Category: Showbiz

  • Nga Laert Vasili te Anila Mimami, këta janë 14 personazhet që do të bëhen pjesë e Big Brother Vip

    Nga Laert Vasili te Anila Mimami, këta janë 14 personazhet që do të bëhen pjesë e Big Brother Vip

    Pak orë na ndajnë nga fillimi i edicionit të shumëpritur të Big Brother Vip Albania 4 dhe ja kush janë 14 emrat e parë që përflitet se do të do të startojnë mbrëmjen e sotme.

    Shumë prej emrave të njohur janë përfolur në rrjete sociale, disa prej tyre e kanë mohuar këtë fakt, disa kanë heshtur e disa të tjerë i kanë hedhur zjarrit më shumë benzinë.

    Tashmë e konfirmuar është dhe emri i këngëtars Rozana Radi, e cila mesa duket ka vendosur të kthehet bindshëm në televizon ku pas suksesit në Këngën Magjike, tashmë pjesë e Big Brother.

    Një emër tjetër më shumë e njohur për historinë e dashurisë sesa për profesionin, është Egli Tako. bukuroshja Egli ka patur një histori të gjatë dashurie me aktorin e humorit Olsi Bylyku, të cilët së bashku ka bërë dhe dy hite tepër të sukseshme.

    Elgi pas ndarjes nga Olsi, hoqi dorë nga muzika dhe nuk është parë më në dalje televizive, vetëm në disa intervista të dhëna në periudhën kur ishte një ndër personazhet më të përfolur në rrjet.

    Ndërkohë një emër tjetër, e cila pritet të sjelli mjaft humor dhe të qeshura, është aktorja Olta Daku. Kujtojmë që Olta ishte pjesë e edicionit të 61 të Festivalit të Këngës krah Arbana Osmanit.

    Ky edicion, thënë kjo dhe nga drejtuesi Ledion Liço, do të ketë si pikë të fortë historitë personale të banorëve më shumë sesa statusin Vip që ata mbartin me vete.

    Të gjithë do të kenë diçka për të thënë, por kush do të jetë surpriza? Tashmë jemi sy e veshë për të ridëgjuar historitë e jetës dhe ato të dashurive të përfunduara si dhe për të parë sesi do të shkojnë marrëdhëniet e reja që do lindin brenda 4 mureve.

    Këto janë 14 personazhet që pritet të futen sonte në shtëpinë e Big Brother Vip 4:

    Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi.

  • Sot fillon “Big Brother VIP 4”, ndryshon orari i transmetimit, ja ku mund ta ndiqni

    Sot fillon “Big Brother VIP 4”, ndryshon orari i transmetimit, ja ku mund ta ndiqni

    Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4.

    Spektaklin premierë dhe me shumë surpriza mund ta ndiqni sot në orën 21:15 në Top Channel, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

    Tashmë duket se gjithka është gati, teksa kurioziteti i madh ëshë për banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë, shumë emra janë përfolur por mbetet për të parë se cilët do të jenë ata.

    Numri i banorëve mund të shkojë në total deri në 32, pasi siç zbuloi Ledioni, dhomat e gjumit kanë 16 krevate dopio.

  • Starton sonte “Big Brother VIP 4”, zbulohen surprizat e para nga spektakli, ja çfarë pritet të ndodhë

    Starton sonte “Big Brother VIP 4”, zbulohen surprizat e para nga spektakli, ja çfarë pritet të ndodhë

    Big Brother VIP 4 nis sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4.

    Shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern.

    Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.

    Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.

  • Parashqevi Simaku rikthehet në skenë, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme

    Parashqevi Simaku rikthehet në skenë, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme

    Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare, që ditët e fundit u kthye edhe në ikonë rrjeti me lajmet e bujshme, sonte do të rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës.

    Nata e tretë e këtij festivali është një mbrëmje nostalgjike, dedikuar këngëve dhe autorëve që kanë lënë gjurmë në festivale ndër vite.

    Nata e Nostalgjisë u dedikohet këngëve që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite. Sonte, ato do të interpretohen në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.

    Rikthimi i Simakut në festival ka ngjallur shumë interes në publik, pasi ajo kishte kohë që ishte larguar nga jeta publike dhe muzikore.

    Ky rikthim i Simakut vjen pas disa ditësh me lajme të trishta dhe shumë dinamika nga jeta personale e artistes shqiptare.

  • Mungoi në emision, këngëtarja e njohur hyn sot në Big Brother VIP?

    Mungoi në emision, këngëtarja e njohur hyn sot në Big Brother VIP?

    Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” gazetarja e njohur, Jonida Aliçkolli, e cila komentoi emrat e përfolur për të qenë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

    Jonida ishte ulur në vendin e moderatores së emisionit, Enxhi Nasufi, e cila dje nuk ishte e pranishme.

    Aliçkolli u shpreh se emri i moderatores është përmendur në një listë që po qarkullon në rrjet me banorët e mundshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    “Unë po bëj të gjitha hipotezat e mundshme me emrat që po qarkullojnë në rrjet”, tha ajo.

  • “Ia filmuan dhe kafshatën e bukës”- Revoltohet Robert Aliaj: Parashqevi Simaku është “viktimë”! E nxorën si nënë të papërgjegjshme

    “Ia filmuan dhe kafshatën e bukës”- Revoltohet Robert Aliaj: Parashqevi Simaku është “viktimë”! E nxorën si nënë të papërgjegjshme

    Në një rrëfim të sinqertë, Robert Aliaj ka rrëfyer anën tjetër të medaljes së ‘kauzës’ së Parashqevi Simakut. “Boshllëkun shpirtëror, neglizhencën ndaj artit, maskaradë” e quan ai gjithçka që ndodhi në javën e fundit me artisten e njohur. Në intervistën dhënë ekskluzivisht për Panorama, Aliaj rrëfen se Parashqevia u nxor si nënë e papërgjegjshme dhe si një grua e dështuar nga ‘shpëtimtarët’ e saj, që reklamonin edhe buzëkuqtë ‘Dior’.

    Ndoshta Robert Aliaj është ndër të vetmet artistë që rrëfen ‘pa dorashka’ edhe prapaskenat e artistëve, duke u shprehur se ishte pikërisht kjo klimë e ndyrë, si ai e quan, një nga arsyet që e detyruar që të emigronte. Artisti nuk përjashton as mundësinë që gjithçka të jetë e përgatitur me regji nga një sharlatan. Duke e quajtur Parashqevinë viktimë në këtë histori, ai shprehet se imazhi i saj sot është dëmtuar edhe më shumë.

    Qëndrimi juaj në lidhje me Parashqevi Simakun, ka qenë ndoshta ndër më kontroversët. Si erdhi Roberti deri tek ky reagim, çfarë ju nxiti?

    Unë do ta gjeja shkakun tek mentaliteti i turmës që na përcakton. Ne kemi krijuar “njeriun e ri turmë” me ndihmën e politikes dhe mediave. Kjo është drama, kur ruajtja e dinjitetit njerëzor, i privatësisë quhet kontrovers. Si mund të kemi shkuar kaq larg? Niveli i abuzimit me dobësinë e një viktime të mjerë më erdhi fare natyralisht, si një lutje për ringjallje.

    Unë reagova me zemër sepse e besoj thellësisht që qëndrimi jokritik, pa mënd, verbërisht dogmatik nën maskën e patriotizmit është mentaliteti më jopatriotik i imagjinueshëm. Nuk kam asnjë konsideratë për patriotizmin njëpërdorimshëm që manifestohet pa kriter, si të kishte vlerën e një letre higjienike për të pastruar shpirtin jashtëqitje të llumit shoqëror. Më ngacmoi për të reaguar efekti i këtij abuzimi.

    Ky skandal më shumë zhveshi dhe demaskoi realitetin dhe gjendjen e mjeruar të shoqërisë shqiptare, politikës, mediave, gazetarisë mediokre dhe celebriteteve televizive mjerane që dëshmuan më shumë për veten dhe hallin e tyre sesa atë të Parashqevisë. Qetësohuni, mendoni dhe pyesni veten. Çfarë fitoi viktima? Bukën e gojës që duhej ti ishte dhënë në heshtja pa e filmuar çdo çapë? Ja vlente një këmbim të dinjitetit? Sepse ja nxorën zorrët jashtë, i nxorën në mexhlis gjithçka intime dhe problematike që e dëmton atë më rëndë.

    Mendoni se Parashqevia ndjehet krenare tani që “shpëtuesit” e demistifikuan figurën e saj si një grua të dështuar? Si mama e papërgjegjshme në lidhje me familjen dhe djalin e saj? Të gjitha këto po i nxirrni ju, jo unë. Mua më vjen të vjell me gjithë ata që u përfshinë në këtë maskaradë. Çfarë mund të thuash më tepër për një komb që kujtohet rastësisht për ekzistencën e një vlere shpirtërore të braktisur, dhe reagon me zjarrin e një sulmi ataku të panikut sporadik, kaotik dhe të pakuptimtë? Në këtë rast do kisha më shumë dëshirë të flisnim për diçka më kuptimplotë që zbuloi kjo histeri injorantësh.

