Category: Showbiz

  • G Bani bën deklaratën e fortë: “Kam rënë në dashuri me Livian…”

    G Bani bën deklaratën e fortë: “Kam rënë në dashuri me Livian…”

    Teksa ishin duke ndejtur me njëri tjetrin, Rozana e ka pyetur G Banin se kush i pëlqen brenda shtëpisë së “BBV” dhe ai ia ka kthyer duke i thënë se ‘pëlqej Livian, kam rënë në dashuri me të.’

    Rozana ia kthen me shaka duke i thënë: “Aman vetë me mua mos bi”.

  • “Big Brother Vip”/ Xumi i mërzitur me Eglin: Të ma thotë nuk të pëlqej, rri duke i parë “puçi-puçi” me Gjestin

    “Big Brother Vip”/ Xumi i mërzitur me Eglin: Të ma thotë nuk të pëlqej, rri duke i parë “puçi-puçi” me Gjestin

    Dramat vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së famshme në “Big Brother Vip”, kësaj radhe vëmendja është zhvendosur mes Gjestit, Eglit dhe Xumit.

    Ky i fundit, ka shprehur pëlqimin për Eglin që në ditët e para të edicionit, por përgjigja nga pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.

    E ndërsa Egli deklaronte se nuk ishte një marrëdhënie arsyeja përse ajo ishte futur në “Big Brother”, tashmë ajo ka shprehur hapur pëlqimin dhe simpatinë për Gjestin, me të cilin ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi.

    Sigurisht xheloz për këtë situatë është bërë Xumi, që ka qenë shumë këmbëngulës për të marrë një mundësi sado të vogël nga Egli.

    Ai e ka shprehur mërzinë më banorët e tjerë, teksa thotë se më përpara ai ka marrë disa sinjale nga Egli që i ka dhënë shpresë, referuar shprehjes së saj “kurrë nuk them kurë”.

    “Më thuaj nuk të pëlqej fare se sa s’dua lidhje këtu brenda. Më thoshte që ‘kurrë nuk them kurrë’, për më m’lënë një shpresë, por s’paska qenë për mua… Rri duke i parë puçi, puçi…”, është shprehur Xumi.

    Xumi dhe Gjesti kanë patur një sërë përplasjesh gjatë ditëve të fundit, debate që kanë agravuar dhe deri në ofendime.

  • Këta janë finalistët e Big Brother Vip Kosova 3

    Këta janë finalistët e Big Brother Vip Kosova 3

    Emocioni arrin kulmin në “Big Brother Vip Kosova” me zgjedhjen e pesë finalistëve të sezonit të këtij viti.

    Finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë: Driloni, Xuxi, Sara, Vullnet dhe Xheneta.

    Këta konkurrentë kanë mbërritur deri në hapin e fundit të këtij formati të njohur, dhe interesimi i publikut për ta është jashtëzakonisht i lartë.

    Deri në gjysmëfinale, pesë konkurrentë të tjerë e provuan fatin e tyre: Gresa, Leo, dhe Drenusha, por vetëm ata pesë arritën të siguronin një vend në finalen e madhe.

    Të gjithë ata kanë arritur të kapin zemrat e publikut me karakteristikat e tyre unike dhe historitë e veçanta që kanë ofruar gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

    “Big Brother“ si format ka provuar të jetë një spektakël me të vërtetë argëtues për shikuesit, dhe ky edicion nuk bëri përjashtim. Me ngjarje të paparashikueshme dhe momente dramatike, ky sezon la pa frymë shumë tifozë të këtij programi.

  • Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

    Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

    Loredana dhe Jozi më në fund kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, pas zënkave mes njëri-tjetrit.

    Në videon e shpërndarë, mund të shihet momenti i puthjes së parë mes tyre, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut.

    Ndërkohë dëgjohet Jozi, duke i thënë Loredanës: Nxirre gjuhën.

    Momentet e tyre intime në shtrat i ka ndërprerë Gjesti.

