Category: Showbiz

  • “Aq shumë të kam dashuru sa nuk e kam …”/ Luiz Ejlli bën ‘mrekullinë’ për Kiaren në Maldive (Video)

    “Aq shumë të kam dashuru sa nuk e kam …”/ Luiz Ejlli bën ‘mrekullinë’ për Kiaren në Maldive (Video)

    Siç e dimë tashmë të gjithë, dashuria e Luiz Ejllit kundrejt partneres së tij Kiara Titos është aq e madhe saqë nuk ka fjalë që e përshkruan.

    Por pavarësisht kësaj, jo të pakta kanë qenë rastet kur Luizi i ka bërë nga surprizat e dedikimet më romantike Kiarës.

    Që nga dhuratat e ndryshme dhe goxha speciale e deri te disa ditë relaksi në një vend tjetër për të dalë pak jashtë kornizës së rutinës së tyre.

    Ditën e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram, Luizi postoi ca copëza kujtimesh nga Maldive në opsionin e videon ku ai shfaqet pranë Kiarës në vendin e ëndrrave.

    Në sfond të videos dëgjohen një pjesë e këngës së tij teksa shprehet: Unë ty të kam dashuru, aq shumë sa s’dojsha me e besu./ Radar.al

  • Sara Hoxha bën veprimin e papritur ndaj Gjestit dhe Eglit

    Sara Hoxha bën veprimin e papritur ndaj Gjestit dhe Eglit

    Ajo orë me parë ka publikuar një moment teksa është duke e parë ‘Big Brother’, shkruan “Kosovarja”.

    Në transmetim ishin Gjesti dhe Egli e ndjekësit e shikuan këtë si detaj të rëndësishëm, duke u shprehur se edhe Sara po e simpatizon lidhjen e tyre.

    Si e komentoni këtë veprim nga drejtuesja?

  • “Mashtruese”/ Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë …

    “Mashtruese”/ Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë …

    Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

    Teksa këngëtarja po bënte grimin aty ka shkuar gazetarja e cila ka nisur duke e ngacmuar.

    Edhe pse Rozana i tha që të mos fliste pasi sa ishin zgjuar dhe ajo nuk ishte mirë, Valbona iu përgjigj se ‘nuk i interesonte’. E kështu nisi një debat i fortë dhe me tone të larta mes dy banoreve.

    Rozana i tha se ‘nuk e llogarit aspak’ dhe më pas shtoi ‘ik fut ndonjë treshe tjetër në sherr’.

    Nga ana tjetër Valbona iu drejtua duke i thënë se ‘do t’i kthehen të gjithë kundër dhe do ngelë vetëm;. Gjithashtu sipas gazetares, këngëtarja është mashtruese dhe mos mirënjohëse.

    Pjesë nga biseda:

    Rozana: Po ik moj se nuk dua të më flasësh, mos na fol, mos na shqetëso

    Valbona: O gojë ëmbël

    Rozana: Ti je problemi im më i vogël këtu në shtëpi, unë ty nuk të llogaris fare

    Valbona: Nuk do bëhem kurrë me ty. Ti nuk llogarit as veten, jo më të tjerët. Do të kthehen të gjithë kundër, siç i ke, do ngelesh vetëm.

    Rozana: Ik, ik fut një treshe tjetër, ik fut ndonjë treshe në sherr

    Valbona: Ik te Laerti, vetëm ai të ka dashur në lojë. Ti që thua veç një herë e kam takuar, je manipuluese, je mos mirënjohëse

    Rozana: E çmendur, sa hapi sytë

    Valbona: E çmendur e dimë kush është në këtë shtëpi

    Etiketa: bbvRozanavalbona

    Promoted Content

  • Reperi Unikkatil zbulon emrin e banorit që mbështet në ‘BBVA4’

    Reperi Unikkatil zbulon emrin e banorit që mbështet në ‘BBVA4’

    Reperi i njohur Unikkatil ka bërë një reagim së fundmi për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, duke i dedikuar një ‘InstaStory’.