    Boshllëkun shpirtëror, neglizhencën ndaj artit dhe Kulturës së vërtetë që përbëjnë identitetin tonë, arsye të mrekullueshme për të ruajtur dhe forcuar ndjenjën e përkatësisë në një kohë kur kërkojmë masivisht të largohemi. Këtu kuptohet sa shoqëri hipokrite jemi. Duhet të ngremë zërin nëse duam që Shqipërisë ti mbetet pak shpresë për të shpëtuar identitetin e saj kulturor, duke pranuar dështimet sistematike. Shteti duhet të investojë në infrastrukturën kulturore, jo vetëm si një mendim me background politik, por si një prioritet patriotik kombëtar.

    Thatë që keni kënduar me të, si e njihnit nga afër. A ishte dhe nga afër ajo koketa që të gjithë flasin?

    Shumica absolute e atyre që flasin, e atyre që e abuzojnë dhe e gjithë atyre që po ia shesin shpirtin nëpër ekrane me emisione speciale pafund, të shpërvjelura në mjerim, nuk e njohin fare Parashqevinë, thjesht po shesin natyrën e tyre të kompromentuar pa e kuptuar as vetë ata.

    E përsëris që unë nuk komentoj viktimën në asnjë aspekt. Nuk është në natyrën time ky lloj kurioziteti i sëmurë vuajërist. Nuk merrem me jetën e askujt. Po reagoj thjesht për valët e pacipërisë që zbuloi ky fenomen.

    Pas viteve ’90 të shumtë ishin artistët që emigruan, ndër to dhe ju. I kujtoni bisedat mes kolegëve në ato vite, ëndrrat që ndanit, ndoshta dëshira për të bërë karrierë edhe jashtë Shqipërisë?

    Një nga arsyet që ndikoi të mos këndoja më ishte klima e ndyrë dhe e frikshme që mbizotëronte në klanet artistike, mediokriteti dhe mungesa e çdo lloj argumenti që tejkalonte hapësirën nga syri tek hunda. Ishte dekurajuese në aspektin e besimit. Profesionalisht mediokriteti sundonte në radhën e këngëtarëve. Pra, asnjë bisedë për ‘ kujtuar.

    E vetmja gjë që mbaj mënd nga ato kohë ishte kur këndoja në estradën e shtetit, kur shkoja për prova dhe gjithë orkestrantët largoheshin një pas një dhe unë nuk kuptoja arsyen. Don Miluka më zbardhi arsyen pak kohë më parë në një drekë mes miqsh të asaj kohe, Çim Rexha, Genc Dashi e të tjerë “Kishim shumë frikë” tha Doni, “sepse ti flisje kundër sistemit dhe ne kishim familje dhe nuk donim te ishim dëshmitarë”. Kjo besoj ilustron sadopak atmosferën e asaj kohe.

    Të shumtë kanë qenë kolegët që edhe kanë thënë se videot e Parashqevisë kanë qenë të parapërgatitura, si e mendon Roberti këtë pjesë. Sa ka reale brenda dhe sa ka skenar?

    Unë mund të them që gjithçka që ndodhi ishte e neveritshme, nuk përjashtohet mundësia e një skenari. P.sh., kur një sharlatan që do të bëhet qytetar nderi, sepse kanë ndodh këto gjëra në Shqipëri, nuk ka më çudi.

    Pamjet e Parashqevisë, si e pastrehë, dhe më pas shndërrimi i saj, mendoni se e ndihmojnë figurën e saj apo e dëmtojnë?

    Si mund të nderohet dikush si i pa strehë? I pa ushqyer? I pa aftë për të mbajtur familjen, 10 vjet pa parë fëmijën e saj? Si mund të mos dëmtohet imazhi i kujtdo qoftë me këto mynxyrete që të gjithë “shpëtimtarët” dhe turma e patriotëve analfabetë ia nxorën në shesh me figurë dhe zë? Besoni që ia nxorën se e deshën? Apo akoma besoni që një buzëkuq “Dior” të shënjtëron?

    Ndërkohë që ka pasur edhe reagime që thoshin se disa kolegë e dinin gjendjen e saj, por jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, por edhe kanë dashur ta shkatërrojnë. Si i sheh këto deklarata të forta?

    Asnjë interes, as për deklaratat, as për deklaruesit.

