Category: Showbiz

  • Tentoi të puthte me forcë modelen në BBV, moderatorja: Jozi është gay, partneri I tij ia mban foton në profil

    Tentoi të puthte me forcë modelen në BBV, moderatorja: Jozi është gay, partneri I tij ia mban foton në profil

    Moderatorja nga Shqipëria, Dasara Karaiska ka hedhur “bombën” në lidhje me këngëtarin nga Shqipëria, Jozin i cili është pjesë e Big Brother VIP Albania 4.

    Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të, shkruan lajmi.net.

    “Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram.

    Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

    Jozi ka qenë një nga banorët që ka bërë më së shumti zhurmë gjatë prajmit të mbrëmshëm fillimisht për shkak të një situate me Loredanën të cilën e kishte kapur për fytyre duke tentuar ta puthte derisa ajo kundërshtonte, e më pas për sulmet e vazhdueshme që i janë bërë Gjestit nga ai, Amber dhe G-Bani.

    Përmes një zarfi të zi, vëllai i madh kishte vendosur që ti qonte në nominim të tre të lartpërmendurit por që Amber i “shpëtoi” ata duke vendosur që ta linte lojën.

  • “Gjesti po ma kujton shumë…”/ Egli nuk e paska harruar Olsi Bylykun? Deklarata e saj po i habit të gjithë

    “Gjesti po ma kujton shumë…”/ Egli nuk e paska harruar Olsi Bylykun? Deklarata e saj po i habit të gjithë

    Egli Tako ka treguar një afrimitet të madh këto ditë me banorin e atij formati, Gjestin. Ata duket se kanë gjetur paqen me njëri-tjetrin, ku po kuptohen shumë mirë bashkë. Një marrëdhënie që ka filluar me miqësi dhe që ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve të programeve reality. Momentet e tyre të përbashkëta kanë kaluar nga thjesht përshëndetje në biseda më serioze, duke lënë vend për spekulime se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Pas spektaklit të djeshëm (e martë), Egli i ka treguar një gjë Livia Brungës. Ajo e ka vënë re ngjashmërinë mes dy djemve dhe e ka ndarë këtë mendim me konkurenten.

    “Gjesti po më kthen shumë në kohë. Po më kujton Olsin,” shprehet ajo fillimisht. Kjo deklaratë ka çuar edhe më shumë në spekulime rreth ndjenjave që ajo mund të ketë për Gjestin. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e marrëdhënies së tyre?

    Tutje, Egli thekson: “Shumë të ngjashëm me mendime me tipin. Kur po flasim seriozisht, ai po më tremb”. Këto fjalë ndihmojnë në krijimin e një imazhi më të thellë për Gjestin, i cili duket se përveçse i ngjason Olsit, ndan edhe njëfarë intensiteti emocional që e bën Egli të ndihet e frikësuar.

    Një pyetje që lind është nëse ky afrimitet do të zhvillohet në diçka më shumë se miqësi. Pritet të shihet në vazhdim nëse do të nisë një lidhje dashurie mes tyre. Të gjithë po ndjekin me vëmendje çdo hap të marrëdhënies së tyre.

    Spekulimet e dashurisë nuk janë të pazakonta në botën e reality show-ve, dhe ndjekësit shpesh krijojnë narracione të ndryshme për shoqërinë dhe marrëdhëniet personale të konkurrentëve. A mund të jetë ky një rast tjetër i një romani të papritur që do të mbushë faqet e tabloideve dhe do të ngjallë kureshtjen e fansave? Ndërkohë, Egli duket se është e gatshme të ndajë këto emocionet e saj dhe të reflektojë mbi vendimet e saj të kaluara. Kjo mund të jetë një mundësi për të gjetur një partner që e kupton më mirë, duke pasur parasysh përvojat e saj të mëparshme me Olsin, dhe ndoshta duke u përgatitur për një kapitull të ri në jetën e saj.

