Category: Showbiz

  • “Është diçka shumë…”/ Gjesti hap zemrën me Loredanën: Kur më shikon, po ma dridh…

    “Është diçka shumë…”/ Gjesti hap zemrën me Loredanën: Kur më shikon, po ma dridh…

    Edhe pse jemi mësuar gjithmonë t’i shikojmë duke debatuar me njëri-tjetrin, së fundmi Gjesti ka hapur zemrën me Loredanën në dhomën e grimit, ku në fakt të dy kanë shpalosur mendime personale dhe ndjenja të thella. Gjatë bisedës, Loredana pyeti Gjestin nëse ishte duke rënë në dashuri, dhe përgjigjja e tij e papritur shkaktoi mjaft habi. Pavarësisht se ka thënë herë pas here se nuk ka ndjenja të forta për dikë, Gjesti shprehu se një shikim i veçantë po e trondit, duke thënë: “Kur më shikon, po ma dridh… Pasha Zotin, ka një shikim vdekjeprurës.”

    Loredana, e kuriozuar, vazhdoi me pyetje të tjera, duke e pyetur nëse ka pasur ndjenja të thella për dikë më parë dhe nëse ato ndjenja ishin rikthyer ndonjëherë. Gjesti e pranoi se ka përjetuar dashuri të vërteta, por kur u pyet për ndjenjat e tij të mëparshme, ai u shpreh me një përgjigje misterioze: “Është diçka shumë interesante… por nuk do të flas më shumë për të.”

    Për më tepër, Loredana ndau ndjenjat e saj, duke zbuluar se kohët e fundit nuk kishte përjetuar emocionet dhe ndjenjat që ajo i kishte ndjerë për Jozi-n, një ndjesi që duket se ka lënë një ndikim të thellë tek ajo. Biseda, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, na ofron një vështrim të thellë në jetën private të të dy artistëve dhe flet për fuqinë e dashurisë dhe ndjenjave në botën e showbiz-it.

  • “U bë nami i zi “/ Livia ‘rrëfehet’ për lidhjen me Mevlanin: Ai më tradhtoi

    “U bë nami i zi “/ Livia ‘rrëfehet’ për lidhjen me Mevlanin: Ai më tradhtoi

    Konkurrentja e “Big Brother VIP 4”, Livia, ka zbuluar detaje të reja mbi lidhjen e saj me ish-partnerin, Mevlanin, e cila ka nisur në programin “Për’puthen”. Në një bisedë me Valbonën, Livia rrëfeu momentet e vështira dhe trishtimin që përjetoi pas zbulimit të tradhtisë nga ana e Mevlanit.

    Ajo tregoi se gjatë një vizite në studion e reality show-t ku merrte pjesë Mevlani, ajo e kuptoi që ai ishte lidhur me dikë tjetër, dhe gjithçka që kishte ndodhur deri atëherë, ishte një mashtrim. Livia e shprehu hapur zhgënjimin e saj, duke theksuar se kjo ishte një situatë që e ka shkatërruar, pasi ajo nuk kishte pasur asnjë dijeni për lidhjen e tij të re.

    Pjesë nga biseda:

    Valbona: Ti mendon se gjatë shkëputjes suaj ka nisur historia e tij?

    Livia: Unë i di gjërat. Pasi pata këtë njohje, e kemi diskutuar nami i zi, dola tradhtare. Personi në fjalë më ka sharë, ndërkohë që nuk ishim bashkë.

    Valbona: Ti mendon që historia nga ana tjetër ka nisur në momentin që ka nisur historia jote?

    Livia: Më vonë. Di shumë gjëra por nuk mund t’i prek

    Valbona: Ke pasur kontakt me të kur uy bë pjesë e reality shoë

    Livia: Kemi pasur një muaj zënka ekstreme, ndërkohë në gusht kemi bërë plane bashkë. Më kishte ardhur dhe mua ftesa për këtu ndërkohë por nuk e kisha disktutuar me të. Ai nuk e ka pasur qëjf dhe nuk doja ta shqetësoja fillimisht.