    Në këtë postim, Unikkatil ka shpërndarë një video të Gjestit brenda shtëpisë i cili i kërkon që të bëjnë një foto sëbashku.
    “Haha, ok më lajmëro kur ta kryesh”– shkruan Unikatili krah postimit.

  • “Gjithë jetën je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve”/ Agravon debati Xumi-Egli: Femër bespreme! Më shkele…

    “Gjithë jetën je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve”/ Agravon debati Xumi-Egli: Femër bespreme! Më shkele…

    Agravon debati mes Xumit dhe Eglit, pas nominimit të të dyve ‘kokë më kokë’. Xumi ka quajtur Eglin ‘femër bespreme’, ndërsa e akuzoi se gjithë jetën është mbajtur e këmbalecët e të tjerëve.

    Ndërkohë Egli i është përgjigjur duke i thënë se nuk ra pre e lojës së tij dhe se nuk i bëjnë përshtypje emrat. Kjo referuar deklaratës së Xumit, se pasi Egli pa dronët për Gjestin, iu afrua këtij të fundit.

    Pjesë nga debati:

    Xumi: Je femra më bespreme që ekziston
    Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde

    Xumi: O femër bespreme

    Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde

    Xumi: Më ka ruajtur Zoti o femër bespreme

    Egli: Me mua as në ferr nuk bëhesh jo më këtu.

    Xumi: Normal se skam fansat e tij unë.

    Egli: Fansat…kur kam pasur njerëz unë që keni qenë fansa të gjithë juve nga i pari tek i fundit, i kam pasur afër vetes dhe kam thënë ‘ik’. Nuk më bëjnë përshtypje emrat mua.

    Xumi: Ti je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve. Dhe gjithë jetës tate je mbajtur e këmbalecët e të tjerëve. Ma hodhe ndjenjën poshtë, po mua më ka ruajtur i madhi Zot. Më ka ruajtur Zoti se kam bërë vetëm mirësi. Ti asnjëherë s’ke pasur fansa. Ka fansa ai (Gjesti). Para 20 ditëve ti nuk dilje kurrë në nominim me mua kokë më kokë. Po e di ça bërë? More ndjenjën time dhe e shkele me këmbë. Ja kush femër bespreme je ti.

    Egli: Je i vetmi lojtar që më ka hyrë në diçka personale.

    Xumi: Ty të ka lezetuar droni.

    Egli: Po, po më ka lezetuar. Javën tjetër do eliminohesh, do dalësh.

  • “Do më vinte turp të të ulja me nënën time”, plas debat mes Xumit dhe Eglit

    “Do më vinte turp të të ulja me nënën time”, plas debat mes Xumit dhe Eglit

    Pasditja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë për banorët e shtëpisë së “BBVA”. Sikurse çdo debat i ndodhur përditë mes tyre, një i tillë është regjistruar dhe sot mes Eglit dhe Xumit.

    Ky i fundit, ka plasur keq ndaj Eglit duke e fajësuar për ndjenjat e tij të sinqerta që banorja ja ka hedhur poshtë.

    Ndër të tjera ai u shpreh kështu:“Do më vinte turp të të ulja ty me nënën time! Ti të merr në qafë, bespreme! Më more ndjenjën dhe e hodhe në kosh të plehrave, çfarë të bëra unë ty? S’të bëra asgjë! Më more gjënë më të bukur që ekziston.Ti je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve gjithë jetën tënde. Ti je femër bespreme por mua më ka ruajtur i madhi Zot! Ti s’ke pasur kurrë fansa, kurrë, sepse je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve! Ke pa atë dhe ke shkuar, se ka fansa ai.”

  • Bleona Qereti krah Richard Grenell në festën e inaugurimit të Donald Trump

    Bleona Qereti krah Richard Grenell në festën e inaugurimit të Donald Trump

    Të gjithë tashmë e dimë që Bleona Qereti është një mbështetëse e zjarrtë e presidentit Donald Trump.