    Ajo që e bën këtë situatë edhe më interesante është dinamika e reality show-ve, ku çdokush është në vëmendjen e kameras dhe çdo moment mund të jetë një mundësi për dramë apo dashuri. Si do të reagojnë ndjekësit nëse marrëdhënia mes Gjestin dhe Egli shndërrohet në një romancë të natyrshme? Enigmatike si gjithmonë, Egli dhe Gjesti janë protagonistët e kësaj historie që po zhvillohet para syve të të gjithë atyre që ndjekin show-in. Çfarë do të ndodhë më pas? Vetëm koha mund ta tregojë

  • “Po më shqetëson gjendja e Gjestit…”/ Psikologia e njohur shtang me deklaratën e papritur(Video)

    “Po më shqetëson gjendja e Gjestit…”/ Psikologia e njohur shtang me deklaratën e papritur(Video)

    Antigona Sejdiu, e njohur si psikologe dhe mjaft prezente në TV, së fundi ka folur edhe për Gjestin. Në “The Elite Way”, ajo ka treguar se është psikologe e angazhuar në “BBVK”, ku edhe e ka vlerësuar gjendjen e Gjestit.

    Pas pyetjes së çfarë mendon ajo për shkuarjen e këtij banori direkt në një izolim tjetër, Sejdiu ka shprehur shqetësim në lidhje me këtë gjë.

  • A do të moderojë më “Big-un”? Kështu përgjigjet Arbana Osmani

    A do të moderojë më “Big-un”? Kështu përgjigjet Arbana Osmani

    Arbana Osmani ka bërë një ndryshim të madh në karrierën e saj, duke ndarë rrugët me “TOP Channel” për t’u përqendruar në zhvillimin e projekteve të saj personale. Moderatorja e njohur ka vendosur të fokusohet më shumë në biznesin e saj “Bana’s”, si dhe në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të cilin e transmeton në platformën YouTube.

    Përveç projekteve të saj, Arbana ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për t’u afruar më shumë me ndjekësit. Ajo realizoi një “Më pyet diçka” në Instagram, ku u dha mundësinë fansave të bëjnë pyetje mbi jetën dhe karrierën e saj. Një prej pyetjeve që iu bë ishte lidhur me mundësinë e një edicioni të ri të “Big Brother” me të si moderatore. Përgjigjja e Arbanës ishte e shkurtër dhe epike: “Ok, ecim”.

    Gjesti thyen rekordet në YouTube, sjell audiencën nga Kosova dhe lë pas Luiz Ejllin
    Kjo përgjigje ka ngjallur spekulime dhe interesim tek ndjekësit, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet në këtë spektakël të njohur.

  • “S’kemi kontakte”- Armiq pas ndarjes? Meriton Mjekiqi tregon kush e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes! Moderatori: Nëse Ilnisa ka nisur një romancë…

    “S’kemi kontakte”- Armiq pas ndarjes? Meriton Mjekiqi tregon kush e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes! Moderatori: Nëse Ilnisa ka nisur një romancë…

    Meriton Mjekiqi, i cili i dha fund thashethemeve për marrëdhënien e tij me Ilnisa Agollin duke pranuar se lidhja ka marrë fund, është shprehur se nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, teksa theksoi se nuk janë uruar as për festat e fundvitit.

    “S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër”, tha moderatori.

    Ndërkohë i pyetur se kush mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, Meriton Mjekiqi la të nëkuptohet se ishte vetë ai, por zgjodhi të mos flasë, sipas tij, për të ruajtur privatësinë e gazetares.

    “Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika”, tha ai.

    Moderatori është shprehur se është single, duke shtuar se nuk e ka problem që nëse Ilnisa nis një lidhje të re, teksa theksoi “i uroj jetë të lumtur”.

    Pjesë nga intervista:

    Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok.

    Pse e ke lënë Ilnisën?

    Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika .

    Ishte vendimi yt?

    Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme.

    Ju flisni? Si janë marrëdhëniet?

    Jo, jo, nuk kemi kontakte. Në momentin që ndahesh në një marrëdhënie dhe kthehesh, e ke kontakte, nënkupton që nuk jeni ndarë. Nuk kemi ndonjë komunikim.

    Po urim për festa?

    Si je ti? A je mirë (qeshin) Jo, jo nuk jemi uruar! Asgjë.

    Të mbajturit kontakt dhe të përshëndetesh kur takohesh, janë të ndryshme. S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër.

    ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)

    Ke nisur një dashuri të re?

    Jo, jam single.

    Je i lidhur me një modele?

    Single jam

    Ndoshta ka nisur Ilnisa një dashuri të re

    I uroj jetë të lumtur dhe nëse ka nisur një lidhje tjetër ose diçka të tillë, unë i uroj vetëm të mirat.

    Konfirmimi i ndarjes

    Moderatori Meriton Mjekiqi, në një interviste për Prive, konfirmoi për herë të parë ndarjen nga gazetarja Ilnisa Agolli, me të cilën nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke sfiduar paragjykimet për diferencën e moshës.

    Dyshja dukeshin të pandarë pas daljes nga shtëpia e famshme, ku nisën bashkëjetesën në Tiranë dhe projektet e përbashkëta, por gjithçka mes tyre mori fund. Meriton Mjekiqi u shpreh se nuk është penduar për romancën e tyre, duke u shprehur se në BBV ka vepruar në mënyrën që është ndjerë.

    “Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit”, deklaroi ai, teksa theksoi se arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi për shkak se janë private.

    Meriton Mjekiqi u shpreh se prej mometin të ndarjes nuk janë takuar më dhe se i uron më të mirat ish-partneres së tij, Ilnisa Agolli.

    “Hapi për t’u ndarë nuk ka shumë rëndësi, janë gjëra shumë private, dua të ruaj privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj”, deklaroi ish-banori i BBV.

    Pjesë nga intervista:

    Meriton Mjekiqi: “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Si do e gjykoja unë, ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje për ato çfarë kanë ndodhur deri në pikën A. Pastaj si është pritur nga publiku, është e tyre. Disa të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, disa të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale sepse kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.

    Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit, arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi sepse janë private.

    Unë i uroj shumë të mira Ilnisës, i uroj suksese, shëndet dhe është grua e mrekullueshme, një nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj, kështu që vetëm të mira.”

    I kujt ishte vendimi? “Hapi për t’u ndarë nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi të jetë mirë, shëndetshëm dhe t’ia uroj më të mirat në jetën e saj. Janë gjëra shumë private, dua të ruaj privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj. Prej kohës së ndarjes nuk jemi takuar. Kështu që kaq.”

    Romancë e re me modelen Iren? “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

    PRAPASKENAT E NDARJES

    Rreth 3 muaj më parë “Panorama” zbuloi se mes Ilnisës dhe Meritonit kishte një krizë.

    Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua në “Big Brother” kishte nisur nga problemet. Por atëherë kur u duk se gjërat mes tyre po sistemoheshin, problemet dolën sërish në pah.

    Si Ilnisa, ashtu edhe Meritoni, kanë larguar njëri-tjetrin nga “Instagram”-i si dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku. Pak ditë më parë, ishte vetë gazetarja që pranoi problemet, por duke u përpjekur t’i zvogëlojë ato. Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë të pranishme në profilin e tij në “Instagram”.

    Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri”, tha ajo.

    Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje: “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

    Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

    Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

    Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende te shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

    “Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që të mos komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’.

    Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

    “Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”, u shpreh Ilnisa.

    Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në ‘Instagram’ dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

    Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

    Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin. Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi. Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother” kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.

  • Si asnjëherë më parë/ Ledion Lico ‘shpërthen’ ndaj banorit të BBVA

    Si asnjëherë më parë/ Ledion Lico ‘shpërthen’ ndaj banorit të BBVA

    Prime i mbremjes se sotme nisi me videon e bujshme te Loredanes dhe Jozit qe qarkulloi ne rrjet. Ne kete video shfaqet Jozi ku tenton te puth me force Loredanen. Ne diskutimin e sotem dhe mendimin e opinionisteve Jozi eshte shprehur duke mbrojtur veten me fjalin qe ‘Une vazhdoj te mbetem mashkull shqiptar.’ Kjo fjali e ka bere Ledionin te shperthej si asnjeher me pare ne ofendime ndaj banorit te BBVA

    Ledioni: Me vjen shume keq per ty Jozi

    Jozi: Pse Ledion

    Ledioni: Me vjen keq se je gjithe ky djale dhe pa tru ne koke.

