Category: Showbiz

  • “Këta e përdorën Parashqevi Simakun”, shpërthen Mërtiri: Ja kush e rëndoi gjendjen e saj

    “Këta e përdorën Parashqevi Simakun”, shpërthen Mërtiri: Ja kush e rëndoi gjendjen e saj

    Këngëtarja Parashqevi Simaku prej dy javësh ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik të Nju Jorkut. Gjëndja e saj psikologjike është rënduar pas takimit me djalin e saj Luk, ku mësohet se ka pësuar krizë psikologjike.

    Lidhur me këtë temë është diskutuar edhe ditën e sotme në një emision televiziv, ku psikologia Marsela Lekli, u shpreh se ajo duhet që të trajtohet me dëshirën e saj dhe jo në psikiatri.

    ‘Duhet të stopohet çdo gjë mediatike, personat me probleme të shëndetit mendor në asnjë formë nuk duhet që të ekspozohen në media, sepse ndikon në gjendjen e tyre emocionale. Duhet që të trajtohet me dëshirën e saj dhe jo në psikiatri. Ajo ka kaluar në depresion sepse nuk pranon që është divorcuar, ajo nuk është kuruar në fazat e para dhe ka përshkalluar më pas’, tha ajo.

    Psikologia u shpreh, se në psikiatri një person shkon vetëm nëse është në gjendje shumë të rënduar psokologjike dhe është agresiv.

    ‘Ajo ka jetuar larg familjes për shumë vite dhe largimi nga djali e ka çuar në gjendje psikologjike dhe emocionale të rënduar. Se di cfarë ka ndodhur me jetën e saj, por qëndrimi i saj në një stacion treni tregonte se priste dikë aty, mbase djalin që do të vinte që ta marrin. Amerika është një vend i madh njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor janë pa fund, dhe njerëz të pastrehë po ashtu.

    Çështja e saj u përdor më shumë për klikime. Unë se di si mund të ndodh një individë që të shtrohet në psikiatri ashtu, sepse atje mund të shtrohet dikush që ka kriza dhe sjellje agresive. Ajo me një ndihmë të vogël mund ta kalonte, por nëse është në atë gradë ajo ka pasur probleme të rënda të shëndetit mendor. Se di si janë politikat në SHBA, por kur shtrohet një person në psikitari je në gradat e fundit të shëndetit mendor. Por, kura më e mirë për të kaluar të gjitha problemet është dashuria që do t’i ofrojë djali dhe familja e saj. Goditja më e madhe besoj i ka ndodhur ditën që takoi djalin sepse e priste prej vitesh’, tha ajo.

    Për sociologun Ergys Mërtiri, ekszpozimi në media, ia rëndojë më shumë problemet që këngëtarja Parashqevi Simaku ka pasur.

    ‘Unë di të them një gjë që është parim dhe princip i mirënjohur që ata që kanë probleme të shëndetit mendor nuk duhet që të ekspozohen në media. Unë mendoj se nuk e ndihmuan duke e përdor për të bërë shou dhe kjo është mënyra më e shëmtuar e përdorimit të një personi. Ata që u morën me këtë çështje ai u interesua për imazhin publik të vetin, ndërkohë që ajo kishte nevojë për suport psikologjik dhe e kamë besuar se ajo po e dëmton, dhe se besoja se do të shkonte kaq shpejt deri këtu. E vunë të këndojë, i vunë unaza nëpër duar, ky ishte një shoë i shëmtuar’, tha ajo.

    Ai tha se shteti shqiptar duhet që të ndërhyjë duke i dhënë ndihmë.

    Shteti shqiptar duhet që ta ndihmojë të interesohet dhe mbase t’ja paguajnë kurimin dhe të gjendjet një zgjidhje pas rehabilitimit. Ajo vet ka dashur të rrijë jashtë vëmendjes së publikut dhe kjo duhet respektuar’, tha ai.

  • Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjjen

    Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjjen

    Gerta dhe Gjesti kanë pasur një bisedë interesante në oborrin e shtëpisë, ku diskutuan për Eglin dhe ndjenjat e Gjestit ndaj saj.

    Gerta e pyeti Gjestin nëse i pëlqen Egli, dhe ai e cilësoi atë si një vajzë shumë të mirë, duke theksuar se familja e saj është me fat që e ka.

    Gjesti shprehu mendimin se Egli është “vajza më e mirë” dhe e përshkroi atë si “super seksi”.

    Gerta, duke e vënë re trupin e palestruar të Eglit, e pyeti se çfarë i pëlqen më shumë tek ajo, dhe Gjesti u përgjigj duke thënë se janë fytyra dhe sytë ato që e tërheqin më shumë.

    Ai shtoi se sytë e Eglit janë të veçantë, duke i përshkruar si “si me dritë, si me lot”.

    Gjesti e vlerësoi gjithashtu aftësinë e Eglit për ta kuptuar atë.

    Gerta, duke qenë kurioze, e pyeti nëse mendon se Egli do ta pranonte në një lidhje, dhe Gjesti, me humor, u përgjigj: “Po kush do të më refuzonte mua?”.

  • Harrojnë që ka kamera/ Jozi dhe Loredana vijojnë flirtet, puthje dhe përqafime në shtrat: Nxirre… (Video)

    Harrojnë që ka kamera/ Jozi dhe Loredana vijojnë flirtet, puthje dhe përqafime në shtrat: Nxirre… (Video)

    Pas tensionit që Loredana dhe Jozi kishin, ku ky i fundit tentoi ta puthte me forcë në buzë, duket se tashmë Loredana nuk ka më nevojë për kohë, sikurse përmendi dhe në Prime-n e shkuar, pasi puthja “e shumëpritur” e çiftit ka ndodhur.

    Flirtet mes çiftit vazhdojnë, ku çdo natë e tyre mbyllet me puthje dhe përqafime në shtrat.

    Në videon e paraqitur më poshtë do të shfaqet momenti i puthjes “së parë” të dyshes, ose të paktën ashtu e dimë ne, ku Jozi dëgjohet të pëshpërisë “nxirre gjuhën”, ndoshta një mënyrë e të shprehurit paksa e tepruar, duke harruar faktin që shihet nga një Shqipëri e tërë.

    Se di do të shkojë romanca e tyre, mbetet për t’u parë.

  • E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri+Foto)

    E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri+Foto)

    Aktorja e njohur britanike dhe e veja e Sir Laurence Olivier, Dame Joan Plowright, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare më 16 janar 2025.

    Karriera e saj, e cila zgjati më shumë se gjashtë dekada, përfshinte role të njohura në teatër dhe kinema, duke përfituar një nominim për Oscar për Enchanted April (1991) dhe një Tony Award për A Taste of Honey në Broadway (1960).

    Ajo luajti në shfaqje të njohura si Saint Joan (1963) dhe Equus (1978), dhe fitoi një Golden Globe për Enchanted April.

    Pas një periudhe të tërhequr për shkak të verbërisë, Plowright kaloi vitet e saj të fundit në Sussex me familjen dhe miqtë.

    Nderimi për të është shfaqur në Teatrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Teatrin Plowright në Scunthorpe, ndërsa West End do të zbehë dritat në shenjë respekti për trashëgiminë e saj.

  • Gjesti habit me deklaratën: Eglin e kam dashnore, hajde ma …

    Gjesti habit me deklaratën: Eglin e kam dashnore, hajde ma …

    Besart Kelmendi i njohur me nofkën Gjesti, po bën ‘lëmsh’ banorët e ‘Big Brother VIP Albania’.

    Gjatë ditës sotme, disa prej banorëve i hidhnin fjalë Gjestit dhe ky i fundit në mënyrë impulsive u thotë atyre që Eglin e ka dashnore.

    “Shumë të dobët, hajde ma gjallë, s’po keni tjetër send, po Eglin e kam dashnore, çka po don? A je i kënaqur”, u thoshte atyre Gjesti.