  • Pas afrimitetit të Eglit me Gjestin/ Redoni shfaqet zemërthyer: Në “BBVA” Luizi gjeti grua, Neda burrë, unë…

    Pas afrimitetit të Eglit me Gjestin/ Redoni shfaqet zemërthyer: Në “BBVA” Luizi gjeti grua, Neda burrë, unë…

    Redon Berani, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, ditën e sotme ishte i ftuar në “Wake Up”.

    Nëpërmjet kësaj interviste këngëtari ndau përvojën e tij përgjatë spektalit.

    Që nga mendimet për banorët që janë më të preferuarit deri më tani e deri te disa detaje të veçanta.

    Si e sheh Eglin tani nga jashtë?

    “Po më duket një lojtare shumë e fortë. Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të fortë dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy.”

    Redoni theksoi se mes Eglit dhe Gjestit ka një energji pozitive, duke shtuar:

    “Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… (qesh). Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin, ndoshta ky ishte gabimi im. Nuk dua të ndërhyj tek diçka e bukur.”

    Kënga e re e Redonit, “Dashni me therra”, ngjalli goxha vëmendje nëpër rrjet pasi shumë fansa mendojnë se vajza në klip ngjan me Eglin.

    Por në fakt Redoni ka sqaruar keqkuptimet “Kënga është realizuar para se të hyja në ‘Big Brother’. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo, nuk është dedikim.”

    Si e përshkruan vajzën ideale?

    “E sinqertë, komunikuese, besnike, të ketë disa forma të mira dhe kaq.”

  • “Po të paralajmëroj”- Gjesti xheloz? I flet Eglit për Aldon: Do më thuash që kisha të drejt

    “Po të paralajmëroj”- Gjesti xheloz? I flet Eglit për Aldon: Do më thuash që kisha të drejt

    Gjesti dhe Egli ditët e fundit po kalojnë shumë kohë së bashku.

    Edhe pse ditën e djeshme ato patën një debat të vogël, sot Gjesti ka këshilluar Eglin të ketë kujdes nga Aldo.

    Është xhelozi apo këshillë e sinqertë? Mbetet për tu parë.

    Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.instagram.com/reel/DE8MZmRMda9/?igsh=MTZtamtubGs0Yjc2Ng==

  • Driloni më në fund e pranon, lidhja me Sarën ishte lojë(Video)

    Driloni më në fund e pranon, lidhja me Sarën ishte lojë(Video)

    Një moment i tensionuar ka shpërthyer gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Kosova”, pasi Leo ka bërë një deklaratë të fortë rreth marrëdhënies së Drilonit me Sarën. Ai ka treguar se Driloni i kishte thënë në pishinë se lidhja e tij me Sarën është vetëm një lojë dhe se kjo e ka nervozuar atë. Komenti ka shpërthyer menjëherë në spektaklin live, duke shkaktuar reagime të shumta nga banorët dhe shikuesit.

    Situata është tensionuar më tej kur Jonida e ka pyetur drejtpërdrejt Drilonin: “A ka gënjyer Leo?”. Pas një pauze të shkurtër, Driloni ka pranuar komentet e tij, duke theksuar se nuk kishte gënjyer, gjë që ka nxitur një debat të ashpër mes banorëve.

    Pas këtij momenti, tensionet mes banorëve janë rritur, dhe marrëdhënia mes Drilonit dhe Sarës ka qenë në qendër të debateve, pasi shumë prej tyre e kanë konsideruar si një tradhti të mundshme ndaj Sarës, e cila ka mbetur e tronditur nga deklaratat e Drilonit.

  • Mbërrin zarf i bardhë në “BBV”, ja çfarë përmban (Video)

    Mbërrin zarf i bardhë në “BBV”, ja çfarë përmban (Video)

    Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “BBVA4”, të cilin e ka lexuar Klajdi.

    Në të kishte një sfidë për banorët, e cila quhet “Karaoke Night”.

    Sa herë që të dëgjojnë këngën për gjatë gjithë natës, ata duhet të mblidhen menjëherë në ‘living’, përpara ledit, aty ku do të shfaqen tekstet e këngëve, të cilat banorët duhet ti këndojnë një zëri.

