Category: Showbiz

  • Disa orë nga fillimi i Big Brother Vip, Ledion Liço zbulon detajet e para: Një banor do të shkëmbehet me…

    Disa orë nga fillimi i Big Brother Vip, Ledion Liço zbulon detajet e para: Një banor do të shkëmbehet me…

    Pothuasje 24 orë na ndajnë nga fillimi i spektaktlit të shumëpritur të “Big Brother Vip Albania 4” teksa drejtuesi i programit Ledion Liço, ka ndarë disa detaje të vogla duke shtuar më shumë kureshtjen tek shikuesit.

    Për “Shqipëria Live” Liço shprehet tepër entuziast për ditën e nesërme ndërsa tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar brenda shtëpisë së famshme. Një veçanti që ka vendosur të ndajë me publikun teksa tregon arredimin si dhe flet për banorët jo Vip që do t’i bashkohen shtëpisë.Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio.

    Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Ledion Liço.

    I pyetur mbi emrat e personazheve që janë diskutuar së fundmi se do të jenë pjesë e edicionit të 4 të BBAV, Ledioni tregon se dy prej tyre do të bëhet pjesë e spektaklit të shtunën në mbrëmje.

    Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

    “Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”, tha Liço.

    Ndërkohë një bashkpunim mes Italisë dhe Shqipërisë do të sjellë shkëmbimin e një banori të BBVA me atë të Italisë. Tashmë nuk dihet sesi do të jetë hecuria e këtij edicioni të shumëpritur ndërsa të gjithë mezi po presim se kush janë banorët e parë që do të startojnë në këtë rrugëtim.

    Bashkëpunim me Grande Fratellon?

    “Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

    Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion,” tha ndër të tjera Ledion Liço.

    Ledion Liço tregon se ky edicion do të mbizotërohet nga histori personale më shumë sesa nga statusi që banorët Vip mbartin.

    “Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.

  • “E njihja si vajzë pa fjalë”- Liljana Kondakçi: Parashqevia u largua nga Shqipëria, por la gjurmë! Ishte shumë e dashur për popullin

    “E njihja si vajzë pa fjalë”- Liljana Kondakçi: Parashqevia u largua nga Shqipëria, por la gjurmë! Ishte shumë e dashur për popullin

    Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, ka komentuar lajmin e bujshëm të ditëve të fundit për gjetjen e Parashqevi Simakut të pastrehe në Amerikë.

    Në studion e News24 në “Opinion” Kondakçi u shpreh se ishte tronditur kur kishte marrë merr lajmin, ndërsa shtoi se e ka njohur si një vajzë pa fjalë dhe me një vullnet shumë të madh.

    “E kam përjetuar shumë keq, nuk kam shumë kujtime më të, por për aq sa e kam njohur, ka qenë një vajzë pa fjalë, me një vullnet shumë të madh. Një këngëtare shumë e mirë”, tha ajo.

    Ndër të tjera ajo u shpreh se Parashqevia edhe pse u largua nga Shqipëria la gjurmë dhe populli e donte shumë.

    “Atë nuk e larguan, u largua vetë. Parashqevia la gjurmë në skenën shqiptare. Siç e shikoni ajo aq shumë gjurmë ka lënë, saqë pa qenë fare këtu, ka vëmendjen e njerëzve. Pavarësisht se i mungoi popullit shqiptar prej vitesh, ajo ishte shumë e dashur”, theksoi Kondakçi.

    Liljana Kondakçi: E kam përjetuar shumë keq, nuk kam shumë kujtime më të, por për aq sa e kam njohur, ka qenë një vajzë pa fjalë, me një vullnet shumë të madh. Një këngëtare shumë e mirë. Nuk kisha asnjë informacion për të. Më vjen mirë që po ndihmohet dhe shumë shpejt ta shohim në skenë. Gjatë kohës që ishte këtu kishte shumë sukses dhe u largua më pas. Është e drejta e saj se çdo bënte me jetën e saj. Siç e shikoni ajo e ka vendin e saj këtu edhe pa qenë fare këtu, ka lënë gjurmë. Brezi jonë ka dhënë maksimumin, janë respektuar akoma dhe respektohemi akoma. Nuk mund them themi për Parashqevinë që iku dhe i mungoi skenës kaq vite.

  • Pirro Çako hoqi këngën nga kanalet abuzive, që edhe Parashqevi Simaku të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike

    Pirro Çako hoqi këngën nga kanalet abuzive, që edhe Parashqevi Simaku të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike

    Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut me kompozitor Pirro Çako dhe tekstshkrues Agim Doçin, ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar nga persona anonimë dhe të paautorizuar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar. Shumë njerëz ju rikthyen ta dëgjonin edhe tani që Parashqevi Simaku u shfaq sërish. Por ngjalli shumë debat në rrjet fakti që Pirro Çako e ka fshirë nga Youtube këtë këngë, por kantautori e ka bërë për një qëllim.

    Ai ka fshirë këngën e hedhur në mënyrë abuzive nga persona që nuk kanë patur të drejtat e autorit, në mënyrë që ta regjistroj sërish.

    Për më tepër tani më që Parashqevi Simaku u gjet ai dëshiron që këngën ta hedhin në kanalet e tyre zyrtare me shpresë që edhe Parashqevia të ketë mundësi të hapë kanalin e saj zyrtar. Nga ky ripublikim edhe Parashqevia do të fitojë atë që i përket. Ndonse pritet që kënga të rikthehet sërish, në mënyrë korrekte me të drejtat autoriale që i përkasin Pirro Çakos dhe Parashqevi Simakut, pasi personi që ka publikuar këngën abuzivisht nuk mund të përfitonte më në kurriz të tyre.

  • “Nëse nuk vjen partneri do…”/ Tayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë

    “Nëse nuk vjen partneri do…”/ Tayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë

    Tayna ka ndarë mendimet e saj rreth ndjenjave dhe përkushtimit. Në intervistën me Arbana Osmanin, ajo ka theksuar se, sipas saj, nuk ka qenë kurrë e dashuruar, duke sqaruar se ka pasur ndjenja për dikë, por jo një dashuri të thellë dhe të përhershme. Këngëtarja ka shtuar se, edhe pse është ende e re, fokusi i saj kryesor është te vetvetja, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kohën dhe energjinë që i kushton vetes me kalimin e viteve.

    Sipas Taynas, ajo nuk është e gatshme të investojë kohë dhe mund në një marrëdhënie që nuk i sjell ndonjë vlerë apo përfitim.
    “Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tëndë, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep dicka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena”

  • Çfarë ndodhi? Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut

    Çfarë ndodhi? Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut

    Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

    Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.
    Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.
    Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

    Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ”. Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.

  • Çfarë ndodhi? Pirro Çako “i merr” këngën e famshme Parashqevi Simakut! Zhduken miliona klikime në YouTube

    Çfarë ndodhi? Pirro Çako “i merr” këngën e famshme Parashqevi Simakut! Zhduken miliona klikime në YouTube

    Është një prej këngëve më të famshme të Parashqevi Simakut, fituese e festivalit të 27-të në vitin 1988.

    Bëhet fjalë për këngën melodioze “E duam lumturinë”, ku Simaku shkëlqeu në skenën e festivalit të RTSH-së së bashku me korin e fëmijëve, duke u shpallur edhe kënga fituese.

    Kjo këngë ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

    Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.

    Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.

    Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

    Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ PUBLISHING”. Vlen të theksohet se Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.

    Gjithashtu, shumë këngë nga albumi i fundit i Parashqevi Simakut, disa të padëgjuara më parë, janë hedhur së fundmi në Youtube, nga një kanal që me gjasë nuk ka të drejta për t’i publikuar dhe duke shfrytëzuar kështu momentin mesa duket për t’i monetizuar ato.

  • Të shtunën bëhuni gati! Ja ‘lista’ me 24 banorë e Big BrotherVIP 4

    Të shtunën bëhuni gati! Ja ‘lista’ me 24 banorë e Big BrotherVIP 4

    Shumë pak ditë kanë ngelur nga nisja e edicionit të katërt të BBV,i cili hap dyert e shtëpisë më të famshme në 21dhjetor në moderimin e Ledion Liços dhe Arbër Hajdarin e Neda Ballukun si opinionistë.

