Category: Showbiz

  • Egli në dush, Gjesti merr vëmendje me veprimin e tij: “Ajde se ke qejf ti…” (Video)

    Egli në dush, Gjesti merr vëmendje me veprimin e tij: “Ajde se ke qejf ti…” (Video)

    Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, marrëdhënia mes banorëve Egli Tako dhe Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të dinamikave dhe ndërveprimeve të tyre.

    Dyshja gjithashtu kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, dhe kohën më të shumtë e kalojnë bashkë.

    Ndërsa ditën e sotme, Gjesti ka marrë vëmendje me veprimin e tij.

    Teksa Egli po lahej në dush, ai i shkoi pranë dhe po e ushqente. “Ajde se ke qejf ti”, i thotë Gjesti ndërsa e ushqen.

  • Xumi: “Mamaja ka kancer, ndaj jam në BB” por ja çfarë deklaroi më parë: “S’dua lek, por…” (Video)

    Xumi: “Mamaja ka kancer, ndaj jam në BB” por ja çfarë deklaroi më parë: “S’dua lek, por…” (Video)

    Ditën e sotme, Xum Allushi zbuloi arsyen e trishtë se përse është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.

    Gjatë një diskutimi me Gjestin, Xumi i tregoi banorit se nëse shpallet fitues, “60% të çmimit do ia çoj njerëzve në nevojë, ndërsa 40% do të kuroj nënën time që e kam me kancer grada e katërt”.

    Mirëpo pas fjalëve prekëse të Xumit, na u kujtua një deklaratë e tij disa ditë më parë.

    Në një diskutim me Rozanën, ai iu shpreh kësaj të fundit se në Big Brother nuk është futur për lekë, por vetëm për të fikur dritat e shtëpisë, pra të shpallet emri i tij fitues.

    Këto deklarata kontradiktore të Xumit kanë nxitur mjaft diskutime në rrjet.

  • ‘Gjesti të nxori jashtë’, Amber i kundërpërgjigjet komenteve

    ‘Gjesti të nxori jashtë’, Amber i kundërpërgjigjet komenteve

    Amber ka qenë e ftuar në Fan Club për të folur pas daljes nga Big Brother VIP Albania 4.

    Ajo ka treguar për arsyen se përse vendosi që ta linte garën në gjysmë dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    E njëjta gjithashtu theksoi se nuk doli për shkak të Gjestit siç është thënë nëpër rrjete sociale.

    Transgjinorja tha se e ndjente që diçka nuk po shkonte jashtë dhe se i doli e vërteta.

    “Kisha një stres të akumuluar, pesë ditë para kisha një ndjesi se çfarë po ndodhte jashtë dhe ajo ndjesi doli që mami im kishte pësuar një atak kardiak dhe produksioni ishte në dijeni dhe mami kishte bërë më mirë dhe kishte thënë që mos ia prishni lojën se ka qenë ëndrra saj e ta çojë deri në fund”, u shpreh ajo.

    Tutje shtoi: “Dhe nuk e di pse është marrë se unë nga ajo shtëpi jam dalë nga Gjesti. Nuk është absolutisht e vërtetë sepse Gjesti është një banor si të tjerët që ishin brenda”.

    Amber ndër tjerash tha: “Pjesë e Gjestit ishte vula e asaj ndjesie që unë kisha brenda. Ai se bënte dot lojën time”.

  • Pritjes i erdhi fundi, ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

    Pritjes i erdhi fundi, ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

    Egli dhe Gjesti që nga fillimi kanë pasur një raport mjaftë të ngushtë.

    Dyshja treguan se ndjehen mirë kur janë pranë njëri tjetrit dhe po vazhdojnë të njohjen.

    Mbase spektaklit Egli ishte shumë pranë këngëtarit ku tregoi se prezenca e tij e bën të lumtur dhe i dhuroi puthje në faqe.

    Andaj rrjeti ka reaguar me komente të shumta, se kanë një kimi të përbashkët dhe duken shumë mirë edhe si çift.

  • Babai i Arbana Osmanit: Ledion Liço bën gafa në Big Brother Vip, por … (Video)

    Babai i Arbana Osmanit: Ledion Liço bën gafa në Big Brother Vip, por … (Video)

    Pasditen e së premtes u mbajt dhe premiera e filmit më të ri të Eduart Grishajt, “Pasaporta”. E sigurisht pjesë e premierës nuk kishin si të mos ishin dhe vjehrrit e tij, prindërit e Arbana Osmanit.

    Përpos filmit dhe se si Eduarti i duket si dhëndër, ata janë pyetur dhe për Big Brother Vip Albania. Ndonëse është viti i dytë që ky format i është besuar Ledion Liços, interesi i njerëzve dhe gazetarëve vijon të jetë i madh kur vjen puna se kush merr notën “10” për prezantim, Ledioni apo Arabana.

    Të pyetur se a e shohin ende këtë reality-show, babai i Arbanës u përgjigj “Po”.

