Category: Showbiz

  • “Më burrë u tregua Amber”/ Jul Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin se**ual: Pse nuk e tregove që…

    “Më burrë u tregua Amber”/ Jul Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin se**ual: Pse nuk e tregove që…

    Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” zbuloi në spektaklin e mbrëmshëm të reality show orientimin e tij seksual. Teksa foli për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme tregoi publikisht se i përket komunitetit LGBT.

    “Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai.

    Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, me disa që e përgëzuan për guximin e tij për të zbuluar orientimin e tij seksual dhe të tjerë që e kritikuan. Lidhur me deklaratën e banorit të BBV ka reaguar edhe aktori i humorit Julian Deda. Përmes një postimi në Instagra, ish-banori i BBV tha se Bernardi e përdori deklaratën për lojë.

    “Kësaj i thonë, ta përdoresh orientimin seksual per lojë. Pse nuk e ka deklaru që në fillim që është gej, pse pikerisht sot në mes te prajmit? Më burrë u tregua Amberi që e ka deklaru që në prezantimin e parë”, ka shkruar Jul Deda në Instagram.

  • “O dielli i mamit”/ Momentet prekëse të Parashqevi Simakut me të birin, pamje nga takimi i plotë

    “O dielli i mamit”/ Momentet prekëse të Parashqevi Simakut me të birin, pamje nga takimi i plotë

    Takimi i shumëpritur mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke ndodhi më në fund. Ishte një takim emocionues jo vetëm për këngëtaren tone e cila prej vitesh e priste por edhe për të gjithë shqiptarët.

    Momentet prekëse u publikuan në “Instagram” nga të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim të nënën me djalin e saj. Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe. I pranishëm ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Robert Nofle. Në pamjet e reja tregohet momenti kur muzikanti dhe i biri i drejtohen derës së apartamentit ku jeton Parashqevia.

    Parashqevi thotë se falenderon Eltonin dhe Robertin për gjithçka ata kanë bërë.

    Parashqevi Simaku: Ai është nervoz (flet për djalin Luke). Faleminderit Zot, Zoti të bekoftë ty Elton.
    Luke: Ndihem mirë. E dua mamin.

    “O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

    “Luke e dëgjoi gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’. U krenua me nënën e vetë! Nuk e prisja këtë reagim pozitiv pas kaq shumë vitesh. Dashuria triumfoi sërish dhe gjithmonë do të triumfojë. Dashuria nuk blihet me para. Kjo histori nuk kishte nevojë për para dhe këtë ma mësoi Parashqevi Simaku”, u shpreh Ilirjani që dëshmoi takimin e rrallë familjar.

    Ndërsa vetë këngëtarja, pas takimit përshkroi në një tjetër video ndjesitë e saj

    “Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua, nuk e harroj sat ë vdes. Një përshëndetje shpirtërore nënës së tij, që u bë shkak që Eltoni të linte luksin e Majemit dhe të vinte këtu. Nuk e harroj sa të ves, e ka derën e zemrës të hapur, edhe djali, edhe Roberti kanë të njëjtën dashuri”.

    Lotët janë të pakët dhe nuk mjaftojnë për ta përshkruar këtë emocion që i ka ndodhur ikonës së muzikës tonë, Parashqevi Simaku. Ajo kishte 10 vite që nuk takohej me djalin e saj dhe jetonte si e pastrehë në USA, priste çdo ditë që djali i saj të shfaqej në stacionin e trenit ku ajo kalonte ditët dhe netët. Shqiptarët u bënë të gjithë bashkë për ta ndihmuar atë dhe më në fund ia dolën, nëna u takua me birin e saj. Kontribut të jashtëzakonshëm dha padiskutim biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani.

  • “Vetëm ti më zbut”/ Dy banorët e BBVA në çaste romantike pranë njëri-tjetrit (Foto)

    “Vetëm ti më zbut”/ Dy banorët e BBVA në çaste romantike pranë njëri-tjetrit (Foto)

    Loredana dhe Jozi kanë ndarë disa çaste romantike, teksa kanë qëndruar pranë njërit-tjetrin në shtrat në orët e para të mëngjesit.

    “E kupton që vetëm ti më zbut, sa qejf të kam”, iu drejtoi banori Loredanës, teksa qëndronin të përqafuar.

    Që prej ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, dy konkurrentët kanë shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin, megjithatë mes tyre nuk kanë munguar debatet dhe mosmarrëveshjet.

