Category: Showbiz

  • Ndodh në BBV! Banori tenton të puthë me forcë modelen në buzë!

    Ndodh në BBV! Banori tenton të puthë me forcë modelen në buzë!

    Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania teksa Jozi Marku ka tentuar ta puthi në buzë Loredanën, për të cilën prej fillimit ka shprehur pëlqim.

    Gjatë një sfide të organizuar nga Vëllai i Madh, ku banorët ishin të detyruar të përqafoheshin dhe të jepnin puthje sa herë që kënga e artistit turk Tarkan “Kiss Kiss” luhej.

    Gjatë këtij momenti, shumica e banorëve e respektonin rregullin, duke u përqafuar dhe puthur miqësisht në faqe.

    Megjithatë, Jozi dukej se e shfrytëzoi mundësinë për të shkuar më tej, duke u përpjekur ta puthte Loredanën në buzë, një veprim që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ajo.

    Loredana, e tensionuar nga situata, u përpoq ta largohej, ndërsa Jozi i kapi fytyrën dhe vazhdoi të tentonte puthjen.

    Ky veprim solli që Loredana ta shtynte Jozin me forcë, duke i thënë se nuk do të putheshin “në buzë” e ndërsa ai i thonte që po prishte lojën e Vëllait të madh.

  • Jozi për Gjestin: Ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë!

    Jozi për Gjestin: Ta shaj nga familja, nuk merr vesh me fjalë!

    Një situatë e tensionuar shpërtheu në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kur një prej banorëve debatoi me Loredanën, e cila më pas shprehu shqetësimin për situatën e krijuar.

    Ajo akuzoi një prej banorëve për futjen e saj në një pozicion të vështirë dhe të padëshiruar, që e bëri të ndjehej keq.Në anën tjetër, Gerta i sugjeroi Amberit që të ruante qetësinë dhe të mos reagonte me ulërima, duke e nxitur situatën më tej.

    “Kur të të bëjnë diçka, ktheju me fjalë,” i tha ajo Amberit. Ndërkohë, Jozi ndërhyri duke thënë se kur dikush të ofendon, duhen përdorur fjalë të forta për t’u kundërshtuar, duke theksuar se “Veç me ia sha robët, ndryshe nuk ke çfarë t’i kthesh. Nuk merr vesh me fjalë”.

    Pavarësisht këndvështrimit të Jozit, Gerta mbrojti Gjestin dhe theksoi se është e mundur të zgjidheshin konfliktet përmes fjalëve, duke i dhënë një mesazh më të matur për mënyrën e adresimit të situatave të tensionuara.

  • “Çmendet” G Bani, debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

    “Çmendet” G Bani, debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

    G Bani dhe Gerta patën një debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Gjithçka nisi pasi G Bani i kërkoi që të mos i prekin gjërat personale.

    Në dhomën e gjumit kishte ndodhur një përplasje e mëparshme mes G Banit dhe Gjestit, ku ky i fundit, pas një mosmarrëveshjeje, kishte prekur jastakun e G Banit.

    Gerta, duke u munduar të mbrojë Gjestin, i tha G Banit se nuk ishte diçka e madhe që i preku jastakun, por kjo nuk e qetësoi aspak situatën.

    Fjalët u shkëmbyen me ton të lartë, dhe gjërat përshkallëzuan.

    G Bani, në një moment të zemërimit, hodhi të gjitha rrobat e Gertes në tokë, duke përfshirë edhe sendet e saj personale nga krevati.

    Megjithatë, Gerta befasoi të gjithë me reagimin e saj.

    Me një qëndrueshmëri të pazakontë, ajo tha se nuk ishte bërë asgjë dhe se do t’i mbledhë gjërat, duke treguar një durim të madh përballë situatës.

  • Divorc pas 30 vitesh, Guardiola ndahet nga bashkëshortja, Cristina Serra

    Divorc pas 30 vitesh, Guardiola ndahet nga bashkëshortja, Cristina Serra

    Krizë në fushë, divorc jashtë saj. Pas 30 viteve, Pep Guardiola është ndarë nga bashkëshortja e tij, Cristina Serra. Çifti i famshëm kishin 30 vite bashkë, por vetëm 10 vitet e fundit ishin martuar. Lajmi i bërë publik fillimisht nga mediat argjentinase gjeti konfirmime edhe në Spanjë.

