Category: Showbiz

  • “Hyrja ime është thikë me dy presa…”/ Amber ‘peticion’ për t’u rikthyer në BBV?

    “Hyrja ime është thikë me dy presa…”/ Amber ‘peticion’ për t’u rikthyer në BBV?

    Eftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber. E cila vendosi vetë të përfundonte rrugëtimin e saj në BBV. Kur u pyet nga Heidi nëse dëshiron që të kthehet sërish në lojë dhe të vazhdojë rrugëtimin, Amber u shpreh:

    Hyrja ime është thikë me dy presa. Jo vetëm e imja por e çdo banori që del nga ajo shtëpi sepse nëse ti do të rihysh dhe do të fillosh lojën aty ku e le është arritje. Ndërsa të hysh dhe të bësh mbretëreshën që unë mora informacione dhe u futa për t’ju vënë juve përpara është gabimi më fatal që mund t’i bësh vetes.

  • U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

    U fejua 15 vjeçe dhe u bë nënë pas 3 vitesh, Sabrina rrëfen disfatën e dashurisë: Preka fundin

    Sabrina vjen nga Bergamo ku jeton prej 14 vitesh për të ndarë historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Përpara se të largohej për në Itali, ajo jetonte në Kavajë nga ku nis edhe rrëfimi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

    Në moshën 15-vjeçare, njohu një djalë që ishte edhe dashuria e parë e Sabrinës. Me ngulmimin e saj dhe miratimin e dy familjeve, ata u fejuan.

    Sabrina: Unë kur isha e vogël, në një moshë shumë të vogël, njihem me një djalë.

    Ardit Gjebrea: Kur thua në një moshë të vogël, sa vjeç ishe?

    Sabrina: 15 vjeç.

    Ardit Gjebrea: Po ç’deshe?

    Sabrina: Ç’desha! Njihem me një djalë…

    Ardit Gjebrea: Të pëlqeu.

    Sabrina: Më pëlqeu.

    Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqeu tek ai?

    Sabrina: Ishte një djalë i qeshur në atë kohë, shumë shakaxhi dhe të bënte për vete.

    Ardit Gjebrea: Më pëlqeu fjala “në atë kohë”. Dhe re në dashuri.

    Sabrina: U fejuam.

    Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u fejove?

    Sabrina: 15 vjeç e gjysmë.

    Ardit Gjebrea: Familja?

    Sabrina: Duke qenë se jemi nga i njëjti vend, familjet tona njiheshin dhe ishin dakord për këtë gjë që të dyja palët.

    Ardit Gjebrea: Edhe pse ti ishe 15 vjeç.

    Sabrina: Edhe pse unë isha 15 vjeç sepse unë e doja.

    Djali jetonte në Itali, por përpara se Sabrina të zhvendosej atje bënë një dasmë madhështore kur ajo ishte 18 vjeçe. Më pas,erdhën dy bekime në jetën e tyre e më vonë një goditje e fortë.

    Sabrina: 18 vjeçe, ngel shtatzënë dhe vjen në jetë Ema.

    Ardit Gjebrea: Vajza jote.

    Sabrina: Vajza ime.

    Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?

    Sabrina: 12 vjeç. Vjen Ema, si bekim për ne, një fëmijë që na ka sjellë shumë të mira dhe ditë të bukura.

    Ardit Gjebrea: Ema lindi në Itali?

    Sabrina: Në Itali. 8 muajshe shtatzënë me Emën, kam kaluar një atak kardiak, por çdo gjë shkoi me sukses.

    Ardit Gjebrea: Nga se të erdhi?

    Sabrina: Nuk dihen shkaqet deri sot. Pas një viti që kishim gocën, Emën, marr vesh që isha shtatzënë me Ambrën.

    Ardit Gjebrea: Ah, ti ke dy goca?

    Sabrina: Dy goca.

    Ardit Gjebrea: T’i kesh me jetë!

    Sabrina: Faleminderit!

    Ardit Gjebrea: Dhe gjithçka vazhdonte shumë mirë.

    Sabrina: Gjithçka vazhdonte shumë, shumë mirë.

    Ardit Gjebrea: Por çfarë ndodhi?

    Sabrina: U ftohëm. Nisi marrëdhënia të ftohej.

    Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë një motiv.

    Sabrina: Ka qenë koha e Covid-it, kur ra Covid-i.

    Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh martesë?

