Category: Showbiz

  • “Mos të shoh më!”/ Vullneti refuzon të shikojë videon, por Xheneta pranon!

    “Mos të shoh më!”/ Vullneti refuzon të shikojë videon, por Xheneta pranon!

    Vullnet Krasniqi vendosi të mos e shikonte videon e deklaratës së Stresit në Big Talk, e cila ishte bërë kundër tij, duke refuzuar kështu të dëgjonte kritikat që lidhen me orientimin e tij seksual. Megjithatë, Xheneta, një tjetër banore e shtëpisë, zgjodhi ta shikonte videon, duke bërë që të humbnin 10 mijë euro nga çmimi i madh.

    Ky veprim e nervozi shumë Vullnetin, i cili iu kthye ashpër Xhenetës dhe i tha: “Me mua e ke kryer, as s’dua të di kurrgjë për ty e as për ekzistencën tënde. Mos më fol! Xhenetë, mos më fol më! Nuk dua të të dëgjoj”. Kjo situatë tensionoi më tej marrëdhëniet mes tyre në shtëpi.
    Vullneti kishte refuzuar të dëgjonte deklaratën e Stresit, i cili shpërtheu kundër komunitetit LGBT, duke i drejtuar fjalë të ashpra ndaj tij, pasi ai e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual.

  • “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

    “Ishte turp i madh!”/ Çifti Briseida e Jori nxjerrin “blof” produksionin e Big Brother: Mos votoni kot…

    Çifti Briseida dhe Jori nuk arritën që të bëhen pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ata qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave në formatin e Big Brother Vip, mirëpo me votat e publikut nuk arritën që të futen te shtëpia e madhe ku janë të gjithë personazhet e njohur.

    Por, sipas çiftit ky vendim është marrë nga produksioni dhe jo nga publiku. Madje, madje Briseida dhe Jori i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

    “Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV. Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove. Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm. Aty brenda ishte inskenim, na përgatisnin, të bënim sikur ishim budallenj”, thanë Briseida dhe Jori, teksa më tej falenderuan të gjithë ata që i mbështetën në këtë eksperiencë që zgjati shumë pak.

  • Pas vdekjes tragjike të Liam Payne, fejohet ish-e dashura e tij! Momenti kur i tha “Po” propozimit magjik

    Pas vdekjes tragjike të Liam Payne, fejohet ish-e dashura e tij! Momenti kur i tha “Po” propozimit magjik

    Sophia Smith, ish-e dashura e yllit të “One Direction”, Liam Payne, ka njoftuar se është fejuar. 30-vjeçarja ndau momentin e veçantë kur i fejuari i saj, James Bridgwood, i propozoi gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

    Ajo shpërndau një video ku James e pyet për martesë në një dhomë të mbushur me petale trëndafili dhe një shishe shampanjë, teksa ata po kalonin kohë së bashku me vajzën e tyre, Angelina Grace, e lindur në prill 2023

    “Po një milion herë. 25.12.24”, ka shkruar ajo në përshkrim krahas një ‘emoji’ të zemrës.
    Sophia dhe Liam kishin një lidhje të njohur që zgjati nga 2013 deri në tetorin e vitit 2015. Përpara se të nisnin marrëdhënien, Liam e kishte lutur disa herë Sophia-n për të dalë me të.

    Pas ndarjes me të, Liam Payne u pa shumë i lënduar. Gjatë një interviste ai tha se “ndonjëhërë edhe pse zemra nuk e pranon, duhet t’i lësh disa njerëz të shkojnë”.

  • Dalin pamjet, Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë, përse banori insiston për lidhje dashurie me Eglin?

    Dalin pamjet, Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë, përse banori insiston për lidhje dashurie me Eglin?

    Xum Allushi është në qendër të vëmendjes në “Big Brother”, por JO për arsye pozitive.

    Kritikat për sjelljen e tij po rriten nga banorët dhe fansat, të cilët e quajnë atë gjithnjë e më të çuditshëm dhe shqetësues.

    Xumi ka shfaqur një emocion të thellë për ish-të dashurën e tij, një influencuese të njohur në TikTok. Ai nuk ka ngurruar të ndajë me publikun dhimbjen e tradhtisë që ka përjetuar, duke u kthyer në lot gjatë rrëfimit të tij. Pas këtyre momenteve prekëse, ai duket se ka vënë sytë te Egli Tako, duke u përpjekur të fitojë zemrën e saj, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme nga ana e saj. Kjo sjellje ka ngjallur shqetësim tek ndjekësit, që mendojnë se ndoshta Xumi po tregon shenja të problemeve emocionale më të thella.

