Category: Showbiz

  • Publiku kërkon ndëshkim për Laertin që tha për Gjestin:”Derisa të çohet dikush ta vrasi”

    Publiku kërkon ndëshkim për Laertin që tha për Gjestin:”Derisa të çohet dikush ta vrasi”

    Banori i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili ka bërë një deklaratë bombë dhe aspak njerëzore për Gjestin.

    Teksa po bënte një bashkëbisedim me Danjën, kjo e fundit u ankua te Laerti për Gjestin pasi sipas saj, ai po i lë pa gjumë.

    E Laerti ia ktheu “nuk ka zgjidhje deri dikush të çohet ta vrasi”.
    Kjo bisedë ka qarkulluar kudo dhe publiku që e ndjek ka reaguar menjëherë ku në çdo video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit BBVA,shihem komente ku presin ndëshkim për Laertin.
    Do të reagojë produksioni apo do ta kalojë?

  • Xheneta përmend sërisht Gjestin:”E kam menduar fundin bashkë”

    Xheneta përmend sërisht Gjestin:”E kam menduar fundin bashkë”

    Xheneta ka folur me Edonën për Gjestin dhe planin e saj drejt finales së madhe bashkë me të.

    Ajo tha se gjithmonë ka dashur që rrugëtimin e fundit ta kenë bashkë, ndërsa u shpreh e bindur se ai ka pasur kapacitetin të largoj shumë banorë nga shtëpia, transmeton klankosova.tv.

    “Herën e fundit kur doli Gjesti mua mu prejtën këmbët, sikur me dal një gjysmë krahu, une e disha që ai mundet do banorë me i qitë jashtë unë do edhe prap fundin e kemi bashke. Unë i thojsha më mirë mos ju afro personit në fjalë se ti mundesh me qitë jashtë. Se Gjesti nëse nuk ka pasur strategji,ai ka ditë me të acaru me të qitë nga kontrolli që me të qitë jashtë, me të prek në pika të dobëta ai u kanë ‘nana’ me ti ditë pikat e dobëta. Mua nuk më konvenojke kur ai u bëjke mirë me banorë, ti lufto unë knej ti knej edhe në fund jemi bashkë. Pak më vjen inat që nuk doli si kam mendu se e kam menduar fundin bashkë e jo ndaras”, u shpreh Xheneta ndër të tjera.

  • Arti në zi/ Ndahet nga jeta kitaristi i famshëm

    Arti në zi/ Ndahet nga jeta kitaristi i famshëm

    John Sykes, i cili luante kitarë në grupet rock Thin Lizzy dhe Whitesnake, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.\

    Muzikanti i lindur në Reading, Angli, ishte i njohur për këngët e tij hit, duke përfshirë ri-regjistrimin jashtëzakonisht të popullarizuar të vitit 1987 të baladës Whitesnake ‘Here I Go Again’.

    Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare dhe në llogarinë e tij në Facebook, thuhet se John Sykes ka vdekur pas një “beteje të ashpër me kancerin”.

    “Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se John Sykes ka ndërruar jetë pas një beteje të ashpër me kancerin. Ai do të mbahet mend nga shumë njerëz si një njeri me talent të jashtëzakonshëm muzikor, por për ata që nuk e njihnin personalisht, ai ishte një njeri i zhytur në mendime, i sjellshëm dhe karizmatik, prania e të cilit ndriçonte hapësirën ku ndodhej. Ai sigurisht ndoqi ritmin e tij dhe gjithmonë mbështeti të dobëtit. Në ditët e tij të fundit, ai foli për dashurinë dhe mirënjohjen e tij të sinqertë për fansat e tij që e kanë mbështetur ndër vite. Ndërsa ndikimi i humbjes së tij është i thellë dhe atmosfera e zymtë, shpresojmë që drita e kujtimit të tij të fshijë hijen e mungesës së tij”, thuhet në deklaratë.

