Category: Showbiz

  • “Kam fëmijë, ti nuk i ke”, Rozana Radi në lot pas debatit me Gertën

    “Kam fëmijë, ti nuk i ke”, Rozana Radi në lot pas debatit me Gertën

    Nje situatë e tensionuar që ndodhi mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Gjate nje diskutimi per lojen me pergjigje, Gerta Gixhari Rozana debatuan pasi njera i tha tjetres “mos fol ashtu se je nene femijesh”.

    “Po kam femije dhe ti nuk ke, mos e perdor kete gje”, shte pergjigja e Gertes.

    Pas kesaj, këngëtarja Rozana Radi është prekur thellë dhe ka shpërthyer në lot në lavanderi.

    “Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu, ku e di? Shkova iu qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend?

    S’kam qarë në asnjë vend!” – tha Rozana mes lotësh, duke lënë të kuptohet se temat e prekura në debat ishin jashtëzakonisht të dhimbshme për të.

    Ajo shtoi:

    “Çfarë faji më ka ai që kam jashtë unë, që unë kam gjithë këto vite që luftoj? Më shumë shkoj unë në spital se doktorët. Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë gjë dhe ajo mua ma kujton.

    Unë s’kam marrë një rrogë timen ta harxhoj, sepse unë gjithë rrogën time sa kam vendosur që të kem fëmijë e kam harxhuar për këtë gjënë dhe ajo më thotë mua që ‘Unë kam një gjë që ti s’e ke’”.

  • Romancë e re në Big Brother VIP? Egli dhe Gjesti e nisin ditën me….përqafime në shtrat

    Romancë e re në Big Brother VIP? Egli dhe Gjesti e nisin ditën me….përqafime në shtrat

    Përveç dinamike, në shtëpinë e Big Brother VIP 4 duket se po lindin dhe romanca të reja.

    Dy prej banorëve të shtëpisë, Egli dhe Gjesti, janë afruar shumë me njëri-tjetrin ditët e fundit.

    Mëngjesin e së enjtes, të dy banorët e nisën ditën me puthje dhe përqafime, me Gjestin që shkoi ta zgjonte Eglin në shtrat.

    “Fjete mirë sot?”, e pyet Egli-Gjestin, teksa më pas të dy çohen për të filluar ditën.

  • Pasi tha se është g*y, gazetarja plas një tjetër “bombë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një mashkull

    Pasi tha se është g*y, gazetarja plas një tjetër “bombë”, nxjerr FOTOT e Jozit me një mashkull

    Pas deklaratës bombë se banori i Big Brother Vip Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiska “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

    Në llogarinë e saj në “Instagram”, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjetër, i cili supozohet të jetë partneri i tij.

    Ashtu si dhe tha ditën e djeshme, që fotot e Jozit dhe partnerit të tij janë në rrjetet sociale të këtij të fundit, ashtu dhe rezultoi.

    Përpos fotove, Dasara ka postuar dhe një bisedë me partnerin e supozuar të Jozit të cilin e pyet “troç”, nëse është apo jo në një marrëdhënie me banorin e Big Brother Vip Albania.

    Ai hedh poshtë këto aludime, duke thënë se ka familje, madje është dhe prindi i një fëmije.

    “Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar @rozana_radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta”, shkruan Dasara në postimin e saj.

    Ndërkohë, theksojmë se në deklaratën e parë gazetarja tha Jozi me partnerin e tij kanë jetuar në Zvicër dhe më pas në Milano.

    “Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram

    Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

  • Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

    Gjesti thyen rekord shikueshmërie, ja sa klikime gjeneroi BBVA mbrëmë

    Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër majë të suksesit, duke shënuar një rekord të ri shikueshmërie në platformën YouTube.

    Mbrëmja e djeshme e spektaklit ka regjistruar deri në 357 mijë shikues të njëkohshëm, një arritje që dëshmon popullaritetin e jashtëzakonshëm të këtij edicioni.

    Një faktor kyç për këtë sukses është Gjesti, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni, i cili ka arritur të tërheqë vëmendjen e një publiku të gjerë, veçanërisht nga Kosova.