    Ndërkohë, Egli ka komentuar situatën e saj pas ndarjes nga Olsi Bylyku. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të vështirë, por të nevojshëm për të dy. Gjatë një interviste, Egli ka shprehur mirënjohje për Olsin, duke theksuar se ajo do t’i mbajë gjithmonë në kujtesë momentet e bukura që kanë kaluar së bashku. E gjitha kjo është bërë me shumë respekt, duke e mbajtur privatësinë e tyre në fokus, pasi ajo beson se disa gjëra duhet të mbeten përveç syve të publikut.

    Egli ka theksuar gjithashtu rëndësinë e respektimit të saj dhe të kaluarës së saj, duke bërë të qartë se dëshira e saj është të ruajë dinjitetin në këtë periudhë të vështirë. Ajo shprehet se ndarja nuk do të sjellë pasoja të mëdha, përkundrazi, është një mundësi për të dy për të rifituar veten e tyre dhe për të ndjekur ëndrrat personale.

    Po ashtu, një foto e fundit e Xumit me Olsin ka hapur një valë spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre. Publiku është kurioz të dijë nëse ata janë ende miq dhe pse Xumi po insiston për t’u afruar me Eglin, sinqerisht duke kaluar kufij të zakonshëm miqësie. Kjo e bën situatën më delikate, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.

    Xumi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede se ai ka pasur shumë besim gjatë kohës që kanë kaluar së bashku, duke falenderuar Eglin për momentet pozitive. Ai shprehet se është i lumtur që mes tyre nuk kishte ndodhur ndonjë angazhim të rëndësishëm si martesa apo fëmijët, duke e parë këtë si një mundësi për vetë-reflektim. Ai thekson se e shikon privatësinë e tij si një element të shenjtë të jetës së tij.

    “Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër. Kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë,” shprehet ai në një moment reflektimi mbi marrëdhëniet e tij.

    Si konkluzion, situata e ndërlikuar e Xumit dhe Eglit tregon se marrëdhëniet e moderuara në një mjedis si “Big Brother” janë tërësisht të komplikuara. Me tensionet e emocioneve dhe historitë përkatëse, ky cikël i ri dinamike mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet, dhe si do të reagojnë banorët e tjerë në këtë atmosferë përplot dramatik. Fansat do të vazhdojnë të ndjekin çdo hap dhe reagim, në pritje të zhvillimeve të reja që do të pasojnë.

  • “Ia kam premtuar nënës”, Laerti zbulon arsyen e hyrjes së tij në Big Brother: Banka po na merr shtëpinë, do bëj të pamundurën që të…

    “Ia kam premtuar nënës”, Laerti zbulon arsyen e hyrjes së tij në Big Brother: Banka po na merr shtëpinë, do bëj të pamundurën që të…

    Banori i Big Brother Vip Albania 4, Laert Vasili, ka zbuluar sot gjatë një bisede arsyen se përse zgjodhi të bëhej pjesë e formatit televiziv.

    Aktori tha se arsyeja që ai hyri në BBVA ka të bëjë me një premtim që i ka bërë nënës së tij, për të shpëtuar shtëpinë.

    Ai tha se shtëpinë e tyre po e merr banka, për shkak të disa borxheve dhe problemeve financiare dhe se ai do të bëjë të pamundurën që të shpëtojë shtëpinë nga banka.

    Laerti: Mua nuk më ka dhënë njeri të kem kultin e drejtësisë. Këtu në shtëpinë e vëllait të madh nuk mund të kesh të dashur, pasi të kesh të dashur duhet të kesh marrëdhënie fizike. Nëse këtu ke marrëdhënie fizike fluturon jashtë, unë nuk kam ardhur këtu për të fluturuar jashtë. Këtu kam ardhur për të përmbushur premtimin që i kam bërë mamasë sime, të bëjë të pamundurën të shpëtoj shtëpinë që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor.

  • G Bani thyen kutinë e emergjencës: Fiton 5000 euro, por përballet me një dënim të madh

    G Bani thyen kutinë e emergjencës: Fiton 5000 euro, por përballet me një dënim të madh

    Vëllai i Madh ka vendosur disa kuti brenda Big Brother VIP Albania të quajtura “kutitë e emergjencës”. Kutitë kanë çmime të ndryshme për konkurrentët, por ai që e thyen dhe fiton çmimin, mund të përballet edhe me një dënim.

