Category: Showbiz

  • Egli zbulon shkakun e ndarjes nga Olsi Bylyku: Më tha po s’të pëlqeu… (Video)

    Egli zbulon shkakun e ndarjes nga Olsi Bylyku: Më tha po s’të pëlqeu… (Video)

    Banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Egli Tako, ka risjellë dhe njëherë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhënien e saj me aktorin e njohur Olsi Bylyku, si dhe ka ndarë arsyjet që i dhanë fund raportit disa vjeçar.

    Teksa ndodhej në praninë e Gjestit, ky i fundit e pyeti se cili prej tyre ka qenë shkaku i ndarjes. Egli vijoi të tregojë se e gjitha lindi nga mungesa e theksuar e komunikimit në çift, një marrëdhënie që po shkonte drejt fundit pa kuptuar.

    Gjithashtu, Egli ka rrëfyer se lidhja e saj me Olsin, u kthye ne toksike dhe se i kërkoi ish-partnerit të saj që diçka duhet të ndryshonte, por ka qenë përgjigja e tij që i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes disa vjeçare.

    Gjesti: Shkaku i ndarjes ke qenë ti, apo X personi?

    Egli: Nuk mund të them unë apo ai, thjesht mua se kam qenë unë që jam larguar, nuk ka ndodhur një gjë konkrete, nuk është se ka ndodhur një tradhëti apo një… nuk ka qenë kjo.

    Thjesht ishte mbushur me një mungesë të frikshme komunikimi, kohe me njëri-tjetrin, interes i të gjitha aspekteve ndaj njëri-tjetrit nëse e kupton se çfarë dua të them, një humbje totale e marrëdhënies dhe shumë gjëra të tjera që nuk dua t’i them këtu.

    Dhe mua thjesht më ishte mbushur kjo gjëja, ndoshta dhe atij patjetër sepse marrëdhënia kur vjen toksike vjen e ndërsjelltë, dhe ishte thjesht një pikë e vogël ku unë thash “Ok nëse këto gjërat nuk ndryshojnë”, dmth ndodhi një debat i fundit dhe i thash “Do bësh diçka?

    Tani për të ndryshuar këtë gjë dhe për të kthyer gjënë në normalitet për të ardhmen apo do vazhdosh po kështu njësoj”? Dhe përgjigjia ishte: Nëse s’të pëlqen mund të…

  • “Është e turpshme që…”, Gerti dhe Gerta bisedojnë për Valbonën: Iu dogj karta e G Banit dhe Laertit!

    “Është e turpshme që…”, Gerti dhe Gerta bisedojnë për Valbonën: Iu dogj karta e G Banit dhe Laertit!

    Gerti dhe Gerta kanë biseduar me njëri-tjetrin për Valbonën dhe lojës e kësaj të fundit në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4.

    Gerti u shpreh se Valbonës i janë djegur kartat e GBanit dhe Laertit.

    Pjesë nga biseda:

    Gerti: Gënjen! Është një gënjeshtare! Është e turpshme t’i thuash një gruaje gënjeshtare, por ajo gënjen! E kupton çfarë bën? Çfarë mashtruese që është!

    Gerta: Shkon tek..

    Gerti: Nejse s’bie viktimë e saj. I kam thënë çohu se ke për detyrë t’i sqarosh gjëra i thashë GBanit. Ai erdhi dje dhe më tha ‘e kam mbyllur me atë njeri’, pas 20 minutash i shoh përkrahësh.

    Gerta: E kam kuptuar…

    Gerti: Çfarë kë kuptuar ti? Dëgjo ca po ndodh. Këtu brenda nuk shkojnë gjerat deri në pikën e vlimit.

    Gerta: Është e qartë çfarë ndodh.

    Gerti: Ajo më dëgjoi mua

    Gerta: E pra, të dëgjoi ty dhe i’u dogj karta e Laertit dhe G Banit. Shkoi te GBani se u zu me Laertin.

