Category: Showbiz

  • G Bani e pyeti për operacionet plastike,dalin fotot se si ka qënë Valbona Mhilli

    G Bani e pyeti për operacionet plastike,dalin fotot se si ka qënë Valbona Mhilli

    G Bani ka komentuar pamjen e Valbona Mhillit dhe e ka pyetur vetë atë nëse hundën e ka të bërë apo të vetën.

    Valbona nga ana tjetër e ka marrë shumë qetësisht duke i shpjeguar se ka bërë vetëm buzët,por kurioziteti i reperit në fakt është hunda dhe e ka pyetur nëse vërtet mund të ekzistojë një hundë e tillë(aq perfekte) që mesa duket,po ekziston sepse Valbona thotë se është e saja.

    Kaq iu desh rrjetit dhe fillojë të rrëmojë në foto e vjetra ku duket sesi ka qënë Valbona.

    Ne nuk gjykojmë,ne tregojmë,të tjerat nëse ka ndryshim shumë apo jo i bëni ju!

  • U dashurua? Egli Tako flet për Gjestin: Nuk di ta shpjegoj se çfarë po ndodh

    U dashurua? Egli Tako flet për Gjestin: Nuk di ta shpjegoj se çfarë po ndodh

    Egli Tako, banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka ndarë me publikun një moment shumë të sinqertë për një nga banorët e shtëpisë, Gjestin.

    Në një bisedë me Livian, Egli u shpreh: “Nuk di ta shpjegoj se çfarë është, por thjesht e kam xhan,” duke theksuar admirimin dhe lidhjen e saj të veçantë me Gjestin.

    Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit duket se po fiton vëmendje të madhe nga publiku.

    A është ky një fillim i një raporti të veçantë mes tyre? Apo thjesht një vlerësim i sinqertë për karakterin e Gjestit?

  • Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari (Video)

    Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari (Video)

    Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar së fundmi me një dedikim emocionues për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit që lamë pas.

    Martin, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri ndodhur jashtë shkollës “Fan Noli” në kryqytet, kishte ëndërr të bëhej futbollist dhe ishte i njohur mes shokëve për energjinë dhe buzëqeshjen e tij.

    Kjo këngë e Luizit jep një mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij që u prenë në mes.

    Në videoklip shfaqen momente nga jeta e 14-vjeçarit, teksa luante futboll apo teksa krijonte kujtime më shokët, vëllanë dhe prindërit që aq shumë e deshën.

  • “Se çfarë fus unë në krevat, nuk është puna jote”- Debate mes dy banorëve në BBV: Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh si unë

    “Se çfarë fus unë në krevat, nuk është puna jote”- Debate mes dy banorëve në BBV: Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh si unë

    Pas akuzës të Amber ndaj Bernardit, se sipas saj ai po përdor në lojë “kartën” e të qenurit gej, tensione të shumta janë zhvilluar mes kësaj dyshe, duke mos lënë pas edhe ironitë me njëri tjetrin.

    Amberi i tha banorit se ai po luan në jetën e tij me dy identitete, teksa i përmendi se një herë krijoi familje dhe më pas deklaroi se është gej.

    Kjo gjë nuk u la pas nga Bernardi, i cili i tha “Se çfarë fus unë në krevat, s’ka të bëjë as me ty as me familjen time”.

    Më pas banori shtoi se ai ka pasur një detyrë në jetë, rritjen e vajzave të tij, gjë që sipas Bernardit, Amberi nuk do t’a përjetojë si gjë. Kjo e fundit nuk kurseu ironinë duke u shprehur “Do të bëhesh si unë? Më ke idhull? Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh”.

    “Je me 50 maska zemër, s’ke për t’u bërë ndonjëherë 24 karatësh. Ta harrosh.”, e përmbyll diskutimin Bernardi.

    Diskutimi i plotë:

    Amber: Unë në këtë jetë nuk kam luajtur me dy identitete si puna jote.

    Bernardi: Jo fare, fare.

    Amber: Qetësohu pak vogëlush.

    Bernardi: Unë kam luajtur me dy identitete? Çfarë identitetesh? Unë jam Bernardi.

    Amber: Bëre familje dhe pastaj deklarove që je gej.

    Bernardi: Po jo zemër, jam Bernardi. Se ça fus unë në krevat, s’ka të bëjë as me ty as me familjen time.

    Amber: Dy identitete! Qepe!

    Bernardi: Kisha një detyrë për të bërë, jo si puna jote. Ti s’ke për ta pasur ndonjëherë në jetën tënde.

    Amber: A do të bëhesh si unë? Më ke idhull?

    Bernardi: Kisha dy vajza për të rritur.

    Amber: Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh!

    Bernardi: S’ke për ta bërë ndonjëherë punën e fëmijëve ti! Unë kam dy, kisha një detyrë burrërie, nga fillimi deri në fund

    Amber: Muhabete fëmijësh mos bëj një herë se nuk ndërhyj unë

    Bernardi: Je me 50 maska zemër, s’ke për t’u bërë ndonjëherë 24 karatësh. Ta harrosh.