    Sot ka qenë G Bani, ai që theu i pari një nga kutitë e emergjencës, duke fituar 5000 euro. Ndërsa hapte zarfin për të mësuar dënimin, G Bani tha se shpresonte për një penalizim kolektiv, ndërsa u shpreh se nuk mori kutinë që i jepte imunitet se nuk e donte këtë gjë.

    Rozana lexoi përmbajtjen e zarfit, ku shkruhej:

    “Ti sapo humbe të drejtën për të fituar 100 mijë euro të çmimit të madh, në rast se do të jesh ti fituesi i çmimit të madh.”

    Pra, G Bani mund të vazhdojë lojën brenda shtëpisë së BBVIP, por nuk do të mund të garojë për 100 mijë eurot e çmimit të madh, si gjithë banorët e tjerë.

  • A po krijohet çifti i parë në Big Brother Vip? Jozi dhe Loredana përqafime dhe ‘thashetheme’ poshtë jorganit (Video)

    A po krijohet çifti i parë në Big Brother Vip? Jozi dhe Loredana përqafime dhe ‘thashetheme’ poshtë jorganit (Video)

    Jozi dhe Loredana mund të jetë çifti i parë që krijohet në edicionin e katërt të Big Brother Vip Albania.

    Dyshja kanë treguar afrimitet mes tyre që në ditët e para të reality show. Dy banorët e Big Brother janë kapur “mat” nga syri i vëllait të madh duke u përqafuar poshtë jorganit, ndërsa bëjnë thashetheme për strategjinë e lojës dhe banorët e tjerë.

    Mbetet për t’u parë nëse mes tyre do të ketë një romancë të vërtetë, ose thjesht çdo gjë mes tyre është një skenar i dakordësuar nga të dy në kuadër të lojës.

    @serial_big_brother_vip #bigbrothervipalbania #london🇬🇧🇦🇱 #shqiptaret_ne_londer #shqiptaret_ne_instagram #🇦🇱🇬🇧 #shqiptaret_ne_angli #shqiptaret_ne_angli #🇦🇱🇬🇧 #shqiptaret_ne_angli #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqiptaretangli #viral_video #bigbrother #🇬🇧🇦🇱 #shqiptaretneangli🇦🇱🇬🇧 #lajmeshqip #shqiptaretneangli🇦🇱🇬🇧 #shqipetntiktok ♬ original sound – serial_big_brother_vip

  • “Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

    “Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

    Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit.

    Sipas Livias, Laerti nuk është afruar të flasë me Rozanën kur ajo e ka thirrur pasi ka qenë në faj.

    Më pas Livia shton se “Laerti vesh të njëjtat pantallona dhe nuk e kupton në çfarë dite ka ndodhur një gjë”.

    Pjesë nga biseda:

    Rozana: Edhe më së shumti e kam mbrojtur kur ai nuk ka qenë aty.

    Livia: E di ça kam dashur të them dje në prime po të më ishte dhënë fjala, se s’kam qejf të hidhem, unë kam qenë vetë prezente kur i ke thënë ‘hajde Laert të flasim, të rrimë edhe ne bashkë, si miq’ e ai ‘jo, jo’. Të është shmang se kam pas ndjenja faji.

    Rozana: Po patjetër

    Livia: Problemi është se ky nuk ndërrohet o shok, ky ka gjithmonë të njëjtat rroba, se kuptoj kur e ka thënë.

    Rozana: Bravo

    Livia: Ky e ka përdor si taktikë edhe këtë gjë, ta them unë, vesh të njëjtat pantallona për të njëjtën arsye. Shkon e thotë aty në dhomë të rrëfimit dhe ti nuk e kupton në ça dite e ka ndodh kjo gjë.

    Rozana: Po pra

    Livia: Nuk arrin t’a dallosh, po njësoj është.

    Rozana: O Livia sa e zgjuar je

    Livia: Se nuk i mungojnë rrobat

  • “Banka po na merr shtëpinë”, Laert Vasili zbulon arysen pse ka hyrë në BBV: “Është qëllimi im madhor…”

    “Banka po na merr shtëpinë”, Laert Vasili zbulon arysen pse ka hyrë në BBV: “Është qëllimi im madhor…”

    Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert për banorët e saj të rinj, duke sjellë një atmosferë të mbushur me pritshmëri, strategji dhe emocione.

    Që në ditët e para, loja ka nisur fuqishëm me debate mes personazheve që po shfaqin karakteret e tyre të veçanta dhe kështu po vazhdon.

