Category: Showbiz

  • “E kam të vështirë…”/ Gjesti ia thotë në sy Eglit: E kam dashur vërtetë atë vajzë

    “E kam të vështirë…”/ Gjesti ia thotë në sy Eglit: E kam dashur vërtetë atë vajzë

    Debatet sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë të forta dhe me tone të larta. Një sherr ka ndodhur mes Gjestit dhe Xumit, ku ky i fundit i përmendi këngëtarit një histori nga jashtë.

    Xumi i kujtoi Gjestit lidhjen që ai ka patur me një banore të reality show-t të mëparshëm.

    “Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, ka thënë Xumi, të cilit Gjesti i është kthyer: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.

    Lidhur me kët deklaratë të këngëtarit, banorja ka vendosur që të mos reagojë në sy të banorëve të tjerë, në mënyrë që askush mos t’a përdorë kundër tyre.

    Nga ana tjetër, Gjesti i ka kërkuar menjëherë falje Eglit, madje i ka folur hapur edhe për lidhjen e mëparshme.

    Pjesë nga biseda:

    Gjesti: As unë se kam të lehtë

    Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Për herë të parë në këtë shtëpi kam edhe hallin tim, të atyre që kam nështëpi dhe të gjithkujt. Varja se lojë është, ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im

    Gjesti: Egli po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë.

    Egli: Do kalojë

    Gjesti: Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova

  • Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrik në New York, Elton Ilirjani zbulon detaje të trishta: Nuk pranon mjekim, do të zhduket prapë nëse…

    Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrik në New York, Elton Ilirjani zbulon detaje të trishta: Nuk pranon mjekim, do të zhduket prapë nëse…

    Biznesmeni Elton Ilirjani, përmes disa postimeve në Instagram, ka zbuluar se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku, ndodhet në një spital psikiatrik në Nju Jork.

    Ai ka rrëfyer se pas takimit me djalin e saj, Luk, ajo ka pësuar një krizë dhe është shtruar në spital, pasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.

    “Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.

    E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

    Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situate doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka”, thotë Ilirjani.

    Ndër të tjera zbulon se Parashqevi Simaku nuk pranon që të marrë mjekim dhe se një seancë gjyqësore nesër, do të jetë vendimtare për fatin e saj.

    “Shanset janë të mirë që Parashqevia të marr mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Nju jorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket”, tha Ilirjani.

    Deklarata e plotë e Elton Ilirjanit

    Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe.

    Parashqevia ishte si një meteor. Dua ti them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi Simakut znuk gjidhet me para sepse nëse do të ishte ashtu, do e zgjedhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt.

    Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin. Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj.

    Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë.

    Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë?

    Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira.

    E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë.

    Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situate të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën. Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situate doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka.

    Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. Ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit.

    Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim.

    Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim. Ka dy rrugë dhe në gjendjen që ajo është nuk është lajm i mirë.

    Shanset janë të mira që Parashqevia të marr mjekim me vendim gjykate që ajo të dalë më e fortë. Por ka dhe një shans që mund të dalë nga spitali nesër e pa mjekuar sepse shteti i Nju Jorkut ka këto ligje. Ajo është në një krizë të thellë, nuk flet arsyeshëm. Ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjëra të pashpjegueshme dhe nuk është në gjendje t’i kthehet jetës së saj të mëparshme. Po doli nesër në këtë gjendje jam i bindur se do të zhduket.

  • Habit ish-banori: “Këtë rekord që Luizi e vendosi për 2 vjet, Gjesti e theu për 24 orë”

    Habit ish-banori: “Këtë rekord që Luizi e vendosi për 2 vjet, Gjesti e theu për 24 orë”

    Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka bërë një postim në Instagram, ku krahason fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli me banorin aktual, Gjestin.

    Në postimin e tij, Kaloti tregon se puntata finale e sezonit të dytë ka grumbulluar mbi 2.4 milionë shikime brenda dy viteve.

    Ndërsa, puntata e fundit e sezonit aktual ka grumbulluar mbi 2.6 milionë shikime, në vetëm 24 orë, për të cilën Kaloti pretendon se është meritë e Gjestit.

    “Gjesti thyu nje “mit” me klikimet, Sara Hoxha ndertoi nje standart “lojtari i mire duhet te rri ne loje” jo ne rruge…” shkruan ai në InstaStory.

  • Efi e ashpër për banorin e ‘BBVA’: Më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar

    Efi e ashpër për banorin e ‘BBVA’: Më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar

    Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio.

    Ajo ka shpërndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj në Instagram, duke komentuar mbi deklaratat kontroverse të Jozit, banor i edicionit të katërt të këtij reality show.

    Çfarë ka diçka që nuk shkon në këtë ngjarje që Efi reagoi në rrjetet e saj sociale?