    Guardiola dhe Cristina Serra prej kohësh jetonin në shtëpi të ndryshme. Që nga viti 2019, Serra nuk jetonte më në Mançester, por e kishte ndarë jetën e saj mes Londrës dhe Barcelonës, duke u kujdesuar për biznesin e sajë.

    Prej disa javësh çifti po reflektonte në lidhje me divorcin, por tashmë gjithçka ka përfunduar. Gjithnjë sipas mediave, ndarja mes tyre ka qenë e qetë duke ruajtur një raport shumë të mirë.

    foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011PreviousNext
    Çifti kanë tre fëmijë nga lidhja e tyre, Maria 24 vjeç, një influencer me 2 milionë ndjekës, Marius djali i tyre 22 vjeç dhe Valentina, akoma minorene.

  • “Se di nëse është dashuri, por nuk e heq dot prej mendjes”/ Redoni shprehu ndjenjat për të, Egli i rrëfehet Gjestit: E kam pasur si vëlla

    “Se di nëse është dashuri, por nuk e heq dot prej mendjes”/ Redoni shprehu ndjenjat për të, Egli i rrëfehet Gjestit: E kam pasur si vëlla

    Banorja e Big Brother Vip, Egli Tako, gjatë një bisede me Gjestin ka rrëfyer një histori gjatë së cilës ka theksuar se Redon Beranin, kur ka qenë brenda formatit, e ka pasur si vëlla.

    “Unë me Redonin kam pasur shumë afrimitet, e kam pasur zemër e kam pasur si vëlla” u shpreh Egli.

    Mirëpo ky i fundit vetëm dy ditë më parë ka shprehur pëlqimin e tij për Eglin teksa ka dhënë një intervistë. Redoni ka treguar emocionet që ka përjetuar gjatë qëndimit në BBV me Eglin.

    “Kur Egli ka ndarë historinë e saj me ankth dhe vuajtje, ajo më preku shumë, pasi ishte një histori që unë e kam përjetuar. Ishte një moment që më afroi shumë me të,” tha Redoni në S’e luan Topi.

    Këngëtari tha se në BBV kishte hyrë për lojë, por përvoja me Eglin e ka bërë atë të përjetojë emocione të vërteta, ndryshe nga çfarë priste.

    “Thash se me këtë vajzë kam diçka speciale. Më ka dalë në ëndërr, më dha një ndjenjë të mirë por dhe të frikës. Thash pastaj që nuk mund të bëj më lojë, se këtu po përjetoj emocione reale, po përjetoj gjera që kam frikë të përjetoj”, rrëfeu ai.

    Redoni u shpreh se nuk është i qartë nëse simpatia ndaj Eglit është dashuri, por e vlerëson shumë atë si person, duke e cilësuar si një vajzë speciale që nuk i ka dalë nga mendja.

    “Nuk e di nëse është dashuri. E çmoj shumë si njeri. Nuk e di nëse do jetë më mua apo më dikë tjetër, por që e çmoj si njeri se më ka ndenjur afër. Kam përjetuar emocione shumë të forta. Do e pres kur të dalë nga shtëpia. E kam një simpati për atë, nuk ma heq njeri prej mendjes, është shumë speciale. Kam qejf të jetë me mua, edhe nëse nuk do jetë, prap…”, tha ai.

    Përsa i përket Xumit, i cili po ashtu ka shprehu një simpati për Eglin në BBV, Redoni theksoi se nuk është aspak xheloz.

    “Për Xumin nuk jam aspak xheloz, mendoj se çfarë është e jotja është e jotja dhe nuk…”, tha ai.

    Mirëpo është parë se që pas hyrjes së Gjestit në BBV, Egli është dukur mjaft e dhënë pas tij.

    Gjatë gjithë kohës dyshja shihen bashkë duke biseduar dhe jo vetë, po ashtu ata kanë shkëmbyer edhe përqafime me njëri-tjetrin.

    Një bisedë të zhvilluar mes tyre, Egli e pyeti banorin për shenjën e horoskopit dhe Gjesti iu përgjigj se ai është shenjë Demi, ndërkohë banorja reagoi e befasuar.

    Ajo tregoi se është shenja e Virgjëreshës, duke shtuar se këto dy shenja janë një kombinim shumë i mirë për një marrëdhënie.

