Category: Showbiz

  • Për çfarë u bë debati i parë në “Big Brother VIP 4”? Gerta: Nuk më intereson fare… (Video)

    Për çfarë u bë debati i parë në “Big Brother VIP 4”? Gerta: Nuk më intereson fare… (Video)

    Pas përfundimit të prime-t të parë të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP”, banorët duket se kanë patur debatin e parë. Dhe e gjeni dot cila ka qenë arsyeja? Cigaret.

    Gerta u drejtohet banorëve duke i pyetur se ‘kush i mori paketat e cigareve?’. G-Bani i tha se i ka marrë ai, por nuk e dinte se sa paketa.

    Pjesë nga debati:

    Gerta: Ka mundësi të zgjidhim muhabetin e cigareve. Kush i mori cigaret te dhoma e rrëfimit?

    G-Bani: Unë

    Gerta: Sa paketa u morën? Gjithsej sa paketa janë marrë? Ka mundësi të pjesëtojmë numrin e cigareve të paketave me numrin e banorëve

    G-Bani: Të marrë secili cigaret e veta

    Gerta: Kush ka marrë cigaret t’i nxjerrë këtu dhe të gjithë të marrin numrin e barabartë të cigareve. Nuk ka pse, ky pi, ai nuk pi. Nuk me intereson fare, dua cigaret e mia.

    Laerti: Paketat tona ja ku janë

    Gerta: Të përgjigjet ai që ka marrë paketat

    G-Bani: Unë i kam marrë

    Gerta: Sa ke marrë?

    G-Bani: Nuk e di

    Gerta: Nuk më intereson, i ke numëruar

    G-Bani: Nuk e di, hajde kush ka marrë paketa cigare ti sjellë ti numërojmë

  • Nuk arriti dot finalen në “Fest 63”, Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë (Video)

    Nuk arriti dot finalen në “Fest 63”, Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë (Video)

    Mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste që do të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, një vendim që ka sjellë reagime të shumta nga pjesëmarrësit.

    Jo të gjithë e kanë pritur mirë përzgjedhjen e jurisë, e një ndër to është edhe Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”.

    Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, duke e cilësuar si të padrejtë.

    “Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” tha këngëtari.

    Në vijim, Xherahu kritikoi ashpër jurinë, duke e cilësuar si “më të dobëtën dhe më jo-profesionalen” që ka parë deri më tani.

    Ai shtoi gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të jurisë është një nga arsyet kryesore pse shumë artistë kanë braktisur festivalin vitet e fundit.

  • “Do të ta nxi jetën”- Transgjinorja ngacmon Xum Allushin: Diva e shtëpisë, unë kënaqem kur ti…

    “Do të ta nxi jetën”- Transgjinorja ngacmon Xum Allushin: Diva e shtëpisë, unë kënaqem kur ti…

    Në shtëpinë e Big Brother Vip kanë filluar diskutimet edhe ngacmimet edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e spektaklit.

    Një deklaratë e transgjinores, Amber Candy, që i tha Xum Allushit se “do të ta nxij jetën” ka shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.

    “Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash”- iu drejtua Amber Candy.

    Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si diven e shtëpisë së Big Brother VIP. “Më ngacmo, unë kënaqem”, i tha ai.

    Pjese nga diskutimi:

    Xum Allushi: Diva e shtëpisë

    Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot

    Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim

    Amber Candy: Brenda shtëpisë them

    Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë

    Amber Candy: Vërtet?

    Xum Allushu: Ti je diva e vendit

    Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varsja e Xumit

    Xum Allushi: Kjo ka kuptim Amber dhe nuk hiqet

    Amber Candy: Cfarë kuptimi ka?

    Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?

    Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash

    Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën

    Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot

    Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem

    Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme

    Xum Allushi: Ca do më bësh, do më vish te veshi

  • “Biletë kthimi, çek me para dhe…”, 6 avantazhet që ndodhen brenda shtëpisë së “BBV”

    “Biletë kthimi, çek me para dhe…”, 6 avantazhet që ndodhen brenda shtëpisë së “BBV”

    “Big Brother Vip” vjen me disa risi në këtë sezon të katërt.

