Category: Showbiz

  • Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!

    Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!

    Nga studio e Big Brother, Amber ka komentuar raportin e Gjestit dhe Egli.

    Ajo thotë se nuk i beson ndjenjës së Egli për Gjestin, por thotë se e ka kuptuar kush është dhe e di që me këtë histori “jeton gjatë në shtëpi”.

    “Egli është e lexuar dhe do një mashkull të lexuar…

    Egli e di pak a shumë kush është Gjesti dhe do të jetojë gjatë në atë shtëpi.

    Nuk e donte Xumin, sepse i dukej si hallexhi”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio.

  • Çfarë ndodhi? Rozana Radi ne gjendje jo të mirë shëndetësore, largohet nga prime

    Çfarë ndodhi? Rozana Radi ne gjendje jo të mirë shëndetësore, largohet nga prime

    Gjatë mbrëmjes së sotme, këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Albania, Rozana Radi, ka pasur një problem shëndetësor gjatë transmetimit live.

    Pas debateve të forta të zhvilluara, këngëtarja nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në dhomën e rrëfimit për të marrë kujdesin e nevojshëm nga produksioni.

    Moderatori i spektaklit, Ledion Liço ka siguruar publikun se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze, por për luhatje tensioni.

    Aktualisht, Rozana po trajtohet dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

  • “Ka përbuzur ndjenjën time”, Xumi-Eglit: Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar!

    “Ka përbuzur ndjenjën time”, Xumi-Eglit: Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar!

    Xumi komentoi raportin mes Gjestit dhe Eglit, duke e quajtur një një lojë dhe interes.

    Më pas ai i drejtohet Eglit duke i thënë “Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar”, ndërsa theksoi se ndenjën e tij e kanë hedhur poshtë dhe e kanë përbuzur.

    Sakaq tha se ftohja e raportit me Gjestin nuk ka lidhje me Eglin.

    Pjesë nga debati:

    Xumi: Ndjenjën time e hodhën poshtë, e përbuzën.

    E përbuzi kush?

    Xumi: Egli, e ka akuzuar… edhe nga shumë banorë të tjerë. Unë kam pasur mikpritje për të gjithë banorët.

    Raporti me Gjestin s’ka lidhje me Eglin. Më mirë më thuaj ‘je i shëmtuar’ (i drejtohet Eglit). Po kaq i shëmtuar nuk e dija që isha. Nesër do bëhem dhe unë biond.

    Egli: A ka pasur një sekuencë që unë ty të të kem dhënë një fije shpresë?

  • “E kam dashnore”/ A ka marrëveshje me Eglin? Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj, por këta më…

    “E kam dashnore”/ A ka marrëveshje me Eglin? Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj, por këta më…

    Gjesti ka sqaruar përplasjen që pati me Jozin, Valbonën dhe Xumin pasi tha se Eglin “e ka dashnore”.

    Ai tha se këtë fjalë e ka përdorur duke nënkuptuar “të dashur”, ndërsa i ka kërkuar falje familjes së Eglit. Ndërkohë tha se nga tre banorët e sipërpërmendur ai tha se është prekur sepse i përdorin histori nga jashtë.

    Pjesë nga diskutimi:

    Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, lum familja që e ka. Marrëveshje mes nesh? Nuk ka marrëveshje për sjelljen që kemi, çdo gjë është e vërtetë.

    Egli: Termi “dashnore” kam zgjedhur ta përdor për të bërë këtë bisedë me Gjestin, kam zgjedhur t’i them që në Kosovë është në rregull, ia kam shpjeguar që këtu kuptohet në një konotacion tjetër, dhe ka rënë dakord për këtë. Jam shqetësuar vetë, nuk ka nevojë të shqetësohet askush.

    Aldo: Unë për Eglin kam vlerësim dhe nga jashtë. Shqetësimi im i vetëm ka qenë nëse Gjesti do të bënte ndonjë gafë, siç ne kemi gjuajtur këto fjalë “ta kapa femrën”, apo “dashnore”. Doja të mos binte pre. Duke parë dhe videon, mbase duhet të jetë Gjesti që mos i prishet loja, sepse kam mendimin që Egli është dy hapa para.

    Egli: Nuk dua t’i jepen nota romantizmi këtij raporti, jam thjeshtë duke kaluar një kohë të mirë dhe nuk e di pse është kaq problem që ai më jep arsye për të qeshur.

    G Bani: U trashëgofshi vëlla, ç’a më intereson mua

    Gjesti: Unë atje dashnore i them femrës, këtu e kuptova që është kështu, kërkoj falje. Unë jam ndjerë keq me Jozin, Valbonës dhe Xumit se më kanë përmend histori nga jashtë, u bëra shumë keq se veç gjëra nga jashtë përdorin se nuk kanë forcë tjetër. I kërkoj falje dhe familjes së Eglit për atë fjalë.

  • A mund të shërohet Parashqevia? Elton Ilirjani jep lajmin urgjent: Mjekët zbuluan që …

    A mund të shërohet Parashqevia? Elton Ilirjani jep lajmin urgjent: Mjekët zbuluan që …

    Ishte dita e djeshme kur biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se këngëtarja e njohur prej dy javësh është shtruar në spitalin psikiatrik, teksa njofton se ajo nuk ka pranuar të marr mjekimin e nevojshëm.

    Fatmirësisht, në një reagim në rrjetin social “Instagram”, shprehet se më në fund Parashqevia ka pranuar të mjekohet.

    “Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

    Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

    “Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur, shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën’’, shkruan ajo.

    Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

    Reagimi i plotë i biznesmenit:

    “Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station”!

