Category: Showbiz

  • “Më është bërë diçka që s’duhej”, Gjesti thumbon produksionin e BBVK nga Big Brother VIP Albania

    “Më është bërë diçka që s’duhej”, Gjesti thumbon produksionin e BBVK nga Big Brother VIP Albania

    Reperi i njohur Besart Kelmendi, i njohur edhe si Gjesti ka befasuar ndjekësit e tij dhe publikun e përgjithshëm në një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

    Pas eliminimit të tij nga edicioni tretë i Big Brother VIP Kosova, ai vendosi t’i bashkohej menjëherë formatit të Big Brother VIP Albania, duke lënë pas një valë reagimesh dhe komentesh nga fansat dhe mediat.

    Gjesti, i cili është një prej emrave më të njohur në skenën e muzikës rap, u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania vetëm një ditë pas largimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

    Ky kalim i tij nga një edicion në tjetrin ngjalli shumë diskutime, veçanërisht për shkak të toneve të forta që reperi përdori gjatë hyrjes së tij, të cilat mund të konsiderohen si një thumb ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova.

    Pasi hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, moderatori Ledion Liço e pyeti reperin pejan se çfarë pret nga kjo përvojë. Përgjigja e Gjestit ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Shumë sende ma të forta, se më është bërë diçka që s’është dashtë, kështu që s’ia vlen ta përmend”.

    Këto fjalë u interpretuan si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj formatit kosovar, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte trajtuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Ky reagim i Gjestit ka nxitur mjaft diskutime online, ku fansat e tij kanë filluar të spekullojnë mbi arsyet që e bënë reperin të ndjehet kështu.

    Disa prej tyre mendojnë se ai mund të ketë patur vështirësi të përshtatjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ndërsa të tjerë spekullojnë për mundësinë që Gjesti të mos ishte i kënaqur me trajtimin e tij nga ana e produksionit.

  • Nga “Big Brother Vip Kosova”, “izolohet” në “Big Brother Vip Albania”, njihuni me banorin më të ri banori më i ri

    Nga “Big Brother Vip Kosova”, “izolohet” në “Big Brother Vip Albania”, njihuni me banorin më të ri banori më i ri

    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, tashmë është futur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

    Ai është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    “Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha ai.

  • “Punoja 16 orë në ditë…”/ Gramozi rrëqeth me rrëfimin e tij! Surprizohet nga partnerja dhe zbulon gjininë e bebit

    “Punoja 16 orë në ditë…”/ Gramozi rrëqeth me rrëfimin e tij! Surprizohet nga partnerja dhe zbulon gjininë e bebit

    Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem

    Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai”.

    Më pas ai u surprizua në Big Brother VIP nga partnerja shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin.

    Ndërkohë aty Gramozi ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë, ashtu siç ai donte të ishte.

  • E papritur! Gjesti me rekord, bëhet banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri

    E papritur! Gjesti me rekord, bëhet banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri

    Gjesti, banori që u eleminua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother Kosova Vip 3”, duke shokuar audiencën, sonte i befasoi të gjithë.

    Nga sot ai është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    “Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha ai.

  • “Je tutori i Valbonës?”- Debati i ashpër mes banorëve në BBV, G Bani i del në mbrojtje moderatores dhe “shpërthen” ndaj Arsidës: Rrugaçe!

    “Je tutori i Valbonës?”- Debati i ashpër mes banorëve në BBV, G Bani i del në mbrojtje moderatores dhe “shpërthen” ndaj Arsidës: Rrugaçe!

    Një debat i ashpër ka shpërthyer këto ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP, 4” mes disa prej banorëve, Arsidës, Valbonës dhe G Bani.

    Ky konflikt ka shpërthyer pas një komenti të Arsidës lidhur me Valbonën dhe marrëdhënien e saj me G Banin dhe Laertin, ku ajo e quajti G Banin “tutor”.

    Në Prime, ky debat u transmetua për publikun, ku Valbona shprehu shqetësimin për fjalët e Arsidës, duke theksuar se ndihej e ofenduar nga ato që ishin thënë për të.

    “Kam reaguar shumë pak nga çka do të reagonte një femër kur ofendohet aq rëndë. Unë thjesht e kam respektuar Arsaidën, madje kam ndarë krevatin me të. Kur jam ndjerë e ofenduar dhe kur më bënë këto lojërat e fjalës, i jam kthyer duke thënë se jam një vajzë beqare, e pa martuar, e pa divorcuar,” u shpreh Valbona.