    Prezenca e tij karizmatike dhe momentet e tij në shtëpi kanë bërë që programi të fitojë një valë të re adhuruesish dhe të shndërrohet në një fenomen të vërtetë mediatik.

    Ashtu si Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania 2, edhe Gjesti po tregon se si një konkurrent mund të bëhet qendra e vëmendjes dhe të krijojë një lidhje të fortë me publikun.

  • Po ofendonte dhe kërcënonte Gjestin, Egli “i mbyll gojën” Xumit: “Do përfundosh në …

    Po ofendonte dhe kërcënonte Gjestin, Egli “i mbyll gojën” Xumit: “Do përfundosh në …

    Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe veprimet e tij.

    Gjatë një diskutimi me një pjesë të banorëve, Xumi u shpreh se nuk po luan në Big Brother sepse nëse e bën, e ka lojën “shumë të rëndë, ekstrem”.

    Ndër të tjera, Xumi thotë se Gjestin ka “për ta zgjuar nga gjumi me rrahjet 120”, dhe do ta marrë “zvarrë me vete nga dera”.

    “Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Të dija çfarë kishte. Tani nuk kam për ta lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë nga dera. Ka për tu zgjuar nga gjumi me rrahjet 120″, thotë Xumi pë Gjestin.

    Mirëpo e pranishme ishte edhe Egli Tako, e cila i ka ndërhyrë menjëherë.

    “Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga këtu dhe mund të dilni të dy, por burgun ke për ta bërë ti kur të dalësh, robi tjetër shkon në shtëpi. Edhe mua, edhe Jozin ti mund t’i marrësh zvarrë, por burgun dhe përgjegjësinë ligjore për të marrë zvarrë e bën ti”, i thotë ajo Xumit, ndërsa banori shihet më i qetë.

  • “Partneri i tij ia mban fotografinë në profil”, deklarata bombë e gazetares për banorin e BBV: ”Jozi është g*y”

    “Partneri i tij ia mban fotografinë në profil”, deklarata bombë e gazetares për banorin e BBV: ”Jozi është g*y”

    Gazetarja, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozin i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

    Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.

    “Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

    Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.

  • Gjesti i ngjan me Olsi Bylykun, Egli habit me deklaratën.

    Gjesti i ngjan me Olsi Bylykun, Egli habit me deklaratën.

    Banorja e Big Brother Vip, Egli Tako ka befasur ndjekësit me një deklaratë të bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.
    Pas përfundimit të prime-t të së martës mbrëma (14 janar), ajo është shprehur se Gjesti, me të cilin këngëtarja ka krijuar një afrimitet shumë të madh ngjan shumë me ish të dashurin e saj Olsi Bylykun.

    Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po ma kujton Olsin” i ka thënë banorja Livia Brungës.Ajo ka shtuar se ata janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin.“Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të veshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm,” u shpreh Egli.Vlen të përmendet fakti se mes Eglit dhe Gjestit duket se po nis një romancë. Kjo pasi dyshja janë parë të kalojnë kohë të mirë në prani të njëri-tjetrit.Kujtojmë që Egli ka qenë në një romancë prej 5 vitesh me aktorin Olsi Bylyku por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë.Këngëtarja u shpreh se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar.

  • ‘E ndiej aromën e saj, ma ndryshon gjendjen’, trekëndëshi Egli-Gjesti-Xumi ndez tensionet në shtëpinë e Big Brother

    ‘E ndiej aromën e saj, ma ndryshon gjendjen’, trekëndëshi Egli-Gjesti-Xumi ndez tensionet në shtëpinë e Big Brother

    Edhe pse Egli ka krijuar një afërsi të re me Gjestin, duket se Xumi nuk dorëzohet lehtë. Në një bisedë me Jozin në oborr, ai ndau hapur ndjenjat e tij për banoren, duke treguar sa i fortë është ndikimi i saj tek ai.

    “E ndiej aromën e saj kur kalon pranë meje. Ma ndryshon komplet gjendjen, o vëllai. Kupton ti çfarë po them? Nuk e ke idenë sa më dhemb kur më thotë një fjalë të rëndë,” tha Xumi me emocione.