  • “Do të doja 18 sekonda…”/ Xumi “digjet” për Eglin: Të ishe brenda meje…

    “Do të doja 18 sekonda…”/ Xumi “digjet” për Eglin: Të ishe brenda meje…

    Pas shpërndarjes së letrave anonimë në shtëpi, Egli dhe Xumi kanë zhvilluar një diskutim së bashku me njëri-tjetrin jashtë në oborr.

    Ata kanë biseduar në lidhje me pëlqimin që Xumi ka ndaj saj por banorja është e prërë kur i shprehet që nuk e ndihmon dot.

    Pjesë nga biseda:

    Xumi: E di sa përzemër të kam?

    Egli: E di dhe realisht edhe unë të kam shumë përzemër, thjesht janë të ndryshme si ndjenja.

    Xumi: E di çfarë do të doja? Të kisha tre dëshira momentalisht. Mendoje kush mund të ishte njëra prej tyre…

    Egli:Tre dëshira?

    Xumi: Po. Vetëm njërën mendoje kush mund të ishte për mua. Mendoje…

    Egli:Të takoje mamin tënd.

    Xumi: Po them në lidhje me ne të dy sepse ajo është gjë tjetër. Kush mund të ishte?

    Egli:Është shumë afër mendjes se kush mund të ishte…

    Xumi: Ma thuaj

    Egli:Që të të jepja një mundësi.

    Xumi: Jo. E di kush do të ishte? Të hyje vetëm 10 sekonda tek unë të shikoje si të shoh…

    Egli:Xum të lutem!

    Xumi: Jo mundësinë sepse kjo është kundër vullnetit të personit kur e thua si dëshirë. Vetëm 10 sekonda. Të shikoje Xumin si të sheh, të merrje mendjen se çfarë mendoj unë dhe të merrje zemrën. Sinqerisht vetëm kaq. Ta merrje zemrën dhe vetëm ta dije çfarë ka përbrenda.

    Egli:Të lutem mos ma bëj këtë.

    Xumi: Ta them me shpirt, nuk është se kam rënë në dashuri, unë ndjej shumë për ty.

    Egli:Të lutem mos më vër në siklet këtu brenda sepse kam shumë ngarkesë për të mbajtur edhe një ngarkesë kaq të madhe. Sepse nuk jam ajo lloj vajze që të them “Ik o vlla, nuk më plas çfarë ndjen ti unë ta kam bërë të qartë kështu po deshe po nuk deshe ik çaj trutë e tua andej.” Nuk jam ky lloj njeriu. Jam shumë empatike si njeri.

    Unë e kuptoj situatën por nuk të ndihmoj dot Xum.

    Xumi: Nuk po të them më ndihmo.

    Egli:Por më vjen keq.

    Xumi: Për Zotin kaq do të kisha dashur vetëm 10 sekonda.

  • Balerina e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës

    Balerina e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës

    Isida Mollaymeri, balerina e njohur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe sipërmarrësja e “Beauty Fair Albania,” është në pritje të fëmijës së parë.

    Në një festë madhështore, është zbuluar se bebja që pritet të vijë në jetë është vajzë.

    Edhe pse gjithmonë është diskrete për jetën e saj private, Isida e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë miqtë virtualë, duke e kthyer në një moment të veçantë për të dhe partnerin e saj.

    Ky fillim viti është veçanërisht i lumtur për Isidën dhe partnerin e saj që presin të bëhen prindër së shpejti.

  • Cila është banorja që mban kapelen e Redonit në BBVA?!(Foto)

    Cila është banorja që mban kapelen e Redonit në BBVA?!(Foto)

    Sikurse e kemi parë, Redoni i cili tashmë nuk është më pjesë e shtëpisë së “BBVA” dhe Egli kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Sakaq, së fundmi, Egli ka përdorur një kapelë të Redonit, që siç duket ky i fundit e ka harruar në shtëpi.

    Ajo e ka veshur atë si pjesë të një stili personal të saj dhe ky veprim nuk kishte si mos të binte në sy dhe të komentohej prej ish-banorit. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Redonit, i cili nuk ka hezituar të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale…

  • Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj

    Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj

    Ledina Çelo, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për talentin dhe karrierën e saj. Megjithatë, ajo ka ruajtur një jetesë të rezervuar dhe private, duke qenë e kujdesshme në lidhje me jetën e saj jashtë skenës.

    Në këtë periudhë festash, ajo ka ndarë me ndjekësit një kartolinë familjare, një portret i ngrohtë dhe i bukur, që tregon dashurinë dhe harmoni në jetën e saj personale.

