Category: Showbiz

  • “O grua e ligë, pse e mblodhe grushtin”, debat i ashpër mes Laertit dhe G-Banit në Big Brother

    “O grua e ligë, pse e mblodhe grushtin”, debat i ashpër mes Laertit dhe G-Banit në Big Brother

    G-Bani dhe Laerti debatuan ashpër me njëri tjetrin mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

    Me sa duket mollë sherri këtë herë është besimi fetar dhe këndvështrimet e ndryshme që ata kanë lidhur me lutjen.

    G-Bani është ankuar te banorët e tjerë se Laerti nuk e ka lënë të ushtrojë të drejtën e tij fetare, gjë që aktori e ka mohuar.

    Kaq është dashur që në oborr të shpërthejë debat i ashpër mes dy banorëve, ku janë përdori ndër të tjera tone të larta dhe fjalë ofenduese.

    Pjesë nga debati

    G Bani: Ça do bësh vetëm më prek
    Laerti: Nuk e ke vendin këtu ti
    G Bani: Llafazan
    Laerti: O grua e ligë
    G Bani: Më marsh të keqen, homofob

    Laerti: Dy fjalë për tim atë dhe fillove të luteshe, i pa fe. O i pa fe. Në ferr do digjet shpirti jot. Do bësh kallëzim ti se s’të kanë lënë ty të ushtrosh të drejtën fetare. Ngele duke kallëzuar njerëzit e shtëpisë. Unë e di ça misioni ke ti këtu, ik o i pafe. Shko atje ku ishe.
    Laerti: Njeri i errësirës, po largohem se je djall. Pse e mblodhe grushtin
    G Bani: Mos m’u afro
    Laerti: O deficient, qelbësirë djal

  • “O sa e bukur është, mbaroj pas asaj”/ Xumi i dashuruar ‘kokë e këmbë’ pas Eglit: E doja nusen nga Tropoja, por…

    “O sa e bukur është, mbaroj pas asaj”/ Xumi i dashuruar ‘kokë e këmbë’ pas Eglit: E doja nusen nga Tropoja, por…

    Pa kaluar ende një javë nga nisja e reality show Big Brother Vip Albania 4, personazhi i Tiktok Xumi Allushi ka krijuar ndjenja për Eglin.

    Në bisedat e tij me banorët e tjerë të shtëpisë Xumi nuk nguron të shprehë haptas dashurinë dhe pëlqimin e madh që ka për Eglin.

    Në një bisede me Gilin ai tha se “Egli është vajza më e bukur në botë”.

    “Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë”, u shpreh banori i Big Brother Vip.

    Nga ana e saj Egli i është përgjigjur Xumit duke i thënë se nuk ka ndjenja për të e as e pëlqen, teksa thekoi se nuk do që të krijojë romancë brenda shtëpisë.

    Por kjo nuk e ka ndalur Xumin në betejën e tij për të “fituar” zemrën e Eglit.

    “Deri para sa të hyja këtu kisha qejf t’u martosha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë,”, tha Xumi në bisedën e tij me banorët.

    Sakaq nuk dihet akoma nëse ndjenjat e Xumit janë të vërteta, ose thjesht një strategji për lojën në BBV.

    Në të kaluarën Egli Tako ka qenë e lidhur me këngëtarin Olsi Bylyku. Çifti u ndanë pas një marrëdhënie disa vjeçare.

    Pas ndarjes Olisi krijoi romancë me gazetaren Denada Lura, ndërsa Egli ka preferuar që mos të ndajë detaje për jetën e saj personale.

  • Luiz Ejlli bën tatuazh në trup për vajzën e tij

    Luiz Ejlli bën tatuazh në trup për vajzën e tij

    Luiz Ejlli, ka bërë një gjest prekës për vajzën e tij, Luna Marit. Ai ka realizuar një tatuazh mbresëlënës në krah, ku shfaqet portreti i vajzës së tij të vogël, e vendosur brenda një ene të mbajtur nga duar simbolike, me një pemë të fuqishme në sfond, që simbolizon jetën dhe lidhjen e përjetshme.

    Ky tatuazh artistik ka ngjallur emocione te fansat e Luizit, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën unike dhe prekëse të shprehjes së dashurisë për Luna Marit. Nëpërmjet këtij tatuazhi, ai ka dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me vajzën e tij, duke e përjetësuar atë në lëkurën dhe zemrën e tij.

