Category: Showbiz

  • “Merre atë shokun tënd që po thotë…”/ Gjesti i kthehet Gertit: Merre bananen, shko në banjë edhe…

    “Merre atë shokun tënd që po thotë…”/ Gjesti i kthehet Gertit: Merre bananen, shko në banjë edhe…

    Igli, Gerti dhe Gjesti janë tre banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy u bënë pjesë e reality show-t mbrëmë, Gerti dhe Gjesti duket se kanë nisur përplasjet e para mes tyre.

    Gerti është zgjuar duke i thënë Gjestit që të hajë banane, nga ana tjetër ai i kthehet duke i thënë që t’i hajë vetë meqenëse është i madh dhe ai i vogël.

    Teksa të dy ndodheshin jashtë, Gerti fillimisht i tha “Gigi” ashtu siç ia vendosi mbrëmë Amber. Më pas i tha “hajde banane të vëllai”.

    Gjesti duket se nuk e priti mirë dhe iu drejtua: “Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…”.

    Pjesë nga biseda:

    Gerti: Gigi

    Laerti: Kush është Gigi?

    Gerti: Ky (Gjesti). Gigi, yyy Gigi, Gigi. Hajde banane të vëllai

    Gjesti: Po rri o burrë. Merre atë shokun tënd që po më thotë hajde në banjë. Ça keni me mua, shko merre bananen me vete dhe shko në banjë edhe…

    Gerti: Do një banane, të jap unë një banane, a të keqen

  • Olsa “thumbon” Ledionin pas hyrjes së Gjestit: “Po mbaj dy Big Brother”

    Olsa “thumbon” Ledionin pas hyrjes së Gjestit: “Po mbaj dy Big Brother”

    Olsa Muhameti, autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP Albania.

    Ajo ka postuar një foto nga një destinacion me borë, duke theksuar se është duke menaxhuar dy projekte të mëdha njëkohësisht.

    Me një thumb për BBVA-në, Muhameti shkruan: “Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!”

  • Gjesti shënon rritje rekord të ndjekësve pas daljes nga “Big Brother Vip Kosova”

    Gjesti shënon rritje rekord të ndjekësve pas daljes nga “Big Brother Vip Kosova”

    Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Gjesti, është aktualisht një nga personazhet më të komentuar në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

    Ai u largua nga “BBVK” vetëm dy ditë më parë, por surprizoi të gjithë kur, pa kaluar as 24 orë, ai u fut në “Big Brother Albania”.

    Ky kalim ka shkaktuar shumë diskutime mes atyre që e ndjekin dhe e duan.

    Pasi doli nga “BBVK”, Gjestin e ndoqën rreth 160 mijë ndjekës në “Instagram”.

    Megjithatë, ai ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në numrin e ndjekësve. Vetëm një ditë pas hyrjes së tij në “BBVA”, ai ka arritur një rekord duke shtuar 100 mijë ndjekës të rinj, duke e çuar numrin e tij të ndjekësve në 260 mijë.

    Në një video që bëri bujë para hyrjes së tij në “Big Brother Albania”, Gjesti shprehej se ishte i lodhur, por se ende kishte “puls”, një shprehje që ka emocionuar shumë fansat e tij dhe ka shtuar interesin për personazhin e tij.

  • “Nuk do fshijë b… ai me brekët e mia”, plas në BBVA, Gerti diskuton me banorët për Gjestin

    “Nuk do fshijë b… ai me brekët e mia”, plas në BBVA, Gerti diskuton me banorët për Gjestin

    Gjesti ka trazuar ujërat në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”.

    Duket se ka acaruar thuajse të gjithë banorët përfshirë dhe Gertin, të cilit Gjesti i mori syzet nga koka dhe vrapoi nëpër shtëpi.

    Merr fund romanca e dyshes së njohur! Gerti nga ana tjetër ka shprehur shqetësimin e tij tek banorët e tjerë.
    Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

    https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0e13acce-8cec-4669-a3ca-9d5912f485fe

  • “Po mbaj dy Big Brother-a” – Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços, por për hyrne e Gjestit në BBA Vip 4

    “Po mbaj dy Big Brother-a” – Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços, por për hyrne e Gjestit në BBA Vip 4

    Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP Albania.

    Përmes një Instastory ku ka postuar një foto në një destinacion me borë, Olsa përmend se po mban dy edicione të Big Brother-it, qartazi një thumb ky për Big Brother VIP Albania, dhe duke theksuar sa e vështirë është për të të menaxhojë dy projekte të mëdha njëkohësisht.

    “Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!”- ka shkruar Olsa krahas fotos.

    Nuk dihet se ky koment nenkupton nje bashkepunim mes dy produksioneve, apo se kalimi i Gjestit ne Tirane ishte i paplanifikuar.

    Gjesti, që ishte eliminua nga BBVK vetëm pak orë përpara se të hynte në BBVA, ka surprizuar të gjithë me hyrjen e tij.

  • Zebervoki për sjelljen e Xumit:”Nuk ka ndonjë problem,po aktron”

    Zebervoki për sjelljen e Xumit:”Nuk ka ndonjë problem,po aktron”

    Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe me emrin Zebërvoki, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Ai foli më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë si dhe komentoi disa nga banorët e BBV 4.

