Category: Showbiz

  • “A do të futeshit në tualet?”, Xumi nxit kryengritje, mbledh banorët, kërkon t’i bashkohen kundër nominimit

    “A do të futeshit në tualet?”, Xumi nxit kryengritje, mbledh banorët, kërkon t’i bashkohen kundër nominimit

    Pas hapjes së kutisë së Padorës, Egli çoi në nominim veten e saj dhe Xumin.

    Por mesa duket Xumi nuk është pro këtij nominimi dhe ka nisur të bledhë banorët që t’i bashkohen për rrëzimin e nominimit.

    Laerti dhe G Bani janë dy ndër banorët që pranuan t’i bashkohen iniciativës së Xumit, duke u futur në tualet.

    Xumi: Unë i çoj që tani të gjithë
    G Bani: Ne do futemi të gjithë

    Xumi: I çoj që tani unë. Jozin të gjithë

    Xumi: Ja të dalë dhe Aldo nga dhoma e rrëfimit.

  • “Mos të bëjë viktimën”, Xumi për Egli Takon: Më ka prerë në besë!

    “Mos të bëjë viktimën”, Xumi për Egli Takon: Më ka prerë në besë!

    Xumi ka akuzar Egli Takon se e ka prerë në besë me nominimin direkt qe i beri per te marten.

    Gjate nje bisede me Jozin, ky i fundit i tha Xumit qe kete gje mund ta vazhdoje me Eglin edhe jashte BBA VIP, por Xumi perseriti se kjo nuk mund te ndodhe me ate qe ka bere banorja duke e nominuar direkt.

    Ankesa per Eglin, Xumi ka shprehur edhe me banoret e tjere teksa diten e sotme, shumica e bisedave ne shtepi jane perqendruar tek mardhenia e Xumit me Eglin dhe nominimi qe kjo e fundit beri.

    Në një bashkëbisedim me Aldon, Xumi ka shprehur pakënaqësitë që ka me Eglin, pasi kjo e fundit e ka çuar në një nominim kokë më kokë banorin.

    Xumi e cilësoi nominim si një pabesi, duke thënë se “po bën rolin e viktimës”, referuar Eglit. Ndër të tjera ai tha se vetëm respekt i ka dhënë Eglit.

    “Mos dil të shitesh si viktimë tani. O më ka rënë mua më qafë ai. Pse bën rolin e viktimës? S’ka bërë gjë njeri? Vetëm, respekt.

    Je çuar në 3 të mëngjesit dhe ke gatuar makarona. Nëse nuk e përballon dot Big Brother është gjë tjetër.

    Kjo është ngulje, është pabesi. Është ngulje, se nuk i kë bërë gjë. Ça i bëra unë? Unë jam në një qoshe, ajo në një qoshe.

    Edhe nëse kam thënë një fjalë, kamë thënë ‘më fal’. Unë e kam mbrojtur mo vëlla.“, u shpreh Xumi.

  • Vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit/ Nëna e Luis Meçes bën deklaratën tronditëse: Dy ditë para ngjarjes, dikush goditi…

    Vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit/ Nëna e Luis Meçes bën deklaratën tronditëse: Dy ditë para ngjarjes, dikush goditi…

    Në emisionin Me Zemër të Hapur”, është diskutuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi 2 muaj më parë, ku 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli , ku shoku i tij Luis Meçe mbeti i plagosur.

    Në një lidhje telefonike, ka qënë dhe nëna e Luis Meçes, e cila ka thënë versionin e saj të ngjarjes.

    Sipas saj, Luisi i kishte treguar se ditën e ngjarjes, të premten dikush kishte debatuar me Martinin dhe e kishte goditur duke e gjakosur tek buza.

    Ajo shtoi se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët, kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për t`u sqaruar.

    Nëna e Luisit, theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.

    “Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes klinika më lajmëroi se të dy ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën. Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte , para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza.

    Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën , jo një”, përfundoi nëna e Luis Meçes

  • Egli bën deklaratën e fortë: Nëse fitoj BBV ato para do i’a jap…

    Egli bën deklaratën e fortë: Nëse fitoj BBV ato para do i’a jap…

    Xumi ka biseduar me Gjestin duke i deklaruar banorit se nëna e tij është e sëmurë me kancer në stadin e katërt. Pas kësaj deklarate të banorit, Egli ka nisur të ndjehet keq dhe ka shprehur se këto gjëra nuk duhet të përdoren për lojë.

    Teksa ishte duke biseduar me Valbonën dhe Livian, Egli ka thënë se nëse e fiton “BBV”, atë përqindje të parave që Xumi do ia jepte nënës së tij, do t’ia japë ajo. Egli ka shprehur se edhe ajo e ka të sëmurë babain por nuk po e përdor këtë në lojë dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë.

  • Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

    Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

    Orët e para të mëngjesit të sotëm, Xumi i ka kërkuar të gjithë banorëve të shtëpisë së “BBVA” të rrëzojnë nominimin.

    Rikujtojmë që Xumi dhe Egli janë të nominuar për këtë javë, një vendim ky i marrë nga banorja pasi kishte rastin të hapte “Kutinë e Pandorës”.

    Mirëpo, për t’i shpëtuar nominimit, Xumi ka diskutuar me banorët duke “i nxitur” ata të hyjnë të gjithë në tualet, një veprim i patolerueshëm prej produksionit dhe rrjedhimisht do të dënohen të gjithë, duke u munduar kështu të shpëtojë veten prej mundësisë së eliminimit të martën mbrëma.

    Por pa sukses! Asnjë prej banorëve nuk pranuan të rrezikojnë veten për rrëzim të nominimit!

  • “Gjesti është lidhur me….”, Rezart Veleshnja i jep Xhenetës “informacion nga jashtë” për banorin

    “Gjesti është lidhur me….”, Rezart Veleshnja i jep Xhenetës “informacion nga jashtë” për banorin

    Rezart Veleshnja është rikthyer së fundmi në Big Brother VIP Kosova 3, duke qëndruar 24 orë brenda shtëpisë.

    Ndërsa ishte në këtë aventurë, ai ka ndarë disa mendime interesante për Gjestin, një tjetër banor të njohur që gjithashtu ka qenë pjesë e reality show-t. Aktori nuk ka hezituar të bëjë një batutë që ka shkaktuar të qeshura mes banorëve.

    “Gjesti është lidhur me shokun e burrit të motrës time,” shprehet ai, duke referuar një lidhje personale që ka ngritur shumë pyetje dhe spekulime. Komenti i tij ka shkaktuar të qeshura nga të pranishmit, duke treguar se atmosfera në shtëpi është mjaft e relaksuar.

    Fakti se Gjesti ka hyrë në Big Brother të Shqipërisë, por konkurruesit aty nuk janë në dijeni për historinë e tij, shton një tjetër nivel intrigash. Si do ta pranojnë ata këtë lidhje dhe si do të reagojë publiku? Kjo është një pyetje që mbetet për t’u parë.

    Ndërkohë, Xheneta, një nga banoret më të diskutueshme, ka pyetur shpesh për Gjestin, duke treguar se ky personazh është një nga bisedat kryesore brenda shtëpisë. Ajo duket se është e interesuar të dijë më shumë, por deri tani, informacioni ka qenë i pakët.

    Big Brother VIP Kosova 3 ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve të këtij formati, dhe më shumë se kurrë, çdo detaj rreth banorëve mund të ketë ndikim të madh në mundësitë e tyre për të qëndruar brenda shtëpisë.

    A do të përfitojë Rezarti nga kjo situatë? Apo do të kthehet në një temë sharjesh dhe debatesh mes banorëve?

    Me çdo episod që del në ajër, diskutimet për dinamikat e marrëdhënieve dhe lidhjeve në shtëpi bëhen gjithnjë e më të ngrohta. Ndikimi i komentit të Rezartit mund të ndikojë direkt në atmosferën e grupit, duke e bërë atë një moment të rëndësishëm që nxis interesin e publikut.

  • “Po e ha bukën kot”/ Jozi për banoren e shtëpisë së BBVA: I ka sekondat e numëruara (Video)

    “Po e ha bukën kot”/ Jozi për banoren e shtëpisë së BBVA: I ka sekondat e numëruara (Video)

    Teksa ishin në shtrat, Jozi dhe Loredana kanë diskutuar për Livian dhe lojën e saj brenda shtëpisë së “BBV”. Jozi ka shprehur se ajo po e ha bukën kot në shtëpi, po luan gabim dhe i ka sekondat e numëruara në shtëpi. “Kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë”-i ka shprehur Jozi Loredanës.

  • Xheneta flet sërish për Gjestin: Nuk ja kam ditur vlerën dhe rëndësinë

    Xheneta flet sërish për Gjestin: Nuk ja kam ditur vlerën dhe rëndësinë

    Sikurse ju kemi bërë me dije, Edona James ka hyrë në ambientet e shtëpisë së “BBVK” duke shpenzuar 24 orë me finalistët e këtij edicioni.

    Në një moment ajo ka pyetur Xhenetën lidhur me marrëdhënien e kësaj të fundit dhe Gjestit, dhe se sa të vërteta kanë qenë ndenjat e saj.

    Dhe Xheneta u përgjigj kështu:

    Kur je këtu brenda, ndonjëherë e mendon që dikush do të shfrytëzojë ndjenjat e tua dhe tutesh dhe unë e kam mbajtur tepër shumë veten! Nuk ja kam ditur ndoshta as rëndësinë dhe as vlerën gjërave kur i kam patur afër meje. Sepse edhe në jetën e përditshme të ndodh por këtu brenda unë jam tut nonstop që ai po aktron dhe po do që mua të më nxjerrë keq. Më provokonte e gjëra të tilla. Por në momentin që ai doli, unë veç shpërtheva dhe realisht jam mërzitur shumë

  • Kam mamin me sëmundje të rëndë/ Pas Xumit flet dhe Egli: Unë kam babin (VIDEO)

    Kam mamin me sëmundje të rëndë/ Pas Xumit flet dhe Egli: Unë kam babin (VIDEO)

    Banorja e “Big Brother Vip”, Egli Tako, ka qenë e përzgjedhur për hapjen e kutisë së `Pandorës`, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.

    Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë. E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të, me të ëmën.

    Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.

    Ledioni: Vëllai i Madh të vendos ty para Kutisë së Pandorës sonte dhe ti e di që nëse ti zgjedh ta hapësh ka një të mirë për ty dhe një të keqe për pjesën tjetër të shtëpisë. Egli, do ta hapësh ti sot Kutinë e Pandorës?!

    Egli:“Po”.

    Ledioni: Brenda kutisë janë dy zarfe, fillimisht do të lexosh të bardhin.

    Egli: “Kutia u hap. Globus Travel të dhuron një paketë pushimesh çift në resortin Titanic Deluxe Belek. Globus Travel faleminderit, e di që do të kem shumë nevojë për këto pushime. Mendoj që të shkojë me mamin tim. Mami të kam premtuar që do të hipim në avion dhe Globus Travel shumë faleminderit që po na e mundëson këtë”.

    Ledioni: Egli, mos është shumë romantik për mamin ky?

    Egli: “Jo, mendoj që është dhurata më e bukur që mund t’i bëjë”.

    Ledioni: Tani është momenti që të lexojmë zarfin e kuq.

    Egli: “Çfarëdo që të jetë këtu brenda Ledion, unë e kam bërë njëherë një gabim kundrejt vetes time kur për një situatë që u vendosa përballë një avantazhi e përjetova sikur isha në jetë dhe jo në lojë dhe kam vendosur të reflektoj ndaj gabimeve që bëj këtu brenda, kështu që do e lexoj me shumë sportivitet.

    Kutia e Pandorës u hap, pas çdo të mire vjen një e keqe dhe Vëllai i Madh të kërkon të vësh dy banorë në televotim “kokë më kokë”. Mund të përfshish ose jo veten”.

    Ledioni: E keqja e Kutisë së Pandorës është që do të zgjedhësh dy banorë që do të shkojnë në televotim kundër njëri-tjetrit dhe njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Big Brother të martën. Kush janë dy banorët që zgjedh ti?

    Egli: “Unë prej disa kohësh mund të kem pasur ato konkluzionet e mia për disa banorë këtu. Sidoqoftë, nuk do të zgjedh të shkoj me gjaknxehtësi për debatet e mëdha, por për diçka që më ka shoqëruar jo vetëm ditët e fundit por përgjatë gjithë rrugëtimit tim nisur që nga dita e parë ose e dytë në shtëpi. Një marrëdhënie, të cilës unë me shumë intelekt, simpati dhe dashamirësi kam zgjedhur të mos i jap zë, por është një raport që mua vazhdon dhe më përndjek dhe nuk e di ku qëndroj jashtë. A është vërtetë intuita ime apo për efekt kamere?

    Shtëpia është ndarë në dy pjesë: njëra thotë rri e qetë sepse ke qenë shumë në rregull me atë që ke thënë, ndërsa tjetra më shikon si vajzën pazemër që nuk vlerëson një djalë të mirë, ndërkohë që nuk është kjo sepse unë kam ecur me atë që ndjej dhe jo të përdor gjëra për lojë pavarësisht se më është dhënë mundësia që në fillim. Unë dua që në këtë moment të lejoj publikun të vendos duke çuar në nominim veten time dhe Xumin”.

    Pak më vonë Xumi hapi zemrën tek Gjesti, duke thënë se çmimin do që ta fitoj për të paguar kurimin e mamasë së tij, e cila është me kancer.

    Nga kjo deklaratë e tij, Egli është ndjerë keq, ku në një bisedë me Valbonën ajo shprehu se dhe babai i saj vuan nga e njëjta sëmundje, por sipas saj nuk ka pse ta përmendi si gjë brenda shtëpisë.

  • Drejt divorcit? Krizë në martesën e reperit shqiptar, largohet nga banesa

    Drejt divorcit? Krizë në martesën e reperit shqiptar, largohet nga banesa

    Reperi i njohur Lumi B dhe bashkëshortja e tij Miranda thuhet se janë drejt ndarjes.

    Sipas burimeve të emisionit Prive, çifti si duket përgjatë kohëve të fundit nuk janë duke kaluar një situatë të lehtë në marrëdhënien e tyre.

    Gjërat janë aq serioze sa ata thuhet se nuk jetojmë më as në të njëjtën shtëpi.

    Reperi është zhvendosur në shtëpinë e prindërve të tij, ndërsa bashkëshortja jeton ende në banesën e tyre.

    Nuk është e qartë nëse mes çiftit, të cilët janë edhe prindër të dy fëmijëve, ka ndodhur një debat i momentit apo këto janë shenja të një divorci.