    Sabrina: 13 vite. Me mirëkuptim, jemi shkëputur nga njëri-tjetri.

    Sabrina zgjodhi të vazhdonte të jetonte në Bergamo për hir të marrëdhënies së vajzave me të atin. Ajo pati edhe një njohje tjetër për të cilën nuk ndan detaje, por i thotë të gjitha me një psherëtimë e mjaftohet me shpjegimin “preka fundin”. Brengës së saj i shtohet reagimi i familjes që s’ishte kundër divorcit të parë, por pësoi një zhgënjim të madh nga marrëdhënia e dytë e Sabrinës./tvklan.al

  • Rezi-Sarës:Këtu e meritonte të ishte Drenusha, jo ti

    Rezi-Sarës:Këtu e meritonte të ishte Drenusha, jo ti

    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja po qëndron për 24 orë në shtëpinë ku jetoi për disa javë.
    Duke qënë se njihet për natyrën shpërthyese dhe pa filtra,të qënit i ftuar dhe jo konkurrent e kanë bërë Rezin edhe me të drejtpërdrejtë ndaj banorëve.

    Ai vazhdimisht ka ngacmuar Sarën, derisa edhe i tha se nuk e meriton finalen, me fjalët:

    “Këtu e meritonte të ishte Drenusha, jo ti”, u shpreh Rezi.

  • Ledion Liço i zuri vendin,prindërit e Arbana Osmanit flasin për BBV: Ledioni bën ca gafa…

    Ledion Liço i zuri vendin,prindërit e Arbana Osmanit flasin për BBV: Ledioni bën ca gafa…

    Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite që prej largimit të Arbana Osmanit si moderatore e “Big Brother Vip”, emri i saj sërish vazhdon të lidhet ngushtë me këtë format.

    Në çdo dalje publike dhe intervistë të sajën, Arbana gjithnjë përballet me pyetje lidhur me BBV.

    Së fundmi, jo vetëm Arbana por edhe prindërit e saj u pyetën për mendimin e tyre rreth dy sezoneve që kanë qenë në drejtim të Ledion Liços.

    Ata pohuan se vazhdojnë ta ndjekin programin, ndërsa përsa i përket ndarjes së publikut në “përkrahësit e Arbanës” dhe “përkrahësit e Ledionit”, prindërit e saj u shprehën se të dy kanë veçoritë e veta.

    Sipas tyre, Ledioni është i këndshëm me humorin e tij edhe pse ndonjëherë bën gafat e veta.

    Nga ana tjetër, Arbana u shpreh se nuk e ndjek fare “Big Brother Vip” dhe kjo për një arsye shumë të thjesht: ka ndjekur shumë “Big Brother” gjatë jetës dhe tani dëshiron të fokusohet në gjëra që s’ka mundur më herët për shkak të angazhimit në këtë format.

  • Jul Deda bën deklaratën e fortë për Eglin: “Larg qoftë…”

    Jul Deda bën deklaratën e fortë për Eglin: “Larg qoftë…”

    Jul Deda ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e djeshme.

    Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se Egli Tako, banore në Big Brother VIP Albania, është nga ato vajza që lëviz nga “një lule” në tjetrën, njëkohësisht duke e quajtur dhe materialiste.

    “Larg qoftë me i shku Eglit një dron bashkë me Xumin, e la direkt Gjestin“, shkruan ai në InstaStory.

    Ndërkohë, Xumi dhe Egli janë në një nominim kokë më kokë, dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë primen e ardhshëm.

  • Xumi përlotet pas debatit me Gjestin: Kam hyrë këtu se kam nënën me kancer stadi 4 (Video)

    Xumi përlotet pas debatit me Gjestin: Kam hyrë këtu se kam nënën me kancer stadi 4 (Video)

    Ditën e sotme Xumi dhe Gjesti teksa ndodheshin në oborr po debatonin me njëri-tjetrin në lidhje me lojën e tyre dhe arsyen se pse kanë hyrë në Big Brother.

    Në një moment gjatë diskutimit Xumi i shprehet Gjestit dhe i thotë se:

    A e di realisht se pse kam hyrë këtu vëlla? Nëse fitoj çmimin e madh 60% t’ia çoj njerëzve në nevojë çmimin dhe 40% vëlla të kuroj nënën time që kam me kancer stadi i katërt.

