lënë jashtë ndonjë marrëdhënie të hapur.

    Gjesti e ka mohuar kategorikisht të ketë dikë jashtë – “Jo zemër s’e kam askënd, mos e përmend më këtë”.

    E Xheneta duket se është pajtuar me përgjigjen e tij, ndonëse përgjatë izolimit në BBVK dyshja shijuan një romancë që nuk zgjati shumë./prive