    “E shohim. E shohim, sepse Big Brother është më i madh se Arbana”, tha ai, ndërsa i pyetur se kë zgjedh mes Arbanës dhe Ledionit, si babai po ashtu dhe nëna e moderatores u përgjigjën duke thënë se “humori” është ai që e karakterizon prezantuesin e Big Brother Vip dhe se kjo i pëlqen teleshikuesve.

    E ëma e Arbanës: Ledioni është i këndshëm me atë humorin e vet e si duket i ka bërë njerëzit për vete me atë. Bën ca shaka.

    I ati i Arbanës: Secili ka veçoritë e veta. Edhe Ledioni na pëlqen është djalë shumë i mirë, bën ndonjëherë ndonjë gafë por i lejohet.

    @andale.al Videon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ ANDALE AL #arbana #arbanaosmani #pasaporta #mirembremayje #andale #andaleal #uetefe ♬ original sound – Andale.al

  • Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës! (Video)

    Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës! (Video)

    Mbrëmjen e kaluar G Bani gjatë ‘Prime’-t i kërkoi falje Arsidës pasi në Dhomën e Rrëfimit mori vesh se ish-banorja ka iniciuar një kallëzim penal ndaj tij për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se janë hedhur prej këngëtarit në adresë të saj, gjatë periudhës që ishte pjesë e formatit.

    Duke sqaruar arsyet që e shtynë të merrte hapin drastik, Arsida u shpreh se është e gatshme të tërhiqet nga vendimi nëse G Bani i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja.

    Gjë që banori nuk e pranoi dhe u shpreh se do të tërhiqej nga gara vetëm kur publiku të vendoste për fatin e tij dhe nga ana tjetër ai u shpreh se i kërkonte ndjesë Arsidës dhe se ishte i gatshëm të kryente dënimin apo nëse do të merrte gjobë.

    Në lidhje me këtë situatë sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka reaguar ekskluzivisht edhe mamaja e G Banit.

    E dëgjova ‘Prime’-n mbrëmë. Arbani i kërkoi falje Arsidës për atë që kishte ndodhur. Tani që të fillojmë dhe të themi se pse e tha Arbani dhe pse e tha Arsida. Të gjithë e dimë që në atë lojë ka thyerje nervash dhe lojtarit i duken gjërat shumë më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për këtë i kuptoj. Nuk jam dakord të ofendohet një zonjë, një nënë. Fare nuk jam dakord dhe besoj që Arbani me sinqeritetin më të madh i kërkoi falje Arsidës.

    Për një gjë ju siguroj që Arbani është sinqerisht i sinqertë në të gjithë lojën. Ai shpërthen kur ndjehet se ofendohet apo i bëhet padrejtësi. Por unë besoj që Arbani është edhe një nga lojtarët që jep shumë dashuri në atë shtëpi.

  • “Hyrja ime është thikë me dy presa…”/ Amber ‘peticion’ për t’u rikthyer në BBV?

    “Hyrja ime është thikë me dy presa…”/ Amber ‘peticion’ për t’u rikthyer në BBV?

    Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber. E cila vendosi vetë të përfundonte rrugëtimin e saj në BBV. Kur u pyet nga Heidi nëse dëshiron që të kthehet sërish në lojë dhe të vazhdojë rrugëtimin, Amber u shpreh:

    Hyrja ime është thikë me dy presa. Jo vetëm e imja por e çdo banori që del nga ajo shtëpi sepse nëse ti do të rihysh dhe do të fillosh lojën aty ku e le është arritje. Ndërsa të hysh dhe të bësh mbretëreshën që unë mora informacione dhe u futa për t’ju vënë juve përpara është gabimi më fatal që mund t’i bësh vetes.

  • U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

    U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

    Sabrina vjen nga Bergamo ku jeton prej 14 vitesh për të ndarë historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se të largohej për në Itali, ajo jetonte në Kavajë nga ku nis edhe rrëfimi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

    Në moshën 15-vjeçare, njohu një djalë që ishte edhe dashuria e parë e Sabrinës. Me ngulmimin e saj dhe miratimin e dy familjeve, ata u fejuan.

    Sabrina: Unë kur isha e vogël, në një moshë shumë të vogël, njihem me një djalë.

    Ardit Gjebrea: Kur thua në një moshë të vogël, sa vjeç ishe?

    Sabrina: 15 vjeç.

    Ardit Gjebrea: Po ç’deshe?

    Sabrina: Ç’desha! Njihem me një djalë…

    Ardit Gjebrea: Të pëlqeu.

    Sabrina: Më pëlqeu.

    Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqeu tek ai?

    Sabrina: Ishte një djalë i qeshur në atë kohë, shumë shakaxhi dhe të bënte për vete.

    Ardit Gjebrea: Më pëlqeu fjala “në atë kohë”. Dhe re në dashuri.

