Category: Showbiz

  • “Komshiu abuzoi s*ksualisht me mua, isha 10 vjeç”, Bernardi rrëfen historinë e jetës: Më vodhën fëmijërinë!

    “Komshiu abuzoi s*ksualisht me mua, isha 10 vjeç”, Bernardi rrëfen historinë e jetës: Më vodhën fëmijërinë!

    Bernardi: Isha 10 vjeç, po qëndroja në lagje dhe më dhembte barku. Më vodhën fëmijërinë. Një komshi më tha hajde me mua se do të të ndihmoj, me futi në një dhomë gjumi dhe më tha prit dy minuta, më tha ky është ilaçi, iu luta që të mos e bënte. Nuk e kam kuptuar deri në moshën adoleshente se ishte abuzim seksual.

    E kam dënuar veten aq shumë sa nuk e di ta shpreh, kisha frikë të shkoja në shkollë, të kthehsha në shtëpi vetëm. Erdhi adoleshenca dhe kisha të dashurën time të parë.

    Më pas vendosa të largohesha në Londër, merrja rroba nga prindërit. Tentova të prisja damarët, atje njoha ish gruan time e cila më nxorri nga ferri, më pranoi siç isha. Në moshën 37 vjeçare kuptova orientimin tim seksual. Më pas njoha Enam.

  • “I urti kurrë nuk ngutet…”/ Pas sjelljeve të turpshme në shtëpi, prindërit i dërgojnë mesazh G Banit

    “I urti kurrë nuk ngutet…”/ Pas sjelljeve të turpshme në shtëpi, prindërit i dërgojnë mesazh G Banit

    Që pas hyrjes së Gjestit në shtëpi, G Bani, Jozi dhe Amber kanë pasur disa “përplasje” me të dhe më e fundit ishte ajo e dy ditëve më parë.

    Prindërit e G Banit i janë drejtuar me një letër produksionit për birin e tyre, në të cilën përmes vargjeve të Fishtës i këshilluan të mos ngutet.

    I respektuar Ledion dhe ju stafi i Big Brother VIP,

    Jemi prindrit e Arbanit, një nga pjesëtarët e emisionit tuaj. Arbani është një nga djemtë tanë që ka hequr dhe ka vuajtur më shumë në jetë, së bashku me ne prindrit e tij që i jemi gjendur gjithmonë në krahë dhe ai e ka vlerësuar në maksimum. Hyrja në BBV4 ka qenë zgjedhja e tij, por ne kemi qenë mbështetësit e tij si prindër. Përderisa Arbani luftonte për kauza sipas nesh ai tregonte vetëveten. Dalja në vogëlsira ditët e fundit tregon se ai po del nga Arbani që ne njohim. Ka qenë një kohë kur unë si babai i tij lash punën dhe shkuam në Europë për shërimin e syrit të tij të aksidentuar. Nga aty nisi kalvari i emigrimit sepse ne nuk u deklaruam si Vorioepiriot sikurse bën shumë të tjerë apo të ndryshonim emrat dhe besimin fetar. Ishte ky kalvar që zuri kohën e mësimeve dhe unë si prind dhe intelektual, mendoj se jeta në mënyra të tjera i dha djalit tim universitetin e tij të emigrimit. Shumë ngjarje që nuk i ka treguar, Arbanin e kanë bërë luftëtar të vetes, por edhe impulsiv duke këmbëngulur me të gjitha armët dhe mënyrat duke dalë nga vetja e tij. Po të kishim mundësi komunikimi ne do të këshilloheshim me të, por në këtë rast mundemi vetëm t’ju dërgojmë këtë SMS. Ne nuk duam të ndryshojmë vendimet e stafit, thjesht është shqetësimi për Arbanin dhe ndjesë për djalin të cilit ju përmend familja. I kërkojmë Arbanit se Fishta i madh, siç ai e di fort mirë, thotë:”Por i urti kurrë nuk ngutet, prej burrënisë dhe jo prej tutës”-thuhej në mesazhin e prindërve të G Banit për të birin.

  • Gjesti revoltohet, e heq mikrofonin dhe largohet nga Prime: S’du me fol sonte hiç

    Gjesti revoltohet, e heq mikrofonin dhe largohet nga Prime: S’du me fol sonte hiç

    Situatat me Gjestin dhe banorëve tjerë kanë krijuar tension në shtëpi. Pothuajse gjysma banorëve janë kthyer kundër Gjestit.

    Sonte Ledioni ia dha fjalën Gjestit, mirëpo ai në shenjë revolte u kthyer i ashpër.

