Pas një periudhe emocionuese dhe plotë ngjarje, Drilon Rama është shpallur fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka arritur të fitojë zemrat e publikut me personalitetin e tij, shkathtësinë në komunikim dhe strategjinë e tij të mençur gjatë lojës. Driloni ka treguar që ka pasur fuqinë të mbajë ekuilibrin në mes të tensioneve dhe konkurrencës së fortë, duke arritur të kalojë çdo pengesë që i është shtruar.
Tashmë, ai mund të shijojë suksesin e tij dhe të shohë se çfarë do të sjellë e ardhmja pas këtij triumfi të madh!
Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti.
Të ftuar në puntatën e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, nga Ester Bylyku, ishin Marjola dhe Jurgen Kacani, të cilët ndër të tjera ‘zbuluan’ një nga episodet më dramatike që kanë pasur gjatë një dasme.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Cili është episodi më dramatik që mund të keni pasur gjatë një feste, dasme apo koncerti.
Marjola Kacani: Ka qenë një dasëm që ndoshta ishte bërë ndoshta pa pëlqimin e familjes së gocës dhe djali ishte detyruar ta rrëmbente e të bënte dasëm. Aty kam pare se diçka ndodhi, nuk e mbaj mend konkretisht se nga kush erdhi sherri, por ka plas një sherr me grushta, me thika e piruna.
Ester Bylyku: Edhe me thika?
Jurgen Kacani: Po dasma ka thika
Marjola Kacani: Përfundoi njerëz të brendshëm jo dhëndri apo nusja. Por kur dëgjova historinë, kjo dasëm është bërë pa vullnetin e njerëzve të nuses. Se kush ishte shkaktari nuk e…
Ester Bylyku: Vazhdimësia ishte aty, në polici apo spital?
Marjola Kacani: Ndodhi në local. Dasma u prish. Unë kisha punën time e vazhdova, nuk e di se çfarë ndodhi. Besoj se ka shkuar e në polici.
Ester Bylyku: Nuk pati plagosje që të arrinte në spital?
Marjola Kacani: Edhe gjak më pane sytë. Ishte momentale shumë e shpejt dhe thjesht kam ikur në ato moment.
Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania.
Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për Vip Magazine.
Krisa është një emër i njohur për publikun shqiptar dhe këtë herë do të bëjë hapin e madh duke u bashkuar me “Big Brother”, duke sjellë një dimension të ri në dinamiken e shtëpisë.
Ky është jo i pari rast që një moderator i RTSH-së kalon në këtë format.
Edhe Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli janë figura të tjera të njohura që janë bërë pjesë e këtij edicioni të “Big Brother”.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ka qenë e mbushur me debate ditën e sotme. Danja, e cila duket mjaft e qetë, sot ka patur një përplasje me Jozin.
Banorja i ka thënë këngëtarit që ‘kot rri në këtë shtëpi pasi vetëm ofendon’. Sipas saj, Jozi nuk ka tru e madje as Loredana me të cilën ka krijuar një lidhje.
Madje mbrëmjen e djeshme, Jozi dhe Loredana janë puthur në buzë.
Ndërkohë gjatë debatit, Danja i është drejtuar Jozit duke i thënë “mos m’i hidh sytë” dhe banori e ofendon: “Ik moj idiote”.
Pjesë nga debati:
Danja: Ti rri kot në këtë shtëpi vetëm ofendon, s’ke tru, as ti as ajo që ke në krah, si rri ajo me ty
Jozi: Nuk merrem me ty unë, i ke dhënë provat për këtu
Danja largohet dhe ndërkohë i thotë: Shko e mos m’i hidh më sytë
Rozana Radi ka ngjallur diskutime pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj.
Aktoren Olta Gixhari. Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues:
“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh.
‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi. Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga ana e Oltës.
Reagimi qe pritej nga Olta Gixhari erdhi pa pritur shume gjate.
Në një insta story, Olta Gixhari ka sqaruar njëherë e mirë që ka një marrëdhënie shumë të mirë me Gerten.
Brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, edhe këte vit miu ka qenë ‘banor’ i paftuar.
Teksa ishin duke diskutuar jashtë, në oborr, banorët u habitën me atë që panë. Ishte Loredana ajo e cila e pa e para e më pas u tregoi edhe të tjerëve.
Pasi banorët bërtitën “Miu, miu”, produksioni hoqi kamerat nga oborri për t’i kaluar te dhoma e gjumit.
Por ky moment u kap nga ndjekësit dhe u shpërnda masivisht në “TikTok”.
Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes G-Banit dhe Valbonës. Kjo e fundit ka nisur që të kritikojë banorët që dalin nëpër shtëpi me bokse.
“Nuk dua t’i shoh me brekë. Del robi një herë, jo çdo ditë”, dëgjohet Valbona teksa bërtet dhe më pas shton: “Nuk ke ku me çuar sytë, ka pasqyra edhe mos me pa drejt”.
