Category: Showbiz

  • “E lyen me bojë të zezë dhe i vend lëkurë…”/ Si i priti Gjesti ‘ngacmimet’ e Xumit?

    “E lyen me bojë të zezë dhe i vend lëkurë…”/ Si i priti Gjesti ‘ngacmimet’ e Xumit?

    Gjesti është një nga banorët që u zgjua më vonë ditën e sotme. Ashtu si mbrëmjen që hyri në “Big Brother VIP 4”, ai është shtrirë në divanin e kuq në living për të fjetur.

    Ditën e sotme, Xumi vendosi që t’a zgjonte duke i lyer fytyrën me remel.

    “A do çohesh? A do vish të hash ndonjë gjë?”, i tha ai pasi e kishte bërë me të zezë në fytyrë.

    Gjesti ndërkohë prek fytyrën me dorë dhe bëhet akoma më pis dhe Xumi nis e qesh.

    Pasi e lyen me remel, Xumi tenton që t’i vendosë lëkurën e bananes në kokë. Nga ana tjetër Gjesti nuk reagoi ndaj këtyre ngacmimeve të Xumit.

    Këto veprime Xumi i bëri në shenjë shakaje duke qenë se ka raport të mirë me Gjestin.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • “Kemi kaluar bukur”, Olsi Bylyku reagon pas deklaratës së Eglit: Pse më ka kap…

    “Kemi kaluar bukur”, Olsi Bylyku reagon pas deklaratës së Eglit: Pse më ka kap…

    Egli Tako e ka përmendur disa herë në Big Brother VIP historinë e saj me aktorin Olsi Bylyku.

    Megjithatë ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, duke theksuar se “më mirë që ndarja ndodhi pa bërë një fëmijë”.

    Më tej ajo u tregua mirënjohëse për periudhën e bukur që ka kaluar me Olsin.

    Ndërsa sot, një reagim indirekt ka ardhur nga aktori.

    Teksa ka postuar një foto të tij, krahas Olsi shkruan: “Pse mka kap lemza?”

  • E papritur!Anisa i del kundër produksionit të BBVK dhe mbron Gjestin

    E papritur!Anisa i del kundër produksionit të BBVK dhe mbron Gjestin

    Ajo që dukej si një armiqësi që fillpi bremda Big Brother Kosova dhe u mbajt si zjarr i ndezur edhe jashtë,duket se është fikur nga Anisa.

    Kujtojmë se kjo e fundit pati shumë përplasje me
    Gjestin me të cilin hyri në banjo duke dalë në nominim kokë më kokë që solli dhe eleminimin e Anisës.

    Por,si duket gjërat kanë ndryshuar.Pas hyrjes së Gjestit në BBVA,Anisa i ka dalë kundër produksionit të BBVK(nuk është e vetmja ish-konkurrente që e bën) dhe mbështet këngëtarin në këtë aventurë të re.Ajo shkruan:
    “Atëherë brenda ka qënë një lojë dhe nuk ka qënë asgjë personale me mua.Me hi me i ndëgju intervistat unë skam fol keq për Gjestin.Këtij hallall i qoftë për vendimin që ka marrë dhe duhet me falenderu Leon që e ka largu prej ni vendi që po shihen senet ma.Shpresoj t’paktën ta fitojë anej.Go Gjesti”

  • Çifti i famshëm ndahet pas 17 vitesh martesë

    Çifti i famshëm ndahet pas 17 vitesh martesë

    Në një nga ndarjet e para tronditëse të të famshmëve të vitit 2025, diva e Hollivudit, Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj, producenti i filmit Cash Warren, janë pranë një divorci, për t’i dhënë fund martesës së tyre 17-vjeçare.

    Siç raportojnë mediat e huaja, ish-partnerët së fundmi kanë bërë dalje publike pa unazat e martesës. Më pas u konfirmua nga burime pranë ish-çiftit se Alba dhe Warren janë ndarë së fundmi dhe po ecin përpara për të paraqitur së shpejti kërkesën për divorc. Megjithatë, nuk u zbuluan më shumë detaje në lidhje me arsyen e ndarjes së tyre.

    As të famshmit dhe as përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar ende për këtë çështje.

    Pas fejesës në vitin 2007, çifti shkëmbyen betimet në një ceremoni të ulët në gjykatën e Beverly Hills, vitin e ardhshëm. Në martesën e tyre prej 17 vitesh, Alba dhe Warren kanë tre fëmijë, vajzat Honor, 16, dhe Haven, 13, dhe një djalë, Hayes, 7 vjeç./vizionplus.tv

  • Gjesti fut dy produksionet në “sherr”, BBVK anulon videon e shumëpritur

    Gjesti fut dy produksionet në “sherr”, BBVK anulon videon e shumëpritur

    Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

    Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Albania, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit kosovar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Komenti i saj ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes këtyre dy reality-ve dhe strategjitë e tyre të prodhimit.

    Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për linjën e jetës në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

    Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.

  • Zbulohen detaje të dhimbshme nga jeta private e Gjestit, ai u rrit jetim dhe u adoptua nga…

    Zbulohen detaje të dhimbshme nga jeta private e Gjestit, ai u rrit jetim dhe u adoptua nga…

    Besart Kelmendi, i njohur nga publiku si Gjesti, është padyshim një nga banorët më të komentuar dhe të dashur nga publiku i reality show-t. Gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova (BBVK), ai u kthye në kryefjalën e spektaklit, duke tërhequr vëmendjen me karizmën dhe lojën e tij të fortë.

    Pavarësisht popullaritetit të tij, fati i Gjestit ndryshoi papritur gjatë një avantazhi që kishte në dorë banori tjetër, Leo. Ai vendosi Gjesti dhe Drilonin në një nominim “kokë më kokë,” një moment që shkaktoi shumë diskutime mes publikut. Ndonëse besohej se votat ishin në favor të Gjestit për të vazhduar garën, produksioni vendosi për largimin e tij, duke favorizuar Drilonin. Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat u shprehën se largimi i Gjestit nuk ishte pasqyrim i votës së publikut.

    Pas 85 ditësh qëndrimi në BBVK, Gjesti u largua të hënën, duke lënë pas një boshllëk të madh për ndjekësit e tij. Megjithatë, ai i befasoi të gjithë shqiptarët ditën e martë, kur hyri si banor zyrtar në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4). Kjo lëvizje strategjike nga produksioni e ktheu vëmendjen tek ai, duke e bërë hyrjen e tij një nga momentet më të diskutuara të edicionit.

    Hyrja e Gjestit në BBVA4 ka ngjallur një mbështetje të madhe jo vetëm nga fansat, por edhe nga fytyra të njohura publike. Rrjetet sociale janë mbushur me komente pozitive, dhe numri i ndjekësve të tij në platformat e ndryshme po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme.

    Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit. Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre. Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.

    Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit. Me hyrjen e tij në BBVA4, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë. Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë./InfoKosova/

  • “Nëse vazhdo kështu…”, Stresi bën paralajmërimin e fort për Gjestin

    “Nëse vazhdo kështu…”, Stresi bën paralajmërimin e fort për Gjestin

    Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, të cilën ai e ka quajtur si një akt zhgënjimi.

    Në një postim të tij, Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që, sipas tij, i është bërë Gjestit.

    “Mendoj që e hodhën në plehra (ajo e produksionit). Tash kush e di sa janë mërzit që erdhi në Shqipëri. Mos ta harrojmë dhe këtë gjë. E qitën jashtë dhe e prenë në bes… Por i drejti mbytet, nuk zhytet,” ka shkruar reperi, duke aluduar për një padrejtësi ndaj Gjestit.

    Stresi e ka përfunduar reagimin e tij me një paralajmërim për ata që, sipas tij, nuk i japin vlerën e duhur: “Nëse vazhdo kështu, Gjestinjo, ta gëzoni çmimin, Kosovë. Nesër do jetë ditë e mirë për Gjestinjon, por për të tjerët jo.”

    Reagimi i tij ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit po përpiqen të kuptojnë më shumë rreth ngjarjes së përmendur dhe personave të përfshirë. Ajo që shqetëson më shumë është se si do të reagojë publiku ndaj këtyre komenteve dhe nëse do ketë pasojat e nevojshme për prodhimin që e zgjodhi të trajtojë Gjestin në këtë mënyrë.

    Diskutimet e ndjekësve në platformat sociale janë intensifikuar, ku ata shprehin mbështetje për Gjestin dhe kritikojnë vendimmarrësit e produksionit. Kjo situatë ka sjellë një reflektim më të thellë mbi mënyrën se si trajtohen artistët në skenën shqiptare, veçanërisht ata që vijnë nga jashtë.

  • “Kur e kam parë live…”/ E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit? (Video)

    “Kur e kam parë live…”/ E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit? (Video)

    Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa batuta që nuk kanë kaluar pa u vënë re.

    Gjesti, i thotë Gerta Gixharit, një prej banorëve, me emrin “Olta”, në emër të motrës së saj. Ky gjest i tij ka nxitur një përgjigje nga Gerta, e cila është shprehur: “Nuk e kam problem”, duke treguar një qëndrim të qetë.