    A mendon se të ka penalizuar në lojë qëndrimi yt me Xumin, duke qenë se tani po komentohet disi reagimi i tij me Eglin në shtëpi?

    Zebërvoki: Nuk ka lidhje kjo. Unë fillova të nuhas situata dhe personazhet aty brenda. Nëse do kisha qëndruar akoma, do filloja të godisja këto ‘target’ që kisha në mendje. Po rrija me Xumin sepse po ndihesha më afër. Me Xumin njihesha nga jashtë. E njoh para 5 vitesh, pastaj patëm një hatërmbetje që nuk u sqarua kurrë dhe nuk kemi folur më kurrë deri sa u takuam aty brenda.Ajo që bën Xumi aty brenda, nuk është se ka ndonjë problem, është loja që ai ka gjetur të bëjë. Mendon se duke aktruar do të jetë në qendër të vëmendjes. Por i është kthyer në boomerang, nuk po i pëlqehet. Është aktrim. Për Eglin nuk mund të flas me bindje, por ka një ‘overreacting’, duke e njohur si natyrë. Mund të ketë dhe ndjenja, por është pak e hiperbolizuar. Ka zgjedhur atë stil loje që të jetë hiperaktiv. E kuptova që po e tepron, por nuk më takon të fus shumë hundët.

  • Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më shumë

    Meshkujt nga Veriu apo nga Jugu? Dedektivja zbulon kush tradhëton më shumë

    Femrat janë më besnike se sa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës martesore. Por dedektivja private Shkënda Lili na zbulon edhe më shumë detaje nga situatat e tradhtisë që ajo trajton gjatë punës së saj të përdtishme.

    Dedektivja ka zbuluar se, bazuar në eksperiencën e saj, meshkujt veriorë tradhtojnë më shumë se ata nga jugu.

    “Se jam dhe veriore vetë tani… Shiko, tek unë sikur veriorët vijnë më shumë, sikur këta burrat veriorë tradhtojnë pak më shumë”, u shpreh dedektivja Shkënda Lili.

  • Gjesti thyen çdo rekord të showbizit shqiptar: Mbi 110 mijë ndjekës për 24 orë!

    Gjesti thyen çdo rekord të showbizit shqiptar: Mbi 110 mijë ndjekës për 24 orë!

    Gjesti ka hyrë në histori si banori i parë që arrin të fitojë mbi 110 mijë ndjekës të rinj në Instagram brenda më pak se 24 orësh. Ky rekord i jashtëzakonshëm erdhi pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania, ku popullariteti i tij është rritur në nivele të paimagjinueshme.
    Nga 150 mijë ndjekës që kishte para hyrjes, Gjesti tani numëron plot 267 mijë ndjekës, duke u bërë fenomeni më i madh i rrjeteve sociale në showbizin shqiptar.

    Por rekordet e tij nuk mbarojnë këtu! Videoja ku Gjesti njofton hyrjen në BBVAL ka marrë mbi:
    2 milion shikime,
    83 mijë pëlqime,
    11 mijë shpërndarje.

    Gjesti po tregon se është jo vetëm një banor i preferuar, por edhe një ndikues i fuqishëm në rrjetet sociale, duke vendosur standarde të reja dhe duke bërë histori në skenën shqiptare!

  • Rovena Stefës i bëjnë “magji” brenda shtëpisë së BBV? Çfarë gjeti këngëtarja në krevatin e saj

    Rovena Stefës i bëjnë “magji” brenda shtëpisë së BBV? Çfarë gjeti këngëtarja në krevatin e saj

    Këngëtarja Rovena Stefa, banorja e Big Brother VIP Kosova, është përballur së fundmi me një situatë të çuditshme teksa ka gjetur në krevatin e saj një letër me tekst arab dhe një hurdhër në mes të saj.

    Pasi këngëtarja e ka gjetur ka shkuar për t’jua treguar banorëve të cilët kanë pyetur njëri-tjetrin se “kush e ka bërë?”

    “Këto më bëjnë mua, shoqja jote ose Vullneti, shiko çfarë më kanë lënë tek krevati im, hurdhër, me demek dikur unë jam njëri që merrem me besytni dhe Rovena ka nevojë për hurdhër,” i tha Rovena Xuxit, e ndërsa askush nga banorët e tjerë nuk pranoi ta ketë bërë një veprim të tillë.

  • “Jam në siklet të madh”- Pasi refuzoi pëlqimin e banorit në BBV, flet Egli Tako: Ai ka shumë gjëra që nuk dua t’i shoh…

    “Jam në siklet të madh”- Pasi refuzoi pëlqimin e banorit në BBV, flet Egli Tako: Ai ka shumë gjëra që nuk dua t’i shoh…

    Banorja e Big Brother Vip Albania, Egli Tako, gjatë një bisede me Jozi Markun, ka thënë se Xumin, i cili ka shprehur pëlqim për të që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, nuk e sheh si partnerin e saj.

    Këngëtarja është shprehur se e vlerëson shumë si djalë humoristin, por thekson se ai nuk është në shijet e saj.

    “Janë ca gjëra që…, e vlerësoj shumë si çun por ka ca gjëra që nuk dua t’i shoh tek partneri im i ardhshëm. Janë shumë gjëra që nuk më bëjnë sens me atë që mua më tërheq”, u shpreh Egli teksa shtoi se ndihet në siklet të madh për situatën që Xumi ka krijuar.