Gerti që rrinte te shkallët e pishinës i drejtohet G-Banit: “Po flasin për brekët tona, që rrimë me brekë nëpër shtëpi. Pse rri me brekë nëpër shtëpi?”.
“Pse dal me brekë nëpër shtëpi? Se ma do shpirti. Kujt nuk i pëlqejnë brekët tona, të dalë, të iki”, ia pret G-Bani.
Pjesë nga debati:
G-Bani: Ku e ka problemin se dalim me brekë? Si nuk të vjen turp
Valbona: Ti nuk e njeh turpin
G-Bani: Ku e ka problemin se dalim me brekë? Si nuk të vjen turp
Valbona: Ti nuk e njeh turpin
G-Bani: Nuk të pyes
Valbona: Mos më dil më me brekë
G-Bani: Nuk të pyes, me ik te dera e Vodafone
Valbona: Edhe ti do ikësh, kur do ikësh?
G-Bani: Do iki kur të fik dritat
Valbona: Edhe mbrëmë e më the më përqafo se do ikësh, ik zotëri i dashur
G-Bani: Do iki kur të fik dritat
Valbona: Ty të janë fikur dritat e llambat ka kohë o zotëri
G-Bani: Shih kush flet skenaristja
Valbona: Ti ke ardhë duke u bërë pjesë e treshes
G-Bani: Ti je me atë
Valbona: Të kam thënë që ditën e parë largohu nga unë
G-Bani: Rren, më ka thënë të kam lënën seen, nuk të kam bërë bllok. Ik, shporru
Valbona: Ky je ti, ndaj nuk kam pasur kurrë dëshirë të të kem afër dhe të kam thënë largohu
“Big Brother” është një nga formatet më të njohura televizive në botë, por pak e dinë që koncepti i tij buron nga një libër i famshëm. Ideja e kamerave që ndjekin çdo lëvizje të një grupi njerëzish në një hapësirë të mbyllur nuk është produkt i thjeshtë i imagjinatës televizive, por ka rrënjë në një klasik të letërsisë botërore.
Në vitin 1949, shkrimtari anglez George Orwell publikoi romanin distopik “1984”, një histori tronditëse mbi kontrollin totalitar dhe humbjen e privatësisë. Në libër, termi “Big Brother” i referohet një figure të fuqishme që përfaqëson një regjim të gjithanshëm të survejimit.
Slogani i famshëm “Big Brother is watching you” simbolizon një shoqëri ku çdo hap i qytetarëve monitorohet dhe kontrollohet nga kamerat dhe autoritetet.
1984 – George Orwell
Ky koncept ndikoi më vonë krijuesin hollandez John de Mol, i cili e zhvilloi idenë në një format televiziv unik. Në vitin 1999, “Big Brother” debutoi në Holandë dhe revolucionarizoi realitetin televiziv duke sjellë njerëz të zakonshëm në qendër të vëmendjes së kamerave, të ndjekur nga miliona shikues në kohë reale.
Në librin “1984”, kamerat dhe ekranet janë mjeti kryesor për të mbajtur nën kontroll qytetarët. Po ashtu, në reality show-n “Big Brother”, banorët jetojnë në një shtëpi të mbushur me kamera, duke iu nënshtruar një forme moderne të survejimit, por këtë herë për qëllime argëtimi.
Dallimi kryesor është që në roman survejimi është i frikshëm dhe i detyrueshëm, ndërsa në formatin televiziv, banorët hyjnë me dëshirë dhe garojnë për çmime të mëdha monetare.
Formati i “Big Brother-it” u bë një sensacion global sepse shfrytëzoi kuriozitetin njerëzor për të parë jetën e të tjerëve. Ai krijoi një lidhje të drejtpërdrejtë mes shikuesve dhe banorëve, duke i lejuar audiencës të bëhej pjesë e spektaklit përmes votimeve dhe komenteve.
Megjithatë, shumë kritikë kanë ngritur pyetje mbi ndikimin e këtij formati në privatësinë dhe etikën, duke argumentuar se ai normalizon konceptin e survejimit masiv.
Edhe pse “Big Brother” i televizionit ka një natyrë argëtuese, lidhja e tij me librin “1984” na kujton se konceptet e fuqishme të letërsisë mund të gjejnë mënyra të reja për t’u shfaqur në kulturën moderne. George Orwell nuk mund ta kishte parashikuar se termi i tij do të shndërrohej në një fenomen global televiziv, por mesazhi i tij mbi privatësinë dhe lirinë mbetet po aq aktual sot.
Nga faqet e një libri distopik tek ekranet tona, “Big Brother” mbetet një simbol i fuqishëm i ndryshimeve teknologjike dhe sociale. Kjo lidhje mes letërsisë dhe televizionit tregon se si idetë e mëdha mund të transformohen dhe të ndikojnë në breza të tërë.
Nëse nuk e keni lexuar ende “1984”, ndoshta është koha e duhur për ta shtuar në listën tuaj të leximit!