Category: Showbiz

  • U njohën në TikTok/ Banori i Big Brother tregon si e pritën familjet martesën me nusen 10 vjet më të madhe: Ka qenë problem…

    U njohën në TikTok/ Banori i Big Brother tregon si e pritën familjet martesën me nusen 10 vjet më të madhe: Ka qenë problem…

    Jori dhe Briseida janë banorët më të rinj të shtëpisë së Big Brother Vip Albania 4.MixCollage-25-Dec-2024-11-45-AM-1186Çifti u fut mbrëmë për herë të parë në shtëpi, ndërsa tërhoqën vëmendjen e publikut për historinë e tyre të dashurisë.

    Ata thanë se janë njohur në TikTok dhe se Briseida mjeke në profesion është 10 vite më e madhe se Jori.

    Në një bisedë me Rozana Radin, Jori zbuloi se si e pritën familjarët martesën e tyre me 10 vite diferencë.

    Banori i BBV tha se për familjet ka qenë pak problem si fillim çështja e moshës dhe vendimi i tyre i nxituar, sipas familjarëve për t’u martuar, por që me kalimin e kohës ata e pranuan lidhjen e tyre.

    “Ka qenë problemi i nxitimit dhe mosha ka qenë pak problem por jo se kanë thënë ndonjë gjë”, tha banori i BBV.

  • Single apo në romancë? Romeo Veshaj nisi lidhje të re dashurie pas ndarjes, Heidi Baçi tregon a është në një marrëdhënie! Ish-banorja e BBV rrëfen me kë do t’i kalojë festat

    Single apo në romancë? Romeo Veshaj nisi lidhje të re dashurie pas ndarjes, Heidi Baçi tregon a është në një marrëdhënie! Ish-banorja e BBV rrëfen me kë do t’i kalojë festat

    Dy ish-banorët e BBV, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, të cilët nisën romancën brenda shtëpisë, prej muajsh përfliten për një ndarje.

    Dyshja kanë fshirë fotot e përbashkëta me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa ende ndiqen në Instagram. Teksa Romeo Veshaj raportohet se ka nisur një romancë të re, Heidi Baçi ka lënë të nënkuptohet se është single.

    Ish-banorja, e cila u kthye nga Italia për të prezanuar Fun Club, u shpreh se festat do t’i kalojë me familjen e saj, duke lënë të nënkuptohet se s’ka nisur ende një lidhje dashurie pas fundit të marrëdhënies me aktorin.

    “Festat, sidomos pas këtij viti, janë pushim dhe familjen. Do vijë mami, me babin dhe vëllain këtu”, tha ajo në Wake Up.

    Heidi Baçi shtoi se: “Jam shumë e përqendruar tek puna që ti vendos prapë rëndësi statusit tim personal, në këtë moment të fus prap fokusin tek gjërat personale. Po mundohem që edhe publikun dhe veten time ta përqendroj tek ana profesionale, tek vetja, si moderatore. Dua t’i vendos bazament këtij profesioni.”

    E pyetur nga moderatorët: “Nuk mendon për dashurinë?”, Heidi Baçi iu përgjigj se: “Nuk dua të merrem fare me statusin tim personal.”

  • Debat i ashpër në “Big Brother Vip”/ Banorët nuk përmbahen, shpërthejnë keq në ofendime të rënda

    Debat i ashpër në “Big Brother Vip”/ Banorët nuk përmbahen, shpërthejnë keq në ofendime të rënda

    Hyrja e dy banorëve të rinj, Arsida Çerpja dhe Gramos Bajçinovci, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4” duket se ka sjell trazira.

    Një gjest i turpshëm, ka ardhur nga aktori i humorit, Xum Allushi, është bërë viral në rrjet, ku pas një debati me Gramosin është çuar në këmbë duke prekur me dorë organin gjenital dhe duke i thënë: “Ma tërbo dhe ma qetso. Proteinën a ma thith, se yndyrën ma merrke”.

  • “Jam i etur për femra”/ Valbona bën paqe me G-Banin: Nga sot e tutje do jesh si vëllai im

    “Jam i etur për femra”/ Valbona bën paqe me G-Banin: Nga sot e tutje do jesh si vëllai im

    Valbona Mhillli dhe G-Bani lënë pas debatet dhe përplasjet mes tyre.

    Pas debatit që patën për situatën në dush, G-Bani i kërkoi mbrëmë falje moderatores, Valbona Mhilli.

    Kjo e fundit pranoi faljen e këngëtarit, duke i thënë se do lejë pas çdo debat mes tyre dhe se nga sot e tutje ajo do ta konsiderojë atë si vëlla.

    “Është nata e Krishtlindjeve sot dhe çdo gjë fillon nga zero por thjesht më acaron fakti se shumë njerëz na vërsulen dhe duan të përfitojnë nga gjëja që na ndodhi ne të dyve…Kjo gjëja nuk më pëlqeu dhe unë të sugjeroj në rast se ke konsideratë me mua që mos lejo askënd që të fusi hundët në diçka që është mes meje dhe teje dhe mundohen me dhënë mend në fund të ditës ne e zgjidhëm. nSot e mbrapa për mua do jesh si vëllai im, si Blerimi që kam në shtëpi”, i tha Valbona këngëtarit.

    Kujtojmë se dy banorët e BBVA debatuan ashpër mes tyre disa ditë më parë, pasi Valbona u ndje nën presion dhe e kërcënuar nga G-Bani, pasi ky i fundit po qëndronte afër saj duke e parë, teksa ajo lahej në dushin me xham transparent.

    Ndonëse ajo i kërkoi të largohet, G-Bani nuk u largua, duke i thënë: “Më lër të shikoj se jam i uritur për të parë trup femrash shqiptare”.

    Situate mes tyre u komentua mbrëmë në spektaklin e BBV, ku G-Bani reflektoi dhe kërkoi falje.

  • Do nisin beben brenda në shtëpi?! Kush është çifti që u bë pjesë e BBV: Sa jemi martuar, akoma s’jemi çmallur

    Do nisin beben brenda në shtëpi?! Kush është çifti që u bë pjesë e BBV: Sa jemi martuar, akoma s’jemi çmallur

    Briseida dhe Jori janë çifti që u fut mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

    Ata u futën si një banor, që do të thotë se nëse dalin nga shtëpia dalin si çift dhe nëse fitojnë si çift.

    Në klipin tyre prezantues ata thanë se janë të sapomartuar dhe se nuk janë çmallur akoma me njëri-tjetrin.

    Brisedia mjeke në profesion, ndërsa Jori specialist kokteilesh thanë se kanë 10 vite diferencë me njëri tjetrin. Jori është më i vogël.

    Ata treguan se u njohën në TikTok, ndërsa nuk përjashtuan mundësinë që të nisin nj bebe brenda shtëpisë së BBVA.

    “Ne jemi njohur në TikTok. Sa jemi martuar dhe nuk jemi çmallur ende me njëri-tjetrin. Jori është 10 vite më i vogël se unë. Ai është më me këmbë në tokë, ndërsa unë jam xheloze”, tha Briseida.

  • “Të kërkoj falje, por…”- E ëma humbi jetën një vit më parë, Anna Lika publikon foton krah saj dhe zbulon premtimin që se mbajti dot

    “Të kërkoj falje, por…”- E ëma humbi jetën një vit më parë, Anna Lika publikon foton krah saj dhe zbulon premtimin që se mbajti dot

    Aktorja Anna Lika ka kujtuar nënën e saj në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Ajo ka publikuar një foto teksa e ëma e ndjerë e mban në krahë kur ishte foshnjë.

    “Nuk di të them nqs ky vit ka ikur shpejt apo nqs ky vit më është dukur një përjetësi pa ty”, shkruan aktorja.

    Anna Lika ka zbuluar premtimin që nuk i mbajti dot nënës së saj, për të mos e parë me lot në sy.

    “Të kërkoj falje për këtë”, shkruan ajo, teksa shprehet se i mungon shumë nëna e saj.

    “Sot behet 1 vite pa ty o mushi ime. Nuk di te them nqs ky vite ka ikur shpejt apo nqs ky vite me eshte dukur nje perjetesi pa ty… Data 25 dhjetor per ne ka qen gjithmon nje dite feste sepse keshtu na kishe mesuar ti , po a mund ta festojm me ne kete dite pa ty ? Oh sa shume gjera dua te te them, po nuk di nga t’ja nise.

    Me ka marr shume malli per ty me mungon çdo dite. Çdo nate qe ve koken ne jastek te them se sa shume te dua, nuk e di ne e degjon… Kam qen me fat qe kam pasur nje mama si ty dhe do doja te isha 1/4 jote per vajzen time. Do ti tregoj asaj çdo dite per ty, do ti tregoj sa e mrekullushme ishe ti.

    Si sot para nje viti te premtova qe sdo me shihje me lot ne sy por sot nuk e mbaj dot ate premtim dhe te kerkoj falje per kete. Te dua shume dhe do te te dua gjithmon e bukura ime. 🫶🏼”, shkruan Anna Lika.

  • “Uroj të bëj sa më shumë ndjekës në Instagram”/ Një 23-vjeçare s*ksi i bashkohet shtëpisë së BBV: E vraftë Zoti atë që…

    “Uroj të bëj sa më shumë ndjekës në Instagram”/ Një 23-vjeçare s*ksi i bashkohet shtëpisë së BBV: E vraftë Zoti atë që…

    23 vjeçe, shkodrane dhe… single. Eda është banorja më e re e Big Brother Albania VIP 4, e cila do të futet si një personazh jo-VIP.