    E përpos fushatës që ajo ka bërë në mbështetje të Trump në zgjedhjet e nëntorit, së fundmi artistja ka marrë pjesë në festimet e inaugurimit të tij. Ka qenë vetë Bleona ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka publikuar disa foto dhe video nga kjo festë.

    “Momente ikonike për t’u çmuar përgjithmonë”, shkroi Bleona krah fotove të publikuara e veshur me një fustan gjysmë transparent!

    https://www.instagram.com/bleona/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc4cde2a-4664-4405-966f-5df7937b50e3

  • “Do i pyes të gjithë nëse…”/ Egli e revoltuar me banorët: Prit çdo gjë nga unë nëse…

    “Do i pyes të gjithë nëse…”/ Egli e revoltuar me banorët: Prit çdo gjë nga unë nëse…

    Egli ka biseduar ditën e sotme me Rozanën dhe Livian në lidhje me kauzën e Xumit si dhe për banorët që ishin të gatshëm që të hynin në tualet për të prishur nominimin. Banorja u shpreh se do të mbledhë të gjithë banorët në living dhe do t’i pyes ‘nëse janë të gatshëm që heqin dorë nga çmimi për një tjetër, për një kauzë shumë të fortë?’. Egli shton se nëse vetëm një banor thotë ‘jo’, ajo atëherë do t’a ‘godasë deri në fund të kësaj loje’.

    Pjesë nga biseda:

    Egli: Do t’i mbledh sot të gjithë në living, e do i pyes të gjithë ‘a je gati të heqësh dorë nga çmimi i madh për t’ia dhënë një lojtari tjetër për një kauzë shumë të fortë?’. ‘Po, jam’. Iku. Nëse të gjithë janë dakord, unë jam e para dakord, heq dorë e para për këtë gjë.

    Rozana: Shumë e drejtë

    Egli: Nëse del një pastaj që nuk heq dorë, ti e ke personale me mua deri në fund dhe kam me të mbytur deri në fund të kësaj loje.

    Rozana: Ke shumë të drejtë

    Egli: Se stop

    Rozana: Jam dakord

    Egli: Prit çdo gjë nga unë deri në fund të kësaj loje, nëse mua më godet në këtë gjë. Të dalë një dhe të thotë nuk jam dakord e dua për vete

    Livia: Unë nuk jam dakord, e dua për vete, po nuk të kam rënë.

  • “Po e ha bukën kot”/ Jozi për banoren e shtëpisë së BBVA: I ka sekondat e numëruara (Video)

    “Po e ha bukën kot”/ Jozi për banoren e shtëpisë së BBVA: I ka sekondat e numëruara (Video)

    Teksa ishin në shtrat, Jozi dhe Loredana kanë diskutuar për Livian dhe lojën e saj brenda shtëpisë së “BBV”. Jozi ka shprehur se ajo po e ha bukën kot në shtëpi, po luan gabim dhe i ka sekondat e numëruara në shtëpi. “Kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë”-i ka shprehur Jozi Loredanës.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=83070a02-0f72-4a6d-946f-7634be026047

  • “A do të futeshit në tualet?”, Xumi nxit kryengritje, mbledh banorët, kërkon t’i bashkohen kundër nominimit

    “A do të futeshit në tualet?”, Xumi nxit kryengritje, mbledh banorët, kërkon t’i bashkohen kundër nominimit

    Pas hapjes së kutisë së Padorës, Egli çoi në nominim veten e saj dhe Xumin.

    Por mesa duket Xumi nuk është pro këtij nominimi dhe ka nisur të bledhë banorët që t’i bashkohen për rrëzimin e nominimit.

    Laerti dhe G Bani janë dy ndër banorët që pranuan t’i bashkohen iniciativës së Xumit, duke u futur në tualet.

    Xumi: Unë i çoj që tani të gjithë
    G Bani: Ne do futemi të gjithë

    Xumi: I çoj që tani unë. Jozin të gjithë

    Xumi: Ja të dalë dhe Aldo nga dhoma e rrëfimit.