  • Egli “fik” Xumin: Nuk jam këtu për marrëdhënie romantike

    Egli “fik” Xumin: Nuk jam këtu për marrëdhënie romantike

    Vetëm 4 ditë nga fillimi i edicionit të 4-t të “Big Brother Vip Albania” dhe njërit prej banorëve i kanë nisur ndjenjat e para të dashurisë.

    Bëhet fjalë për Xum Allushin dhe Egli Takon, të cilët praktikisht nuk janë parë duke kaluar shumë kohë së bashku por kjo gjë nuk e ka ndaluar Xumin të krijojë emocionet e para në lidhje me të.

    Ai është shprehur që në ditën e dytë për Eglin tek banorët e tjerë duke thënë se mes tyre është një kimi e veçantë, që ai e dalloi kur ata gatuar një drekë së bashku në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Më pas Xumi është përpjekur të bëjë dhe gjeste romantike kundrejt saj, duke i lëë tek koka e krevatit një pjatë me fruta të vendosura në formë zemre.Në një bisedë në dhomën e gjumit ku të pranishëm ishin dhe banorë të tjre, Egli ka vendosur ta sqarojë njeherë e mirë Xumin në lidhje me këtë situatë duke ja “prerë shkurt”.

    “Unë këtu nuk kam hyrë për të krijuar marrëdhënie romantike për arsyje të miajat që i kam vendosur unë”, tha Egli ndër të tjera drejtuar Xumit.Nga ana tjetër, Xumi bëri tentativën e fundit duke e pyetur nëse ajo ia ndalon atij përpjekjet që dëshiron të bëjë për t’i fituar asaj zemrën.Egli Tako iu përgjigj se ajo dëshironte që ai të ndalonte në mënyrë që mos ta prishte marrëdhënien mes tyre si shokë.

  • U përfol për një shtatzëni me biznesmenin 20 vite më të madh, reagon Diola Dosti: Barku më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë…

    U përfol për një shtatzëni me biznesmenin 20 vite më të madh, reagon Diola Dosti: Barku më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë…

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti pak ditë më parë u përfol se mund të ishte në pritje të ëmbël me biznesmenin Erolld Belegu.

    E gjitha kjo nisi pasi ish-banorja e Big Brother u pa në disa foto teksa mbante barkun me duar.

    Mirëpo lidhur me këtë thashethem ajo ka reaguar së fundmi duke shuar çdo aludim pasi u shpreh se nuk është shtatëzënë.

    Sipas saj duart në bark kanë qenë një rastësi ndërsa shton se: “Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,”.

    “Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza.

    Nuk jam shtatzënë akoma. Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,’ tha ajo për Prive.

  • Xhensila Myrtezaj emocionon me këngën e re, dhuratë për Ajkën: Për mua sa e gjithë bota vlen

    Xhensila Myrtezaj emocionon me këngën e re, dhuratë për Ajkën: Për mua sa e gjithë bota vlen

    “Du du” është kënga e re e Xhensila Myrtezajt, dhuratë Krishtlindjeje për vajzën e saj, Ajkën. Nëpërmjet tekstit, Xhensila i shpreh dashurinë vajzës së saj: “Dua të të them, unë me këtë këngë, se ti për mua sa e gjithë bota vlen. Dua të të them sa shumë të du, e vogla ti do jesh gjithmonë për mu”.

    Kënga vjen në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov.

    Ndërkohë, një muaj më parë, artistja i dedikoi një këngë djalit të saj, në 1-vjetorin e lindjes. Në videoklipin e “Baby Amen”, Xhensila ndan çaste të ëmbla me djalin dhe vajzën e saj.

  • “Kemi shumë të përbashkëta, më tha mos ha karbohidrate”, Xumi nuk “dorëzohet” për Eglin: Më mirë s’do gjejë

    “Kemi shumë të përbashkëta, më tha mos ha karbohidrate”, Xumi nuk “dorëzohet” për Eglin: Më mirë s’do gjejë

    Edhe pse Egli e refuzoi, duket se Xumi nuk është dorëzuar sa i përket raportit me të.

    Në një bisedë me Loredanën, banori u ndal te kimia dhe të përbashkëtat që ka me Eglin, teksa nuk i kurse dhe “kunjat” për Redonin.