    Nga ana tjetër, Arsida e arsyetoi qëndrimin e saj dhe tha se nuk ishte përgjegjëse për fjalorin e përdorur.

    Ajo u shpreh gjithashtu se e kishte pyetur Valbonën nëse G Banit ishte “tutor” i saj, duke i thënë se nuk kishte qëllim ta ofendonte, por të kuptonte marrëdhënien që kishte krijuar me të.

    “Unë këtu kam qëndruar, që ose të bëjë lojën e vetë ose të mos shtrëngohet pas pantallonave të një burri,” u shpreh Arsida.

    Në momentin që debati agravoi, G Bani u përfshi në diskutim dhe filloi të përdorte fjalë fyese ndaj Arsidës, duke e quajtur atë “rrugaçe”.

    Kjo ka shkaktuar një përplasje të menjëhershme, ku Arsida i ka kthyer G Banit me po të njëjtin ton, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të ofendojë.

    “Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!” ka thënë G Bani, ndërkohë që Arsida i është përgjigjur: “Kështu thuaji atyre që ke në shtëpi, jo mua.”

    Debati:

    Valbona: Më vjen shumë rëndë që gjendem në këtë video nga këto fjalë të përdorura nga Arsida. Kam reaguar shumë pak nga çka do reagonte një femër kur ofendohet aq rëndë. Unë thjesht e kam respektuar Arsaidën, madje kam ndarë krevatin me të. Kur jam ndjerë e ofenduar dhe kur më bënë këto lojërat e fjalës, i jam kthyer duke thënë se jam një vajzë beqare, e pa martuar, e pa divorcuar. Jam një vajzë që mund të bëjë zgjedhjet e mija dhe askush nuk do të lëndohej jashtë nëse do të kisha një lidhje këtu brenda. Nga ana tjetër, Arsida sulmonte dhe përdorte kartën e viktimizimit. Në debat e sipër me G Banin, e pamë në video që i tha a je tutori i Valbonës. Unë nuk e kam dëgjuar kurrë shpjegimin e Arsidës për fjalën tutor. Unë e pyeta se ku kam fjetur unë dhe ajo më tha që e di vetë.

    Arsida: Dua t’i them të gjitha vajzave si puna ime që janë ndarë nga partneri, mos ta ulin kokën përpara asgjëje, sepse nuk të bën as imorale dhe as rrugaçe. vjet ka qenë Heidi me këtë lojë dhe ne e kemi duartrokitur dhe na kënaqi. Unë këtu kam qëndruar, që ose të bëjë lojën e vetë ose të mos shtrëngohet pas pantallonave të një burri. Unë e pyeta a je tutor apo je avokat. Nuk mbaj përgjegjësi për fjalorin e rrugës.

    Valbona: Duhet të jesh shumë e kujdesshme me ato që nxjerr nga goja. Unë nuk jam minorene. Mamaja ime nuk është tutorja ime.

    Arsida: Atëhere përse një mashkull përgjigjet për ty? Mos u bë me zor viktimë. Jam munduar dy ditë të flas me ty dhe s’më je përgjigjur.

    Më pas debati agravoi duke përfshirë G Banin, i cili “sulmoi” herë as here Arsidën me fjalën: “rrugaçe”.

    G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!

    Arsida: Kështu thuaji atyre që ke në shtëpi, jo mua.

    G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!

    Arsida: Ti tregon personalitetin tënd. Të të vijë turp!

  • “Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjigjet komentueses: Nuk kanë nevojë…

    “Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjigjet komentueses: Nuk kanë nevojë…

    Moderatorja Arbana Osmani, i është përgjigjur një komentuesja e cila i ka kërkuar që në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” të ftojë Sara dhe Lori Hoxxhën.

    Arbana i është përgjigjur duke thënë se motrat Hoxha s’kanë nevojë për ftesë pasi e kanë gjithmonë të hapur derën e saj.

    “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”, i shkruan një komentuese.

    “S’ka nevojë për citate Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur”, shkuan Arbana.

    Në rrjetet sociale prej disa kohësh qarkullojnë thashethemet se Arbana Osmani i ka prishur marrëdhëniet me familjen Hoxha, për shkak se nuk drejton më Big Brother Vip që tashmë drejtohet nga Ledion Lico.

  • Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i japin një mundësi njëri-tjetrit pas disa muajsh të ndarë? Ja çfarë ngriti dyshimet se çifti është ribashkuar

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i japin një mundësi njëri-tjetrit pas disa muajsh të ndarë? Ja çfarë ngriti dyshimet se çifti është ribashkuar

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, duket se janë rikthyer sërish bashkë.

    Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht.

    Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.

    Sidoqoftë, duket se ata kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

    Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim.

  • I bëri thirrje publikut të nxirrnin banorin nga Big Brother Vip! Reagon babai i konkurrentit ndaj Olta Gixharit: Është e papranueshme!

    I bëri thirrje publikut të nxirrnin banorin nga Big Brother Vip! Reagon babai i konkurrentit ndaj Olta Gixharit: Është e papranueshme!

    Prime-n e fundit të Big Brother Vip Kosova, opinionistja Olta Gixhari i bëri apel publikut të reagojë ndaj Leonard Gashit, pasi ky i fundit nxorri në nominim Gjestin dhe Drilonin, nga ku la garën Gjesti si më pak i votuari i publikut.

    “Duke qenë se ndodhi kjo gjëja sot, mendoj që fansat e Drilonit dhe të Gjestit, të bëhen bashkë për të reaguar ndaj Leos,” u shpreh Olta.

    Lidhur me këtë thirrje të saj ka reaguar babai i Leos me një InstaStory teksa veprimin e opinionistes e quan “të paparanueshëm” pasi i vështirëson rrugëtimin djalit të tij.

    “Ky është ndikim direkt për publikun. Është e papranueshme dhe vështirëson rrugëtimin e Leos. Çfarë bëri Leo? Asgjë të keqe, bëri atë që do të bënte çdo banor tjetër, përdori avantazhin si kapiten që i dha vllai i madh kaq,” shkroi babai i Leos në Instagramin e këtij të fundit.

    Postimi i plotë:

    @oltagixhari beri gabimin e pafalshem ne prajm per THIRRJE PUBLIKE NE MASË qe fansat e Drilonit dhe Gjestit te votojn kunder Leos! Ky osht ndikim direkte ne nominim Publike qe osht e PAPRANUESHME dhe veshterson rrugetimin e Leos!!! Qfajë beri Leo?? Asgjë të keqe, e bëri atë që do ta bënte gjdo banor tjeter, përdori Avantazhin si Kapiten që i dha Vllau i madhë kaq! Me thirrjen që bëri Olta del kunder Avantazhit te vllaut te madhe dhe bon APPELL PER ELIMINIM! Nuk mjaftoj me kaq por kjo analiste joprofesionale beri edhe gabimin tjeter të radhes arsyetoj ose legalizoj nominimet me marveshje që është komplet e palejushme thehet rregullorja bazë e BBVK! Me Respekt nga babai i Leo’s Afrim Gashi

  • Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

    Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

    Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç, pas një propozimi romantik gjatë festimeve të Krishtlindjeve, tashmë zotëron një pasuri mbi 100 milionë funte.

    Sipas The Sun, Dua tani ka një pasuri prej mbi 100 milionë funtesh, pas fitimeve prej 12.2 milionë funtesh gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.

    Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë funtesh, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milion funte. Lista e pasurisë së “Sunday Times” e raportoi pasurinë e saj vitin e kaluar në 90 milionë funte, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë funte.

    Ajo gjithashtu përfiton shumë nga marrëveshjet e saj të sponsorizimit me markat Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian mineral water.

  • Heidi Baci dhe Romeo Veshaj rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje? DETAJI që ngre dyshimet

    Heidi Baci dhe Romeo Veshaj rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje? DETAJI që ngre dyshimet

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “BBVA3′, janë një prej çifteve më të dashura dhe më të komentuara nga publiku.

    Pas përfundimit të BBV, romanca e tyre vazhdoi dhe për pak kohë jashtë, mirëpo ata u ndanë për arsye që asnjëri prej tyre nuk i ndau me publikun. Dyshja nisi të mos ndiqeshin më në rrjete sociale, madje ‘zhdukën’ prej profilit të tyre të gjitha fotot e përbashkëta.

    Mesa duket ata i kanë dhënë nja shans të dytë njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e tregon më së miri veprimi i tyre i fundit. Romeo dhe Heidi tashmë e ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale.