Category: Showbiz

  • Petro bën deklaratën e fortë: Egli e do Gjestin për dronat!

    Petro bën deklaratën e fortë: Egli e do Gjestin për dronat!

    Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Petro Xhori, ka bërë një koment të fortë, duke ngritur pyetje për Egli-n, një nga konkurrentet më të komentuar të këtij edicioni.

    Petro shprehu interes të dijë nëse Egli e do Gjestin për personin që është, apo për famën që ka.

    “Dua të di, Egli, a e do Gjestin për atë që është, i mirë, i dashur, që bën ato batuta, apo për dronat? Po, për dronat, dronat”.

    Kjo deklaratë vjen në një moment ku marrëdhëniet mes konkurrentëve po bëhen gjithnjë e më dinamike, dhe publikun po e mbajnë të intriguar çdo reagim i tyre.

    Mendoni njësoj si Petro?

  • Gjesti përplaset me këngëtarin në BBV, Egli Tako e “ngushëllon”: Je shumë burrë i fortë! Përqafimi mes tyre, dyshja drejt një romance?

    Gjesti përplaset me këngëtarin në BBV, Egli Tako e “ngushëllon”: Je shumë burrë i fortë! Përqafimi mes tyre, dyshja drejt një romance?

    Dy banorët, Gjesti dhe G Bani, janë përplasur me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, pasi ky i fundit i ka përmendur këngëtarit nënën dhe motrën e tij.

    “Mami apo motra e ka emrin Valbona,” iu drejtua G Bani Gjestit, gjatë debatit mes tyre, ndërsa këngëtari nuk reagoi edhe pse mes tyre kishte një kontakt fizik.

    Pas kësaj situate, një nga banoret që iu gjet pranë Gjestit ishte Egli Tako, e cila “ngushëlloi”, duke e quajtur “një burrë të fortë”.

    “Je shumë burrë i fortë, që nuk lejova të shkonte gjëja në një shembull që nuk duhej të kishte shkuar,” i tha Egli Gjestit.

    “Faleminderit shumë, shyqyr që je”, i tha konkurrenti, duke i dhuruar dhe një përqafim.

    Ndërkohë po spekulohet për një romancë të mundshme mes dy banorëve, pasi janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

    Pak ditë më parë gjatë një bisede mes tyre, Egli e pyeti banorin për shenjën e horoskopit dhe Gjesti iu përgjigj se ai është shenjë Demi, ndërkohë banorja reagoi e befasuar.

    Ajo tregoi se është shenja e Virgjëreshës, duke shtuar se këto dy shenja janë një kombinim shumë i mirë për një marrëdhënie.

    “Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

    Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë që mori vëmendjen, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

    “E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti. “Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

    Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

    “Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

    “Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

    “Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

    “Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

    “Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

    “Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

    “Ti e ke me mua?”, tha Egli.

    “Jo s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje”, tha Gjesti.

  • Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë…

    Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë…

    Këngëtarja Rozana Radi, ka folur si rrallë herë për partnerin e saj, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” 4.

    Gjatë një bisede me një tjetër prej banoreve, Livian, Rozana tregoi se partneri i saj, Shpëtimi, nuk është personazh publik dhe se është njeri që nuk preferon të jetë pjesë e medias.

    Këngëtarja tregoi se kur ajo e pyet se pse ai e do, ai i përgjigjet me ironi duke i thënë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

    Pjesë nga biseda:

    Livia: Dhe unë e dua një shpëtim në jetën time.

    Rozana: Sa dua dhe unë…

    Livia: Po t’i në rregull je, se Shpëtimi jot nuk del në media. Ai nuk është personazh publik

    Rozana: Ai nuk ka qejf fare, ai ka një profil, nuk merret fare me mediat. Është diplomuar në Romë, k bërë dhe doktoratën në Romë.

    Po ta shohësh kështu s’ka lidhje duket si… Më bën për të qeshur shumë, ka shumë humor. Kur i them unë pse më do ti mua, më thotë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

    Livia: Ta thotë me ironi.

    Rozana: Po, unë s’kam asnjë lidhje me këtë.

    Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes?

    Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.

    Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj.

    Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit që i ka rrëmbyer zemrën.

  • Ka kryer marrëdhënie me Gjestin brenda shtëpisë? Banorja e Big Brother Vip zbulon se kur ka bërë s*ks për herë të fundit

    Ka kryer marrëdhënie me Gjestin brenda shtëpisë? Banorja e Big Brother Vip zbulon se kur ka bërë s*ks për herë të fundit

    Banorja e Big Brother Vip, Xheneta Fetahu ka befasur ndjekësit dhe banorët teksa së fundmi ka lënë të kuptohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda formatit me ish-banorin, Gjestin, me të cilin ajo pati krijuar një romancë.