  • Tha se banori i BBV4 është gay, Desara Karaiskaj kërkon ndjesë publike: Nuk doja të fyeja askënd

    Tha se banori i BBV4 është gay, Desara Karaiskaj kërkon ndjesë publike: Nuk doja të fyeja askënd

    Desara Karaiskaj ka kërkuar njesë publike pas komenteve për orientimin seksual të Jozit , banorit të BBVA. Ajo shprehet se është gabuar për orientimin e tij seksual, pasi disa ditë më parë tha që ai është homoseksual dhe se partneri i tij mban foton e tij në profil.

    “Ndjej që është e nevojshme të bëhet një sqarim që të qetësoj të gjithë

    Shqiptarët që u prekën apo indinjuan nga postimi im. Unë jam nxituar është difekti im më I madh. Për rrjedhojë edhe keqkuptuar. Më vjen keq që nuk u shpreha siç duhet pra saktë. Që të mos të keqkuptohesha.

    Kush më njeh e di mirë që kur gaboj, nuk e kam aspak problem të kërkoj falje.Pra, nuk jam kryeneçe, edhe pse mund të dukem si e rillë.

    Ndaj, kërkoj ndjesë publike, që nuk u shpreha siç duhet pra saktë, që të mos keqkuptohesha. Nuk desha të fyej askënd mbi të gjitha nuk jam kompetentente për orjentimin seksual të askujt. “

    https://www.instagram.com/dasara.karaiskaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bfbb4db1-8932-401b-bd46-78f0d60c67af

  • “Më kujton shumë dikë”/ Egli i hap zemrën Gjestit: Ish i dashuri më kërkonte që të bëhesha…

    “Më kujton shumë dikë”/ Egli i hap zemrën Gjestit: Ish i dashuri më kërkonte që të bëhesha…

    Gjatë bisedës pas mesnatës, Egli i është drejtuar Gjestit duke i shprehur se këngëtari në disa sekuenca i kujton dikë, por pa e përmendur emrin e personit. Më pas ajo i thotë se në një çift nuk mundet që të duan të dy të ecin përpara dhe të kenë pavarësinë e tyre.

    “Në disa sekuenca më kujton shumë një njeri. Unë mendoj se në një çift…edhe ai mendon sigurt se e kemi shprehur këtë gjë, nuk mund të ketë dy njerëz që duan të dy të ecin para dhe të kenë pavarësinë e vet, të jenë të dy përdore të suksesshëm, unë kam qenë gjithmonë e hapur që i pari të ishte ai, pa asnjë lloj pishmani, por që të bëhesha ajo që ai kërkonte apo donte, ishalla e ka atë që ka tani e ka të tillë, o zot shyqyr që ka rrit të gjejë atë fiks”, tha Egli.

  • “Pa G-banin dhe Leartin, ti je askushi” , debati i fortë mes dy konkurenteve

    “Pa G-banin dhe Leartin, ti je askushi” , debati i fortë mes dy konkurenteve

    Valbona dhe Gerta kanë patur një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Dy banoret e nisën qetë bisedën e tyre, por më pas kaloi në një debat. Gerta i tha Valbonës se pa ‘G-Banin dhe Laertin është askushi, një spektatore që ndjek situatat’.

    Gjithashtu ajo i tha më pas Valbonës ‘se në fillim e nisi me Jozin’ dhe tani ‘të presë nëse vjen ndonjë djalë tjetër’.

    Pjesë nga biseda:

    Gerta: Nuk ishe në gjendje të bëje rolin tënd në shtëpi dhe kalove spektatore, kaq. Ti je spektatore

    Valbona: Edhe pse je më e madhe se unë, nuk t’a lejoj

    Gerta: Ti pa G-Banin dhe Laertin je askushi këtu, je spektatore dhe thjesht ndjek situatat këtu. Ke kaluar në anën tjetër të skenës, nuk mund të tregosh veten dhe të përfaqësosh…

    Valbona: Kush janë ata që rrinë aty? Sa paguhen ata?