    Sykes ishte më i njohur si një anëtar i Whitesnake dhe Thin Lizzy, por gjithashtu pati sukses me Tygers of Pan Tang. Kitaristi anglez, filloi me grupin heavy metal Tygers of Pan Tang dhe u shfaq në të dy disqet e tyre të vitit 1981, pasi u zhgënjye me grupin, ai u largua nga Tygers dhe iu bashkua Thin Lizzy në 1982.

  • “Në foto dhe këtu krejt ndryshe”, Driloni flet për Stresin me Vullnetin

    “Në foto dhe këtu krejt ndryshe”, Driloni flet për Stresin me Vullnetin

    Driloni ka shprehur pëlqimin e tij për Stresin pas bisedës që ai pati me Vullnetin në Big Brother VIP.

    Ai tha se tani po e pëlqen shumë më shumë si person, duke theksuar se është i kënaqur nga mënyra se si është njohur më afër me të.

    “Kështu shumë po më pëlqen me nejt me të, po doket shumë djalosh.

    Se kështu në foto qysh e kom pa me këtu krejt ndryshe,” tha Driloni, duke u shprehur se imazhi i Stresit ishte ndryshe nga ajo që kishte menduar më parë.

  • Fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili, momente paniku për këngëtaren shqiptare

    Fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili, momente paniku për këngëtaren shqiptare

    Dua Lipa u përjetoi momente paniku, pasi fansat u futën fshehurazi në hotelin ku po qëndronte dhe prisnin jashtë dhomës që ka rezervuar.

    29- vjeçarja po qëndronte në Ritz-Carlton në Santiago, Kili, pasi kishte udhëtuar për në Amerikën e Jugut për të realizuar një reklamë.

    Sipas The Sun, fansat po prisnin artisten shqiptare jashtë derës së dhomës së saj, ndërsa të tjerët ishin gjithashtu në hotel.

    “Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës”, tha një burim.

    “Siguria përfundoi duke bërë një spastrim shtesë dhe kishte shumë fansa që prisnin në ashensor. Dua tha se nuk do të bënte fotografi brenda hotelit”, thuhet më tej.

    Dua do të rikthehet në skenë në mars me pjesën e dytë të turneut në kuadër të albumit “Radical Optimism”.

    Nga ana tjetër, pak javë më parë u raportua se ylli i famshëm është fejuar me aktorin Callum Turner, 34 vjeç.

    “Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj në aspektin profesional dhe kjo është qershia mbi tortë”, theksoi një burim.

    “Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur”.

  • Çfarë ndodhi pas “primet”? Arsida flet pa ‘doreza’: Ja pse tërhoqa padinë ndaj G-Banit

    Çfarë ndodhi pas “primet”? Arsida flet pa ‘doreza’: Ja pse tërhoqa padinë ndaj G-Banit

    I ftuar në në një studio televizive, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo bëri bujë pas daljes së saj për shkak të një kallëzimi që vendosi të ngrinte ndaj G-Banit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Por së fundmi, pas përballjes me banorin në prime-in e së shtunës, Arsida vendosi që ta tërhiqte padinë. Për më shumë, ajo na ka zbuluar vetë…

    Si erdhi vendimi për të ngritur një padi ndaj G-Banit?
    Isha duke pritur një falje nga G-Bani. Po më peshonte si fjalë dhe dukej sikur nuk e kisha mbyllur akoma “Big Brotherin” tim. Jam person që i mendoj shumë gjërat dhe pastaj u konsultova me avokatin dhe më tha se kjo gjë qëndronte. Unë nuk u intimidova, nuk u fsheha dhe e çova deri në fund.

    Do të kishte pasoja fiskale, një shumë qesharake, 500 mijë lek deri në 2 milion e gjysmë që do të më jepte mua. Mua ajo që më shqetësoi është kultura e mosndëshkimit. Nëse thua një fjalë të keqe ka pasoja, nëse bullizon, ka pasoja, prandaj stop. E përdora imazhin tim për këtë kauzë. Doja t’i shkoja deri në fund.
    A mendon se G-Bani nuk duhej ta vazhdonte rrugëtimin e tij në BBV?

