Category: Showbiz

  • “Hajde m’i fshi…”- Debat i ashpër mes dy banoreve në BBVIP! Valbona-Eglit: Je një nepërkë, fol si zemërmirë që të mos nominohesh

    “Hajde m’i fshi…”- Debat i ashpër mes dy banoreve në BBVIP! Valbona-Eglit: Je një nepërkë, fol si zemërmirë që të mos nominohesh

    Dy banoret e Big Brother Vip 4, Valbona Mhilli dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme, lidhur me lojën.

    Valbona e cilëson Eglin një nepërkë, duke i thënë se shtiret si zemërmirë për të mos u nominuar nga banorët.

    Por Egli e ka kundërshtuar duke i thënë se është një mashtruese dhe që sipas kjo u dëshmua gjatë primet, në lidhje me lojën që po bën me dy banorët e tjerë, Laert Vasilin dhe G-Banin.

    Pjesë nga debati:

    Valbona: Ti je një nepërkë dhe do dalësh shumë shpejt

    Egli: Nepërkë je ti se e mori vesh e gjithë Shqipëria

    Valbona: Unë është hera e katërt që jam në nominim, nepërkë

    Egli: Unë kam ardhur këtu dhe kam folur me sinqeritetin më të madh, ti je mashtruese

    Valbona: Jam mashtruese unë?

    Egli: Je, je. Nga ky moment ke mur, me mua nuk ke më asnjë komunikim

    Valbona: Çfarë muri moj, je thjeshtë një nepërkë

    Egli: Unë jam nepërkë? Kthehu njëherë në pasqyrë shihe veten

    Valbona: Hajde me fshi qyrret. Dil njëherë në nominim o nepërkë e vogël. Mos fol duke u bërë zemërmirë që mos të të nominojnë

  • “Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës”/ Këngëtari tregon mes lotësh humbjen e nënës së tij: Vazhdova muzikën..

    “Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës”/ Këngëtari tregon mes lotësh humbjen e nënës së tij: Vazhdova muzikën..

    Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij.

    Në rrëfimin e tij, ai shprehet se ka qenë pikërisht duke xhiruar klipin e këngës së nënës në momentin kur mori lajmin tronditës, duke shtuar se shpreson ta bëjë krenare me muzikën dhe arritjet e tij.

    “Deri në momentin që nëna ime ka ndërruar jetë, nuk e kam ditur. Unë atë ditë xhiroja klipin. Do xhiroja një nga këngët e mia dhe rrugës më merr babi dhe më jep lajmin.

    Bashkë me ata shokët nisemi për në fshat. Atë ditë unë xhiroja klipin për këngën e nënës. Unë bashkë me grupin e xhirimit dhe shokë, atë ditë që do e xhironim, atë ditë ndodhi.

    Loti s’do t’ia dijë për burrë. Këto janë vargje të shkruara nga shpirti mendoj unë. Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë që kam vazhduar muzikën dhe që ta bëj krenare atë në çdo moment të jetës time, deri sa një ditë ta ritakoj. Dua t’i bëj krenar prindërit e mi në çdo gjë që bëj në jetë.

    Jam shumë i lumtur dhe besoj se ajo më shikon këtu ku jam. Besoj se ajo është shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. E donte shumë edhe ajo.

    Në momentet e fillimit, kur morëm vesh që ishte e sëmurë dhe iku në Itali, në atë periudhë unë mora pjesë për herë të parë në Maratonën e Këngës Popullore. Për këtë jam i qetë sepse më pa në skenë. Më merrte në telefon dhe qante. Ishte e gëzuar”.

  • G bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

    G bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

    Rreperi G Bani, banor i Big Brother VIP Albania ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy.

    Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin dhe Danjën, G bani ka treguar se me 7 janar të moshës 1992 kur ishte vetëm 11-vjeç plasi një kapsollë dinamiti në një zjarr, ku ciflat ju futën në retinën e syrit dhe humbi shikimin. Më von ai iu nënshtrua operacionit ndërsa tani shikon deri në 50%.