    “Nuk dua të flas sonte hic, le të flas Laerti vend meje”, tha Gjesti.

    Madje ai u largua nga dhoma e ndejes, dhe e fiku mikrofonin.

    “Kopa shumë, nuk po më jepet fjala, spo më lënë me fol”, tha Gjesti i nervozuar.

  • “U zhvesha, nuk e dija që isha në dhomën e gabuar”, Xheneta rrëfen si hyri gabim në dhomën e një çifti

    “U zhvesha, nuk e dija që isha në dhomën e gabuar”, Xheneta rrëfen si hyri gabim në dhomën e një çifti

    Banorja e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Xheneta, ka ndarë një histori të pazakontë dhe argëtuese nga e kaluara e saj, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe publikut.

    Gjatë një bisede me banorët, ajo tregoi një ngjarje që i kishte ndodhur gjatë një pushimi veror me shoqet e saj.

    Xheneta shpjegoi se si kishte hyrë gabimisht në dhomën e një çifti të panjohur, duke menduar se ishte dhoma e saj.

    “Isha në pushime verore me shoqe dhe i kemi pasur dhomat ngjitur me njëra-tjetrën. Unë u thash çikave që po shkoj të flejë dhe kam hyrë gabimisht në dhomën e një çifti tjetër.

    Ata kishin qenë në banjo, unë hyra në dhomë dhe u zhvesha dhe rashë në krevat.

    Kur dalin ata më panë, s’kisha si të dilja nga shtrati”, tregoi ajo me një buzëqeshje në fytyrë.

  • “Loredana është tokë e xanun”, deklarata e Jozit shkakton debat në BBV, Neda: Nëse s’do të kishte kamera ti…

    “Loredana është tokë e xanun”, deklarata e Jozit shkakton debat në BBV, Neda: Nëse s’do të kishte kamera ti…

    Jozi: Është tok e xanun Loredana.

    Loredana: Mos i thuaj këto Jozi.

    Neda: Do e kishe puth edhe prekur më shumë seç duhet nëse s’do të kishte kamera.

    Jozi: E ke gabim, na kënaqe.

    Neda: Kë doni të besojmë atë të dhomës së rrëfimit apo këtë këtu.

    Loredana: Unë mbrëmë isha shumë e nxehur dhe prandaj unë i thash ato llafe. Nuk jam tokë e zënë, jam tokë e vetes sime, ai s’mund të vendosë për mua.

    Arbër: Loredana është lojtare e zgjuar, pse të nxitohem unë, thotë ajo, të shoh pak impaktin e studios, s’kam ndonjë nxitim, e vetmja si mund të marrin impakt është përmes nesh, prandaj s’ka qëndrime. Tregohuni vetvetja, mos ndiqni strategjitë e detajuara në marrëdhënie.

    Jozi: Meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma.

    Ledioni: Ça shqiptarësh, tek treni treshi ka vend për çdonjërin. Më vjen keq që ke kaq pak tru në kokë.

    Jozi: Kam më shumë ndjenja.

  • “E di ku e kanë vendin ata që puthin me zor, tek 313/ Ledion i përvishet banorit, pasi tentoi të puthë me forcë banoren

    “E di ku e kanë vendin ata që puthin me zor, tek 313/ Ledion i përvishet banorit, pasi tentoi të puthë me forcë banoren

    Ka nisur me tensione reality shoë në Big Brother Vip Albania 4, për sjelljen e gabuar të Jozi Markut ndaj Loredanës, ku ky I fundit tentoi ta puthte me forcë.

    Ledion Liço: A ishte shejtani që të shtyu që ta puthje Loredanën

    Jozi Marku: Shejtani është kur kemi të bëjmë me shtriga.
    Leart Vasili: Një femër do kohën e saj, nuk duhet të kryqëzohet personi. Ne vijmë nga një traditë maskiliste. Jo do të thotë jo!
    Ledion Liço: Të thonë: Kur të doli zëri ty, te vetëm tek krevati i Jozit rri!

    Loredana: E para, ata që më shikojnë e dijnë që bëj çfarë dua bëj. Jemi akoma në njohje, unë nuk dua të gaboj dhe nuk dua të jem i sigurtë kur hedh hapin. E shikoj Jozin që hap pas hapi përmirësohet. Tek Jozi e shikoj që nuk ëhtë xheloz. Ai është territorial.

    Neda Balluku: Loredana nul është territor, është njeri

    Ledion Liço; E di ku e kanë vendin ata që puthin me zot, tek 313? Ke pak tru

  • “Vëllai i Madh” trondit banorët! Ky është vendimi më i fundit

    “Vëllai i Madh” trondit banorët! Ky është vendimi më i fundit

    “Vëllai i Madh” tronditi banorët, teksa në shtëpi hyri një tjetër zarf i zi.