    Nëse sfida kryhet me sukses, banorët do të shpërblehen.

    Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

  • Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!

    Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!

    Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli dhe Gjesti kanë pasur një bisedë të ndjerë, ku Gjesti ka ndarë sinqerisht ndjenjat e tij për Eglin.

    Ky moment ka shkaktuar një reagim të papritur nga ana e Eglit, e cila nuk e priste një përgjigje të tillë dhe është ndjer keq për perceptimin e saj.

    Pas kësaj bisede, Egli i ka shprehur Gjestit se nga sot e tutje do ta thërriste “vëllaçko”, një term që duket se nuk i ka pëlqyer shumë Gjestit, i cili ka kërkuar të kuptojë arsyen pse.

    Ky moment i rëndësishëm është postuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP Albania” në Instagram, dhe ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit.

    Mes tyre, bie në sy një koment i Redon Beranit, ish-banor i shtëpisë, i cili ka shkruar:

    Gjest i feel you bro!

  • Trazoi rrjetin, gazetarja Dasara Karaiskaj kërkon falje për deklaratën e rëndë lidhur me Jozin

    Trazoi rrjetin, gazetarja Dasara Karaiskaj kërkon falje për deklaratën e rëndë lidhur me Jozin

    Gazetarja Dasara Karaiskaj ka kërkuar falje publike pas deklaratës shumë të kritikuar lidhur me një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, Jozefin Markun.

    Në një video për Instagram, ajo u shpreh se Jozi është homoseksual dhe aktualisht në një lidhje me partnerin e tij jashtë shtëpisë së Big Brother. Deklarata e saj pasoi me një sërë kritikash nga njerëzit dhe një reagim nga familjarët e Jozit të cilët përgënjeshtruan fjalët e Dasarës.

    Pas bujës së madhe, Dasara publikoi një mesazh në Instagramin e saj, ku kërkonte falje për ato që kishte thënë duke theksuar se ishte treguar e nxituar me veprimin e saj.

    Në postimin e saj, ajo shkruante:

    “Ndiej që është e nevojshme të bëhet një sqarim që të qetësoj të gjithë shqiptarët që u prekën apo indinjuan nga postimi im. Unë jam nxituar, është defekti im më i madh. Për rrjedhojë edhe jam keqkuptuar. Më vjen keq që nuk u shpreha siç duhet, pra saktë. Që të mos keqkuptohesha.”

    Më tej ajo sqaroi se nuk donte të fyente askënd, duke pranuar se nuk ka kompetencën, për rrjedhojë dhe të drejtën të përcaktojë publikisht orientimet seksuale të askujt:

    “Kush më njeh, e di mirë që kur gaboj, nuk e kam aspak problem të kërkoj falje. Pra, nuk jam kryeneçe, edhe pse mund të dukem si e tillë. Ndaj, kërkoj ndjesë publike që nuk u shpreha siç duhet, pra saktë, që të mos keqkuptohesha. Nuk desha të fyej askënd, mbi të gjitha sepse nuk jam kompetente për orientimn seksual të askujt.”

    Karaiskaj përmendi gjithashtu se nuk kishte për qëllim të fliste me gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTQ+, kur ka qenë vetë ajo që ka dalë hapur në mbrojtje të tyre, duke sqaruar:

    “Nuk duhej ta kisha bërë, por kurrë nuk do më kishte shkuar mendja që në një botë të lirë plot me komunitete ndryshe, që kanë shumë të drejta, do të vinte ky lloj irritimi. Unë kam dalë në mbrojtje të këtij komuniteti që 20 vite më parë, teksa askush s’më dilte në mbrojtje mua.”

    “Dhe në fund fare, dua t’i kërkoj falje familjes sime, për të gjitha fyerjet që marrin dhe kanë marrë gjithnjë për shkakun tim. Fyerje që familja ime nuk i meriton t’i dëgjojë apo lexojë,” përfundoi ajo deklaratën e saj.