    Ka ‘Parashqevi’ të tjera të harruara apo të braktisura sot nga publiku?

    Sigurisht që ka, por janë dinjitoze. Heshtja është fisnikëri. Askush nuk do që hallet dhe turpet e veta t’i bëjë publike. Vetëm nëse ordinerët i zbulojnë dhe ia nxjerrin në shesh. Nuk ka shtëpi, pa nevojtore.

    Sipas jush çfarë mund të bëhet më shumë për artistët që kanë qenë ikonë edhe para viteve 90?

    Varet nga lloji i ikonës. Unë nuk besoj se ka pas ikona në radhët e zbavitësve. Ndryshe nëse flasim për muzikantë të vërtetë të muzikës klasike, këngëtarë opere, kompozitorë apo koreografi. Por për këtë kategori nuk flitet fatkeqësisht. Opera është simbol kulturor i përsosmërisë, është forma më e lartë e mjeshtërisë dhe shprehjes artistike.

    E vetmja që pasqyron kontekst shoqëror, bëhet e vlefshme edhe si pretekst dokumentacioni kulturor dhe historik ne long term nëse duam të shohim ecurinë artistike të një kombi. Opera është përfaqësuese e trashëgimisë më të pasur të shprehjes artistike bashkëkohore, dhe mishëron pasurinë kulturore dhe sofistikimin e shoqërisë Do desha të ishte i vetmi zhanër që të unifikonte vlerësimin dhe mirëkuptimin kulturor./panorama

  • Olti Curri zbulon surprizën: Klea Prenga në Big Brother Albania VIP 4.

    Olti Curri zbulon surprizën: Klea Prenga në Big Brother Albania VIP 4.

    Mbrëmjen e sotme pritet të filloj BB VIP. 4, i cili pritet të ketë mjaft emra të njohur pjesë si Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda etj.

    Por së fundmi një postim i bloggerit Olti Curri na ka surprizuar. Ai shkruan në Insta Story përbri një foto të Klea Prengës:“Priten surpriza nga Klea në BB VIP 4”.Pra, nënkupton kjo faktin se Klea Prenga mund të jetë një nga banoret sonte? Rikujtojmë se ajo u bë e njohur pasi u sulmua nga Antonela dhe Mariela Berisha.

  • Parashqevi Simaku do të rikthehet në Tiranë, por me një kusht! Planet për ikonën e muzikës

    Parashqevi Simaku do të rikthehet në Tiranë, por me një kusht! Planet për ikonën e muzikës

    Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte si e pastrehë, në një stacion metroje në New York.

    Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, tashmë gjendja e saj duket krejt ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.

    Aktualisht Parashqevia është në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.

    Burime pranë komunitetit të artistëve shqiptarë në New York, bënë me dije se në planet e tyre tashmë është edhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri. Sakaq, rikthimi në muzikë, është tashmë një fakt, pasi aktualisht artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë një bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. E pas këtij hapi, përgatitjet e radhës do të jenë për një rikthim të sajin në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.

    Vetë Eltoni në intervistat e dhëna është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por tashmë që çështja e saj ka marrë përmasa kaq të mëdha dhe ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë këngëtares, të flasin për një mundësi rikthimi të Parashqevi Simakut në Shqipëri. Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak oë më parë nga vetë Elton Ilirjani, i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

    Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falënderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh. Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

    “Nuk dua të replikoj me asnjë, por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

    Fakti që vetë këngëtarja nuk do të ketë kontakt me asnjë person tjetër është bërë i ditur edhe nga vetë Ilirjani. Ai është shprehur se Parashqevia i ka rrëfyer se janë pikërisht 3 persona nga Tirana ata që i kanë shkatërruar karrierën dhe jetën, ndaj edhe komunikimi me kolegë dhe dashamirës, është diçka që ajo e ka ndaluar rreptësishtë, duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë duke u marrë me familjarët, por edhe veten.

  • Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

    Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

    “Big Brother VIP” do të nisë mbrëmjen e sotme në edicionin e tij të katërt. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si pjesë e garës, duke bërë që të qarkullojnë tashmë disa nga emrat e konfirmuar si konkurrentë në këtë edicion.

    Por në ditët e fundit, duket se lëvizje ka pasur edhe me disa nga personazhet, që janë tërhequr nga gara. Si një ndër emrat më të spikatur që përflitej si konkurrente ishte Soni Malaj. Këngëtarja e dashur për publikun, është parë shpesh në muajt e fundit në media, duke bërë që emri i saj të listohej tek ata të personazheve.