    “Kam qenë 11 vjeç, më 7 janar të 1992. Me kapsoll dinamiti. Ishia tek dyqani që kishin hapur prindërit, e nxorrën babin në asistencë të parakohëshme. Ka qenë oficer.

    Dhe më thanë merr, Erin vëllain dhe na prit tek shtëpia. Gjeta Erin duke luajtur me top me një kushëri tonin. Do e merrja, por më tha aman të luajmë dhe pak dhe në shkëmbim më dha një kapsollë.

    Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse sepse më merrte babi në poligon se e kisha oficer. Ma kishin tërhequr vëmendjen shumë herë se shkoja tek ushtarët ju kërkoja municion.

    Ndeza një zjarr dhe e hodha atë kapsollën, dhe e ngacmova. Ajo shpëertheu. Ajo plasi dhe ciflat më hynë në retinën e syrit. Shikimin e kam 50 % të qartë, shikoj ngjyrat.”

    @itscloeos1 #CapCut #gramos #kosova🇽🇰 #albania🇦🇱 #klajdmusabelliu #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #prishtina #gertagixhari #liviabrunga #laertvasili #laertvasili #mazllumalushi #foryoupage #valbona #valbona #gbani #gjesti #rozanaradi #mazllumallushi ♬ suono originale – cloeos1

  • “Mora familjen dhe u largova natën, babai donte të na vriste”, Gjesti përlot shqiptarët! Rrëfimi më i dhimbshëm në Big Brother VIP (Video)

    “Mora familjen dhe u largova natën, babai donte të na vriste”, Gjesti përlot shqiptarët! Rrëfimi më i dhimbshëm në Big Brother VIP (Video)

    Gjesti, këngëtari nga Kosova është kthyer në fenomen pas përjashtimit padrejtësisht nga Big Brother VIP Kosova dhe futjes pas 24 orësh në BBVA.

    Por edhe pse u eleminua nga Big Brother VIP Kosova, produksioni ka vendosur të publikojë rrëfimin e Gjestit si quhet ndryshe “linjën e jetës”.

    Ai ka folur për fëmijërinë e vështirë në fshat, varfërinë ekstreme, problemet me babin dhe sherret në familje, si dhe vjedhjen e 100 mijë eurove dhe kanalin e Youtubit me milione klikime nga ish-menaxheti.

    Histroria e Gjestit është ndër më të trishtat dhe të dhimbshmet që kemi dëgjuar deri sot në formatet si Big Brother Vip.

    “Në moshën 18-vjeçare i kam shkrujt çdo kujt, askush nuk më ka ndihmuar. Edhe e kam parë që duhet ta bëj vetë. Vendosa të largohesha nga katundi im, pa i treguar prindërve që nuk ju kam folur për dy vite.

    Ika në Prishtinë, ika vetë, e kam shitur një telefon, u nisa për me arrit ato që dua unë. Babi nuk kishte mundësi mem ndihmu. Kam kalu shumë sene, kam flejt rrugve, s’kam pasur as të ha as të pi. Ka qenë shumë e vështirë.”

    Ai ka folur hapur për periudhën e tij të vështirë në shkollë, ku nuk kishte pasur rezultate të mira, duke përsëritur klasën e tetë dhe duke e lënë shkollën pas klasës së 10. Megjithatë, ai theksoi se gjithmonë kishte pasur pasion për muzikën dhe ky ka qenë fokusi i tij kryesor.”

    Gjesti tregon se ka bërë shumë gjëra që e kanë zhgënjyer dhe lënduar familjen e tij, ndërsa shpjegon se ka qenë i bullizuar dhe shpesh është quajtur gay nga njerëzit.

    “Ti je gay, trupin si e ke, si kërcen ti, drogaxhi” të gjitha këto mi kanë thënë, por mua nuk më ndikojnë këto sepse e di vetën si jam, nuk prekem.

    Gjithmonë e kam pas mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

    “Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të kqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashash”.

    Ai ka folur për raportin e tij me babain, kështu duke treguar se iu kishin bërë magji të zezë atyre si familje.