    Keshtu ka vijuar diskutimi dhe me pas ne tone te ashpra mes opinionisteve, Jozit dhe Ledionit.

  • Gjesti ‘tejkalon’ rekordet e shikueshmërisë, sjell audiencë nga Kosova dhe lë pas Luiz Ejllin

    Gjesti ‘tejkalon’ rekordet e shikueshmërisë, sjell audiencë nga Kosova dhe lë pas Luiz Ejllin

    Big Brother VIP Albania 4 ka arritur një tjetër rekord shikueshmërie në platformën YouTube, duke regjistruar deri në 360 mijë shikues. Ky sukses i atribuohet Gjesti, i cili ka tërhequr audiencën nga Kosova, duke i dhënë një shtysë të madhe programit.

    Me këtë arritje, Gjesti ka thyer shifrat e mëparshme të Luiz Ejllit, që konsiderohej si një nga konkurrentët më të ndjekur të edicioneve të kaluara.

  • “Dhe unë ende s’jam në ‘Big Brother’”/ Ironizon Oriola

    “Dhe unë ende s’jam në ‘Big Brother’”/ Ironizon Oriola

    Modelja Oriola Marashi, ka shpërndarë një postim të ironizuar lidhur me spektaklin “Big Brother VIP”, i cili shpesh është kritikuar për përfshirjen e personazheve të panjohur, ndërkohë që ata që janë vërtet të famshëm rrallëherë bëhen pjesë e tij.

    Oriola ka postuar një fotografi në “Instagram Story” që ka arritur mbi 93 mijë shikime, dhe ka shprehur ‘habinë’ e saj për këtë sukses, duke ironizuar me shikueshmërinë e lartë dhe mungesën e saj në program. Ajo shkroi: “Imagjino një story, gati 100 mijë shikime. Dhe unë ende nuk jam në ‘Big Brother’”.

    Ky postim i modeles ka ngjallur reagime të ndryshme, duke vënë në dukje se shumë figura publike po përfitojnë popullaritet nga shikimet dhe postimet në rrjetet sociale, ndonëse mund të mungojnë në programe të tillë si “Big Brother”.

  • Anulohet televotimi/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të largohet të shtunën?

    Anulohet televotimi/ E gjithë shtëpia në nominim, kush do të largohet të shtunën?

    Në mbrëmjen e djeshme, Zarfi i Zi i hapur në shtëpinë e “Big Brother” vendosi që tre banorë – G Bani, Jozi dhe Amber – të shkonin në televotim për sjellje denigruese.

    Megjithatë, Amber ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke lënë të dy banorët e tjerë në një situatë të tensionuar.

    Për t’i dhënë një kthesë të re ngjarjeve, Vëllai i Madh ka shpallur një vendim befasues: televotimi hapet për të gjithë banorët e shtëpisë, dhe ai që do të ketë më pak vota do të largohet të shtunën.

    Se si do të vazhdojë rrjedha e ngjarjeve në shtëpi kjo mbetet për t’u parë!

  • “Më quajtën p*rnostare”- Amber largohet nga BBV, ja arsyeja e vendimit! Banorja transgjinore: Jam degjeneruar! Gjesti më tha ‘do të çoj për str*ptizëm’

    “Më quajtën p*rnostare”- Amber largohet nga BBV, ja arsyeja e vendimit! Banorja transgjinore: Jam degjeneruar! Gjesti më tha ‘do të çoj për str*ptizëm’

    Banorja e Big Brother Vip, Amber ka vendosur që të tërhiqet nga gara.

    Banorja transgjinore shkoi në televotim kokë më kokë me G Banin dhe Jozi me zarf të zi, ku theksohej se vendimi ishte marrë për shkak të sjelljes së tyre denigruese.

    Por, Amber vendosi të largohej nga shtëpia, duke u shprehur se banorët e kanë bullizuar.

    “Gjesti më tha s’e ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, ndërsa shtoi se: “Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik.”

    Shumë prej banorëve u përpoqën ta ndalonin konkurrenten, por ajo i qëndroi vendimit për të ndërprerë në mes garën.