    Teksa Gjesti po fliste me Eglin te dhoma e gjumit, aty kalon Gerta dhe në këto momente ai i thotë në emrin e motrës së saj. Gerta i thotë se “nuk nevrikoset se ai e thërret ashtu” dhe ai i betohet se “nuk po e bën për atë punë”.

    Pjesë nga biseda:

    Gjesti: Olta

    Egli: Nuk është Olta, është motra e saj

    Gjesti: Olta, Olta dua me i thirr

    Gerta: E di, e di se më pyeti edhe më tha ‘ti je e motra?’, ‘po’ i thashë. E më tha ‘tani do të thërras vetëm Olta’.
    Egli: Po mirë, emrin e motrës vet po i thua, s’po i thua ndonjë ofezë

    Gerta: Po

    Gjesti: Olta, edhe shumë e mirë. Edhe kur e kam parë live shumë çikë e mirë

    Gerta: Po, Olta më thirr. Do me më thënë Olta, ok

    Egli: Po ajo e ka emrin Gerta, jo Olta

    Gjesti: e di

    Egli: Ke motër e vëllezër?

    Gjesti: Po, një motër dhe një vëlla

    Egli: Është si me të thirr ty në emër e të vëllait ose të motrës, po ti ke emrin tënd

    Gjesti: Nuk ka dert, e pranoj. E mirë Gerta

    Gerta: Ta dish se unë nuk nervozohem për këtë gjë

    Gjesti: Nuk e bëj për të keq

    Gerta: Për atë po e bën po unë nuk nervozohem

    Gjesti: Të betohem që jo, kurrë. Gerta u kry

    Gerta: Ti si të duash bëj ore

    Gjesti: Se bëra për atë qëllim

  • “Sheh ndonjë nga djemtë me mbathje jashtë?”/ Danja ‘kritikon’ Gjestin për veshjen: Se mos i heq komplet

    “Sheh ndonjë nga djemtë me mbathje jashtë?”/ Danja ‘kritikon’ Gjestin për veshjen: Se mos i heq komplet

    Hyrja e Gjestit në “Big Brother VIP 4”, duket se ka trazuar pak ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Ai ka patur biseda të ndryshme me disa prej banorëve.

    Por në një moment, Danja ka vendosur që t’a ‘kritikojë për veshjen e tij’. Gjesti ka qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme me veshjen që hyri mbrëmë në shtëpi.

    Ai mban vetëm pantallonat veshur dhe bluzën jo. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se ai i mban pantallonat e ulura duke treguar të brendshmet. E pikërisht për këtë, Danja ka vendosur që t’i thotë diçka.

    Pjesë nga biseda:

    Danja: Sheh ndonjë nga çunat këtu me brekë jashtë?

    Gjesti: Se nuk janë ata me brekë jashtë duhet të rri unë me brekë jashtë

    Danja: Kështu do me e bërë ndryshimin ti?

    Aldo: Nëse sheh ndonjë me brekë jashtë, ça do bësh ti?

    Gjesti: Unë vishem

    Aldo: I vesh si gjithë të tjerët apo i heq komplet?

    Danja: Se mos i heq komplet

    Gjesti: Si të deshën këta, unë veshëm. Përderisa ju jeni veshur, unë jam zhveshur. Po bëj hajgare, unë kështu rri si në familje, si në shoqëri

    Danja: Edhe në familje rri kështu? Po vetëm ngrij pak

  • “Merre atë shokun tënd që po thotë…”/ Gjesti i kthehet Gertit: Merre bananen, shko në banjë edhe…

    “Merre atë shokun tënd që po thotë…”/ Gjesti i kthehet Gertit: Merre bananen, shko në banjë edhe…

    Igli, Gerti dhe Gjesti janë tre banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy u bënë pjesë e reality show-t mbrëmë, Gerti dhe Gjesti duket se kanë nisur përplasjet e para mes tyre.

    Gerti është zgjuar duke i thënë Gjestit që të hajë banane, nga ana tjetër ai i kthehet duke i thënë që t’i hajë vetë meqenëse është i madh dhe ai i vogël.

    Teksa të dy ndodheshin jashtë, Gerti fillimisht i tha “Gigi” ashtu siç ia vendosi mbrëmë Amber. Më pas i tha “hajde banane të vëllai”.

    Gjesti duket se nuk e priti mirë dhe iu drejtua: “Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…”.

    Pjesë nga biseda:

    Gerti: Gigi

    Laerti: Kush është Gigi?

    Gerti: Ky (Gjesti). Gigi, yyy Gigi, Gigi. Hajde banane të vëllai

    Gjesti: Po rri o burrë. Merre atë shokun tënd që po më thotë hajde në banjë. Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…

    Gerti: Do një banane, të jap unë një banane, a të keqen