    Së fundmi Valbona ka debatuar me Amberin ku kjo e fundit u shpreh se ka kyrë në BBV për të çjerrë maskat e të gjithëve.

    Pasi debatit të tyre Valbona ka qenë në oborr me Jozin dhe Laertin ku ky i fundit u shpreh se:

    Pse Laerti e sheh Valbonën, është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen. Siç çdo mashkulli do t’i pëlqente.

    A e do për të dashur? Jo, sepse në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mund të kesh të dashur. Të kesh të dashur do të thotë të kesh edhe marrëdhënie fizike.

    Këtu marrëdhënia fizike fluturon jashtë. Unë nuk kam ardhur të fluturoj jashtë. Unë i kam premtuar mamasë sime të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor.

  • “Je grua shumë e keqe, më vjen turp që flas me ty tani…”/ Rozana debaton me Gertën për shkak të…

    “Je grua shumë e keqe, më vjen turp që flas me ty tani…”/ Rozana debaton me Gertën për shkak të…

    BBA VIp 4 ka hapur dyert për banorët e saj të rinj, duke sjellë një atmosferë të mbushur me pritshmëri, strategji dhe emocione. Që në ditët e para, loja ka nisur fuqishëm me debate mes personazheve që po shfaqin karakteret e tyre të veçanta.

    Ditën e sotme teksa ishin ulur në oborr ku të pranishëm ishin edhe Jozi, Olsi dhe Amberi, banoret Rozana dhe Gerta janë përfshirë në një diskutim në lidhje me situatën e djeshme ku Jozi ofendoi rëndë këngëtaren.

    Pjesë nga diskutimi:

    Gerta: O Roz, po si e lëshove shtëpinë dje ashtu dirket? Që ishim të gjithë mbas teje dhe na lëshove direkt pas ‘Prime’-t. Hapu pak Olsi se dua ta shoh në sy kur i flas.

    Rozana: Gerta nuk jam në gjendje. Kur të jem pak më mirë sepse ti e kupton besoj që nuk jam mirë hajde fol çfarë të duash por të lutem a ta konsumoj këtë kafen tani? Besoj që kam kaluar një natë jo të mirë.

    Gerta: Jo ne nuk do flasim kur do ti.

    Rozana: Po mirë unë nuk dua të flas unë ty.

    Gerta: Nuk do? Mos fol por që na lëshove dje na lëshove.

    Rozana: Unë nuk kam ardhur këtu të më mbrosh ti

    Gerta: Po ti e lëshove kokrrën e lotit kaq mi, u drodhe e gjitha dhe ishe gati të lije lojën do të dlje nga shtëpia.

    Rozana: Gerta ti nuk do ta kuptosh që unë nuk dua të flas. Më lër ta konsumoj këtë kafe.

    Gerta: Po jo mi se nuk dua ta lë. Nuk dua ta lë, ishe duke dalë nga shtëpia. Të gjithë u bëmë me ty dhe ishim kundra Jozit dhe kauza ishte shumë e rëndësishme. Denigrimi.

    Amber: Mos fol për të gjithë

    Gerta: Dakord po flas për vete.

    Rozana: Jo, Jo për vete mos fol sepse unë nuk dua për këtë temë të flitet më. Kur jam unë jo.

    Gerta: E gjithë shtëpia Roz ishte pas teje dhe ne e besuam atë që ti ndjeve aty.

    Rozana: Ti je shumë e keqe. Nuk kam parë grua më të keqe se ty.

    Gerta: Ishe gati të lije lojën dhe të gjithë e besuam.

    Rozana: Grua më të keqe se ty që luan me këto gjëra kaq të rënda nuk kam parë. Kjo gjë është mes meje dhe Jozit dhe e kam mbyllur e kam falur. Pikë mbaroi.

    Gerta: Nuk është mes teje dhe Jozit sepse për atë që ka bërë Jozi, për të gjithë atë denigrim të figurës tënde, unë e nominova.

    Rozana: U mbyll kjo gjëja.

    Gerta: Jo nuk u mbyll. Pra ti u pajtove me Jozin, ndërkohë unë nominoj Jozin dhe jam armik me të prej teje. Se kështu i bie. Ky është thelbi gjërave.

    Rozana: Grua më të keqe nuk kam parë. Më vjen turp që e dëgjoj këtë fjalë se je edhe nënë vetë. Më vjen keq që ajo nëna e dikujt tjetër e dëgjon këtë nga goja jote. Tani mbylle këtë gjë. Më vjen turp që flas me ty tani.