    Ajo, së bashku me çiftin Briseida-Jori do t’i bashkohen shtëpisë paralele të “Borëbardhës dhe 7 xhuxhëve”, në risinë e sjellë këtë sezon nga Big Brother.

    Në klipin e saj prezantues, Eda tha: “Unë jam Enkelejda, jam 23 vjeçe, prej Shkodrës. Nuk më pëlqen të më thërrasin Enkelejda. Jam studente masteri në psikologji. Më pëlqen photoshooting dhe modelingu. Uroj të bëj sa më shumë ndjekës. Guxo të mos më bësh follow back dhe të vrava. Për momentin jam single dhe e vraftë Zoti atë që më ka lënë single. Nuk e di nëse do të krijoj lidhje aty brenda, por nëse ndodh le të ndodhi. Me ken shkodran, të tana i ban. Më thërrisni shkurt, Eda”.

  • “Je e para femër që unë i vendos kokën në prehër”- Debati me banorët e Big Brother VIP! Moderatorja tregon çfarë i tha këngëtari!

    “Je e para femër që unë i vendos kokën në prehër”- Debati me banorët e Big Brother VIP! Moderatorja tregon çfarë i tha këngëtari!

    Banorët e Big Brother VIP janë përfshirë në debate të ashpra me njëri -tjetrin. Protagonist kanë qenë këngëtari G Bani dhe moderatorja Valbona Mhilli. Kjo e fundit është shprehur e shqetësuar për mënyrën si këngëtari është sjellë me të në dush, duke mos ia hequr sytë.

    Ajo ka treguar edhe një moment tjetër, ku këngëtari i ka thënë se “Je e para femër që unë i vendos kokën në prehër”.

    Por nga ana tjetër, G Bani foli sinqerisht duke thënë se në dush shkoi me qëllimin për të parë vajzat që po laheshin.

    Valbona Mhilli: E pashë me vëmendje dhe mu kthye trishtimi. Për të gjitha banorët që nuk e dinë nisjen dhe e quajnë lojë, unë kam pasur disa situata jo të mira me G Banin, jam ndjerë e ngacmuar që në ditën e parë në këtë shtëpi. Unë jam mundur me delikatese për ti thënë mos ma bëj më, se nuk dua të ma bësh. Le të rrimë shok. Një ditë më vjen dhe me hidhet në prehër. Aty reagoj duke menduar për G Banin që mos reagoja ndryshe, që të mos e lëndoja. G Bani ngrihet dhe thotë: Je e para femër që unë i ul kokën në prehër. Nga ana tjetër largohet, fillon këndon. Të nesërmen kur unë isha duke u larë, erdhi Laerti. Unë me Laertin jam munduar ta njoh, sepse nga jashtë më dukej gogol, por këtu brenda nuk më duket ashtu. Unë ndihem e respektuar nga Laerti. Më pas vijnë djemtë, nuk e kuptova nga erdhën. Unë i thashë G Banit, largohu sepse e kam shumë siklet.

    G Bani: Valbona e ka me paramendim. Ajo mezi pret për të krijuar situata. Unë pa dashje, ditën e parë krijova një situatë qesharake për veten time. Ajo mua afrua dhe me tha po si të ndodhi ty ajo. Kur i jam ulur te prehri i vet mund të më thoshte që mos ma bëj ketë gjë se nuk më pëlqen. Pra kur kam shkuar unë aty te dushi, kam shkuar te një flakë e ndezur, sepse ajo ka qenë e karikuar nga një situatë e djeshme. Në radhë të parë unë nuk shkova për Valbonën, por shkova për Livian. Mua më bëri përshtypje peshqiri. Unë shkova me qëllimin për të parë vajzat që po laheshin.

  • Magjike/ Del kënga fundvitit e Top Channel, Parashqevia mahnit shqiptarët (Video)

    Magjike/ Del kënga fundvitit e Top Channel, Parashqevia mahnit shqiptarët (Video)

    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët.

    Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel.

    “E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.

    Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve.

    Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

  • Sonte nata e dytë e Big Brother VIP, cilët do të jenë banorët e rinj që do t’i bashkohen shtëpisë?

    Sonte nata e dytë e Big Brother VIP, cilët do të jenë banorët e rinj që do t’i bashkohen shtëpisë?

    Programi më i dashur i shqiptarëve, Big Brother VIP 4 ndezi dritat të shtunën.

    Në një shtëpi të kuruar në detaje 17 personazhe nisën lojën.

    Të tjerë personazhe pritet të futen këtë të martë, në natën e dytë të rrugëtimit të spektaklit më madhështor në Shqipëri.

    Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtare dhe personazhe të tjerë të njohur në botën mediatike.

    Spektakli drejtohet nga Ledion Liço, teksa në këtë rrugëtim shoqërohet dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

    Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”.