Category: Showbiz

  • Është apo jo g*y? Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

    Është apo jo g*y? Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

    Gjatë ditës së sotme, në dhomën e gjumit, Gjesti i’a ka thënë troç Jozit mendimin e tij për të.

    “Ti këndo sa më shumë, që të të heci muzika jashtë, sepse as konstruktin se ke për këtë lojë”, i ka thënë Gjesti banorit.

    “Nuk jam rruspie”/ Danja e thotë troç për Valbonën: Po të isha çun nuk do i…
    Ndërkohë që Jozi tepër i qetë i’a kthen: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f40bf168-f00f-4435-a9e2-0b036d45b4bf

    Kujtojmë që dje gazetarja Dasara Karaiska publikoi disa foto të Jozit me një djalë tjetër, duke aluduar se banori është gay.

  • Pas deklaratës se Jozi është gay,Dasara Karaiskaj tregon ‘provat’

    Pas deklaratës se Jozi është gay,Dasara Karaiskaj tregon ‘provat’

    Pas deklaratës që i shokoi të gjithë se banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiskaj “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

    Në llogarinë e saj në Instagram, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjeter, i cili supozohet të jeté partneri i tij… Ashtu si dhe tha diten e djeshme, qe fotot e Jozit dhe partnerit te tij janë ne rrjetet sociale te ketij te fundit, ashtu dhe rezultoi.

    Tashmë ato nuk gjenden më në profilin e gazetares,por Newsbomb.al ka mundur ta sigurojë dhe po jua tregojmë.
    Theksojmë se asgjë nuk është fakt duke mos dashur kurrsesi të cënojmë si portal asnjë individ në jetën personale.
    Ne thjesht transmetojmë atë që ndodh përreth.

  • “Jam e dashuruar, por…”/ Iku nga “Big Brother Vip”, Amber përlotet në studio: Bëra gabim që dola nga shtëpia

    “Jam e dashuruar, por…”/ Iku nga “Big Brother Vip”, Amber përlotet në studio: Bëra gabim që dola nga shtëpia

    Ambër ishte këtë të enjte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ku foli për daljen e saj nga Big Brother Vip.

    Ajo e përlotur tha se bëri gabim që doli pasi kishte shumë për të dhënë në atë shtëpi, ndërsa shtoi se “njerëzit që kanë kaluar një jetë të vështirë, kanë shumë për të treguar”.

    “Në momentin që thash se kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi… nëse do kthehesha pas do të bëhesha pak më racionale për sa i përket mendimeve që kisha, duhej t’i peshoja pak më shumë. Do i kërkoj falje publikut për daljen time. Kisha shumë për të dhënë në atë shtëpi dhe absolutisht ia lëmë gabimit im, e quajmë gabim sepse njeriu kur ka se çfarë jep në atë shtëpi, dhe unë kisha për të dhënë shumë”, tha ajo.
    Ndërkohë e pyetur nëse është e dashuruar, ajo tha se po, por lidhja e saj është ende në hapat e parë dhe nuk dëshiron që të nxitohet në deklarata.

    “Është një gjë e freskët, por nuk jam vetëm”, tha ajo.

    Një mesazh e kishte edhe për banorët e tjerë me të cilët ndau shtëpinë për gjatë këtyre ditëve.

    “Big Brother është një gjë shumë e madhe dhe duhet të kesh atë forcën Brenda vetes dhe të dalësh dhe të jesh ajo që duhet të jesh”, tha Amber.

  • Nga raporti me Arbër Hajdarin, dalja e Amber e deri tek aludimet për Jozin, ‘rrëfehet’ Neda Balluku

    Nga raporti me Arbër Hajdarin, dalja e Amber e deri tek aludimet për Jozin, ‘rrëfehet’ Neda Balluku

    Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në “Wake Up” opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë të re të saj, raportin që ka me Arbër Hajdarin, daljen e Amber e deri tek aludimet që po përfliten për seksualitetin e Jozit.

    Biseda në studio:

    Pyetja- Cilët nga banorët mendon se po bën lojën më të mirë?

    Neda Balluku:Të gjithë po përpiqen. Është kasti që ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ndaj asnjë. Kur e ndjek nga televizioni e ke më kollaj të afeksionohesh apo të gjesh veten tek njëri nga ata. Por kur je aty e ke mendjen të kapësh situata dhe ti dëshiron që të hetosh për situatat, e ngjarjet për të bërë pyetje e t’i nxjerrësh pak zbuluar banorët, që edhe publiku t’i shohë.

