Category: Showbiz

  • Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me VIDEON virale: Ka qenë në …

    Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me VIDEON virale: Ka qenë në …

    Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjete sociale një video ku shfaqet Xumi teksa përdor fjalor fyes. Komentuesit ishin të bindur se ato fjalë ishin për Gjestin.

    Këtë e ka sqaruar vetë Xumi ditën e sotme teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, në Top Channel. Moderatorja e emisionit, i kujtoi këtë moment ish-banorit, i cili u përgjigj që ‘nuk ka qenë në drejtim të Gjestit’.

    Xumi gjithashtu kërkoi ndjesë për fjalorin e përdorur dhe shtoi se nuk është në etikën e tij një gjë e tillë, por ka ndodhur si pasojë e situatës dhe rëndesës së momentit.

    Pjesë nga intervista:

    Një ditë para largimit tënd, jo dje por pardje, në mbrëmje ju keni bërë një tip konference, ku të gjithë u drejtonin pyetje ty dhe Egli dhe të dy jepnit përgjigjet. Ti nuk preferove të thuash arsyet se pse duhej të qëndroje ti në shtëpi, madje bëre deklaratën që nëse do të fitoje ti një pjesë do t’ia jepje Eglit për kurimin e të atit. Unë dua të ndalem te një moment që vura re, ndoshta ti nuk e ke parë por u shpërnda edhe në rrjetet sociale. Është një moment tensioni i yti ku përdor edhe fjalë fyese për Gjestin.

    Xumi: Nëse padashur, duke e ditur se presioni aty është tepër i madh, dua t’a sqaroj edhe këtë pjesë meqenëse e cekem. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese ndaj Gjestit. Ne e kemi i çik shqiptarët në situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti.

    Po nuk ka qenë për Gjestin?

    Xumi: Absolutisht në asnjë moment, kërkoj ndjesë. Nuk është etika ime në përditshmërinë time. Por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, me rëndesën, por jo me Gjestin. Absolutisht në asnjë moment.

  • “Motra ime shqiptare, jam krenare për ty”- Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës (Video)

    “Motra ime shqiptare, jam krenare për ty”- Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës (Video)

    Teksa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zhvilloi një lidhje live me një emision në CBS News Chicago, situata mori një rrjedhë aspak të zakonshme.

    Kjo ndodhi pasi një gazetare e atij programi televiziv, ishte shqiptare dhe e nisi bisedën me këngëtaren duke e përshëndetur në gjuhën tonë amtare.

    “Përshëndetje, motra ime shqiptare”, iu drejtua ajo krijueses së hitit “Levitating”.

    Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

    Si përfundim, gazetarja i tha se herën tjetër do të bashkohet me të dhe këngëtaret e tjera shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha, për të diskutuar mbi çështje të ndryshme në artin botëror.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.

    Dua Lipa: Përshëndetje.

    Gazetarja: Si shkon.

    Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.

    Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

    Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

    Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Çikago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

    Dua Lipa: Tingëllon bukur.

    Gazetarja: Shumë urime.

    Dua Lipa: Faleminderit shumë.

  • Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me videon virale: Ka qenë në nerva e sipër…

    Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me videon virale: Ka qenë në nerva e sipër…

    Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjete sociale një video ku shfaqet Xumi teksa përdor fjalor fyes. Komentuesit ishin të bindur se ato fjalë ishin për Gjestin.