    Nuk duhet ta vazhdonte lojën. Ka ca limite që duhet t’i respektosh. Nuk mund t’i shkosh me grusht tjetrit e të bësh sikur e godet.

    Pse e more vendimin për ta tërhequr padinë?

    Jam një Peshk idealist që besoj tek fundet e lumtura. Mënyra si u prezantua dhe si foli që ka lekët e fundit, sado e fortë të jesh të vjen keq. Doja t’i besoja Arbrit.

    A mendon se mund të kesh një raport miqësor me G-Banin jashtë?

    Jam shumë diplomatike si natyrë, por nuk është në tipologjinë e meshkujve që kam shoqëri. Mundohem të shmang çdo lloj debati.

    Si e komenton zgjedhjen e Eglit për të çuar në nominim veten dhe Xumin? Kush mendon se del?

    Më erdhi shumë keq. M’u duk shumë adoleshentesk. Kutia e Pandorës është dhurata më e madhe që mund të të bëhet aty brenda. Ta harxhosh për Xumin, kur mund të vendosësh dy lojtarë të tjerë… Realisht nuk është kaq i bezdisshëm dhe ti e nxjerr në nominim…

    Do ishte fantastike nëse do nxirrnin Eglin. Nga ana e lojës do ishte fantastike, por është e pamundur. Kështu që Xumi del. Egli është faktor aty brenda.

  • E dërgoi në nominim, Egli bën premtimin e madh për Xumin nëse ajo e fiton BBVA4

    E dërgoi në nominim, Egli bën premtimin e madh për Xumin nëse ajo e fiton BBVA4

    Pas hapjes së kutisë së Pandorës, Egli vendosi të dërgojë veten dhe Xumin në nominim kokë më kokë, një veprim që ka shkaktuar shumë polemika brenda dhe jashtë shtëpisë.

    Por, ajo që ka bërë bujë është deklarata e saj se, nëse fiton çmimin e madh, 60% të shumës do t’ia japë Xumit.

    Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti, pasi Xumi po përballet me një situatë tejet të vështirë personale – mamaja e tij vuan nga kanceri në stadin e katërt, dhe paratë janë të domosdoshme për trajtimin e saj.

    Të dy konkurrentët tani janë në nominim, dhe rezultati i votimit pritet me padurim, pasi tensionet janë në maksimum.

  • U bë xheloz për vëllain e vogël, këngëtari: I futa arrën në gojë për ta mbytur

    U bë xheloz për vëllain e vogël, këngëtari: I futa arrën në gojë për ta mbytur

    Marsel Zadrima dhe vëllai i tij, Frensis, janë dy emra të njohur për publikun shqiptar, veçanërisht si pjesë e grupit të njohur muzikor “Magic 4”.

    Ata kanë punuar së bashku për vite të tëra dhe janë një ekip i ngushtë, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal.

    Megjithatë, si çdo marrëdhënie vëllazërore, ajo ka kaluar përmes periudhave të ndryshme, përfshirë edhe ato më të vështira të fëmijërisë.

    Në një intervistë të fundit në studion e “Shije Shtëpie” në TV Klan, Marsel ka kujtuar me humor dhe sinqeritet se si ka qenë marrëdhënia mes tij dhe Frensis kur ishin fëmijë.

    Ai ka theksuar se, megjithëse sot janë ortakë të suksesshëm dhe bashkëpunëtorë të shkëlqyer, nuk kanë munguar momentet e xhelozisë, që janë tipike për çdo marrëdhënie vëllazërore në fëmijëri.