    Valbona: Dole dhe reagove, shprehe diçka publikisht. A të erdhi pak keq që ta bëjë atë lëvizje publikisht

    Livia: Po të kthehesha pas nuk do e bëja, por kam reaguar ashtu se isha në studio. U ula aty, filloja duke qarë mami mami, kur doli ‘ja a e dashura’. Jam nisur për Tiranë direkt, kam qenë në makinë duke u dridhur. Më kanë ardhur shumë telefonata, isha e bllokuar, u lëndova. Unë duke pritur,

    Valbona: Shumë njerëz të kanë paragjykuar

    Livia: Jam shumë vajzë e thjeshtë, e hatroj që diçka që shkruaj në rrjete sociale mund të shkaktonte atë. Të isha në shtëpi do ishte ndryshe, por isha në studio ku ishte edhe tjetra.

    Valbona: Si ndihesh sot pasi kanë kaluar shumë kohë. Unë ndjej që asnjë ndjenjë nuk ka vdekur

    Livia: Me dasht të bëj garipen…do thoja. Është një person që në jetën time… kam pasur mundësi të komunikoj. Ja njoh shpirtin kam gjërat e qarta dhe pendohem

    Livia: Kemi pasur kontakte sepse gjërat duheshin sqaruar.

  • Nga pushimet me fëmijët, kujdestaria dhe detyrimet financiare, çfarë vendosi Gjykata për divorcin Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

    Nga pushimet me fëmijët, kujdestaria dhe detyrimet financiare, çfarë vendosi Gjykata për divorcin Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

    Divorci i çiftit Bes Kallaku dhr Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

    Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

    “I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

    Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre.

    Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

    Nga pushimet me fëmijët, kujdestaria dhe detyrimet financiare,

    “I padituri Besart Kallaku, ka te drejte të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallekku, fundjavat e para dhe të treta ta çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e djelë or 18:00 dhe java e dyte dhe të katërt to çdo muaji ditën e mërkure dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00.

    I padituri Besart Kellaku, ka të drejtë te marre dhe te takoje fëmijen e tij te mitur Amen Kallaku, ë shtunën e pare dhe te trete të çdo muaji, nga ora 10:00 deri në oren 18:00, javën e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e premte, nga ora 10:00

    I padituri Besart Kallaku, ka te drejtë te marre fëmijët e tij te mitur, për pushime verore nga data 1 deri në datën 15 gushi ne vitet çift dhe nga data 16 deri ne 31 gusht ne vitet tek, si dhe për pushime dimërore, nga data 23 deri ne datën 30 dhjetor ne vite tek dhe nga data 31 dhjetor deri në datën 6 janar në vitet çift”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

  • Jozi shan rëndë Gjestin: Komplet familjen atij…

    Jozi shan rëndë Gjestin: Komplet familjen atij…

    Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka arritur nivele të reja tensioni pas një përplasjeje të fortë mes Jozi dhe Gjestit.

    Në një moment të tensionuar, Jozi ka shpërthyer me një fjalor të ashpër ndaj Gjestit, duke përdorur fjalët: “E di kabilja çka është, komplet kabiljen atij,” një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta nga shikuesit dhe ka shtuar më tej atmosferën e nxehtë mes banorëve.

    Gjesti, që shpesh është bërë objekt i kritikave dhe ofendimeve, duket se po përballet me një presion të madh emocional, i cili ka sjellë edhe përplasje të tjera. Më herët, ai ishte shënjestruar nga Xumi, i cili e ofendoi rëndë duke përdorur sharje personale, duke përfshirë fjalë të papranueshme për familjen e tij.