    Pyetja- Si është marrëdhënia jote me Arbër Hajdarin?

    Neda Balluku:Me Arbrin ndihem vërtet shumë mirë. Më ka pritur dhe më ka respektuar, flasim shumë shpesh. Është një djalë që shkëmbejmë batuta, kënaqem, kalojmë shumë mirë. Më pëlqen që e kam në krah këtë vit.

    Pyetja- A mendon se Amber bëti zgjedhjen e duhur që u largua?

    Neda Balluku:Jo, askush nuk bën mirë kur tërhiqet. Është një përvojë që të ndryshon brenda ditës. Jam gjithmonë kundër që dikush ta lërë. Çoje përvojën deri në fund. Sidomos në ‘Big Brother’ që të vjen një herë në jetë dhe është unike. Nuk mund ta bësh për herë të dytë.

    Pyetja- Së fundmi ka pasur disa akuza drejt Jozit për orientimin e tij seksual, si e sheh këtë gjë?

    Neda Balluku: Mendoj që çdo vit kjo është. Njerëzit e komentojnë dhe diskutojnë ‘Big Brother’. Është diçka që ka interes. Por duhet pasur kujdes që të mos arrijë puna tek denigrimi i njerëzve.

  • “Unë ty ta ha…”/ Çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

    “Unë ty ta ha…”/ Çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

    Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Duket se nuk ka një ditë të qetë mes tyre, dhe gjithçka shpërthen shpesh herë që në mëngjes. Një tjetër moment i nxehtë ka ndodhur pak minuta më parë, ku G-Bani dhe Aldo u përfshinë në një debat të ashpër, i cili shpejt kaloi në përdorimin e epitetëve.

    G-Bani e ka quajtur Aldon “gjarpër” dhe më pas “zhapik”, një lloj ofendimi që ka shtuar edhe më shumë tensionin mes dy banorëve. Kjo ka sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga Aldo, i cili ka shprehur se ka duruar shumë nga G-Bani dhe ka theksuar se ai është një person tjetër kur është i qetë, por tani nuk mund ta tolerojë më.

    Si pasojë e kësaj përplasjeje verbale, Aldo ka sugjeruar një ring boksi për t’u ndeshur me G-Banin brenda rregullave, duke u bazuar rreth veprimeve të fundit të G-Banit ndaj Gjestit disa netë më parë. Ky propozim ka sjellë një reagim të fortë nga G-Bani, i cili është revoltuar dhe i ka thënë Aldos:

    Unë ty ta ha zemrën…

    Ky debat mes G-Banit dhe Aldos nuk dukej se do të mbaronte shpejt, pasi tensioni ishte në nivele të larta dhe situata mes tyre ishte shumë e nxehtë. Të gjithë banorët dhe ndjekësit e spektaklit po e ndjekin me interes zhvillimin e ngjarjeve, duke pritur të shohin se si do të zhvillohet kjo përplasje më pas.

  • Marina Vjollca flet për shtazaninë: E vështirë, për shkak të sëmundjes së Getit

    Marina Vjollca flet për shtazaninë: E vështirë, për shkak të sëmundjes së Getit

    Marina Vjollca ka folur hapur për periudhën e vështirë të shtatzanisë dhe sfidat që ka kaluar gjatë kohës kur u bë nënë. Ajo ka treguar se shtatzania e saj ka qenë shumë e vështirë dhe ka rrezikuar të dështojë, duke shtuar se kjo periudhë ka qenë ndër më të vështirat e jetës së saj.

    “Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara,” ka thënë Marina.

    Ajo ka zbuluar gjithashtu se gjatë asaj periudhe askush nuk e dinte se çfarë ajo po përjetonte, duke treguar një forcë të jashtëzakonshme për të kaluar përmes sfidave të shumta që e kishin përfshirë. Marina ka theksuar se kjo është një nga arsyet që e ka bërë të jetë më e fortë se kurrë.