  • Bie në prangat e policisë djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet

    Bie në prangat e policisë djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet

    Djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia.

    Raportohet se arrestimi i Deni Selimllarit, është bërë në Qerret të Kavajës.

    Burime nga policia pohojnë se ai ishte denoncuar dhe dyshohej se bashkë me persona të tjerë kishin vjedhur një orë.

    Por pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi.

  • Dy largime brenda natës dhe një surprizë emocionuese, çfarë do të ndodhë sot në “Big Brother”?

    Dy largime brenda natës dhe një surprizë emocionuese, çfarë do të ndodhë sot në “Big Brother”?

    Hyrja e Gjestit trazoi ujërat në shtëpi, duke krijuar dinamika të reja.

    Përse banorët nuk e mirëpritën?

    Nga ana tjetër, thyerja e një tjetër kutie emergjence solli një dënim të rëndë për Gertën, e cila do jetë në nominim deri në fund të rrugëtimit të saj.

    Me dy eliminime brenda natës dhe një surprizë emocionuese për një nga banorët, spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme me shumë zhvillime.

  • “Unë do martohem këtu”-Deklarata e Gjestit bën lëmsh Eglin: Me mua e ke?! Këngëtari: Kur të pashë ty, ndjenjat… (Video)

    “Unë do martohem këtu”-Deklarata e Gjestit bën lëmsh Eglin: Me mua e ke?! Këngëtari: Kur të pashë ty, ndjenjat… (Video)

    Ndërsa po bisedonin, Egli i kërkoi Gjestit t’i tregonte shenjën e tij të horoskopit.

    Ai iu përgjigj se është Dem, ndërsa ajo u befasua dhe i tha se ajo është Virgjëreshë, duke theksuar se Demi dhe Virgjëresha janë një kombinim shumë i mirë.

    “Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

    Gjesti më pas tha se ka përshtypjen se do të martohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

    “E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti.

    Egli u shpreh se e beson këtë, duke shtuar se e di se kush është personi që Gjesti mendon të martohet.

    “Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

    Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”.

    Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

    “Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

    “Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

    “Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

    “Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

    “Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

    “Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

    “Ti e ke me mua?”, tha Egli.

    “Jo s’e kam, këtë shkronjën L hiqe prej mendje”, tha Gjesti.

  • I birësuar nga një familje, drama në jetën e Gjestit! Vështirësitë e këngëtarit, pse e mbajti të fshehtë?

    I birësuar nga një familje, drama në jetën e Gjestit! Vështirësitë e këngëtarit, pse e mbajti të fshehtë?

    Artisti nga Kosova, Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkaktuar trazira jo vetëm në shtëpi, por edhe në publik. Pas 85 ditësh qëndrimi në “BBVK”, Gjesti u largua dhe vetëm të nesërmen u bë pjesë e edicionit në Shqipëri.

    Megjithatë, pak dihet për jetën e tij para se të bëhej pjesë e lojës.

    Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit.

    Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre.

    Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.

    Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit. Me hyrjen e tij në “BBVA4”, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë. Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë. Vetë këngëtari ka preferuar që mos të flasë rreth kësaj teme, por të flasë për familjen e tij vetëm me dashuri dhe mall.

    Familjarët e Gjestit kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së “Brother VIP Albania”, 24 orë pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”.

    Në një postim në llogarinë e Gjestit në Instagram, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.

    “Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende ta përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falënderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë. Gjesti ju do shumë, vazhdoni ta ndiqni e ta përkrahni siç edhe keni bërë deri tash”, thuhet në postim.

  • Martesa sekrete 12-vjeçare e Rozana Radit, partneri që mban larg famës

    Martesa sekrete 12-vjeçare e Rozana Radit, partneri që mban larg famës

    Prej shumë vitesh, Rozana Radi e ka ruajtur jetën e saj personale në hije, duke zgjedhur një partner që preferon të mbetet larg vëmendjes mediatike. Ky qëndrim i saj në lidhje me privatësinë, siç duket, përputhet edhe me dëshirat e partnerit që ka zgjedhur, i cili shfaqet rrallë në publik. Së fundmi, në një debat në ‘Big Brother’, Rozana zbuloi se ata janë martuar, një moment që e mori të gjithë në befasi.

    Duke debatuar me Gjestin, njërin nga konkurrentët, Rozana e bëri të qartë se statusi i saj civil është i pamohueshëm. Ajo e tha qartë: “Jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”. Kjo deklaratë konfirmoi se ajo dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një martesë të fshehtë, një fakt që shumë prej ndjekësve të saj nuk ishin në dijeni të tij.

    Publiku dhe mediat menjëherë shpërthyen me spekulime mbi këtë zbulim. Një jetë private e mbajtur në hije për një artist të njohur si Rozana është gjithmonë një çështje interesante. Ajo gjithmonë e ka shmangur bisedat rreth marrëdhënies së saj, duke preferuar që ato të mbeten një mister për adhuruesit e saj. Ndoshta, ky është një nga arsyet pse shumë e duan atë – sepse jeta e saj personale është e paparashikueshme dhe intriguese.