    Bullizmi, sjellje dhe fjalë të patolerueshme që janë hasur në shtëpi, bënë që nominimi të anulohej, teksa pritet të merren masa ndëshkuese. Cili/ët banor/ë do dënohet/n?

    Kujtojmë se një ditë më parë, por dhe gjatë mbrëmjes që lamë pas ka patur debate të shumta mes banorëve.

    Gjesti ka pasur një konflikt të fortë me Jozin dhe G-Banin, me këtë të fundit që i ka përmendur edhe anëtarët e familjes së Gjestit, duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke shtuar edhe më shumë tension në situatën.

    Megjithatë, Gjesti ka reaguar me qetësi ndaj ofendimeve, edhe pasi Jozi i ka hedhur ujë mbi kokë, duke intensifikuar edhe më tej përplasjen. Më pas, G-Bani e ka ndjekur dhe janë “përplasur” kokë më kokë, duke bërë që tensioni të arrinte nivele të reja.

    Debate në shtëpi kanë patur dje edhe Livia me Amber, ku është përdorur një fjalor aspak i këndshëm si “zhgarravinë, pornografike”. Gjithashtu Livia ka debatuar edhe me Loredanën.

    Amber është nervozuar pasi në banjë kishin vendosur emrin e saj, por ende nuk dihet se kush e ka bërë atë veprim. Gjithashtu Amber ka patur debat edhe me Rozanën, të cilës në një moment i thotë ‘klouni i shtëpisë’, nga ana tjetër këngëtarja i drejtohet ‘e bukura e shtëpisë ti’.

    Gjesti gjithashtu ka patur debat mbrëmë edhe me Xumin. Gerti nga ana tjetër ka patur një debat të ashpër me Bernardin, të cilit i tha “skuth, ti të ha pas shpine. Ti kur të vendos dorën në krah të vret”.

  • Bëhet viral momenti kur Gjesti dhe Laerti puthen në dush (Video)

    Bëhet viral momenti kur Gjesti dhe Laerti puthen në dush (Video)

    Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këtë javë, janë vendosur në një lojë argëtuese dhe të papritur nga produksioni, të quajtur “Kiss Kiss”.

    Sipas rregullave të lojës, sa herë që lëshohet një këngë e famshme e Tarkanit, banorët duhet të përqafohen ose të puthen me personin që ndodhet më afër tyre, pavarësisht rrethanave.

    Ky rregull i veçantë ka sjellë momente të shumta të këndshme, por një situatë e veçantë ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në të qeshura.

    Reperi Gjesti dhe aktori i njohur Laert Vasili, të cilët rastisën të ishin së bashku në dush në momentin kur filloi kënga, u detyruan të putheshin mes të qeshurave dhe befasisë.

  • Pas puthjes midis Eglit dhe Gjestit, reagon “me zemër të lënduar” Redoni

    Pas puthjes midis Eglit dhe Gjestit, reagon “me zemër të lënduar” Redoni

    Loja “kiss kiss” në Big Brother Vip Albania i ka afruar edhe më shumë Gjestin dhe Eglin.

    Për këtë ka reaguar edhe ish-banori Redon Berani, i cili është përfolur shumë në rrjet pasi ka shprehur edhe pëlqimin për Eglin.

    Me humor Redoni ka shpërndarë një video të Hashim Thaçit ku thotë “më dhemb zemra, por nuk më thyhet” ndërsa shkruan me humor “gjendjen emocionale”.

    Më tej ai ka shpërndarë një foto të Gjestin dhe Eglit teksa shkruan se dyshja janë dy banorët e tij të preferuar.

  • Anulimi i televotimit dhe një zarf i zi, çfarë pritet të ndodhë sot në Big Brother Albania

    Anulimi i televotimit dhe një zarf i zi, çfarë pritet të ndodhë sot në Big Brother Albania

    Spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços, në ekranin e Top Channel, por edhe në dy kanalet e dedikuara, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, në DigitAlb.

    Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube.

    Dinamika të reja priten Primen e sotëm, teksa një Zarf i Zi ka tronditur banorët, duke anuluar dhe televotimin.

    Bullizmi, sjellje dhe fjalë të patolerueshme që janë hasur në shtëpi, bënë që nominimi të anulohej, teksa pritet të merren masa ndëshkuese. Cili/ët banor/ë do dënohet/n?

    Na ndiqni sot në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.