    Sabrina: U fejuam.

    Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u fejove?

    Sabrina: 15 vjeç e gjysmë.

    Ardit Gjebrea: Familja?

    Sabrina: Duke qenë se jemi nga i njëjti vend, familjet tona njiheshin dhe ishin dakord për këtë gjë që të dyja palët.

    Ardit Gjebrea: Edhe pse ti ishe 15 vjeç.

    Sabrina: Edhe pse unë isha 15 vjeç sepse unë e doja.

    Djali jetonte në Itali, por përpara se Sabrina të zhvendosej atje bënë një dasmë madhështore kur ajo ishte 18 vjeçe. Më pas,erdhën dy bekime në jetën e tyre e më vonë një goditje e fortë.

    Sabrina: 18 vjeçe, ngel shtatzënë dhe vjen në jetë Ema.

    Ardit Gjebrea: Vajza jote.

    Sabrina: Vajza ime.

    Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?

    Sabrina: 12 vjeç. Vjen Ema, si bekim për ne, një fëmijë që na ka sjellë shumë të mira dhe ditë të bukura.

    Ardit Gjebrea: Ema lindi në Itali?

    Sabrina: Në Itali. 8 muajshe shtatzënë me Emën, kam kaluar një atak kardiak, por çdo gjë shkoi me sukses.

    Ardit Gjebrea: Nga se të erdhi?

    Sabrina: Nuk dihen shkaqet deri sot. Pas një viti që kishim gocën, Emën, marr vesh që isha shtatzënë me Ambrën.

    Ardit Gjebrea: Ah, ti ke dy goca?

    Sabrina: Dy goca.

    Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë!

    Sabrina: Faleminderit!

    Ardit Gjebrea: Dhe gjithçka vazhdonte shumë mirë.

    Sabrina: Gjithçka vazhdonte shumë, shumë mirë.

    Ardit Gjebrea: Por çfarë ndodhi?

    Sabrina: U ftohëm. Nisi marrëdhënia të ftohej.

    Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë një motiv.

    Sabrina: Ka qenë koha e Covid-it, kur ra Covid-i.

    Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh martesë?

    Sabrina: 13 vite. Me mirëkuptim, jemi shkëputur nga njëri-tjetri.

    Sabrina zgjodhi të vazhdonte të jetonte në Bergamo për hir të marrëdhënies së vajzave me të atin. Ajo pati edhe një njohje tjetër për të cilën nuk ndan detaje, por i thotë të gjitha me një psherëtimë e mjaftohet me shpjegimin “preka fundin”. Brengës së saj i shtohet reagimi i familjes që s’ishte kundër divorcit të parë, por pësoi një zhgënjim të madh nga marrëdhënia e dytë e Sabrinës./tvklan.al

  • Rezi-Sarës:Këtu e meritonte të ishte Drenusha, jo ti

    Rezi-Sarës:Këtu e meritonte të ishte Drenusha, jo ti

    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja po qëndron për 24 orë në shtëpinë ku jetoi për disa javë.
    Duke qënë se njihet për natyrën shpërthyese dhe pa filtra,të qënit i ftuar dhe jo konkurrent e kanë bërë Rezin edhe me të drejtpërdrejtë ndaj banorëve.

    Ai vazhdimisht ka ngacmuar Sarën, derisa edhe i tha se nuk e meriton finalen, me fjalët:

    “Këtu e meritonte të ishte Drenusha, jo ti”, u shpreh Rezi.

  • Ledion Liço i zuri vendin,prindërit e Arbana Osmanit flasin për BBV: Ledioni bën ca gafa…

    Ledion Liço i zuri vendin,prindërit e Arbana Osmanit flasin për BBV: Ledioni bën ca gafa…

    Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite që prej largimit të Arbana Osmanit si moderatore e “Big Brother Vip”, emri i saj sërish vazhdon të lidhet ngushtë me këtë format.

    Në çdo dalje publike dhe intervistë të sajën, Arbana gjithnjë përballet me pyetje lidhur me BBV.

    Së fundmi, jo vetëm Arbana por edhe prindërit e saj u pyetën për mendimin e tyre rreth dy sezoneve që kanë qenë në drejtim të Ledion Liços.

    Ata pohuan se vazhdojnë ta ndjekin programin, ndërsa përsa i përket ndarjes së publikut në “përkrahësit e Arbanës” dhe “përkrahësit e Ledionit”, prindërit e saj u shprehën se të dy kanë veçoritë e veta.

    Sipas tyre, Ledioni është i këndshëm me humorin e tij edhe pse ndonjëherë bën gafat e veta.

    Nga ana tjetër, Arbana u shpreh se nuk e ndjek fare “Big Brother Vip” dhe kjo për një arsye shumë të thjesht: ka ndjekur shumë “Big Brother” gjatë jetës dhe tani dëshiron të fokusohet në gjëra që s’ka mundur më herët për shkak të angazhimit në këtë format.