    ”Me babin nuk e kam pas një raport shumë të mirë, ai ka menu shumë sene të këqija për mu, ka ndodh dikush edhe kanë tentu me na bo keq. Me këto magjia e me këto s’di çka janë, kush ka shpirt me i bo ato sene nuk e di. Mu s’mdojke babi, babi se dojke mamin, mami s’e dojke motrën, motra s’e dojke babin. Krejt pati shku familja lomsh, kem t’u dashtë me u myt familja mes veti.

    Ka nisë gradualisht, dikun për ni vit. Babit, ushqim kur i bijsha, në shpi që iu ndihmojsha, i gjujke krejt jasht, s’du me t’pëa me sy, për mu u kanë shumë e randë. E pata mar një kerr të ish-menaxherit, pata shku në katun temin, e pata mar pak familjen me e largu pak prej babit, se o kanë në gjendje shumë të keqe thojsha mos po qohet e myt najkon, se ke përnim shumë gjendje e randë. Edhe e mbaj mend kur na ka pas ndjek mas kerrit. Me na pas nxanë e di që kish mujtë me bo diçka çka s’duhet. Por fati që e gjetëm atë send mrena n’shpi…”, ka thën Gjesti gjatë rrëfimit të tij.

  • Arrestimi i djalit të Valbona Selimllarit për orën e vjedhur, reagon ashpër MODELJA Gloria Meshi!

    Arrestimi i djalit të Valbona Selimllarit për orën e vjedhur, reagon ashpër MODELJA Gloria Meshi!

    Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm, i cili thoshte se Deni, djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia.

    Lidhur me këtë lajm ka reaguar e dashura e Denit, Gloria Meshi.

    Djali i Valbona Selimllarit ishte denoncuar dhe dyshohej se bashkë me persona të tjerë kishin vjedhur një orë. Por pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi.

    Ja reagimi i Glorias:

    Përgënjeshtrim

    Në një kohë kur media duhet të jetë shembull i së vërtetës, disa portale zgjedhin të shpifin për klikime dhe perfitime financiare.

    Publikimi i lajmeve te rreme dhe te pabazuara është një akt i ulët dhe i pamoralshëm që synon demtimin e reputacionit të njerezve.

    Këto shpifje nuk janë asgjë tjetër veçse tentative per gjobevënie dhe sensacione te paverteta.

    I ftoj te gjithë të mos bien pre e këtyre portaleve dhe të gëndrojnë në mbrojtje të së vërtetës.

    E vërteta gjithmonë triumfon mbi shpifjet!

    Njoftimi i policisë:

    Vodhën gjatë natës një banesë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes.

    Policia e Kavajës në bashkëpunim e Policinë e Tiranës kap dhe vë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar dhe shpall në kërkim autorin kryesore të vjedhjes.

    Në pranga dhe shoku i tyre që ju gjetën në banesë sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, me marrjen njoftim për një rast vjedhje në një banesë në Qerret Kavajë, menjëherë kanë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët kishin vjedhur në banesën e shtetasit K.S, bizhuturi të ndryshme dhe një shumë parash.

    Në vijim të veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Tiranës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallet në kërkim shtetasi A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes.

    Po ne vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. S., 21 vjeç, pasi policia gjeti në banesën e tij sendet e vjedhura dhe një sasi prej 203 gramë lëndë narkotike kanabis cili ka deklaruar se i ka lanë shtetasi A.K, i cili është shpallur në kërkim.

    Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Bleona Qereti bëhet pjesë e “BBVA4”? Ja si qëndron e vërteta

    Bleona Qereti bëhet pjesë e “BBVA4”? Ja si qëndron e vërteta

    Prej disa kohësh është përfolur se Bleona Qereti do bëhet pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”.

    Këngëtarja do bëhet pjesë por duket se ka diçka më shumë se kaq.

    “Prive Klan Kosova” ka konfirmuar se Bleona do të futet në “BBVA”, por jo si një banore. Ajo do të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania si një artiste që vetëm do të argëtojë banorët që garojnë për çmimin e 100 mijë eurove.

    Interesante, ndaj na mbetet të presim deri në hyrjen e Bleonës.

  • Zarf i Zi në ‘BBVA’, ky është vendimi i vëllait të madh

    Zarf i Zi në ‘BBVA’, ky është vendimi i vëllait të madh

    Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ gjatë javës ka ardh një zarf i zi.