    E kupton vëlla se për çfarë kauze kam hyrë unë? Nuk kam hyrë as për klikime, as për emër, as për t’u martuar.

    Për asgjë vëlla. Unë kam hyrë vetëm për të fituar çmimin dhe t’i çoj njerëzve buke sepse nuk kanë bukë në shtëpi dhe të operoj nënën time jashtë shtetit sepse e kam me kancer stadi katërt.

    E kupton për çfarë kauze kam hyrë unë këtu?

    Ndërkohë Gjesti u shpreh:

    Ishalla Zoti e shëron.

  • Sherri në verë, Marina pranoi krizën me Getoarin, çfarë ndodhi me çiftin! Brenda historisë 10-vjeçare të dashurisë mes moderatores dhe reperit

    Sherri në verë, Marina pranoi krizën me Getoarin, çfarë ndodhi me çiftin! Brenda historisë 10-vjeçare të dashurisë mes moderatores dhe reperit

    Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ishte vera e vitit që lamë pas çfarë edhe zbuloi një krizë mes çiftit. Dyshja nuk u pa bashkë në thuajse asnjë moment përgjatë sezonit, duke preferuar që ta kalonin këtë periudhë në heshtje, duke mos folur publikisht.

    Për herë të parë, vetë moderatorja e ka pranuar këtë krizë në çift, por duke u shprehur se gjithçka tashmë është zgjidhur mes tyre. Marina ka qenë e ftuar së fundmi në podcatin e Alketa Vejsiut. Mes karrierës, mëmësisë, projekteve dhe bizneseve të suksesshme Alketa e ka pyetur Marinën edhe për marrëdhënien e saj me reperin e njohur nga Kosova.

    “A ka furtuna në çiftin tuaj?”, është pyetja e Alketës për Marinën.

    “Do të gënjeja nëse do të thosha jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona.”

    Kjo përmbledhje dëshmon se asnjë marrëdhënie nuk është e përkryer, dhe përpjekjet për ta mbajtur atë të shëndetshme janë thelbësore. Marina theksoi se lidhja e saj me Getoarin është e fortë për shkak të ngjashmërisë në karaktere.

    “Jemi natyra shumë të ngjashme”, tha ajo, duke tërhequr vëmendjen te rëndësia e komunikimit dhe kuptimit në një marrëdhënie të gjatë. Ajo e vuri në dukje se, përkundër vështirësive, ata gjithmonë gjejnë mënyrën për të zgjidhur problemet pa u ndihmuar nga jashtë. Marina, e njohur për suksesin e saj në televizion, shpesh përballet me presionin e mediave që invadojnë jetën e personaliteteve. Ajo shpesh refuzon të flasë për problemet që ka me Getoarin, duke theksuar se këto janë çështje të natyrës private që nuk duhen diskutuar me të tjerët. Ajo e konsideron të rëndësishme të mbajë privatësinë e marrëdhënies së saj dhe të mos i japë hapësirë spekulimeve.

    “E veçantë është që ne kemi një marrëdhënie që është e ndërtuar mbi besimin dhe respektin”, shtoi ajo. Kjo është një filozofi që shumë çifte e kërkojnë, megjithatë e realizohet më vështirë. Marina dhe Getoari gjithashtu përballen me sfida të zakonshme që lidhen me karrierat e tyre në muzikë dhe televizion. Çdo angazhim i ri mund të ndikojë në kohën që kalojnë së bashku, e cila është një sfidë për çfarëdo çifti.

    “Koha është një nga gjërat më të çmuara që kemi”, tha Marina, duke u fokusuar në balancimin e jetës personale me jetën profesionale. Përveç kësaj, ata të dy janë të angazhuar në projekte të ndryshme, që përfshijnë muzika, show dhe biznese të tjera. Marina ka sukses në karrierën e saj televizive, ndërsa Getoari vazhdon të dëshmojë talentin e tij si reper.

    “Ne e mbështesim njëri-tjetrin në çdo hap”, shpjegoi ajo, që tregon përkushtimin e tyre si çift. Në fund, Marina përfundoi intervistën me një mesazh të fortë për të gjithë ata që ndjekin jetën e saj dhe marrëdhënien e saj me Getoarin. “E rëndësishme është të jemi të vetëdijshëm për njohuritë që kemi si individë dhe si çift. Kjo është ajo që na ndihmon të kalojmë çdo vështirësi”, përfundoi ajo, duke treguar se jeta është një proces mësimor dhe që dashuria kërkon punë dhe përkushtim.