  • Ledioni zbulon arsyen e largimit të Loredanës për “emergjencë shëndetësore”

    Ledioni zbulon arsyen e largimit të Loredanës për “emergjencë shëndetësore”

    Loredana la sot shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4 për disa çaste dhe u rikthye sërish para nisjes së “prime”.

    Banorët e shqetësuar e pritën te dera me puthje dhe përqafime.

    Ndërsa Ledioni zbuloi edhe problemin shëndetësor të saj.

    Ai tha se Loredana ishte prekur nga një virozë, ndërsa vetë banorja u shpreh se tani ndihet mirë.

  • Loredana kthehet në shtëpi pas emergjencës mjekësore, Laerti dëgjohet duke pyetur “erdhi Amberi?” (Video)

    Loredana kthehet në shtëpi pas emergjencës mjekësore, Laerti dëgjohet duke pyetur “erdhi Amberi?” (Video)

    Loredana është rikthyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, pas urgjencës së saj mjekësore.

    E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, banorja u kthye pas përmirësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

    Sapo hyri në shtëpi, ajo u mirëprit me puthje dhe përqafime nga banorët e tjerë.

  • “Ke filluar të bësh lojë të pisët, po të përdor Gjesti”/ Livia nuk ia përton Aldos me përgjigjen: Nuk jam as…

    “Ke filluar të bësh lojë të pisët, po të përdor Gjesti”/ Livia nuk ia përton Aldos me përgjigjen: Nuk jam as…

    Me hyrjen e Gjestit në “Big Brother VIP 4” shumë dinamika apo miqësi kanë ndryshuar. Ai duket se ka krijuar një raport të mirë me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ‘u bie’ vetëm djemve në lojë.

    Gjesti herë pas here përmende emrin e Livias sot duke thënë ‘më pëlqen’, duke imituar Aldon. Ky i fundit duket se e ka marrë sikur këngëtari ka thënë se ka pëlqim për banoren.

    E për këtë arsye ai në një moment i tha ‘po të përdor Gjesti se thotë kam qejf Livian, kur është me Eglin’.

    Livia i tha se Gjesti dhe Egli nuk janë bashkë dhe më për pjesën tjetër iu drejtua duke u sqaruar me të: “E më e rëndësishmja nuk jam vegla jote”.

    Pjesë nga biseda:

    Aldo: Ke filluar me bërë lojë të pisët ee?

    Livia: Ça loje?

    Aldo: Po të përdor Gjesti ty

    Livia: Mua?

    Aldo: Po a tha ‘kam qejf Livian tani’

    Livia: Pse po më përdor? Ça jam duke bërë me Gjestin unë?

    Aldo: Po thotë kam qejf Livian, kur është me Eglin

    Livia: Mund t’a thotë

    Aldo: A është me Eglin?

    Livia: Jo

    Aldo: Mos u bëj vegël

    Livia: Nuk është me Eglin

    Aldo: Mirë, mirë, mos u bëj vegël

    Livia: Nuk jam vegla e askujt

    Aldo: E di dhe mos u bëj e askujt

    Livia: Edhe më e rëndësishme nuk jam vegla jote

    Aldo: Patjetër që jo. Nuk mendoj se ka ndonjë pikëpyetje ajo, unë jam i fundit në listë si emër për pronar vegle

    Livia: Unë nuk jam vegël, nëse Gjesti thotë kam pëlqim, nuk kam si me qenë vegël e askujt

  • Çfarë ndodhi? Pak para “PRIME”, banorja e BBV LË SHTËPINË për arsye SHËNDETËSORE

    Çfarë ndodhi? Pak para “PRIME”, banorja e BBV LË SHTËPINË për arsye SHËNDETËSORE

    Banorja e Big Brother Albania Vip 4, Loredana Brati ka lënë papritur shtëpinë për arsye shëndetësore.

    Big Brother njofton në Instagram se Loredana ka dalë nga shtëpia e shoqëruar nga produksioni dhe do të kthehet sapo gjendja e saj të përmirësohet.

    “Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore. E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, do të rikthehet sapo gjendja e saj të përmirësohet”, njofton BBVA në Instagram.

    Mbetet e paqartë se çfarë problemesh ka modelja 25-vjeçare, por mesa duket nuk janë serioze pasi ajo pritet të kthehet sërish.

    Banorja e Big Brother Albania Vip 4, Loredana Brati ka lënë papritur shtëpinë për arsye shëndetësore.

    Big Brother njofton në Instagram se Loredana ka dalë nga shtëpia e shoqëruar nga produksioni dhe do të kthehet sapo gjendja e saj të përmirësohet.

    “Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore. E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, do të rikthehet sapo gjendja e saj të përmirësohet”, njofton BBVA në Instagram.

    Mbetet e paqartë se çfarë problemesh ka modelja 25-vjeçare, por mesa duket nuk janë serioze pasi ajo pritet të kthehet sërish.

  • Prime plot surpriza / Përballje, pëlqime, ndjenja dhe të papritura! E gjithë shtëpia e “BBV” në televotim

    Prime plot surpriza / Përballje, pëlqime, ndjenja dhe të papritura! E gjithë shtëpia e “BBV” në televotim

    Dinamika, përplasje por edhe romanca të reja. Edicioni i katërt i “Big Brother Albania VIP” është futur në fazën e saj të nxehtë.

    E gjithë shtëpia është në televotim, kjo falë dinamikave të ndodhura në Prime-n e kaluar, teksa banori më pak i votuar do të lërë shtëpinë.

    Big Brother mund ta ndiqni “live” në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.