    Andaj G-bani lexoi pak minuta me parë, ku si pasoj e veprimeve të tij jo të duhura për këtë spektakël ka marrë një vendim për të.

    G-bani i hiqet e drejta e nominimit deri në një afat të pacaktuar.

  • “Kur të dalë…”/Stresi i bën dhuratën më të veçantë banorit të “Big Brother VIP Albania 4”!

    “Kur të dalë…”/Stresi i bën dhuratën më të veçantë banorit të “Big Brother VIP Albania 4”!

    Reperi i njohur Stresi mesa duket do të surprizojë banorin e “Big Brother VIP Albania”, Klajd Musabelliu, me një dhuratë të jashtëzakonshme, duke e ndihmuar të rikthehet në botën e muzikës pas përfundimit të eksperiencës së tij në reality show.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi njoftoi se ka biseduar me një studio muzikore në Itali, e cila është gatshme të hapë dyert për Klajdin, për t’i ofruar mundësinë për të regjistruar dhe punuar për albumin e tij të parë pas një periudhe të gjatë mungese.

    Ky veprim vjen si një pasojë e dëshirës së fortë të Klajdit për t’u rikthyer në muzikë, pas disa vitesh pauze. Në një postim më parë ai ka shprehur se:

    Ky djalë shumë i edukuar, publikisht e them që në një nga studiot më prestigjoze në Itali, kur të dalë e ka një album muzikor nga unë…

    Kjo iniciativë tregon jo vetëm mbështetje për një koleg, por edhe dëshirën e Stresit për të inkurajuar dhe mbështetur talentet në industrinë e muzikës shqiptare.

  • Cili është partneri prej 12 vitesh i Rozana Radit,oficer i policisë gjyqësore

    Cili është partneri prej 12 vitesh i Rozana Radit,oficer i policisë gjyqësore

    Këngëtarja Rozana Radi, tashmë është në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes në formatin e “Big Brother VIP Albania”.

    E ndërsa është komentuar mjaft për lojën dhe dinamikat që po krijon brenda shtëpisë, kurioziteti i fansave ka shkuar pak më larg, duke nxjerrë “zbuluar” një pjesë të rëndësishme të jetës së saj private.

    Rozana Radi e ka përmendur dhe vetë shumë shpesh që është në një marrëdhënie prej 10 vitesh dhe se është e martuar me personin në fjalë, por gjithmonë është kujdesur që figura dhe identiteti i tij, të mos bëhen kurrë publike.

    Shpëtim Karakushi një oficer i policisë gjyqsore është partneri i Rozana Radit.

    Çifiti e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre me një fejesë në vitin 2018 por asnjëherë nuk ka patur një foto publike nga ata të dy por vetëm sekuenca të shkëputura nga udhëtime e hapësira publike tëksa kanë qenë të shoqëruar me njëri-tjetrin.

    Rozana është pyetur dhe më parë për raportin e saj me partnerin por ajo ka shprehur se ai nuk i përket botës së televizionit dhe as nuk dëshiron që të bëhet një person publik./Newsbomb.al/

  • G Bani e pyeti për operacionet plastike,dalin fotot se si ka qënë Valbona Mhilli

    G Bani e pyeti për operacionet plastike,dalin fotot se si ka qënë Valbona Mhilli

    G Bani ka komentuar pamjen e Valbona Mhillit dhe e ka pyetur vetë atë nëse hundën e ka të bërë apo të vetën.

    Valbona nga ana tjetër e ka marrë shumë qetësisht duke i shpjeguar se ka bërë vetëm buzët,por kurioziteti i reperit në fakt është hunda dhe e ka pyetur nëse vërtet mund të ekzistojë një hundë e tillë(aq perfekte) që mesa duket,po ekziston sepse Valbona thotë se është e saja.

    Kaq iu desh rrjetit dhe fillojë të rrëmojë në foto e vjetra ku duket sesi ka qënë Valbona.

    Ne nuk gjykojmë,ne tregojmë,të tjerat nëse ka ndryshim shumë apo jo i bëni ju!