    Këto momente dramatike kanë shkaktuar debate të forta mes fansave të spektaklit, që janë të ndarë në mbështetje dhe kritikë ndaj banorëve. Disa shikues e konsiderojnë sjelljen e banorëve si të papranueshme, duke ngritur pyetje mbi etikën e spektaklit dhe ndikimin që kjo mund të ketë në audiencën e tij.

  • “Do marrim masa!” Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare: Nëse ndodh sërish… (Video)

    “Do marrim masa!” Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare: Nëse ndodh sërish… (Video)

    Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik.

    Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë, në krahasim me ditën kur është paraqitur.

    Por ai ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më.

    “Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se është në momentin e saj më të mirë dhe çdo gjë do të jetë më mirë kur të lerë spital, por në krahasim me ditën e parë kur u paraqit në spital ajo është shumë më mirë.

    Për arsye që janë të kuptueshme, unë nuk kam ndarë me ju vendndodhjen e saj sepse familja ka zgjedhur që kjo është konfidenciale. Ajo më tha se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar… më tha se ishin shumë pozitive dhe kishin dëshirë për ta ndihmuar, por kur fola me familjarët e saj të ngushtë ata nuk i aprovojnë këto vizita, për të ruajtur privatësinë e saj.

    U bëj thirrje dy zonjave që të mos e takojnë më, dhe nga tani vizitat do të kontrollohen nga familjarët sepse është një shkelje e privatësisë së pacientit. E përsëris që Parashqevia më tha se takimi ishte dashamirës, por familjarët nuk i pranojnë. Nëse doni ta takoni duhet të kërkoni leje nga familjarët, djalit të saj, vëllait, nipit dhe mbesës. Në rast të kundërt do të marrim masa, dhe nuk do doja të kishim përplasje ligjore. Nuk do doja të isha në mes të kësaj situate, janë familjarët që vendosin dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Këto janë çështje me shumë zarar dhe mund t’ju kushtojnë shumë.

    Ta mbyllim me diçka pozitive, Parashqevia po bëhet mirë dhe kam besim që për pak javë mund t’i kthehet jetës në shtëpi dhe gradualisht të rehabilitohet. Gradualisht aty do më lindë dhe mua puna që bashkë me të të bëjmë një art të jashtëzakonshëm bashkë”, u shpreh ai./Top Channel

  • “Mund të largohesh sa herë të duash …”- Egli- Gjestit: Nuk je më … (Video)

    “Mund të largohesh sa herë të duash …”- Egli- Gjestit: Nuk je më … (Video)

    Një ndër dyshet më të preferuara nga publiku janë Gjesti dhe Egli.

    Ditën e sotme ata e kanë kaluar më së shumti në praninë e njëri tjetrit.

    Shpesh janë përqafuar por pak momente më parë Egli e ka pyetur se pse nuk e puth në ball.

    Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kunder apo pro lidhjes? Familjarët e Eglit dergojnë “mesazhin” e papritur për Gjestin

    Kunder apo pro lidhjes? Familjarët e Eglit dergojnë “mesazhin” e papritur për Gjestin

    Familjarët e Eglit kanë për ti thënë dy fjalë Gjestit dhe këtë e bëjnë me postime në instastory.

    Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjestin

    Ata kanë publikuar disa pamje teksa duket Egli dhe Gjesti duke biseduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

    Në formë shakaje ata kanë bërë të dituar se janë në përkrahje të vajzës së tyre dhe vendimet që ajo merr.

  • Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht ‘single’: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares për fëmijët!

    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht ‘single’: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares për fëmijët!

    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.

    Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

    Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

    Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.

    Kujtojmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

    Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

  • Në minutat e para si lidere, shpërthen debati mes Danjës dhe Gjestit!

    Në minutat e para si lidere, shpërthen debati mes Danjës dhe Gjestit!

    Pak minuta më parë, banorët e “Big Brother” zgjodhen liderin e ri për këtë javë, dhe ajo është bukuroshja, Danja.