    “Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

    Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë që mori vëmendjen, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

    “E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti.

    “Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

    Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

    “Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

    “Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

    “Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

    “Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

    “Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

    “Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

    “Ti e ke me mua?”, tha Egli.

    “Jo s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje”, tha Gjesti

  • “Motrën e kisha lënë të vetme, babain e kam të paralizuar në krevat”- Ish-konkurrenti i “Big Brother” tregon dramën e familjes

    “Motrën e kisha lënë të vetme, babain e kam të paralizuar në krevat”- Ish-konkurrenti i “Big Brother” tregon dramën e familjes

    Petro ishte një nga të eliminuarit në mbrëmjen e së shtunës në “Big Brother”.

    Ish-konkurrenti, që pas daljes së tij u shpreh se ishte shumë i rënduar emocionalisht dhe kjo ishte një nga arsyet pse zgjodhi që të ishte i tërhequr nga loja e tij. Për herë të parë, artisti foli edhe për dramat e jetës së tij, duke zbuluar edhe problemin shëndetësor që babai i tij kishte.

    I ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banori, Petro Xhori që përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme, ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e tij pas largimit. Ai ka rrëfyer një histori të dhimbshme të familjes, duke treguar se mendjen e kishte pasur gjithmonë te ata gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit.

    “Ato 10 ditë mund të ngjajnë shumë pak për njerëzit që janë jashtë, por për ne janë më shumë se ç’duken. Sidomos kur kemi gjëra jashtë. Pjesa ime familjare ishte një arsye që unë mendoj që e ndjeva që u penalizova shumë. Gjatë gjithë kohës e kisha mendjen tek babi dhe tek motra që kisha lënë jashtë dhe kur ndërtoheshin situatat aty më dukeshin jo shumë serioze për t’u agravuar sa për t’u kthyer në debat dhe për ta çuar tek ‘Prime’-i i famshëm, për të marrë momentin dhe çastin e lavdisë.

    Mund të jem shumë emocional, sepse flas nga zemra, por unë nuk jam natyrë që fle gjumë. Jam një njeri që si çdokush ka pasur sprovat dhe sfidat e tij në jetë. Ndoshta ato kanë qenë edhe arsyeja që më kanë kthyer në shumë emocional. Më kanë mësuar që të mos prek emocionet dhe zemrat e të tjerëve. Babai im në këto çaste është i paralizuar në krevat dhe nuk po e shfrytëzoj këtë moment për viktimizim. Dua të shprehem realisht sepse e di që nuk do të kem ndonjë moment tjetër për t’u shprehur. Pjesa edhe sprovat dhe sfidat e tij në jetë. Ndoshta ato kanë qenë edhe arsyeja që më kanë kthyer në shumë emocional. Më kanë mësuar që të mos prek emocionet dhe zemrat e të tjerëve.

    Babai im në këto çaste është i paralizuar në krevat dhe nuk po e shfrytëzoj këtë moment për viktimizim. Dua të shprehem realisht sepse e di që nuk do të kem ndonjë moment tjetër për t’u shprehur. Pjesa edhe kur mamaja ndërroi jetë ka ndikuar, pjesa e babait dhe paçka të gjitha këtyre gjërave kisha mendjen vetëm tek motra”,-u shpreh Petro në Fan Club

  • Rozana Radi ‘shpërthen’ në lot në Big Brother: Nuk i kam zënë vendin njeriu, jam tip i ndjeshëm! Ja kush iu gjet pranë këngëtares

    Rozana Radi ‘shpërthen’ në lot në Big Brother: Nuk i kam zënë vendin njeriu, jam tip i ndjeshëm! Ja kush iu gjet pranë këngëtares

    Banorja e Big Brother Vip Albania, Rozana Radi, ka shpërthyer në lot këtë të hënë, si pasojë e debateve të vazhdueshme me disa banorë të shtëpisë.

    Gjatë një bisede me Laertin, Rozana tha se është shumë e ndjeshme dhe se nuk i ka zënë vendin asnjeriu në shtëpi.

    Nga ana e tij Laerti i tha këngëtares se duhet të qëndrojë e fortë dhe se ajo është një arstiste, e cila ka përgjegjësi për publikun që e mbështet dhe e duartroket.