    E ndërsa ditët kalojnë, më shumë emra të personazheve që pritet t’i bashkohen shtëpisë zbulohen e shumë të tjerë aludohen.

    Një ‘listë’ me shume emra banorësh ka nisur të qarkullojë në rrjet dhe emrat e tyre me siguri do t’iu mbajnë pas ekranit.

    Megjithatë ende asnjë emër nuk është i konfirmuar zyrtarisht.

  • “Është e lehtë të luash dashnoren e dikujt”, Gresa shpërthen kundër Sarës

    “Është e lehtë të luash dashnoren e dikujt”, Gresa shpërthen kundër Sarës

    Sara Kolami ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip Kosova pas një debati të fortë mes shoqes së saj, Gresa dhe Xhenetës.

    E gjitha nisi pas diskutimit për të shikuar filmin ku ka marrë pjesë Sara në rolin e stjuardesës “Dashuri dhe Turbulenca”. Gresa i është drejtuar Sarës duke i thënë se ajo nuk është një aktore por rolin në atë film e ka fituar për shkak të fizikut dhe jo talentit.

    Rolet që ti i ke luajtur i ke fituar për shkak te fizikut dhe trupit tënd. Është e lehtë me lujt stjuardesën. Është shumë e thjeshtë me lujt dashnoren e dikujt. Roli qe ti ke luajtur është shumë i thjeshtë,” është shprehur Gresa.Në këtë debat është përfshirë dhe Xheneta e cila thotë se nuk mund të quhesh aktore kur nuk ke një bagazh, nuk të bën atkore një film, është shprehur ajo. Sara i është kthyer Xhenetës duke i thënë se ti je mësuar që t’i fitosh gjërat me mik dhe nuk ke punuar kurrë.“Nuk domethënë që je aktore se del në një film duke u puthur me dikë. Shko fitoj gjërat me mik, unë si kafshë kam punuar”, kanë qenë fjalët e Xhenëtës.“Nuk e di si është të të falen gjërat”, ka thënë Sara ndër të tjera.Më pas Sara ka shpërthyer në lot pas debatit me tone të larta ndërsa Gresa i është afruar duke i thënë që nuk kishte pse të ndihej keq pasi nuk po ia vendoste në dyshim talentin.

  • Lajm i mirë / Parashqevi Simakun do e shohim duke kënduar sërish në këtë ekran! Zbulohet surpriza e festave të fundvitit

    Lajm i mirë / Parashqevi Simakun do e shohim duke kënduar sërish në këtë ekran! Zbulohet surpriza e festave të fundvitit

    Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do t’i rikthehet këngës! Pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel do të jetë edhe ikona e muzikës.

    Këtë detaj e zbuloi biznesmeni Elton Ilirjani gjatë programit “Top Story”.

    “Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani.

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye në vëmendjen publike pak ditë më parë, pas një videoje të publikuar në mediat amerikane ku ajo merrte ndihma.

    Më pas u zbulua se prej kohësh ajo ishte e pastrehë. Biznesmeni Elton Ilirjani më pas i ka siguruar asaj një vendstrehim, për t’i siguruar kushte më të mira jetese.

  • Juliana akuza për largimin e papritur nga BBVK:Ishte vendimi i Olsës

    Juliana akuza për largimin e papritur nga BBVK:Ishte vendimi i Olsës

    Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura, u rikthye për pak kohë në shtëpinë e famshme si pjesë e një gare kulinare mes banorëve. Por ajo u largua papritur, duke lënë ndjekësit të hutuar për arsyen e daljes së saj të menjëhershme.

    Në një video të postuar më vonë, Xhuli zbuloi se vendimi për largimin e saj kishte ardhur nga Olsa Muhameti.

    “Arsyeja pse dola ishte sepse, sipas Olsës, unë kisha bërë shumë reklamë për bizneset e mia. Ajo vendos shumë gjëra në emision dhe kjo ishte arsyeja kryesore,” sqaroi Xhuli.Ajo shtoi gjithashtu se sfidën e piteve e kishte fituar Drenusha, pasi pjatën e saj e kishte provuar në dhomën e rrëfimit.