    Sfida e saj e parë si lider ishte e menaxhimi i buxhetit, pasi disa banorë kishin sabotuar provën e javës, duke shkaktuar që ata të fitonin një shumë të vogël parash nga Vëllai i Madh për ushqimet e javës.

    Për këtë arsye, banorët vendosën që të porosisnin vetëm cigare me shumën e fituar.

    Në një vendim të papritur, Danja vendosi që ata që kishin sabotuar provën e buxhetit nuk do të merrnin cigare si një formë dënimi, po nëse kërkonin ndjesë mund të përfitonin cigaret.

    Ky veprim shkaktoi pakënaqësi tek Gjesti, i cili shprehu shqetësimin e tij, duke theksuar se buxheti ishte dhënë nga Vëllai i Madh dhe se nuk ishte e drejtë që Danja të merrte një vendim të tillë pas nuk i lejohet.

    Ai paralajmëroi se nëse ky vendim nuk rishikohej, do të shkaktonte kaos në shtëpi./Top Channel

  • “Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë ‘tradhtisë’ se Mevlanit: Jam penduar…

    “Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë ‘tradhtisë’ se Mevlanit: Jam penduar…

    Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”.

    Në një bisedë të zhvilluar me Valbonën, Livia rrëfeu më shumë për lidhjen e cila mori rrjedhë tjetër kur kjo e fundit, e akuzoi Mevlanin se ai e tradhtoi.

    Ajo tregoi se ishte në studion e reality show-t ku mori pjesë Mevlani, ku kuptoi se ai ishte lidhur me dikë tjetër dhe ajo nuk ishte në dijeni.

    Pjesë nga biseda:

    Valbona: Ti mendon se gjatë shkëputjes suaj ka nisur historia e tij?

    Livia: Unë i di gjërat. Pasi pata këtë njohje, e kemi diskutuar nami i zi, dola tradhtare. Personi në fjalë më ka sharë, ndërkohë që nuk ishim bashkë.

    Valbona: Ti mendon që historia nga ana tjetër ka nisur në momentin që ka nisur historia jote?

    Livia: Më vonë. Di shumë gjëra por nuk mund t’i prek

    Valbona: Ke pasur kontakt me të kur uy bë pjesë e reality shoë

    Livia: Kemi pasur një muaj zënka ekstreme, ndërkohë në gusht kemi bërë plane bashkë. Më kishte ardhur dhe mua ftesa për këtu ndërkohë por nuk e kisha disktutuar me të. Ai nuk e ka pasur qëjf dhe nuk doja ta shqetësoja fillimisht.

    Valbona: Dole dhe reagove, shprehe diçka publikisht. A të erdhi pak keq që ta bëjë atë lëvizje publikisht

    Livia: Po të kthehesha pas nuk do e bëja, por kam reaguar ashtu se isha në studio. U ula aty, filloja duke qarë mami mami, kur doli ‘ja a e dashura’. Jam nisur për Tiranë direkt, kam qenë në makinë duke u dridhur. Më kanë ardhur shumë telefonata, isha e bllokuar, u lëndova. Unë duke pritur,

    Valbona: Shumë njerëz të kanë paragjykuar

    Livia: Jam shumë vajzë e thjeshtë, e hatroj që diçka që shkruaj në rrjete sociale mund të shkaktonte atë. Të isha në shtëpi do ishte ndryshe, por isha në studio ku ishte edhe tjetra.

    Valbona: Si ndihesh sot pasi kanë kaluar shumë kohë. Unë ndjej që asnjë ndjenjë nuk ka vdekur

    Livia: Me dasht të bëj garipen…do thoja. Është një person që në jetën time… kam pasur mundësi të komunikoj. Ja njoh shpirtin kam gjërat e qarta dhe pendohem

    Valbona: A ke ruajtur kontakte

    Livia: Kemi pasur kontakte sepse gjërat duheshin sqaruar