    Pjesë nga diskutimi

    Rozana: Po ra ai çelësi nuk më intereson më mua. Çdo njeri e ka këtë. A e di ca më kanë bërë mua këtë?

    Laerti: Por ne kemi një përgjegjësi. Para atyre që na kanë duartrokitur dhe na kanë thënë bravo. Në rregull. Por jo të gjithë kanë atë marrëdhënie të mirë me publikun që kemi ne të dy. Prandaj kemi një përgjegjësi më tepër për ata që na kanë duartrokitur. Këtu është gjithë meseleja.

    Rozana: Dhe gjithmonë ata që gjykojnë janë ata më të paaftit. Se unë nuk i kam zënë njeriu vend, sepse kjo këtu është skena. Dil këtu dhe bë atë që kam bërë unë. Dil. Unë jam tip shumë i ndjeshëm o Laert.

  • U takua me Parashqevi Simakun, Curri rrëfen detaje tronditëse: Ka probleme shëndetësore serioze. Ata që i qëndrojnë pranë….

    U takua me Parashqevi Simakun, Curri rrëfen detaje tronditëse: Ka probleme shëndetësore serioze. Ata që i qëndrojnë pranë….

    Analisti Arjan Curri pak ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu takuar me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

    Ai deklaroi se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, andaj duhet patjetër mjekim urgjent që Parashqevia të shërohet.

    Curri shtoi se ende nuk e ka marrë veten nga ai takim me ikonën e muzikës, historinë e së cilës e konsideron tragjike.

    “Pashë që për Parashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati-gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani. Unë në respekt të tyre kam vendosur të hesht, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të.

    Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.

    Historia është shumë dramatike dhe tragjike, dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën. Nuk mund të fshihet shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë”, u shpreh Curri.

  • G Bani ofendoi Gjestin nga familja, Blero nuk kursehet, e shan nga nëna dhe motra, por më pas … (Video)

    G Bani ofendoi Gjestin nga familja, Blero nuk kursehet, e shan nga nëna dhe motra, por më pas … (Video)

    Debatet brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” mes G Banit dhe Gjestit, kanë degraduar në përfshirjen e familjarëve në bisedë me qëllim ofendimin dhe denigirimin e personit përballë. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar dhe këngëtari Blero, ish banor i “Big Brother VIP Kosova”.

    E gjitha ka nisur pasi Gjesti për të provokuar G Banin i ka përmendur emrin e Valbonës, konkurente po në të njëjtin format, ndërsa G Bani ka reaguar duke thënë se Valbona quhet mami dhe motra e Gjestit, dhe më pas i përshëndet ato.

    Kjo ka sjellë më pas një ndarje të shtëpisë në kampe pro dhe kundër, por fjalëve ofenduese të G Banit kundër Gjestit, i është bashkuar dhe Jozi.

    Blero gjatë një interviste për Top Channel teksa u pyet në lidhje me këtë situatë, ka thënë shprehimisht: “Po dhe ne i bëjmë të fala motrës dhe nënës së G Banit”.

    Ai është tërhequr menjëherë nga kjo situatë duke i kërkuar falje në rrjete sociale familjarëve të G Banit në lidhje me deklaratën e tij, duke thënë se fjalët e tij ishin në formën e sarkazmës dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd.

    @te_dudi Gjesti vs G Bani #gjesti #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Dudi

  • Moment ”romantik” në BBV: Gjesti dhe Egli shkëmbejnë një puthje (Video)

    Moment ”romantik” në BBV: Gjesti dhe Egli shkëmbejnë një puthje (Video)

    Pas gjithë përplasjeve të forta të ndodhura mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, produksioni vendosi t’i qetësojë pak gjakrat dhe t’i vendosë banorët në paqe me njëri tjetrin.

    Ditën e sotme atyre ju dha një sfidë, ku duhet të putheshin me njëri tjetrin në faqe sa herë që kënga “Kiss kiss” do të vendosej në sfond.

    Sakaq ndodhi që Egli dhe Gjesti të ishin bashkë kur kënga u vu në sfond dhe ata të qeshur shkëmbyen dy puthje.

    Ditët e fundit dyshja po përflitet në rrjet për një lidhje të mundshme mes tyre, duke qenë se të dy kanë shprehur simpati kundrejt njëri tjetrit.