Category: Showbiz

  • “Ai nuk merr vesh”/ Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja

    “Ai nuk merr vesh”/ Jozi për Gjestin: Veç ta shaj nga familja

    Një situatë e tensionuar shpërtheu në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP4”, kur një prej banorëve debatoi me Loredanën, e cila më pas shprehu shqetësimin për situatën e krijuar.

    Ajo akuzoi Gjestin për futjen e saj në një pozicion të vështirë dhe të padëshiruar, që e bëri të ndjehej keq.

    Në anën tjetër, Gerta i sugjeroi Amberit që të ruante qetësinë dhe të mos reagonte me ulërima, duke e nxitur situatën më tej.

    “Kur të të bëjnë diçka, ktheju me fjalë,” i tha ajo Amberit. Ndërkohë, Jozi ndërhyri duke thënë se kur dikush të ofendon, duhen përdorur fjalë të forta për t’u kundërshtuar, duke theksuar se “Veç me ia sha robët, ndryshe nuk ke çfarë t’i kthesh. Nuk merr vesh me fjalë”.

    Pavarësisht këndvështrimit të Jozit, Gerta mbrojti Gjestin dhe theksoi se është e mundur të zgjidheshin konfliktet përmes fjalëve, duke i dhënë një mesazh më të matur për mënyrën e adresimit të situatave të tensionuara.

  • Harruan kamerat? Jozi prek në zonën intime Loredanën? (Video)

    Harruan kamerat? Jozi prek në zonën intime Loredanën? (Video)

    Kanë kaluar pak ditë që nga starti i BBVA ku duket se shumë çifte janë drejt kurorëzimit të tyre.

    Jozi & Loredana prej ditës së parë janë parë shumë të afërt ndaj njëri tjetrit.

    Ditët kaluan dhe dyshja jo pak herë harrojnë kamerat teksa kalojnë momente intime ku dhe prekjet nuk mungojnë.

  • “Të mbaj në ajër legen”, Xumi kërcënon Gjestin para syve të Eglit

    “Të mbaj në ajër legen”, Xumi kërcënon Gjestin para syve të Eglit

    Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. E sigurisht protagonist ka qenë Gjesti! Kësaj here këngëtari është kërcënuar nga një tjetër banori i shtëpisë, nga Xumi.

    Teksa po qëndronin në një nga ambientet e shtëpisë, Gjesti me qëllim për ta ngacmuar Xumin ia hodhi shapkat në drejtim të tij. Ky gjest i këngëtarit nuk i pëlqeu aspak influencierit i cili iu drejtua me tone të ashpra duke i thënë: “Të mbaj në ajër legen, mos ma hidh mua shapkën ashtu. Kalama b*the”.

    Theksojmë se i gjithë ky episod u regjistrua para syve të Eglit, banores ndaj të cilës kanë shprehur pëlqim të dy konkurrentët, si Xumi, po ashtu dhe Gjesti.

  • Shoku i Olsi Bylykut s’beson në ndjenjat e Eglit për Gjestin: Ajo iu afrua vetëm për shkak të dronave

    Shoku i Olsi Bylykut s’beson në ndjenjat e Eglit për Gjestin: Ajo iu afrua vetëm për shkak të dronave

    Këngëtari Petro Xhori ka qenë i ftuari i radhës në “Wake Up” teksa si një ish-banor i “Big Brother Vip”, nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për formatin.

    Petro Xhori nuk qëndroi shumë gjatë brenda shtëpisë ndërsa që në hyrje ajo që ra në sy ishte njohja me Egli Takon, ish e dashura e bashkëpunëtorit dhe shokut të tij, Olsi Bylyku.

    Xhori komentoi dhe ndodhitë e fundit mes Gjestit dhe Eglit, teksa kjo e fundit ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin.

    Xhori tha se Egli ka pëlqim për Gjestin për shkak të popullaritetin që ky i fundit ka krijuar, parë kjo nga banorët nga droni që erdhi dy ditë pas hyrjes së Gjestit në BBVA.

    “Dua të di, Egli, a e do Gjestin për atë që është, i mirë, i dashur, që bën ato batuta, apo për dronat? Po, për dronat, dronat,” ka thënë Petro Xhori.

    Egli dhe Gjesti janë parë shumë afër m njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, gjë që ka rënë dhe në sy të banorëve teksa janë shprehur se dashuri e re po lind. Egli ia ka shprehur në sy Gjestit pëlqimin që ka për të, gjithashtu ajo i thotë se është ai që i ka në dorë humorin, vetëm me praninë e tij.

  • “Sjellje bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme”, tjetër zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”

    “Sjellje bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme”, tjetër zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”

    Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.

    “Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual.

    Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.

  • Egli zgjon Gjestin me përqafime, si reagoi banori i BBV 4?

    Egli zgjon Gjestin me përqafime, si reagoi banori i BBV 4?