    Gjatë një bisede me njëri -tjetrin, njëri nga konkurrentët, Xuxi, ka pyetur Xhenetën se kur ka bërë seks për herë të fundit.

    Si fillim modelja është përgjigjur duke thënë: “Para se të hyja në BBV”, mirëpo më pas ka shtuar se ajo mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale dhe brenda në shtëpi por askush se di këtë.

    “Unë mbase kam kryer marrëdhëniue seksuale dhe këtu në shtëpi por ju se dini. Vetëm Gjesti jua kthen përgjigjjen” u shpreh Xheneta.

    Kjo deklaratë e saj la në spekulim se mes çiftit mund të këtë pasur momente të nxehta në shtëpi por kjo nuk ka qenë e dukshme.

    Ndërkaq kujtojmë se Gjesti së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania dhe nuk dihet sesi do të vazhdojë marrëdhenia e tij me Xhenetën pasi të përfdundojë rrugëtimin e tij në këtë format.

    Vetë modelja është mërzitur shumë për daljen e banorit nga BBVK teksa është parë dhe duke qarë kur ka dëgjuar këngët e tij, e ndërsa këngëtari pasi la formatin në Kosovë ka deklaruar se nuk e sheh me veten krah Xhenetës pasi marrëdhënia e tyre ishte ftohur shumë së fundmi.

    “Veten me Xhenetën e shoh të ndarë. Janë parë gjërat. Kur e kam dashur dhe kur e kam vlerësuar ajo se ka bërë me mua. Nuk ka pasur mëshirë për mua, nuk besoj që ka dashuri mes nesh,” tha Gjest

  • Kjo është arsyja pse banori i BBVA u largua papritur nga shtëpia

    Kjo është arsyja pse banori i BBVA u largua papritur nga shtëpia

    Për shkak të një emergjence familjare, banori i Big Brother VIP, Igli, u detyrua të largohej menjëherë nga shtëpia e BBV.

    Ikja e tij papritmas ka trishtuar banorët e tjerë, të cilët janë ndjerë të prekur nga kjo situatë. Dëshira e tyre kryesore është që gjithçka të shkojë mirë me familjen e tij dhe se ai do të jetë në gjendje të kthehet shpejt.

    Banorët e shtëpisë janë solidarizuar me Igli, duke e mbështetur emocionalisht në këtë moment të vështirë. Ata kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe ofrimin e ndihmës në çdo mënyrë të mundshme. Solidaritete të tilla shprehin forcën e lidhjeve që krijohen brenda këtij formati televiziv.

    Gjithashtu, dëshira për të mbajtur morale të larta është evidentuar në çdo diskutim ndërmjet banorëve. Ata kanë ndarë kujtime dhe momente të këndshme me Igli si një mënyrë për ta inkurajuar atë dhe për ta bërë të ndjehet më pak i vetmuar në këtë periudhë të komplikime.

    Media sociale ka shpërthyer me mesazhe mbështetjeje për Igli, me fansat që shprehin shqetësimin e tyre dhe dërgojnë urime për rikuperimin e shpejtë të situatës familjare. Të gjithë e dinë se ndihma dhe dashuria e tyre mund të jenë një dritë shpresëje për të në këtë moment të vështirë.

    Më tej, tepër e rëndësishme është që emergjencat familjare të trajtohen me shumë kujdes dhe respekt. Kjo situatë ka rikujtuar të gjithë se jeta jashtë televizionit është po aq e rëndësishme sa ajo brenda saj. Mund të jenë thjesht disa minuta pasi ndodh një ngjarje e papritur, por pasojat e saj mund të jenë të thella.

    Prandaj, në këtë kontekst, një mënyrë e mirë për të mbështetur njëri-tjetrin është të krijohet një hapësirë ku banorët të ndihen të lirë të ndajnë ndjenjat e tyre dhe shqetësimet për situatë e për të shtruar mundësi ndihmës.

    Rreth të gjitha këtyre ngjarjeve, ka një reflektim të thellë mbi natyrën e lidhjeve njerëzore dhe rëndësinë e mbështetjes në çaste të vështira. Banorët e BBV po tregonin se, pa marrë parasysh sfidat, janë të gatshëm të jenë në krah të njëri-tjetrit teksa përballen me gjithë këto trazira dhe emergjenca.

  • E TURPSHME! “Big Brother Vip Albania”/ Jozi dhe G Bani përndjekin Gjestin, i ofendojnë familjarët (VIDEO)

    E TURPSHME! “Big Brother Vip Albania”/ Jozi dhe G Bani përndjekin Gjestin, i ofendojnë familjarët (VIDEO)

    Gjesti, një nga banorët më të aktivë në “Big Brother VIP Albania”, ka vazhduar të përballet me tensione të forta në shtëpi.

    Së fundmi, ai ka pasur një përplasje të ashpër me Jozin dhe G Banin, ku ky i fundit e priti menjëherë që në hyrje.

    Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani përmendi edhe familjarët e Gjestit, duke e ofenduar atë dhe përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke krijuar një situatë edhe më të ndërlikuar.

    Në përgjigje, Gjesti, i cili ka pasur një qëndrim të qetë përballë ofendimeve, i hodhi ujë në kokë G Banit, duke intensifikuar situatën.

    Më pas, reperi e ndoqi, dhe përplasi kokën me të, duke bërë që tensioni të eskalonte edhe më tej.

    Disa nga veprimet e G Banit janë konsideruar si bullizim nga ndjekësit, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen këto sjellje nga ana e produksionit të spektaklit.

    Tensionet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe pritet të sjellin edhe përplasje të tjera.

  • Çfarë po ndodh? Ky është banori i parë që lë urgjentisht shtëpinë e ‘BBV4’, zbulohet arsyeja e fortë (Video)

    Çfarë po ndodh? Ky është banori i parë që lë urgjentisht shtëpinë e ‘BBV4’, zbulohet arsyeja e fortë (Video)

    Igli është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh.

    Arsyeja e largimit ka qenë një emergjencë familjare.

    Rikujtojmë se Igli hyri si banori i ri disa ditë më parë.

  • “Luizi me Gjestin, si gjyshi me nipin”/Plas keq mes fituesit të BBV dhe gazetarit: 40-vjeçar i papjekur, ke mashtruar …

    “Luizi me Gjestin, si gjyshi me nipin”/Plas keq mes fituesit të BBV dhe gazetarit: 40-vjeçar i papjekur, ke mashtruar …

    Një përplasje virtuale është duke ndodhur mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe gazetarit Ronaldo Sharka.

    E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të krahasosh Gjestin me Luizin është si të krahasosh gjyshin me nipin.

    “Luizi me Gjestin si të krahasosh nipin me gjyshin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40 vjeç që rri tek lokali lagjes që komenton e bullizon çdo njeri që i del para. Gjesti është djalë i gjeneratës”, tha Ronaldo.

    Menjëherë Luizi ka publikuar një video të Ronaldos ku thotë: “Kurse unë flokët ngjyrosa si Luizi” dhe e ka shoqëruar me një emoji të fluturës. Kjo një ironi ndaj Ronaldos që leu flokët pasi Luizi e bëri trend modelin e tij të flokëve brenda BBV.

    Ndërsa Ronaldo publikoi një “selfie” të këngëtarit duke i bërë akuza teksa e quan “40-vjeçar i papjekur” dhe se ka mashtruar me sëmundjen për të fituar.

  • Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se… (Video)

    Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se… (Video)

    Momente të bukura i janë shtuar shtëpisë së Big Brother falë Gjestit dhe Eglit.

    Teksa gjesti ishte ulur në karrige, Egli i shkon pranë duke e përqafuar, teksa i thotë se e ka xhan.

    Pjesë nga bashkëbisedimi:

    Egli: Të kam xhan

    Gjesti: U shkriva

    Egli: Si e do? Një lloj të përqafuari kam

    Gjesti: Njëlloj?

    Egli: Po. Ose të kam xhan ose s’të kam xhan. Disa njerëz që i përqafoj i kam xhan, të tjerët jo.

  • Si qëndron e vërteta e ribashkimit të Romeos dhe Heidit, mediat: Veshaj vijon lidhjen me brunen “misterioze”

    Si qëndron e vërteta e ribashkimit të Romeos dhe Heidit, mediat: Veshaj vijon lidhjen me brunen “misterioze”

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve.

    Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht. Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.Sidoqoftë, këtë javë u shkruajt se kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

    Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim. Por duket se mes tyre nuk ka një rikthim. Nga ajo çfarë mundëm të mësonim, Heidi dhe Romeo nuk janë rikthyer së bashku.

    Ndjekja në Instagram, është vetëm një shenjë që dyshja duket se nuk ka mëri ndaj njëri-tjetrit, por jo se janë rikthyer. Heidi aktualisht është rikthyer në Shqipëri për të drejtuar Big Brother Fan Club, por sapo përfundon me xhirimet, ajo largohet nga Tirana, duke preferuar që të qëndrojë me familjarët e saj.

    Nga ana tjetër, Romeo po vijon me angazhimet e tij, tashmë larg televizionet. Dyshja nuk është parë bashkë që në verë. Vetëm pak javë më parë, të dy ishin pjesë e një eventi të zhvilluar në Tiranë. Por ashtu si të pranishmit pohuan, mes tyre nuk kishte as edhe një përshëndetje, dhe jo më një takim.

    Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa dy muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar.

    Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij. Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori.

    Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar. Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur.

    Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte. Duket se kjo histori po vijon dhe Romeo dhe Heidi tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Heidi po shijon famën në televizion, ndërsa Romeo historinë e re të dashurisë.