    Gerta: Aq sa të paguhen, ça problemi ka

    Gerta: Ti zero, ti ke ardhur për një funksion dhe je zero tek ai funksion. Në skenë nuk ishe e denjë të bëje rolin dhe të përjashtuan fare

    Valbona: Mua s’më ka përjashtuar njeri

    Gerta: Nuk ke asgjë, ke vetëm G-Ban dhe Laert, prit mos vjen dhe ndonjë çun tjetër. E fillove pak me Jozin e tani kalove te tjerët

  • Kiara Tito feston ditëlindjen, Luiz Ejlli i bën dhuratën e ‘papritur’

    Kiara Tito feston ditëlindjen, Luiz Ejlli i bën dhuratën e ‘papritur’

    Moderatorja e dashur Kiara Tito sot mbush plot 29 vite, duke festuar këtë moment të veçantë në një etapë të re dhe emocionuese të jetës së saj. E njohur për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj, Kiara është kthyer në një nga figurat më të dashura të showbizit shqiptar.

    Këtë vit, ditëlindja e saj ka një domethënie të veçantë, pasi e gjeti Kiarën në rolin e mamasë, një përvojë që ajo dhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, po e shijojnë maksimalisht. Vajza e tyre, Luna, ka qenë padyshim dhurata më e çmuar për moderatoren.

    Megjithatë, këtë herë dhurata nga Luizi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Çifti prej tre ditësh po kalon disa momente relaksi në Maldive, një destinacion romantik që duket se është zgjedhur posaçërisht për të festuar ditëlindjen e Kiarës. Ende nuk dihet nëse Kiara dhe Luizi do të rikthehen sot në Shqipëri për të festuar bashkë me të voglën e tyre, apo nëse çifti do të vijojë të shijojë pushimet në parajsën tropikale.


    Çfarëdo që të zgjedhin, fansat dhe ndjekësit e çiftit janë të sigurt se kjo ditëlindje do të jetë një nga më të paharrueshmet për Kiarën. Urime të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku fansat e tyre u urojnë çdo të mirë për këtë vit të ri të jetës.

  • Parashqevi Simaku nis kurimin në spitalin psikiatrik, Ilirjani: Sapo më telefonoi! Flutura jonë filloi

    Parashqevi Simaku nis kurimin në spitalin psikiatrik, Ilirjani: Sapo më telefonoi! Flutura jonë filloi

    Këngëtarja Parashqevi Simaku pranoi të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në New York, ku ndodhet prej dy javësh.

    Ishte biznesmeni Elton Ilirjani që informoi përmes Instagramit se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë.

    Në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

    “Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

    “Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen , faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën”, ka shkruar mbesa e saj Ani Simaku në Instastory.

    Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

    “Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH!

    Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station!”, shkruan Ilirjani.

  • Kiara Tito feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot moderatorja

    Kiara Tito feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot moderatorja

    Ditën e sotme, moderatorja e njohur Kiara Tito, feston 29 vjetorin e lindjes. E njohur si një nga femrat më të ëmbla të showbizit, Kiara u bë nënë para disa muajsh.

    Ditëlindja e këtij viti, e gjeti moderatoren në statusin e mamasë. Një dhuratë më të bukur se kaq, nuk mund të kishte.

    Por vlen të vlerësohet dhe dhurata që mori nga partneri, Luiz Ejlli.

    Kujtojmë se dyshja prej 3 ditësh ndodhet në Maldive, duke shijuar disa momente relaksi krah njëri-tjetrit, por pa Lunën.

    Mbetet për t’u parë nëse Kiara do e festojë ditëlindjen larg të voglës së saj, apo çifti do të rikthehet sot në Shqipëri.

  • Pirro Çako fotografohet për herë të parë me djalin, bën detyrat si baba! Jeta e tij në çift me zyrtaren e drejtësisë(Foto)

    Pirro Çako fotografohet për herë të parë me djalin, bën detyrat si baba! Jeta e tij në çift me zyrtaren e drejtësisë(Foto)

    Ndonëse është ndër emrat më të suksesshëm në muzikë, Pirro Cako ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media. Kantautori, prej pak vitesh është bërë sërish baba i një djali, duke shijuar kështu këtë proces përsëri.