    “Dëgjova historinë. U preka. Pashë veten time në atë histori. Unë për një vit kam shtuar 30 kile nga depresioni, nga ankthi, nga gjërat. Pashë veten time komplet. Ngela. Kemi shumë të përbashkëta. Ajo u ul qëparë në tavolinë dhe më tha që nuk hahet ajo se ka karbohidrate. Këto janë fjalët e mia. Jemi njësoj, tipik njësoj. Dhe kjo gjë më ka pëlqyer shumë atë nate. Thashë me veten time: ‘Doli një rob që unë kam çfarë të flas, doli një rob që unë kam çfarë të bëj, të bëj stërvitje me të’. Dhe kur po gatuanim, kishim një lloj kimie bashkë. Unë bëja atë salcën, ajo kalonte duart afër, ajo aroma e vetë, sytë… ishte një gjë shumë e bukur dhe unë e dua atë gjë. Çdo ditë, tre herë në ditë të ma bëj atë gjë, unë e dua atë lloj gjëje, kam nevojë për atë gjë. Unë e dua atë gjë. Më lë ta bëj.

    E ke më qafë me Redonin. Ja ku e ke. Nuk mërzitem. Më vjen keq. Hap sytë. Doja t’i thoja qëparë: ‘Hap sytë’. Uroj me gjithë shpirt, shpresoj t’i vijë më mirë, por nuk gjen kështu, nuk gjen kështu. Po s’do, mirupafshim. Nuk dorëzohet Xumi. Po s’do, nuk të bezdis”, u shpreh Xumi.

  • VIDEO/ “Dukesh si pëllumb, t’u bëfsha kurban”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh!

    VIDEO/ “Dukesh si pëllumb, t’u bëfsha kurban”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh!

    Vetëm një ditë më parë Pirro Çako tha se prej vitesh ka provuar të kontaktojë me të madhen Parashqevi Simaku, por nuk ia arriti dot.

    E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.

    Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë.

    Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

    Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

    Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

    Pirro Çako: Babai nuk jeton më

    Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

    Pirro Çako: Po ti si je njëherë?

    Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

    Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

  • “Hajde futemi në tualet”, plas keq në “Big Brother” mes Xumit dhe Zebërvokit (Video)

    “Hajde futemi në tualet”, plas keq në “Big Brother” mes Xumit dhe Zebërvokit (Video)

    Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e ‘Big brother VIP’.

    Dy prej banorëve të shtëpisë, Xumi dhe Zebervoki u “përplasën” me njëri-tjetrin, teksa të dy ata ishin të gatshëm që të futeshin në tualet. Gjithsesi, Xumi u ndalua nga pjesa tjetër e banorëve për të mos shkuar pas Zebervokit, me situatën që më pas u qetësua.

    Pjesë nga debati:

    Xumi: Kush ma ndalon lirinë e fjalës të vijë me mua si më i bukuri të futemi në tualet. Hajde. Nëse ka ndonjëri ndonjë gjë. Bëheni një tufë me skutha.

    Zebervoki: Për çfarë është puna e tualetit, për punë nominimi?

    Xumi: Po. Penalizimi.

    Zebervoki: Hajde ikim bashkë, çohu.

    Xumi: Kush ka ndonjë gjë të futemi në tualet.

    Ndërkohë që më pas ata janë shprehur se e gjitha kjo ishte aktrim nga djemtë.

  • Zhaklin Lekatari ka dy fjalë për banoren Amber Candy

    Zhaklin Lekatari ka dy fjalë për banoren Amber Candy

    Për herë të parë në BBVA, një nga banoret është pjesë e komunitetit LGBTQ+.

    Amber Candy është gruaja transgjinore e cila ka vendosur të ‘thyejë’ çdo tabú që ende ekziston në vendin tonë e duke marrë përsipër çdo paragjykim të mundshëm të shoqërisë në një eksperiencë unike 24/7 para kamerave e syve të publikut.

    Lidhur me këtë, ka reaguar Zhaklin Lekatari e cila përfshirjen e Amber në BBV si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të diversitetit gjinor dhe promovimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.“Perfshirja e nje gruaje transgjinore ne nje
    platformë si Big Brother eshtë një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të diversitetit gjinor. Kjo ndihmon në luftimin e paragiykimeve, nxit diskutime për të drejtat LGBTQ+ dhe frymëzon komunitetin transgjinor te jetë krenar për identitetin e vet. Ky lloj perfaqësimi promovon një shoqëri me të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke edukuar shikuesit për te respektuar dhe pranuar ndryshimet.”