    Dita e sotme ka nisur me energji pozitive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Pasi Egli është zgjuar për vete, ka kaluar në living aty ku Gjesti fle.

    Banorja ka shkuar te divani ku këngëtari ishte në gjumë dhe e ka zgjuar duke e prekur në faqe.

    “Nuk të zgjoj më kurrë. Pse trembësh?”, i thotë ajo teksa Gjesti ndërron krah në divan dhe kthehet me fytyrë nga ajo.

  • “Mos dil në Tiranë se do të gjuaj me…” Agravon debati mes Gertit dhe Bernardit: Ti je turp për këtë vend

    “Mos dil në Tiranë se do të gjuaj me…” Agravon debati mes Gertit dhe Bernardit: Ti je turp për këtë vend

    Dy banorët e “Big Brother VIP 4”, Gerti dhe Bernardi, janë përfshirë në një debat Të ashpër mes tyre.

    “Ti je turp për këtë vend”, i ka thënë Gerti-Bernardit, pas një deklarate që ky i fundit bëri duke thënë se te ‘lagjja e tij nuk ka burra’.

    Pjesë nga debati:

    Gerti: E di ça turpi je ti? Ca turpi je ti… ti je turp.

    Bernardi: Lagjja ime nuk ka burra. Zero!

    Gerti: Ik merr avionin dhe mos dil më të Tironë. Do të gjuaj me domate në mes të Tironës. Po flet për lagjen më të vjetër në Tironë.

    Bernardi: Nuk ka burra… Nuk ka burra!

    Gerti: Ti je turp për këtë vend! Hapu dhe’! si nuk hapet dheu dhe të të marrë ty brenda.

    Bernardi: Fillo gërmo

    Gerti: Si s’paksa burra lagja jote?

    Bernardi: S’ka!

    Gerti: Ca turpi që je ti mo

  • “Më keni kryqëzuar…”, Shpërthen në lot banorja e BBV: Të gjithë më paragjykoni

    “Më keni kryqëzuar…”, Shpërthen në lot banorja e BBV: Të gjithë më paragjykoni

    Banorja e Big Brother Vip, Valbona Mhilli është përlotur ditën e sotme (13 janar) pasi është shprehur se të gjithë “e paragjykojnë”.

    Pasi është parë duke qarë në oborr, ka qenë Aldo që i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë ka.

    Valbona: Jam shumë e mërzitur.
    Valbona: Se të gjithë vetëm më gjykojnë, më paragjykoi, nuk pyetët njëherë sesi ndihem unë, sesi jam, se çfarë mendoj, çfarë ndjej. Vetëm Bona kështu, Bona ashtu.

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7d2b5ff4-4fe3-4b24-a5d9-ae37daae8a00

    Valbona: Jo asgjë thjeshtë emocionet e momentit, po sepse vetëm kryqëzohem për çdo gjë. Bona as nuk ka të drejtë të haj as të pijë as të pëlqejë asgjë

  • Përlotet Valbona në Big Brother VIP Albania: Vetëm më paragjykojnë dhe më kryqëzojnë

    Përlotet Valbona në Big Brother VIP Albania: Vetëm më paragjykojnë dhe më kryqëzojnë

    Në një moment emocional brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Valbona është përlotur, duke shprehur shqetësimet e saj për paragjykimet që ka ndjerë nga të tjerët. “Vetëm më paragjykojnë, vetëm kryqëzohem,” ka thënë ajo, duke treguar se ndihet e keqkuptuar dhe nën presion.

    “Jam shumë e mërzitur, sepse gjithmonë vetëm gjykoni, paragjykoni. Nuk pyesni asnjëherë si jam, çfarë ndjej. Vetëm ‘Bona kjo’, ‘Bona ajo’. Vetëm më kryqëzojnë. Bona nuk ka të drejtë për asgjë, as të hajë as të pijë, për asgjë.”

    Pranë saj u gjend Aldo i cili u përpoq ta mbështeste në këtë situatë. Kjo skenë tregon edhe një herë presionin dhe ndikimin emocional të jetës brenda një formati të tillë televiziv.

  • Petro bën deklaratën e fortë: Egli e do Gjestin për dronat!

    Petro bën deklaratën e fortë: Egli e do Gjestin për dronat!

    Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Petro Xhori, ka bërë një koment të fortë, duke ngritur pyetje për Egli-n, një nga konkurrentet më të komentuar të këtij edicioni.

    Petro shprehu interes të dijë nëse Egli e do Gjestin për personin që është, apo për famën që ka.

    “Dua të di, Egli, a e do Gjestin për atë që është, i mirë, i dashur, që bën ato batuta, apo për dronat? Po, për dronat, dronat”.

    Kjo deklaratë vjen në një moment ku marrëdhëniet mes konkurrentëve po bëhen gjithnjë e më dinamike, dhe publikun po e mbajnë të intriguar çdo reagim i tyre.

    Mendoni njësoj si Petro?