    Mirëpo, asnjëri nuk reagoi pas kësaj deklarate, madje as vetë Egli.

  • Ja si e komentonte Gjesti dasmën e Kiarës dhe Luizit

    Ja si e komentonte Gjesti dasmën e Kiarës dhe Luizit

    Gjesti, një nga emrat më të komentuar të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, po bëhet gjithnjë e më i dashur për publikun.

    Ai po fiton zemrat e fansave dhe është konsideruar si një figurë që mund të mbetet në kujtesën e njerëzve për shumë kohë.

    Një pjesë e madhe e mbështetësve e krahasojnë lojën e tij me atë të Luiz Ejllit, fituesit të sezonit të dytë, i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe theu rekorde.

    Megjithatë, Gjesti duket të jetë një figurë që nuk është prekur nga kjo lloj konkurence. Në fakt, dy vjet më parë, kur Luizi ishte ende pjesë e spektaklit dhe krijoi dasmën e njohur me Kiara Titon – që asokohe ishte gjithashtu në lojë – Gjesti i kushtoi një postim të ngrohtë në Instagram. Ai ndau një foto të çiftit duke shkëmbyer një puthje në ditën e tyre të veçantë, duke shkruar me dashuri: “Me trashëgime.”

  • “Ai që kishe mbrëmë te krevati…”/ G-Bani debat me Eglin: O gangstere, çun hara …

    “Ai që kishe mbrëmë te krevati…”/ G-Bani debat me Eglin: O gangstere, çun hara …

    G-Bani ka vazhduar edhe ditën e sotme debatet me banorët e “Big Brother VIP 4”. Ai ishte i acaruar me Eglin dhe Danjën që kishin bërë zhurmë natën me Gjestin.

    G-Bani iu drejtua Eglit duke i thënë ‘gangstere, çun haram’ për mënyrën se si ajo po i fliste.

    Pjesë nga biseda:

    Egli: Po ti ku e di ça po ndodhte mbrëmë. Sa veta ishim e di? Është krevati im dhe i Danjës, ti ça do këtu? Pse kërkon rregull tek ai krevati?

    G-Bani: Nuk kërkoj rregull tek ai krevati. Ça ke që flet si gangstere?

    Egli: Kam qejf mo, e ndalon dot? Kam qejf të flas kështu

    G-Bani: Egli gangsterja

    Egli: Unë do të bëj qasjen që më jep ti

    G-Bani: Atë gangsterin që kishe mbrëmë te krevati po bënte zhurmë dhe po shqetësonte të gjithë

    Egli: Nuk ishte vetëm

    G-Bani: Kur erdha unë ishte ai

    Egli: Nuk ishte vetëm

    G-Bani: Në fillim e nisi ai e pastaj unë, mu kundërvunë mua

    Egli: I kam thënë ik, çohu, largohu, nuk mbaj përgjegjësi se ça bën ai

    G-Bani: Nuk kam ardhur te krevati jot

    Egli: Ke ardhur e më ke dhënë mend

    G-Bani: Ik moj Egli me dy standarde, o çun haram

    Egli: Duhet me fol me gjuhën tënde

  • “Ndodhet prej dy javësh e shtruar në spital psikiatrik”, Ilirjani tregon gjendjen e Parashqevi Simakut: Nëse del, jam i bindur se do të zhduket

    “Ndodhet prej dy javësh e shtruar në spital psikiatrik”, Ilirjani tregon gjendjen e Parashqevi Simakut: Nëse del, jam i bindur se do të zhduket

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhet në spital psikiatrik në New York.

    Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital.

    “Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.

    E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

    Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situata të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka.

    “Shanset janë të mira që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Neë Yorkut i ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”, tha Ilirjani.

    Deklarata e plotë e Elton Ilirjanit: Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe.

    Parasshqevia ishte si një meteor. Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi simakut zgjidhet me para sepse nëse do të ishte ashtu, do e zgjidhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt.

    Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin. Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj.

    Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë.

    Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në New York. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.

    E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

    Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka.

    Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit.

    Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim.

    Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim. Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë.

    Shanset janë të mirë që Parashqevia të marrë mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i New Yorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket.

  • Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

    Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

    Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka qenë sot skena e një debati të ashpër mes Gjestit dhe Xumit, që ka ngritur tensionet në një tjetër nivel.

    Sherri shpërtheu kur Xumi i përmendi Gjestit një histori personale nga jashtë, duke iu referuar lidhjes së tij me Xheneten në “Big Brother VIP Kosova”.

    “Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, tha Xumi, një koment që provokoi një përgjigje të ashpër nga Gjesti: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.

    Deklarata e këngëtarit shkaktoi një atmosferë të tensionuar në shtëpi. Banorja Egli, e cila u përmend në këtë bisedë, zgjodhi të mos reagojë në sy të të tjerëve, duke preferuar të ruajë qetësinë për të mos lejuar që kjo situatë të përdoret kundër saj në lojë.

    Më vonë, Gjesti iu drejtua Eglit me një kërkim faljeje, duke i shprehur ndjesën për deklaratën e tij. Ai u përpoq të shpjegonte emocionet që e kishin shtyrë të thoshte atë që tha, duke treguar për ndjesitë e vështira që e shoqërojnë brenda lojës.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Gjesti: “As unë se kam të lehtë”.
    Egli: “Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Varja, se lojë është. Ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im”.
    Gjesti: “Egli, po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë”.
    Egli: “Do kalojë”.
    Gjesti: “Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me të vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova”.

  • Egli bën ‘vëllaçko’ edhe Gjestin ,reagon Redoni

    Egli bën ‘vëllaçko’ edhe Gjestin ,reagon Redoni

    Një ditë jo fort e mirë ka qenë ajo e së enjtes për Gjestin dhe Eglin. E teksa të gjithë po shpresonim që mes tyre të ndodhte diçka më tepër se një miqësi e bukur, një fjalë që Gjesti e ka thënë dje ka sjellë dhe ftohje mes tyre.

    Gjatë një debati mes këngëtarit dhe Xum Allushit, ky i fundit i përmendi atij një episod aspak të këndshëm brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

    “Sa erdhi Edi ta zuri femrën (Xhenetën)”, i tha Xumi-Gjestit, ndërkohë ku ia ktheu: “Siç ta zura unë ty femrën kur erdha këtu”.E kjo deklaratë e këngëtarit ka mërzitur Eglin, e cila pas një diskutimi gjerë e gjatë në oborrin e shtëpisë i tha që nga “sot e ka vëllaçko”.Pjesë nga biseda:Egli: Nuk ka lezet. Qesh një milet i tërë. Nga sot ti për mua je një vëllaccko i vogël.Gjesti: E pse? Egli: S’po do?Gjesti: Jo.Egli: Pse?Gjesti: S’po dua.Egli: S’ka vlerësim më të madh. Do të rri afër, më ke aty, nëse ke diçka gabim do të them që Gjest e ke gabim, nëse ke të drejtë di të them që jam me të se ka të drejtë dhe.Gjesti: Jo ti nuk mundesh, sepse ti gjatë gjithë kohës ke sy tjetër.Egli: Jo, jo ja do ta shohësh.Gjesti: Do e shohësh ti.Por, ai që na ka habitur me reagimin e tij ka qenë Redoni. Në videon e publikuar nga Big Brother Vip Albania, ky Egli i thoshte Gjestit që e sheh si “vëllaçko”, Redoni ka lënë komentin epik.“Gjest të ndjej vëlla”, shkruan Redoni. Teksa kujtojmë se dhe për këtë të fundit, pasi menduam se mes tyre do të krijohej një raport më tepër se shok kur banorja të dilte nga ambientet e Big Brother Vip, ajo deklaroi publikisht ditë më parë se ish-konkurrentin e ka si “vëlla”.