Category: Showbiz

  • Pse i përmendi burrin Rozanës? Këngëtarja ndjek nga pas Xumin

    Pse i përmendi burrin Rozanës? Këngëtarja ndjek nga pas Xumin

    Ditën e sotme Xumi dhe Rozana janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin.

    Gjatë debatit, në një moment, Rozana ka qenë duke ecur pas Xumit, teksa ky i fundit i ka përmendur partnerin e saj.

    “Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë“, ishte fjalia që acaroi këngëtaren e cila me të bërtitura i kërkoi të pushojë, duke i thënë se personat e tjerë duhen lënë jashtë debatit dhe shtëpisë.

  • Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë, vjen në jetë nipi i tyre

    Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë, vjen në jetë nipi i tyre

    Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen e tyre.

    Vogëlushi Mark ka ardhur në jetë këtë 24 dhjetor duke gëzuar kështu gjithë familjen e duke i dhënë dritë shtëpisë

    Gjyshi Enkeli, gjyshja Mesila, mami Paola dhe babi Jon, e të gjithë familijarët e tyre janë tepër të lumtur për këtë dhuratë të ardhur në këto ditë festash.

    Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Përpos fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan: “Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”.

  • Xumi ‘hedh grepat’ tek Egli:”Dashuria të mban në ajër”

    Xumi ‘hedh grepat’ tek Egli:”Dashuria të mban në ajër”

    Xum Allushi u ka rrëfyer disa banorëve pëlqimin që ka për Egli Takon.“Sytë që qeshin dhe shkëlqejnë fshehin shpirt dhe zemra që qan shumë. Përmenda sytë në fillim kur ka hyrë, jo jetën. Ishalla ma bën mbarë ti, prandaj ta thashë.”-i thotë ai Gertës.

    ”Dje por gatuanim. Unë njërën dorë këtej, ajo njërën dorë andej. Kishim një farë kimie. Dashuria të mban në ajër.”Më pas, me një banor tjetër Xumi shprehet:”Që kur ka hyrë ajo gocë, mua më ka fol sytë dhe mendja e saj. Kur ia dëgjova rrëfimin, mua më grrici”.Nuk dihet nëse Egli ka pëlqim ashtu sikurse Xumi. Mbetet të shihet në ditët në vijim.

  • Kanali prestigjioz Amerikan dedikim për Parashqevinë:”Madona e Shqipërisë”

    Kanali prestigjioz Amerikan dedikim për Parashqevinë:”Madona e Shqipërisë”

    Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull dedikuar këngëtares shqiptare dhe historisë së saj të jashtëzakonshme.

    “Abc7” e quan këtë histori një mrekulli dhe tregon se si videoja menjëherë pas transmetimit nga kanali amerikan e lidhi Parashqevi Simakun me shqiptarët, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”.

    Artikulli i plotë:Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare.Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një bamirësi lokale duke u shpërndarë çanta shpine njerëzve të pastrehë.Gazetarja jonë Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të Nju-Jorkut, pasi ajo mori një nga dhuratat.Gruaja u gëzua pa masë me frymën e festës së një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me dorë për fëmijë me fjalë inkurajuese, nga një grup i quajtur me vend “Vetëm Dashuri e Bekime”.Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli. Ajo grua me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti.Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare dhe aktore nga Shqipëria, dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare.“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Bale Erbeli.
    Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, e cila kishte qëndruar me familjen në Nju-Xhersi në vitin 1986 kur ajo nisi karrierën e saj.Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë klipin në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani.Elton Ilirjani është model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe të tjerët e gjetën Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.“Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova”. Ilirjani i ofroi t’i paguante Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.“Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha u kthye. Ajo bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bukur. Ne shkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.”
    Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.

  • ‘Notorious‘/ Djali i Gilit zbulon çfarë fshihet pas tatuazhit që ka në sy

    ‘Notorious‘/ Djali i Gilit zbulon çfarë fshihet pas tatuazhit që ka në sy

    Këngëtarja e njohur Gili dhe djali i saj, Redoni, janë bërë pjesë e Big Brother VIP si konkurrentë të vetëm

    Gjatë një bisede me banorët, Redoni ndau një histori personale që lidhet me tatuazhin e tij nën syrin e majtë, duke shpjeguar kuptimin dhe historinë pas tij.

    “Tatuazhi shkruan ‘Notorious’ (famëkeq), dhe e kam bërë që 7 vite më parë kur isha duke studiuar në Greqi. Në atë periudhë kisha shumë ankth dhe nuk dija nga vinte. Për të gjetur shkakun, madje qëndrova 10 ditë pa ushqim, vetëm me ujë, për të parë nëse vinte nga dieta ime. Por më vonë kuptova se ishte diçka gjenetike,” tha ai.