    Artistja, e cila e ka ndarë jetën profesionale nga ajo personale, theksoi se ka kaluar më shumë se 12 vjet në një lidhje dashurie. “Jo vetëm kaq”, vazhdoi ajo, “por kam përjetuar një situatë të çuditshme kur mediat e përfshinë atë në skena të paqarta, duke krijuar tension midis nesh”.

    Rozana gjithashtu zbuloi se partneri i saj është i fiksuar pas ruajtjes së privatësisë dhe nuk ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes. “Ai nuk merret fare me botën e televizionit dhe ka një preferencë të fortë për të qëndruar larg mediave”, tha ajo, duke shpjeguar se ky është një çelës për një lidhje të qetë dhe të qëndrueshme.

    Ky qëndrim i tij ka ndihmuar në forcimin e marrëdhënies së tyre. Rozana tha se është e lumtur të dijë se partneri i saj është shumë mbështets dhe i kupton nevojat e saj për privatësi. “Në një emision, tha: ‘Jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin’, dërgoi një mesazh publik që, për fat të keq, u keqkuptua”, shpjegoi ajo. Kjo çoi në një situatë të vështirë për të dy, kur mediat filluan të spekulojnë mbi një ndarje të mundshme.

    Megjithatë, Rozana është e bindur se marrëdhënia e saj është e fortë dhe e qëndrueshme. Ajo vazhdon të përqendrohet në karrierën e saj dhe në përkushtimin ndaj partnerit të saj.

    “Ne jemi në një vend të mirë dhe jemi të lumtur bashkë”, përfundoi ajo. Këto zbulime thjesht theksojnë se ndonjëherë, dashuria dhe angazhimi nuk kanë nevojë për publikim dhe esa ndjenja e autenticitetit çdo herë mbetet më e rëndësishme se transparenca në jetën publike./panorama

  • Për kë e ka fjalën? Gjesti bën deklaratën e papritur: Kam një ndjenjë që do të martohem në këtë Big

    Për kë e ka fjalën? Gjesti bën deklaratën e papritur: Kam një ndjenjë që do të martohem në këtë Big

    Teksa Gjesti dhe Egli ndodheshin te dhoma e grimit duke rregulluar rrobat e banorit, këngëtari bëri një deklaratë të papritur.

    Ai u shpreh se ‘ka një ndjenjë që do të martohet në këtë Big”. Fillimisht këtë e konfirmoi edhe Egli, duke i thënë se do të martohet me një banore me shkronjën “L”, referuar Livias pasi ata qëndrojnë shpesh bashkë.

    Por Gjesti u shpreh se nuk është ajo dhe më pas Egli i tha se ka dëgjuar se ai është ‘i martuar’.
    Këngëtari u shpreh se jo dhe bëri një lojë fjalësh me Eglin, e cila e mori sikur Gjesti e kishte për të pjesën e martesës ne “Big Brother VIP 4”.

    Pjesë nga biseda:

    Gjesti: E di si e kam një ndjenjë që do të martohem në këtë Big

    Egli: Edhe unë e kam një far ndjenje se ti do të martohesh me dikë këtu

    Gjesti: Edhe unë e kam një far ndjenje

    Egli: Edhe e di kush është

    Gjesti: Kush është shkronja e parë?

    Egli: Ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve me kë e ke

    Gjesti: Më trego shkronjën e parë e unë po të them “po” ose “jo”

    Egli: L

    Gjesti: Kurrë në jetë

    Egli: S’më gënjen intuita

    Gjesti: Jo është duke të të gënjyer shumë

    Egli: Mua më kanë thënë se je i ‘martuar’ diku

    Gjesti: Jo, s’jam

    Egli: E ke thënë vetë këtu

    Gjesti: Jo, veç bëj hajgare. A të dukem si i martuar?

    Egli: Ti ke pasur një histori te produksioni ku ke qenë këtë e dimë. E ke, në një moment në shtëpi ke thënë se ke frikë se ‘është mërzitur me mua’, seç ke bërë diçka. Ke ndjenja për të. Si i bie të martohesh me dikë këtu, kur ke ndjenja për dikë që ke lënë atje?

    Gjesti: Po si të pashë ty, mua komplet me ndjenja më ikën

    Egli: Ti e ke me mua?

    Gjesti: Jo, si të pashë ty po them

    Egli: Këtë situatën e ke kundrejt meje?

    Gjesti: Jo. Po them që shkronjën “L” hiqe prej mendje

    Egli: Kur thua që do martohem e ke për mua?

    Gjesti: Jo

    Egli: Për kë e ke? Më the thuaj shkronjën e parë, V, D?

    Gjesti: Jo

    Egli: Me ato që janë të martuara nuk do martohesh