    Marsel Zadrima: Unë me vëllain tim kemi ditur shumë mirë të diferencojmë dhe t’i shërbejmë një qëllimi të përbashkët. Ne gjithmonë jemi dy gjysma të të njëjtit trup, në sensin e këtillë që na ka bërë nëna dhe babai, por kurrë s’jemi ndarë, jemi derë më derë me njëri-tjetrin. Jemi shumë të mirëkuptueshëm me njëri-tjetrin, ai ka gjërat e veta që di t’i bëjë në perfeksion dhe unë nuk bëj konkurrencë te gjërat e tij, thjesht ai kënaqet kur unë bëj ndonjë gjë nga ato të tijat dhe unë kënaqem shumë kur ai provon nga gjërat që bëj unë, pra jemi shumë të diferencuar në gjërat që bëjmë për t’i shërbyer asaj pune të përbashkët që kemi.

    -Je ndier ndonjëherë në fëmijëri në ndonjë situatë inferior, i dyti?

    Marsel Zadrima: Frensi po, sepse ka lindur i dyti. Unë kam qenë fillesa e çdo gjëje, unë jam ndier xheloz pa diskutim kur ka lindur Frensi, siç më tregojnë. Për shembull, i kam futur një kokërr arrë në gojë, kam dashur ta mbys.

    -Sa vite diferencë keni?

    Marsel Zadrima: 4 vjet. Është fiks, ajo kokrra e arrës shkon deri në fyt.

  • “Do më vinte turp të të ulja me nënën time”, plas keq mes Xumit dhe Eglit: Po të t’a kishin sjellë dronin me mua …

    “Do më vinte turp të të ulja me nënën time”, plas keq mes Xumit dhe Eglit: Po të t’a kishin sjellë dronin me mua …

    Pasditja e kësaj të hëne nuk ka qenë aspak e qetë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Sikurse çdo debat i ndodhur përditë mes tyre, një i tillë është regjistruar dhe sot mes Eglit dhe Xumit.

    Ky i fundit, ka plasur keq ndaj banores duke e fajësuar për ndjenjat e tij të sinqerta që sipas tij, ajo ja ka hedhur poshtë.

    “Do më vinte turp të të ulja ty me nënën time! Ti të merr në qafë, bespreme! Më more ndjenjën dhe e hodhe në kosh të plehrave, çfarë të bëra unë ty? S’të bëra asgjë! Ti paske qenë thëngjill. Më more gjënë më të bukur që ekziston. Do t’a shohësh nesër kush je ti.

    Ti je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve gjithë jetën tënde. Ti je femër bespreme por mua më ka ruajtur i madhi Zot! Ti s’ke pasur kurrë fansa, kurrë, sepse je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve! Ke pa atë dhe ke shkuar, se ka fansa ai. Po t’a kishin sjellë dronin me mua, ça do kishe bërë?”, thoshte Xumi teksa përballë tij kishte Eglin.

    Ndërkohë Egli i kthehet:

    “Ti nuk ke kaluar një moment me mua në këtë shtëpi dhe je dashuruar. O njeri nuk jam 18 por 28 vjeçe. Edhe një 18-vjeçare se gënjen ti kështu, e more vesh, kaq. Më ke vënë në siklet para prindërve të mi me trëndafilat në krevat. Kaq. Se nuk njeh limite. Mundesh me ec.

    Egli i kujton se ajo është në nomin njësoj si ai dhe ka të gjithë shtëpinë kundër.

  • Sherri në Tiranë / Tik-Tokerja e njohur qëlloi me thikë dy motrat pas tentativave për ta denoncuar në polici (Foto-EMRAT)

    Sherri në Tiranë / Tik-Tokerja e njohur qëlloi me thikë dy motrat pas tentativave për ta denoncuar në polici (Foto-EMRAT)

    Një vajzë është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës. E gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë.

    Dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendjen. Pak minuta më pas, dy motrat kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin.

    Edhe njëherë janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

    Kasandra Cani
    Kasandra Cani

    Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale “dëmtime me dashje” dhe “dhunim i banesës”.

    Esma Verlaku
    Esma Verlaku

    Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Kasandra Cani

    Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.

    Kasandra Cani