    E duket se mes shumë angazhimeve që ai ka, gjen kohë edhe për të bërë detyrat si baba. I veshur sportiv dhe me syze dielli, paparaci ynë ka mundur të fotografojë Pirron, teksa lëviz me djalin e tij të vogël. Në daljet e tij publike, ai preferon që të jetë sa më hermetik për jetën private, duke preferuar që mos të ndajë shumë detaje, por tashmë të gjithë e dinë historinë e dashurisë me Lertidën, një emër i njohur në radhët e drejtësisë.

    Çifti u bë prindër të një djali pak vite më parë dhe që nga ai moment, çifti nuk e fsheh më historinë e dashurisë, duke preferuar që ta jetojnë edhe në sytë e publikut. Ishte viti 2019, kur i ftuar tek Ardit Gjebrea, Pirro pranoi për herë të parë historinë e dashurisë. Gjatë drekës ata bashkëbiseduan me njëri-tjetrin, ku vëmendjen e tërhoqi një pyetje e Blerina Bombajt drejtuar Pirros.

    “A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë”,-i tha ajo. “Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”,-u përgjigj kantautori i njohur pa u menduar gjatë.

    Dhe kur kanë kaluar 6 vite nga kjo deklaratë, tashmë çifti po shijon edhe prindërimin. Dhe Pirro si një baba shembullor, gjen kohën që të shëtisë dhe djalin, në kohën kur partnerja e tij është e zënë.

    Tashmë, jeta e re e kantautorit nuk është më një surprizë, pasi ai dhe Lertida shumë shpesh shfaqen në evente të ndryshme. Nga ana tjetër, shpesh herë i kemi pasur edhe nga e përditshmja e tyre, ku çifti preferon që të jetë tërësisht sportiv. Kjo është hera e parë, pasi konfirmoi historinë e dashurisë, që Pirro fotografohet me djalin e tij të vogël. Kujtojmë që për artistin, ky është fëmija i dytë, pas djalit që ka nga martesa e parë me Inva Mulën.

  • Zbulohet e vërteta/ Eduart Grishaj tregon ‘arsyen’ se pse ai dhe Arbana hoqën dorë nga televizioni

    Zbulohet e vërteta/ Eduart Grishaj tregon ‘arsyen’ se pse ai dhe Arbana hoqën dorë nga televizioni

    Regjisori i njohur Eduart Grishaj ka zbuluar detaje mbi projektin e tij më të ri kinematografik, filmin “Pasaporta”, i cili do të ketë premierën më 17 janar, njëkohësisht në Shqipëri dhe Kosovë.

    Në një intervistë televizive, Grishaj foli për rëndësinë e këtij projekti dhe arsyen që qëndron pas shkëputjes së tij dhe partneres së tij, Arbana Osmanit, nga projektet televizive. Grishaj theksoi se vendimi për të bërë një pauzë nga televizioni ishte i menduar dhe i pavarur:

    “Pas shumë viteve në televizion, menduam se ishte momenti i duhur për të bërë diçka tonën, për kënaqësinë dhe dëshirën tonë.

    Filmi ‘Pasaporta’ është një projekt që e kemi dashur dhe do të vijojë me një sezon tjetër pas një shkëputjeje të shkurtër,” deklaroi ai. Regjisori sqaroi se ky vendim nuk kishte të bënte me ndonjë pakënaqësi ndaj televizionit apo bashkëpunëtorëve:

    “Kjo pauzë ishte e nevojshme për ne dhe nuk lidhet me asgjë tjetër. Është thjesht një hap që deshëm ta ndërmerrnim.”

    Rikthimi në televizion?

    Edhe pse i përqendruar tek filmi, Grishaj nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi në ekranin televiziv:

    “Gjithmonë kam synuar të miksoj pasionet e mia. Pas këtij filmi, ndoshta do të rikthehem në televizion,” u shpreh ai.