    Përveç faktit që shtëpisë do i bashkohen edhe personazhe jo publikë, një risi ndodhet tashmë edhe në shtëpi.

    Ledioni u ka treguar banorëve se në shtëpi ndodhen 6 kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë. Por ai paralajmëroi se me një avantazh, vjen dhe një dënim.

    “Disa kuti që mund t’i keni vënë re, një biletë kthimi, çek 5000 euro, unazë, informacion nga jashtë, ftesë për personin e zemrës dhe imunitet. Për të përfituar një nga këto avantazhe, duhet të thyeni xhamin, por kujdes!

    Me avantazhin vjen edhe një dënim, që mund të jetë individual, por edhe kolektiv që ju prek të gjithëve. Prandaj, mendojeni mirë para se të thyeni xhamin.”- tha Ledioni.

  • Egli shtangu kur dëgjoi emrin e Olsit në BBV4, përgjigjet shpejt aktori

    Egli shtangu kur dëgjoi emrin e Olsit në BBV4, përgjigjet shpejt aktori

    Egli Tako, e njohur gjithashtu si ish e dashura e aktorit të humorit Olsi Bylyku, ishte konkurrentja e parë që u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA4” mbrëmjen e sotme.

    Pasi kaluan disa minuta nga hyrja e saj në shtëpi, moderatori Ledion Liço e ftoi Eglin të priste banorin e ri që quhej “Olsi”. Në fakt nuk ishte Olsi që Ledioni përdori për të “hallakatur” Eglin dhe as Olsi që Eglit i shkoi mendja.

    Për këtë erdhi një reagim i menjëhershëm nga aktori i humorit. Ky i fundit ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale të Instagram-it ku tregon se është duke kaluar momente me partneren e tij, duke e bërë adresën e kësaj të fundit gjithashtu publike për herë të parë dhe lë të nënkuptohet se jeta e tij ka vazhduar me kohë dhe nuk është i interesuar se ç’flitet për të!

  • “Big Brother VIP” nisi sezonin e katërt! Kush janë 16 banorët e parë që u futën dje brenda shtëpisë

    “Big Brother VIP” nisi sezonin e katërt! Kush janë 16 banorët e parë që u futën dje brenda shtëpisë

    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka nisur.

    Mbrëmjen e së shtunës, deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë futur 16 banorët e parë.

    Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtare dhe personazhë të tjerë të njohur në botën mediatike.

    Ledion Liço ka hapur spektaklin e gjithë shqiptarëve, teksa në këtë rrugëtim do ta shoqërojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

    Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet LIVE në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”.

    Nga Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.

    Banorët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP”:

    -Laert Vasili, aktori i njohur ishte banori i fundit për mbrëmjen e sotme që iu bashkua Big Brother Vip

    Loredana Brati, një vajzë Vlonjate e lidnur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele.

    -Livia Bruka pas një performance në kërcim, vendosi të futet në shtëpinë e BBV4. Fillimisht u mendua se banorja më e re do të ishte Megi Pojani, por në fund u prezantua banorja më e re.

    -Amber bëhet transgjinori që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai deklaroi se ka lindur në trup të gabuar, për këtë më pas ka vendosur të kthehet në femër.

    -Aldo Marku, regjisor në profesion, ka vendosur të bëhet pjesë e shtëpisë që do të monitorohet nga kamerat për 24/7.

    Rozana Radi, është këngëtarja tjetër e cila starton rrugëtimin e saj në BBV4. Ajo u shpreh se e ka nisur shumë herë jetën nga zeroja, por aty brenda do të tregojë veten e saj.

    -Joz është këngëtari misterioz që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai hyri me synime të qarta, ku shprehu se zemra e tij mbetet e hapur për romancë.

    –Xum Allushi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa që në start ka nisur me batuta.

    -Gerta Gixhari ka vijuar rrugëtimin e së motrës Olta Gixhari, duke u bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.

    –Klajdi Musabelliu është banori më i ri i shtëpisë së BBV4. Këngëtari u prek pas dhënies së klipit të prezantimit dhe më pas kënduan këngën e ditëlindjes për mamanë e tij.