    Çifti i njohur i showbizit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën nga media në verën që lamë pas për një ndarje dhe krisje të marrëdhënies së tyre. Një story e bërë së fundmi nga reperi Ghetto Geasy ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre. “E mbajta në krahë tërë ditën/edhe zemër i dhashë “mbahu”/Të nesërmen në fshat kur arritëm/ u tha të tjerëve: “Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë.

    Kaq ka mjaftuar që dyshimet të ngrihen se mes tij dhe Marinës diçka nuk shkon. Po të vësh re në profilet e tyre në Instagram, prej kohësh mungojnë fotot e tyre si çift. Ndërkohë, kujtojmë që Marina këtë kohë është parë më së shumti nën shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës dhe së bashku kaluan dhe pushime në Jalë. Mirëpo reperi ka vendosur t’u jap fund këtyre aludimeve.

    Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marinës, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjen. Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget” ndërkohë që përreth shihet çifti, i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku. Kujtojmë që dyshja e njohur e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre.

  • Jozi dhe Loredana nuk përmbahen, shkëmbejnë puthje pasionante në krevat (Video)

    Jozi dhe Loredana nuk përmbahen, shkëmbejnë puthje pasionante në krevat (Video)

    Jozi dhe Loredana duket se i kanë lënë pas debatet dhe keqkuptimet me njëri-tjetrin duke i hapur rrugën gjuhës së dashurisë.

    Dy ditë më parë mes dy banorëve ndodhi puthja e parë “e shumëpritur’’, ndërsa sot në mëngjes Loredana dhe Jozi janë zgjuar krahë njëri tjetrit në krevat duke shkëmbyer puthje pasionante.

    Kujtojmë se një javë më parë, këngëtari tentoi të puth padëshirë modelen, veprim ky që shkaktoi tension jo vetëm mes tyre, por tek të gjithë banorët e Big Brother VIP Albania.

  • Jul Deda bën deklaratën e fortë për Eglin: “Larg qoftë me i shku …”

    Jul Deda bën deklaratën e fortë për Eglin: “Larg qoftë me i shku …”

    Jul Deda ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e djeshme.

    Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se Egli Tako, banore në Big Brother VIP Albania, është nga ato vajza që lëviz nga “një lule” në tjetrën, njëkohësisht duke e quajtur dhe materialiste.

    “Larg qoftë me i shku Eglit një dron bashkë me Xumin, e la direkt Gjestin“, shkruan ai në InstaStory.

    Ndërkohë, Xumi dhe Egli janë në një nominim kokë më kokë, dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë primen e ardhshëm.

  • Hapet Kutia e Pandorës: Egli merr vendimin e papritur, dërgon në televotim Xumin dhe …

    Hapet Kutia e Pandorës: Egli merr vendimin e papritur, dërgon në televotim Xumin dhe …

    Spektakli i Big Brother VIP Albania solli emocione dhe tensione, teksa Egli pati mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, një element që gjithmonë sjell përfitime, por edhe përgjegjësi të mëdha.

    Brenda kutisë, Egli gjeti dy zarfa: një të bardhë dhe një të kuq.

    Zarfi i bardhë i dha një surprizë të këndshme – një pushim relaksues që ajo do të përfitojë pasi të përfundojë eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

    Zarfi i kuq, nga ana tjetër, përmbante një vendim të rëndësishëm dhe delikat: Egli duhej të zgjidhte dy banorë për të shkuar në nominim kokë më kokë, përfshirë edhe mundësinë për të nominuar veten.

    Pas një reflektimi të shkurtë, Egli mori një vendim që shokoi disa prej banorëve. Ajo vendosi të dërgonte në nominim Xumin dhe veten e saj.

    Në arsyetimin e saj, Egli u shpreh se marrëdhënia me Xumin ishte bërë tepër e vështirë, pasi ai nuk e linte rehat, duke i bërë presion dhe duke e përndjekur për shkak të pëlqimit që ai kishte shprehur për të.

    Kështu, në nominim për këtë javë shkojnë Egli dhe Xumi, një zhvillim që pritet të sjellë dinamika të reja dhe tensione në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Tani mbetet në dorën e publikut të vendosë se kush do të vazhdojë lojën dhe kush do të largohet nga shtëpia.