    Por mesa duket diçka ka ndodhur dhe Soni Malaj nuk do të marrë pjesë në këtë reality. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka publikuar datat e koncerteve, ku bie në sy koncerti mbrëmjen e ndërrimit të viteve, duke konfirmuar kështu se nuk do të jetë pjesë e garës. Vetë Soni Malaj ka zgjedhur mos të reagojë për asnjë nga lajmet, duke vijuar me karrierën e saj.

    Ndërkaq, një tjetër emër që nuk do të jetë në garë është edhe ai i Albërie Hadërgjonajt. Për shumë kohë ajo ishte lakuar në media si konkurrente. Që pa nisur gara ajo projektohej si një konkurrente e fortë.

    Madje të shumtë ishin ata që e kanë lidhur pjesëmarrjen e saj edhe me atë të Beatrix Ramosajt në “Big Brother VIP 1”, por duket se Albëria ka thënë jo. Nuk e dimë ende nëse shkak për këtë refuzim është bërë ndonjë pjesë e kontratës, apo Albëria është tërhequr në moment të fundit.

    Edhe vitin e shkuar, Cubi Metkaj ishte komentuar si një nga banoret potenciale në këtë format. Por duket se aktorja e “Portokalli”, ka zgjedhur që as këtë vit mos të jetë në këtë format si konkurrente. Me pikëpyetje është parë edhe emri i Sara Hoxhës.

    Ish-partnerja e reperit Ledri Vulaj, ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e formatit, të cilët u duk se vetë ajo e kishte pranuar. Megjithatë, ditët e fundit, pranë stafit flitet se ajo ka ndryshuar mendim dhe me gjasa nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Megjithatë, për Sarën Hoxhën, ende nuk ka një konfirmim të saktë. Sakaq, janë zyrtarizuar thuajse të gjithë banorët që do të bëhen pjesë e garës.

    Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi janë emrat e konfirmuar deri më tani, por disa prej këtyre nuk do të hyjnë në natën e parë të spektaklit, duke bërë pjesë tek hyrjet e më vonshme që formati.

  • Heidi Baçi “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat! Zëvendësimi i moderatores dhe përplasja me stafin

    Heidi Baçi “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat! Zëvendësimi i moderatores dhe përplasja me stafin

    Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte për të punuar, ndaj edhe do t’i rikthehej jetës së saj në Itali. Por vetëm pak javë, pas këtij vendimi ajo është rikthyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ekran.

    Asaj i është besuar moderimi i “Big Brother Fan Club”, duke e rikthyer sërish në postin e moderatores. Ndërkohë një reagim, i cili ka ndezur rrjetin ka qenë ai i ish-banores së “BBVA-3”, Roza Lati.

    Ajo ka postuar në Insta Story një foto të një ekrani të thyer dhe ka shkruar: “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. Dhe ky thumb ishte pikërisht i dedikuar për Heidin.

    Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format. Madje disa javë më parë, moderatorja kishte bërë edhe një audicion, në këtë format, duke u përgatitur kështu që të merrte përsipër spektaklin. Por teksa Roza ka qenë duke u përgatitur për të nisur, emri i Heidit ka dalë nga hiçi. Ndonëse në Itali, Heidit i ka shkuar ftesa për të moderuar formatin, duke larguar kështu Rozën nga “Fan Club”, lëvizje kjo që ka sjellë pakënaqësi tek kjo e fundit.

    Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate. Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të ketë asnjë reagim për Rozën, as të drejtpërdrejtë dhe as në rrjet, duke u fokusuar vetëm tek rikthimi i saj në ekran. Nuk dihet ende se përse ajo ka vendosur të rikthehet, kur sapo kishte rinisur me jetën e saj, aty ku e la përpara se të vinte në Tiranë, rreth 1 vit më parë.

    Dy vajzat, të cilat kanë ndarë shtëpinë e “Big Brother” për disa muaj, tashmë nuk kanë asnjë raport me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se Roza është e bindur se ishte pikërisht kërkesa e Heidit, ajo që i rrëmbeu mundësinë për ta rikthyer në ekran. Kujtojmë që Heidi dhe Roza nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother”. Përplasje të shumta kanë qenë dhe mes Rozës dhe Romeos kur ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me Heidi Baçin.

    Pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi u përzgjodh të ishte pjesë e stafit të “Goca dhe Gra”, emision të cilën ajo e ndërpreu në mes pas ndarjes nga Romeo duke u shprehur se kishte nevojë të përkujdesej për veten dhe të qëndronte larg ekranit.