    Mesazhi që ajo ka shpërndarë ishte i thjeshtë dhe i sinqertë: “Një vit i mbare dhe i gëzuar për të gjithë ju!”.

    Bashkëshorti i Ledinës është Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin tani jeton në Gjermani.

  • Pranoi se është gay, Bernardi flet lidhjen me një shkodran: U ndamë se do martohej me një femër

    Pranoi se është gay, Bernardi flet lidhjen me një shkodran: U ndamë se do martohej me një femër

    Banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Bernardi pranoi se është gay. Në një bashkëbisedim me banorët, Bernardi ka rrëfyer se si e ka kuptuar se ishte homoseksual, ndarjen nga partnerja si dhe partnerët meshkuj që ka pasur ndër vite.

    Në një moment Bernardi është shprehur se lidhjen e parë e ka pasur me një Shkodran, ndërsa shprehet se:

    ‘Unë dua burrë, pikë, mbaroi! Lidhjen e parë e kam pasur me një Shkodran. S’dua burrë si femër. Dua burrë. Unë me partnerin tim nuk kemi role, siç jam une është dhe ai. Kam dy vite lidhje me partnerin aktual. Kam kaluar disa meshkuj në jetë.”

    Ai tregon edhe më tepër në lidhje me partnerin shqiptar, se si ai i tha se do largohej në Shqipëri pasi do martohej, por edhe se bashkë do e vazhdonin lidhjen gjithë jetën.

    “Me partnerin shqiptar që jetonte në Angli, ishte që ai nuk kishte dalë hapur. Fundin e solli kur ai tha unë do shkoj në Shqipëri se do martohem. I thash më fal, po si do martohesh? Do martohem tha sepse ashtu e ka burri shqiptar. Duhet të bëhet prind, të ketë fëmijë. Do martohem tha, por ne të dy do jemi bashkë gjith jetën.”

  • Parashqevia zbulon çfarë i ndodhi pasi takoi djalin: Ai kishte …(Video)

    Parashqevia zbulon çfarë i ndodhi pasi takoi djalin: Ai kishte …(Video)

    Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ditë pas dite ka ndarë foto me artisten e njohur Parashqevi Simaku që nga “rikthimi” i saj, ka treguar sot në Instastory një takim të shumëpritur për këngëtaren.

    Parashqevi Simaku ka takuar sot djalin e saj, Luke. Prej më shumë se 10 vite, besohet se Simaku nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka patur kurrë kontakt me djalin e saj që kur u nda nga bashkëshorti.


    Artistja shumë e dashur për shqiptarët shfaqet pranë djalit të saj, duke e përqafuar dhe puthur. Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.

    “Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo. Teksa Iliriani e pyet djalin si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!

    Jeta e këngëtares Parashqevi Simaku, prej disa javësh ka marrë një tjetër rrjedhë. E braktisur prej vitesh në New York, Simaku ka kaluar një jetë të vështirë, por me rikthimin e saj në vëmendje, duket se Parashqevia do të rikthehet në jetën e saj publike. Aktualisht Parashqevia është e akomoduar në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës.

  • Shi dhe dëborë e dendur! Shqipëria do t’i përjetojë të gjitha brenda 72 orëve

    Shi dhe dëborë e dendur! Shqipëria do t’i përjetojë të gjitha brenda 72 orëve

    Viti i ri nisi me diell dhe kohë të qëndrueshme, por nga sot moti do ndryshojë. Reshje shiu dhe dëbore priten prej mbrëmjes së sotme dhe në fundjavë.

    “Më të shumta reshjet do jenë në Shkodër dhe Lezhë. Edhe jugu, Vlora do ketë rrebeshe. Nuk mund të themi që do jetë problematike sepse janë të përkohshme”, tha Lajda Porja.

    Kjo do sjellë edhe rënie të temeraturavë gjatë natës së sotme në zonat malore, ndërsa në mëngjes ka rrezik për ngrica.

    “-3,-4 temperaturat në zonat malore, zgjerohet harta e dëborës e gjithë zona lindore do kenë reshje dëbore. Janari krejt ndryshe nga Dhjetori do të jetë më i ngrohtë se normalja, 17-18 gradë.”

    Të dielën reshjet pritet të ndërpriten dhe temperaturat të rriten, për t’u ngjitur deri në 17 gradë. Dy javët e para të muaji Janar parashikohen të ngrohta dhe të lagështa, ndërsa pjesa e dytë me mot më të thatë dhe më të ftohtë.