Category: Showbiz

  • “Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

    “Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

    Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk e dinte saktësisht se çfarë mund t’i kenë hedhur në salcën e saj.

    Ky koment ishte bërë në një debat me Gjestin, dhe Egli, e cila kishte gatuar filetot, reagoi menjëherë, duke i kërkuar Xumit të ndalonte të luante me ushqimin dhe të gjente diçka tjetër për të komentuar.

    Kjo përgjigje e Eglit u kuptua si një kundërpërgjigje e ashpër, dhe shkaktoi tensione mes saj dhe Xumit. Pas një diskutimi me Rozanën për këtë temë, Xumi e pyeti Eglin për arsyen e reagimit të saj, duke shpjeguar se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte. Pavarësisht përpjekjeve për të sqaruar situatën, Egli përdori një shprehje të papritur, duke i thënë Xumit “zemra”.

    Kjo shprehje u prit me kënaqësi nga Xumi, i cili kërkoi që Egli ta përsëriste këtë fjalë, pasi i pëlqeu. Gjatë bisedës, ndërsa Egli po shpjegonte situatën, ajo e mbylli bisedën duke i thënë se nuk donte të fliste më. Xumi, me një përgjigje, tha: “Ndjenjat njohin moshë?”, duke nënkuptuar se nuk ka rëndësi mosha për ndjenjat.

    Përgjigjja e Eglit, ku tha se Xumi sillej si adoleshent, duke i thënë se për të ishte njësoj si të tjerët, i shkaktoi Xumit një ndjenjë të fortë lëndimi, duke e lënë atë të heshtur.

    “Unë nuk po flas me adoleshent”, tha Egli.

    “Ndjenjat njohin moshë?”, ia ktheu Xumi.

    “Për mua je njësoj si të tjerët, s’po të them si të tjerët, por njësoj, ka gjëra që s’më pëlqejnë”, ia ktheu Egli.

  • Sonte një Prime që do të shkundë banorët dhe publikun, zbulohen detajet

    Sonte një Prime që do të shkundë banorët dhe publikun, zbulohen detajet

    ”Big Brother Kosova Vip 3”, do të sjellë një episod eksploziv.

    Kjo javë e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime.

    Vëllai i Madh ka vendosur që të ndajë lajmin që Gjesti është bërë pjesë e BBVA4.

    Surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit.

    Një banor sonte zbulon linjën e jetës. Njëri nga të nominuarit sonte lë përfundimit rrugëtimin për tu bërë pjesë e finales së BBVK3.

  • Gjesti përballet me kërcënime verbale/ Përplasje e tensionuar në Big Brother Vip

    Gjesti përballet me kërcënime verbale/ Përplasje e tensionuar në Big Brother Vip

    Një situatë tensionuese ndodhi mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania,” ku Gjesti u përball me kërcënime nga Gerti pas një përplasjeje mes tyre.

    Gjatë debatit, Gerti i drejtoi këngëtarit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe jashtë shtëpisë. Në një moment, ai tha: “Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, duke shtuar më tej:

    “Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”.

    Pavarësisht tensionit, Gjesti qëndroi i qetë dhe nuk reagoi me të njëjtën gjuhë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, ky moment ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku diskutimet dhe reagimet ndaj sjelljes së Gertit janë bërë virale.

  • Nuk ka më dyshime:Meritoni konfirmon ndarjen nga Ilnisa

    Nuk ka më dyshime:Meritoni konfirmon ndarjen nga Ilnisa

    Meriton Mjekiqi ka konfirmuar pë herë të parë ndarjen me Ilnisën.Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive, ai ka theksuar se aludimet rreth ndarjes së tyre janë të vërteta, ndërsa refuzoi të jepte detaje që çuan në këtë vendim.

    “Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”
    “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.
    Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhur e kështu ka qenë.”, tha ai.

  • Miqësia e tyre u kris në Big Brother Vip Albania , Meriton Mjekiqi sqaron raportin me Romeo Veshajn

    Miqësia e tyre u kris në Big Brother Vip Albania , Meriton Mjekiqi sqaron raportin me Romeo Veshajn

    Meriton Mjekiqi ish banor i Big Brother Vip Albania, ka bërë disa deklarata në lidhje me marrëdhënien e tij me Romeo Veshajn.

    Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Romeon , dhe nuk e di arsyen e distancës mes tyre.

    Në një intervistë për Prive ai deklaroi : “ Me Romeon nuk kam komunikuar , për arsye të cilat nuk i di dhe ndoshta ai jetën e tij dhe unë jetën time dhe nuk jemi parë në asnjë vend .”

    Këto fjalë konfirmojnë edhe marrëdhënien distancuese mes tyre pas përfundimit të reality show.

    Raportet mes dy ish miqve ishin shumë të mira në fillim , por mesa duket kjo gjë ka ngelur në të kaluarën.

  • Zarf i Zi në shtëpi/ Çfarë vendosi Vëllai i Madh?

    Zarf i Zi në shtëpi/ Çfarë vendosi Vëllai i Madh?

    Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, prodhuar nga Top Channel.

    Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për disa javë rresht.

    I gjithë votimi i personazheve vjen nga publiku dhe personazhi VIP më i admiruar fiton çmimin e madh.

    Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi.

    Rozana ka lexuar para të gjithëve një letër nga Vëllai i Madh, ku shkruhet se zarfi i zi nuk duhet të hapet deri në një njoftim të dytë. Nuk dihet se për cilin nga banorët është e të gjithë kanë nisur të aludojnë.

  • Samanta Karavella bëhet nënë? Pas thashethemeve, këngëtarja publikon FOTO me bebin: Dorë biskota ime

    Samanta Karavella bëhet nënë? Pas thashethemeve, këngëtarja publikon FOTO me bebin: Dorë biskota ime

    Në rrjetet sociale dhe gazetat rozë u shkrua se këngëtarja Samanta Karavella ishte në pritje të ëmbël.

    Por vetëm pak orë më parë, këngëtarja ka bërë sërisht lëmsh rrjetin pasi ka postuar një “Instastory” ku dyshohet se është bërë nënë e një vajze.

    Ajo ka ngarkuar një foto bebi veshur me rozë dhe shkruan:”Dorë biskota ime”. Mbetet mister nëse bebi është i saj apo i ndonjë të afërmi të saj.

  • Kush do ta fitojë BBV4? Astrologet tregojnë EMRIN e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet

    Kush do ta fitojë BBV4? Astrologet tregojnë EMRIN e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet

    Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”.

    Këtë vit ka më shumë content sepse janë më interesant personazhet. Janë me karakteristika të ndryshme dhe secili ka diçka të vetën që e bën interesant.

    Vajzat bënë një analizë të detajuar sa i përket disa prej banorëve dhe shenjave të tyre të horoskopit:

    -Bricjapët nuk janë për atë format pasi janë shumë serioz dhe do mërziteshin, do stresoheshin dhe do dilnin. Për këtë format është Gaforrja, shenjë kardinale e ka provuar si Luizi dhe Olta. Dashi, shenjë kompetitive e ka provuar fituesit e kaluar si Egla dhe Iliri. Edhe Virgjëreshat kanë shkuar në finale, Donaldi, Juli, Romeo.

    -Këtë vit Virgjëresha është vetëm Egli.

    -Për Laertin që është Peshqit thuhet që është një shenjë dramatike që nuk po e nxjerr potencialin e tij të plotë. Ndoshta sepse nuk po përshtatet aty, është brenda guaskës së vet.

    -Ky BBV është i vajzave sepse i kanë vënë shumë në hije të gjithë meshkujt e tjerë.

    -Kemi shumë Ujor. Valbona, Xumi. Amberi është fiks Ujor, ta thotë atë që ka fiks direkt në sy nuk ka frikë fare. Nuk e ka problem, nëse do të ketë hatërmbetje aty sepse e di që kur të dalë do jetë ndryshe. Është shumë personazh, shumë karizmatike.

    Kur u ndalën tek raporti i Eglit dhe Xumit sa i përket shenjës së tyre të horoskopit nëse shkojnë apo jo, vajzat theksuan se:

    Ujori me Virgjëreshën shkojnë sepse janë të dyja shenja inteligjente dhe lidhen nga ana e mendjes nëse komunikojmë ju shkon muhabeti shumicën e kohës por nuk më duket sikur Eglin dhe Xumin i lidh ndonjë gjë.

    Sa i përket Jozit dhe Loredanës dhe Livias së bashku me Aldon, dyshet që ende nuk janë çift por që kanë shprehur një lloj pëlqimi për njëri-tjetrin, Ira dhe Gerta treguan se:

    Jozi, Peshqit janë një shenjë shumë empatike por se dimë çfarë ka ndodhur ndërsa Lori është Demi. Peshqit dhe Demi në fakt shkojnë.

    Livia është Luani dhe Aldo është Shigjetari, edhe këta shkojnë shumë të dyja janë shenja zjarri.

    Nga cilat shenjat të zodiakut mund të kemi potencial?

    Thamë që është viti i Gaforres, Rozana është e padiskutueshme, Gerta dhe Gjesti me gjithë reagimin që pati publiku dhe dashurinë e madhe që ka marrë. Edhe Laerti në finale. Kemi një Gaforre, Luan, Demi, Peshqit dhe Amberi.

  • “Po vdes, nuk marr dot frymë”, Egli rrëfen momentin e vështirë të jetës: Tre ditët më të zeza! Më tha ‘të lutem hape derën’…

    “Po vdes, nuk marr dot frymë”, Egli rrëfen momentin e vështirë të jetës: Tre ditët më të zeza! Më tha ‘të lutem hape derën’…

    Egli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka marrë ilaçe për të kaluar gjendjen e saj, edhe pse në fillim ka patur frikë që t’i marrë.

    Ajo i tregoi Valbonës se si ka marrë psikologen e saj dhe i ka thënë “po vdes, nuk marr do më frymë”. Gjithashtu ka rrëfyer edhe një udhëtim në Greqi ku e ka kapur atak paniku dhe kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së saj.

    “Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend me merrte në telefon dhe më thoshte më merr kur të duash në telefon. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi. I them po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj.

    Më thotë të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil. I thashë nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua? Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm. Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja ti pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova tani u çmenda. Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”, ka rrëfyer Egli.

  • Dron për Gjestin në shtëpinë e ‘BBVA 4’, ky është reagimi i tij

    Dron për Gjestin në shtëpinë e ‘BBVA 4’, ky është reagimi i tij

    Ditën e sotme, një dron ka mbërritur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania 4’.

    Droni ishte për Besart Kelmendin i njohur në publik si Gjesti, e që është personazhi më i komentuar i ditëve të fundit, pas kalimit të tij nga ‘Big Brother VIP Kosova’ në ‘Big Brother VIP Albania’.

    Gjesti u shfaq i gëzuar për dronin e gjithashtu edhe Valbona, Egli e Livia të cilat e përqafuan atë.