    –Gili & Redoni është futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4, duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ajo ndryshe nga të tjerët është një trup i vetëm, së bashku me djalin e saj. Tashmë nënë e bir janë banorët e rinj të BBV4.

    -Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.

    –Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.

    –Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

    –G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin. Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

    –Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4. Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

  • Hyn një trans në Big Brother Vip/ Personazhi që habiti banorët: Linda mashkull, por në trup të gabuar

    Hyn një trans në Big Brother Vip/ Personazhi që habiti banorët: Linda mashkull, por në trup të gabuar

    Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt!

    Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.

    -Amber bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri: Linda mashkull, por në trup të gabuar.

  • Nga Laert Vasili te Anila Mimami, këta janë 14 personazhet që do të bëhen pjesë e Big Brother Vip

    Nga Laert Vasili te Anila Mimami, këta janë 14 personazhet që do të bëhen pjesë e Big Brother Vip

    Pak orë na ndajnë nga fillimi i edicionit të shumëpritur të Big Brother Vip Albania 4 dhe ja kush janë 14 emrat e parë që përflitet se do të do të startojnë mbrëmjen e sotme.

    Shumë prej emrave të njohur janë përfolur në rrjete sociale, disa prej tyre e kanë mohuar këtë fakt, disa kanë heshtur e disa të tjerë i kanë hedhur zjarrit më shumë benzinë.

    Tashmë e konfirmuar është dhe emri i këngëtars Rozana Radi, e cila mesa duket ka vendosur të kthehet bindshëm në televizon ku pas suksesit në Këngën Magjike, tashmë pjesë e Big Brother.

    Një emër tjetër më shumë e njohur për historinë e dashurisë sesa për profesionin, është Egli Tako. bukuroshja Egli ka patur një histori të gjatë dashurie me aktorin e humorit Olsi Bylyku, të cilët së bashku ka bërë dhe dy hite tepër të sukseshme.

    Elgi pas ndarjes nga Olsi, hoqi dorë nga muzika dhe nuk është parë më në dalje televizive, vetëm në disa intervista të dhëna në periudhën kur ishte një ndër personazhet më të përfolur në rrjet.

    Ndërkohë një emër tjetër, e cila pritet të sjelli mjaft humor dhe të qeshura, është aktorja Olta Daku. Kujtojmë që Olta ishte pjesë e edicionit të 61 të Festivalit të Këngës krah Arbana Osmanit.

    Ky edicion, thënë kjo dhe nga drejtuesi Ledion Liço, do të ketë si pikë të fortë historitë personale të banorëve më shumë sesa statusin Vip që ata mbartin me vete.

    Të gjithë do të kenë diçka për të thënë, por kush do të jetë surpriza? Tashmë jemi sy e veshë për të ridëgjuar historitë e jetës dhe ato të dashurive të përfunduara si dhe për të parë sesi do të shkojnë marrëdhëniet e reja që do lindin brenda 4 mureve.

    Këto janë 14 personazhet që pritet të futen sonte në shtëpinë e Big Brother Vip 4:

    Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi.

  • Sot fillon “Big Brother VIP 4”, ndryshon orari i transmetimit, ja ku mund ta ndiqni

    Sot fillon “Big Brother VIP 4”, ndryshon orari i transmetimit, ja ku mund ta ndiqni

    Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4.

    Spektaklin premierë dhe me shumë surpriza mund ta ndiqni sot në orën 21:15 në Top Channel, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

    Tashmë duket se gjithka është gati, teksa kurioziteti i madh ëshë për banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë, shumë emra janë përfolur por mbetet për të parë se cilët do të jenë ata.

    Numri i banorëve mund të shkojë në total deri në 32, pasi siç zbuloi Ledioni, dhomat e gjumit kanë 16 krevate dopio.

  • Starton sonte “Big Brother VIP 4”, zbulohen surprizat e para nga spektakli, ja çfarë pritet të ndodhë

    Starton sonte “Big Brother VIP 4”, zbulohen surprizat e para nga spektakli, ja çfarë pritet të ndodhë

    Big Brother VIP 4 nis sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4.

    Shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern.

    Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.

    Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.