    Efi: Ajo gjëja që nuk shkon në radhë të parë është se unë shoh çdo njeri aty që përfaqëson shumicën e njerëzve. Atë gjë shoh unë dhe nuk është se i komentoj si lojtarë. Se është thënë kjo fjala lojtar. Lojtar për mua është thjesht të jesh i aftë dhe të menaxhosh situatat. Dhe në rregull janë në kushte të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë që po del nga vetja dhe po bën ndonjë gjë ndryshe. Ti ai je. E kam thënë shumë herë dhe do ta them sa herë të më ftosh. Më bëhet shumë qejfi që edhe Ledioni e theksoi në Prime e kaluar.

    Po në lidhje me Jozin?

    Efi: Kur shoh për shembull Jozin shoh një mashkull që fatkeqësisht më vjen turp të përfaqësojë meshkujt shqiptar. Kjo është ideja që unë flas dhe do doja që çdo njeri kur kemi të bëjmë me të tilla raste të reagojmë dhe të mos tolerojmë këto sjellje. Përsëri nuk e kuptonte atë që po i thuhej. Ky është problemi më i madh. Momenti kur ti nuk ndjen as turp, as nuk të zien trupi nga turpi, por vetëm qeshi dhe ajo buzëqeshja e tij thjesht më bezdisi shumë.

  • “T’a kanë marrë femrën sy për sy…”, Xumi e ‘sulmoi’, Gjesti i shokoi të gjithë me përgjigjen që i dha banorit: Edhe unë ta… (Video)

    “T’a kanë marrë femrën sy për sy…”, Xumi e ‘sulmoi’, Gjesti i shokoi të gjithë me përgjigjen që i dha banorit: Edhe unë ta… (Video)

    Spektakli televiziv “Big Brother VIP Albania 4” po vazhdon të sjellë momente të tensionuara, dhe këtë herë në qendër të debatit janë Xumi dhe Gjesti.

    Dy banorët, të cilët nisën lojën si miq të afërt, duket se tashmë kanë hyrë në një konflikt të ashpër, i nxitur nga afrimiteti i Gjestit me një tjetër banore, Egli.

    Gjatë një debati të fundit brenda shtëpisë, Xumi nuk i kurseu fjalët ironike ndaj Gjestit, duke bërë referenca për marrëdhënien e këtij të fundit me Eglin. “Ta mori Edi femrën te formati tjetër,” tha Xumi, një koment që duket se ka ndezur edhe më shumë tensionet mes tyre.

    Gjesti, nga ana tjetër, u përgjigj menjëherë, duke mos e lënë ironinë pa kundërpërgjigje: “Siç ta mora unë ty.”

    Ky shkëmbim i fortë ka krijuar një atmosferë të ngarkuar brenda shtëpisë, duke ndikuar jo vetëm te dy protagonistët, por edhe te dinamika e grupit.

    Miqësia e dikurshme mes Xumit dhe Gjestit duket se ka përfunduar në një rivalitet të hapur, ndërsa publiku po pret me kureshtje se si do të zhvillohet ky raport në ditët në vijim.

    “BBVA4” vazhdon të mbajë shikuesit të gozhduar para ekranit, me momente dramatike dhe tensione që e bëjnë lojën edhe më të paparashikueshme.

  • “Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”/ Egli mbyllet në tualet dhe shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit (Video)

    “Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”/ Egli mbyllet në tualet dhe shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit (Video)

    Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” situata ka qenë mjaft e tensionuar mes banorëve. Debatet kanë qenë të shumta, me tone të larta, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

    Madje sot duket se as Egli dhe Gjesti nuk kanë patur një ditë të qetë me njëri-tjetrin.

    Teksa Gerta, Egli dhe Livia ishin të ulur së bashku me Gjestin në tavolinën e ngrënies, u ngrit pyetja nëse ‘këngëtari ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpinë e Big Brother VIP?’.

    Pas kësaj Xumi i kujton Gjestit se si në BBV Kosova, një banorë i mori atij vajzën që pëlqente.

    “Ka ardhë tjetri e ia mori sy për sy”, tha Xumi dhe përgjigja e Gjestit ishte: “Erdha unë e ta mora ty”, duke iu referuar Eglit.

    “Ta ka dridh Edi themelin, t’a ka marrë femrën. Unë e pëlqej po ma mori Edi”, imitonte Xumi Gjestin.

    Nga ana tjetër Gjesti imitonte Xumin kur flet për Eglin: “Nëse ai e ka marrë, unë ty pra”.

    Gjesti pas këtij debati me Xumin i kërkoi falje Eglit dhe ajo i tha: “Ok”.

    Edhe pse Egli i tha Gjestit që nuk ka problem, ajo shkoi në tualet, ku shpërtheu në lot. Aty ishte banori që vazhdonte të kërkonte falje.

  • Zarf i zi në “Big Brother”, ‘vëllai i madh’ penalizon banorët!

    Zarf i zi në “Big Brother”, ‘vëllai i madh’ penalizon banorët!

    Banorët e “Big Brother VIP 4” kishin një sfidë mjaft të bukur për të fituar buxhetin e javës.