    Këtë e ka sqaruar vetë Xumi ditën e sotme teksa ishte i ftuar në një studio televizive. Moderatorja e emisionit i kujtoi këtë moment ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, i cili u përgjigj që ‘nuk ka qenë në drejtim të Gjestit’.
    Xumi gjithashtu kërkoi ndjesë për fjalorin e përdorur dhe shtoi se nuk është në etikën e tij një gjë e tillë, por ka ndodhur si pasojë e situatës dhe rëndesës së momentit.
    Pjesë nga intervista:

    Sidorela: Një ditë para largimit tënd, jo dje por pardje, në mbrëmje ju keni bërë një tip konference, ku të gjithë u drejtonin pyetje ty dhe Egli dhe të dy jepnit përgjigjet. Ti nuk preferove të thuash arsyet se pse duhej të qëndroje ti në shtëpi, madje bëre deklaratën që nëse do të fitoje ti një pjesë do t’ia jepje Eglit për kurimin e të atit. Unë dua të ndalem te një moment që vura re, ndoshta ti nuk e ke parë por u shpërnda edhe në rrjetet sociale. Është një moment tensioni i yti ku përdor edhe fjalë fyese për Gjestin.

    Xumi: Nëse padashur, duke e ditur se presioni aty është tepër i madh, dua t’a sqaroj edhe këtë pjesë meqenëse e cekem. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese ndaj Gjestit. Ne e kemi i çik shqiptarët në situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti

    Sidorela: Po nuk ka qenë për Gjestin?

    Xumi: Absolutisht në asnjë moment, kërkoj ndjesë. Nuk është etika ime në përditshmërinë time. Por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, me rëndesën, por jo me Gjestin. Absolutisht në ansjë moment.

  • A ndodhi puthja e parë mes Egli Takos dhe Gjestit në BBA VIP 4? Video

    A ndodhi puthja e parë mes Egli Takos dhe Gjestit në BBA VIP 4? Video

    Mbremjen e djeshme pas mesnate ka ndodhur puthja e pare ne BBA VIp Albania 4, mes Egli Takos dhe Gjestit.

    Afrimiteti i tyre u shtua me perqafimet pasi Egli u kthye ne shtepi me eleminimin e Xumit.

    Me pas, ne kercimin romantik pas spektaklit, cifti ka ndare momente te lumtura teksa Egli i ka dhuruar puthje Gjestit.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=60d63e26-3d6f-49c1-b32a-be01e22c0d10

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Gent Bejko shpërthen me akuza:”Çdo fjalë për Laertin është e vërtetë”

    Gent Bejko shpërthen me akuza:”Çdo fjalë për Laertin është e vërtetë”

    Aktori Gent Bejko ka reaguar ashpër pas debatit të fortë mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili në “Big Brother VIP”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka mbështetur deklaratat e Ferrës, duke e quajtur Vasilin “pseudopatriot” dhe duke bërë disa akuza të forta ndaj tij.

    “Ato që po i thotë Gert Ferra këtij Laertit janë të gjitha të vërteta. Edhe pse e kanë zbuar nga Greqia, edhe pse ka ngrënë dru edhe atë tentativën për heqje nga puna. Që ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti. Edhe le të më kundërshtoj mua ky “bythka” që na kafshonte balerinët te Dance with Me, po të dojë. Kaq kisha.

    Komentet po i bëj block se nuk dua as të ziheni e as të shaheni te muri im. Për më tepër, komente karshi meje mund të bëjnë ata/ato që më njohin, jo ata që kujtojnë se më njohin. Muri im, rregullat e mia. Ju faleminderit për mirëkuptimin,” përfundoi ai.

  • “I ke zënë vendin Xumit, të mori lumi…”/ Rozana ballafaqohet ashpër me banorin e shtëpisë (Video)

    “I ke zënë vendin Xumit, të mori lumi…”/ Rozana ballafaqohet ashpër me banorin e shtëpisë (Video)

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Rozanës dhe Gerti. Rozana i drejtohet duke thënë:

    E kam ditur që je kështu. Unë e kam ditur çfarë ke dashur të bësh këtu, je i zbulueshëm. Fjete dhe hëngre bukë me Laertin dhe i përmende jetën private. Përmende fëmijë dhe nënën e fëmijës. Ti nuk ke të drejtën ta bësh këtë, ti na ke përmendur të gjallë dhe të vdekur. Ti ke ardhur për të hequr atë cipën që të ka mbetur. Je njeri qesharak, pa cipë, nuk je artistë sepse nuk ke shpirt dhe nuk ke njerzillëk. I ke zënë vendin Xumit me gjestet që bën, të mori lumi edhe ty. Jam më burrë se ty. Ti më ke frikë mua, i ke frikë gratë si mua.