    Redoni rrëfeu gjithashtu një fazë të vështirë të jetës së tij: “Kam qenë shumë rebel, gjaknxehtë dhe i shthurur. Ishte një periudhë ku luftoja me veten time.”

  • Tentoi ta puthte, Gresa: Xuxi është në moshë të babait tim, më vjen…

    Tentoi ta puthte, Gresa: Xuxi është në moshë të babait tim, më vjen…

    Kanë ndodhur një sërë situatash mes Xuxit dhe Gresë Gashit gjatë këtyre ditëve.

    Këngëtari pak ditë më parë tentoi ta puthte aktoren dhe kjo e irritoi tejet shumë atë dhe u ndje në siklet.

    Në një moment tjetër, ai e akuzoi se ka një pëlqim ndaj tij dhe se e ka vënë re këtë shumë më parë.

    Veç kësaj, ata eskaluan edhe duke lagur njëri-tjetrin me ujë, ngjarje që ndodhi në mesnatë.

    I pyetur në Prime, Xuxi tha se kjo ka qenë një provokim ndaj Gresës dhe se nuk ka dashur ta puthë.

    “Ka qenë provokim puthja ndaj Gresës”, u shpreh ai.

    E Gresa nga ana tjetër theksoi: “Momenti kur ka dashur të më puth ka qenë i sikletshëm. Mbrëmë ka qenë kulmi, kur tha ti kam parë sytë e maniakes që i ke dhe ke pasur pëlqim për mua. Nuk ka lënë të zezë pa më thënë. Më tha ke pasur sy për mua. Është moshë e babës time. Xuxi është i martuar, fetar dhe është i moshuar. Më vjen gërdi me mendu”.

  • “I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres: Hyra në fazë depresioni

    “I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres: Hyra në fazë depresioni

    Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij.

    Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.

    “Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thash me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjecc do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova.

    Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ja dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ja shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pash. I thash ça është kjo, më meku fare. Ua tha mos jam në ëndërr, zuri me rënë prap në gjumë. Ia tregoj telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”-tregoi Xumi.

  • Konfliktohet me një qytetare. Egla Ceno bllokon trafikun tek Liqeni, kryen kallëzim për kanosje (VIDEO)

    Konfliktohet me një qytetare. Egla Ceno bllokon trafikun tek Liqeni, kryen kallëzim për kanosje (VIDEO)

    Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Liqenin e Thatë në kryeqytet. Për rreth 40 minuta rruga e Liqenit ka qenë e bllokuar pasi aktorja Egla e Ceno kishte bllokuar qarkullimin sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”.

    Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin papushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të, shkruan Ditarmedia.

    Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.

  • G-Bani flet pasi e bllokoi ne dush Valbonen në BBV: Ka trup të bukur! Doja që… (Video)

    G-Bani flet pasi e bllokoi ne dush Valbonen në BBV: Ka trup të bukur! Doja që… (Video)

    Një skenë e paprecedentë është regjistruar sot në shtëpinë e “Big Brother”.

    Protagonist ka qenë G-Bani i cili është përplasur me gazetaren Valbona Mhilli. Teksa kjo e fundit ishte duke bërë dush, këngëtari ka qëndruar jashtë xhamit transparent duke e parë teksa lahej. Kjo situatë e ka vënë në siklet Valbonën e cila i ka kërkuar atij që të largohen pasi nuk po ndjehej mirë.

    Valbona në një bisedë me një tjetër banorë është shprehur se ndihet e kërcënuar dhe se nga ky moment do të ketë frikë nga G Bani. Mirëpo G Bani është shprehur se se nuk e ka prekur me dorë dhe se donte vetëm ta shihte.

    “Kush tha që vulgare. Nuk e kam prekur me dorë as e kam komentuar. Ajo ka trup dhe unë si mashkull kisha qef me e parë. Le të penalizojnë dhe le të më nxjerrin nga Big-u se pash Valbonën duke u larë në dush”, tha G-Bani.

    Një situatë e pakëndshme ka ndodhur brenda ambienteve të “Big Brother VIP 4”.

    Këngëtari i njohur, G-Bani, ka bërë një deklaratë të bujshme pasi po shihte Valbona Mhillin teksa ndodhej në dush.

  • Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

    Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

    Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në shkrimin e tij, ai e quan institucionin “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.

    Ndërkohë, ai ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest”. Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve në “Kënga Magjike”.
    “Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit @topchannelalbania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë. Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh…”