    Ata duhej që të gjenin sa më shumë gjëegjëza që iu shfaqeshin në living, e banori që gjente më shumë përgjigje merrte një shpërblim.

    Gjatë kësaj sfide, banorët kanë patur herë pas here kanë patur debate me njëri-tjetrin.

    E duke qenë se ata nuk kanë patur bashkëpunim për buxhetin e javës, Vëllai i Madh ka vendosur që t’i ndëshkojë, duke iu dhënë vetëm 20 për qind të buxhetit.

    “Banorë, Vëllai i Madh ka vënë re se ju nuk keni bashkëpunim dhe nuk respektoni rregullat e lojës së buxhetit. Si rrjedhojë, për këtë javë do të keni vetëm 20 për qind të buxhetit. Para se të bëni buxhetin uluni në living dhe zgjidhni liderin e ri. Brenda në zarf keni listen, keni një orë kohë”, shkruhej në zarf.

  • Plasin sherret ne BBV4/ G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, je gay?

    Plasin sherret ne BBV4/ G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, je gay?

    Debatet në Big Brother VIP vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, ku së fundmi një përplasje e ashpër ka ndodhur mes regjisorit Aldo dhe këngëtarit G Bani.

    Mëngjesin e sotëm, dy banorët janë përfshirë në një debat të tensionuar që ka kaluar në ofendime personale dhe insinuata për orientimin seksual.

    Gjithçka nisi kur G Bani reagoi ndaj Aldos, duke i kërkuar të mos e prekte dhe duke shprehur irritim ndaj komplimenteve të tij.

    Në një moment të acaruar, këngëtari përdori tone të ashpra dhe gjuhë ofenduese, duke i thënë: “O morr, mos më prek mua, nuk dua asnjë kompliment nga ti. Herës tjetër mos më prekë.

    Mos e bë më atë gabimin, mu mos më prekë më. O homo, je homo, të intereson bukuria ime. Deklaroje hapur që je homoseksual”.

    Nga ana tjetër, Aldo reagoi me një koment të shkurtër, duke e quajtur këngëtarin bipolar, ndërsa situata vazhdoi të përshkallëzohej. “Ti je bipolar,” iu përgjigj regjisori, duke mos i dhënë fund tensionit.
    G Bani, i njohur për sjelljen e tij provokuese, shpesh ka krijuar situata të ngjashme brenda shtëpisë. Në debatin e sotëm, ai sfidoi Aldon duke i thënë: “Hajde dhe shiko sa të vlen lëkura”, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.

    Sjelljet dhe përplasjet e tilla kanë nxitur një debat të gjerë mes shikuesve, të cilët kanë kritikuar përdorimin e gjuhës së ashpër dhe insinuatave personale si pjesë e lojës.

  • Amber Candy flet pas daljes nga BB VIP dhe tregon çfarë kishte pësuar e ëma

    Amber Candy flet pas daljes nga BB VIP dhe tregon çfarë kishte pësuar e ëma

    Amber Candy ka folur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke ndarë një histori shumë personale me ndjekësit e saj. Ajo zbuloi se gjatë kohës që ka qenë pjesë e programit, ka pasur një ndjesi të fortë. Siç tregon Amber, në ato ditë ka pasur një moment të vështirë pasi mamaja e saj kaloi një atak kardiak.

    Sipas Amber, produksioni ishte në dijeni të situatës, por ajo thekson se mamaja e saj ka kërkuar që askush të mos i ndalonte ëndrrat dhe ambiciet e fëmijës së saj.

    ‘Kam pasur një ndjesi, e provon vetëm fëmija me nënën. Mamaja ime ka kaluar një atak kardiak kur unë kam qenë brenda, produksioni ka qenë në dijeni, por nëna ime ka thënë se ai fëmijë ka vuajtur shumë, ju lutem mos ja ndërprisni ëndrrën. Tani shyqyr është mirë. Ka qenë shumë e kënaqur me mua.’

  • Çfarë ndodhi? Luizi ‘shpërthen’ në akuza ndaj produksionit të BBV: Në Maldive erdha falë agjensisë turistike, jo të..

    Çfarë ndodhi? Luizi ‘shpërthen’ në akuza ndaj produksionit të BBV: Në Maldive erdha falë agjensisë turistike, jo të..

    Kur ishte ende pjesë e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos iu premtua një udhëtim çift në Maldive nga produksioni, në bashkëpunim me një kompani udhëtimesh. Mirëpo edhe pse ka kaluar më shumë se 2 vite, çifti ende nuk e ka marrë dhuratën e premtuar.

    Por, kjo nuk i ka penguar ata që udhëtimin në atë destinacion ta bëjnë. Sot, Luizi dhe Kiara kanë mbërritur në Maldive. Mirëpo, Luizi duket se nuk i ka dalë ende e keqja me produksionin, pasi në video dëgjohet të thotë:
    ‘Në Maldive, jo falë atyre të tjerve që rrejnë’