  • “Njohja ime me të…”/ Xumi sqaron të vërtetën e fotos me ish-partnerin e Eglit

    “Njohja ime me të…”/ Xumi sqaron të vërtetën e fotos me ish-partnerin e Eglit

    Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Xum Allushi, ishte ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Gjatë kësaj interviste, Xumi foli për raportin e tij me Eglin, ku u ndal te një foto që qarkullon në internet me ish-partnerin e banores, Olsi Bylykun. Ish-banori u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.

    “Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.

    Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’”, theksoi Xum Allushi.

  • “Unë s’jam ai”, ish-gruaja e Elon Musk reagon pas përshëndetjes të cilësuar si naziste

    “Unë s’jam ai”, ish-gruaja e Elon Musk reagon pas përshëndetjes të cilësuar si naziste

    Ish-partnerja e Elon Musk, këngëtarja Grimes, ka reaguar ne lidhje me përshëndetjen e cilësuar si naziste, që Elon Musk bëri gjatë inagurimit të presidentit Donald Trump.

    Grimes, e cila ka tre fëmijë me miliarderin amerikan, dha komentin e saj në rrjete sociale pas kërkesës së ndjekësve për të mbajtur një qëndrim.Këngëtarja deklaroi se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e Musk, duke shtuar: “Unë nuk jam ai. Nuk do të bëj një deklaratë çdo herë që ai bën diçka. Mund të dërgoj vetëm dashuri në një botë që është duke vuajtur.”

    Kur një tjetër ndjekës i kërkoi të distancohej nga grupet e ekstremit të djathtë dhe nazistët që mbështesin Musk, Grimes u përgjigj: “Unë jam e gatshme të denoncoj nazizmin dhe ekstremistët e djathtë. A do të ndihmonte kjo të sqarohej situata? Kam dalë nga mëngjesi dhe duhet të kap një fluturim, ende po mendoj se si ta trajtoj situatën diplomatikisht.”

    Vetë Musk reagoi në platformën “X” duke i quajtur akuzat si “mashtrime”. Ai shtoi se ata që e krahasuan gjestin me një përshëndetje naziste po përdornin një “taktikë të vjetër” për ta sulmuar.

    Gjesti i miliarderit amerikan ka shkaktuar një valë zemërimi në Evropë, përfshirë dhe protesta, ku shumë ekspertë e kanë kritikuar si mbështetës të forcave politike të ekstremit të djathtë.

    Megjithatë, ka dhe një pjesë të madhe të mediave që e kanë mbrojtur Musk. Lidhja Anti-Shpifje, një organizatë që lufton antisemitizmin, tha se gjesti i Musk ishte thjesht një moment i sikletshëm dhe jo një përshëndetje naziste.

  • Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ‘single’! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares

    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ‘single’! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares

    Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

    Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

    Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.

    Kujtijmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

    Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

  • Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

    Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

    Një pjesë e emisionit të CBS News Chicago mori kthesë tjetër pak ditë më parë.

    Kjo me inkuadrimin e gazetares së atij mediumi, e cila doli të jetë shqiptare dhe zhvilloi një lidhje me artisten e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën.

    Ajo nisi bisedën me krijuesen e hitit “Levitating”: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”.

    Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

    Në fund, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera si: Rita Orën e Bebe Rexhën.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.

    Dua Lipa: Përshëndetje.

    Gazetarja: Si shkon.

    Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.

    Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

    Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

    Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.

    Dua Lipa: Tingëllon bukur.

    Gazetarja: Shumë urime.

    Dua Lipa: Faleminderit shumë.