    “Ishte një shtatzani shumë e vështirë, që ishte duke dështuar. Periudha që unë u bëra nënë ka qënë një nga periudhat më të vështira në jetë, për shkakun e gjendjes familjare, që unë përjetova me Getin, me sëmundjen e tij, i dhashë forca vetes, thashë që është duhet të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se cfarë unë po përjetoja”

  • “Kam fëmijë, ti nuk i ke”, Rozana Radi në lot pas debatit me Gertën

    “Kam fëmijë, ti nuk i ke”, Rozana Radi në lot pas debatit me Gertën

    Nje situatë e tensionuar që ndodhi mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Gjate nje diskutimi per lojen me pergjigje, Gerta Gixhari Rozana debatuan pasi njera i tha tjetres “mos fol ashtu se je nene femijesh”.

    “Po kam femije dhe ti nuk ke, mos e perdor kete gje”, shte pergjigja e Gertes.

    Pas kesaj, këngëtarja Rozana Radi është prekur thellë dhe ka shpërthyer në lot në lavanderi.

    “Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu, ku e di? Shkova iu qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend?

    S’kam qarë në asnjë vend!” – tha Rozana mes lotësh, duke lënë të kuptohet se temat e prekura në debat ishin jashtëzakonisht të dhimbshme për të.

    Ajo shtoi:

    “Çfarë faji më ka ai që kam jashtë unë, që unë kam gjithë këto vite që luftoj? Më shumë shkoj unë në spital se doktorët. Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë gjë dhe ajo mua ma kujton.

    Unë s’kam marrë një rrogë timen ta harxhoj, sepse unë gjithë rrogën time sa kam vendosur që të kem fëmijë e kam harxhuar për këtë gjënë dhe ajo më thotë mua që ‘Unë kam një gjë që ti s’e ke’”.

  • Romancë e re në Big Brother VIP? Egli dhe Gjesti e nisin ditën me….përqafime në shtrat

    Romancë e re në Big Brother VIP? Egli dhe Gjesti e nisin ditën me….përqafime në shtrat

    Përveç dinamike, në shtëpinë e Big Brother VIP 4 duket se po lindin dhe romanca të reja.

    Dy prej banorëve të shtëpisë, Egli dhe Gjesti, janë afruar shumë me njëri-tjetrin ditët e fundit.

    Mëngjesin e së enjtes, të dy banorët e nisën ditën me puthje dhe përqafime, me Gjestin që shkoi ta zgjonte Eglin në shtrat.

    “Fjete mirë sot?”, e pyet Egli-Gjestin, teksa më pas të dy çohen për të filluar ditën.

  • Pasi tha se është g*y, gazetarja plas një tjetër “bombë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një mashkull

    Pasi tha se është g*y, gazetarja plas një tjetër “bombë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një mashkull

    Pas deklaratës bombë se banori i Big Brother Vip Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiska “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

    Në llogarinë e saj në “Instagram”, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjetër, i cili supozohet të jetë partneri i tij.

    Ashtu si dhe tha ditën e djeshme, që fotot e Jozit dhe partnerit të tij janë në rrjetet sociale të këtij të fundit, ashtu dhe rezultoi.

    Përpos fotove, Dasara ka postuar dhe një bisedë me partnerin e supozuar të Jozit të cilin e pyet “troç”, nëse është apo jo në një marrëdhënie me banorin e Big Brother Vip Albania.

    Ai hedh poshtë këto aludime, duke thënë se ka familje, madje është dhe prindi i një fëmije.

    “Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar @rozana_radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shkruan Dasara në postimin e saj.

    Ndërkohë, theksojmë se në deklaratën e parë gazetarja tha Jozi me partnerin e tij kanë jetuar në Zvicër dhe më pas në Milano.

    “Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram

    Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

  • Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

    Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

    Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër majë të suksesit, duke shënuar një rekord të ri shikueshmërie në platformën YouTube.

    Mbrëmja e djeshme e spektaklit ka regjistruar deri në 357 mijë shikues të njëkohshëm, një arritje që dëshmon popullaritetin e jashtëzakonshëm të këtij edicioni.

    Një faktor kyç për këtë sukses është Gjesti, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni, i cili ka arritur të tërheqë vëmendjen e një publiku të gjerë, veçanërisht nga Kosova.

    Prezenca e tij karizmatike dhe momentet e tij në shtëpi kanë bërë që programi të fitojë një valë të re adhuruesish dhe të shndërrohet në një fenomen të vërtetë mediatik.

    Ashtu si Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania 2, edhe Gjesti po tregon se si një konkurrent mund të bëhet qendra e vëmendjes dhe të krijojë një lidhje të fortë me publikun.