    Ndërkohë, Egli ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke refuzuar disa herë përpjekjet e Xumit për të fituar vëmendjen e saj. Situata e krijuar vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP.

  • Tentoi të puthte me forcë modelen në BBV, moderatorja: Jozi është gay, partneri I tij ia mban foton në profil

    Tentoi të puthte me forcë modelen në BBV, moderatorja: Jozi është gay, partneri I tij ia mban foton në profil

    Moderatorja nga Shqipëria, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozin i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

    Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të, shkruan lajmi.net.

    “Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram.

    Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

    Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.

    Përmes një zarfi të zi, vëllai i madh kishte vendosur që ti qonte në nominim të tre të lartpërmendurit por që Amber i “shpëtoi” ata duke vendosur që ta linte lojën.

  • “Gjesti po ma kujton shumë…”/ Egli nuk e paska harruar Olsi Bylykun? Deklarata e saj po i habit të gjithë

    “Gjesti po ma kujton shumë…”/ Egli nuk e paska harruar Olsi Bylykun? Deklarata e saj po i habit të gjithë

    Egli Tako ka treguar një afrimitet të madh këto ditë me banorin e atij formati, Gjestin. Ata duket se kanë gjetur paqen me njëri-tjetrin, ku po kuptohen shumë mirë bashkë. Një marrëdhënie që ka filluar me miqësi dhe që ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve të programeve reality. Momentet e tyre të përbashkëta kanë kaluar nga thjesht përshëndetje në biseda më serioze, duke lënë vend për spekulime se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Pas spektaklit të djeshëm (e martë), Egli i ka treguar një gjë Livia Brungës. Ajo e ka vënë re ngjashmërinë mes dy djemve dhe e ka ndarë këtë mendim me konkurenten.

    “Gjesti po më kthen shumë në kohë. Po më kujton Olsin,” shprehet ajo fillimisht. Kjo deklaratë ka çuar edhe më shumë në spekulime rreth ndjenjave që ajo mund të ketë për Gjestin. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e marrëdhënies së tyre?

    Tutje, Egli thekson: “Shumë të ngjashëm me mendime me tipin. Kur po flasim seriozisht, ai po më tremb”. Këto fjalë ndihmojnë në krijimin e një imazhi më të thellë për Gjestin, i cili duket se përveçse i ngjason Olsit, ndan edhe njëfarë intensiteti emocional që e bën Egli të ndihet e frikësuar.

    Një pyetje që lind është nëse ky afrimitet do të zhvillohet në diçka më shumë se miqësi. Pritet të shihet në vazhdim nëse do të nisë një lidhje dashurie mes tyre. Të gjithë po ndjekin me vëmendje çdo hap të marrëdhënies së tyre.

    Spekulimet e dashurisë nuk janë të pazakonta në botën e reality show-ve, dhe ndjekësit shpesh krijojnë narracione të ndryshme për shoqërinë dhe marrëdhëniet personale të konkurrentëve. A mund të jetë ky një rast tjetër i një romani të papritur që do të mbushë faqet e tabloideve dhe do të ngjallë kureshtjen e fansave? Ndërkohë, Egli duket se është e gatshme të ndajë këto emocionet e saj dhe të reflektojë mbi vendimet e saj të kaluara. Kjo mund të jetë një mundësi për të gjetur një partner që e kupton më mirë, duke pasur parasysh përvojat e saj të mëparshme me Olsin, dhe ndoshta duke u përgatitur për një kapitull të ri në jetën e saj.

    Ajo që e bën këtë situatë edhe më interesante është dinamika e reality show-ve, ku çdokush është në vëmendjen e kameras dhe çdo moment mund të jetë një mundësi për dramë apo dashuri. Si do të reagojnë ndjekësit nëse marrëdhënia mes Gjestin dhe Egli shndërrohet në një romancë të natyrshme? Enigmatike si gjithmonë, Egli dhe Gjesti janë protagonistët e kësaj historie që po zhvillohet para syve të të gjithë atyre që ndjekin show-in. Çfarë do të ndodhë më pas? Vetëm koha mund ta tregojë